Close

Rezultati i Sondazhit: Pro Lëndës Edukata Fetare apo Kundër në Shkolla Publike ?

Votues
134. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Jam Pro !

    66 49.25%
  • Jam Kundër !

    63 47.01%
  • I/E pa Vendosur !

    5 3.73%
Faqja 11 prej 13 FillimFillim ... 910111213 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 127
  1. #101
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Nuk mendoj se femijet duhet te mesojne vetem "dicka", por te mesojne besimin e tyre ne thellesi dhe imtesi (ata qe duan sigurisht). Kjo gje ndoshta mund te kryet nga klerike te feve perkatese.
    Me pelqen ti, vetem se di te jesh i logjikshem

    Ja keshtu eshte idea ime : Lenda Fetare te jete Lende Zgjedhore/Fakultative
    Cdo nxenes me konfesion te caktuar ka te drejt te zgjedhe, ate lende te fesë se tij. Shembull: ke tre fe Kryesore tek shqiptaret: Musliman,Katolik dhe Ortodoks, tash ne secilen shkoll, mund te jen keto 3 lende ne dispozicion dhe tash nxenesit me vullnetin e tyre mund te zgjedhin njeren prej tyre qe te notohen.

    Poashtu duhet te merret parasysh edhe fakti tjeter: Nese ne nje shkoll ka vetem katolik,dhe asnje Musliman, ateher ne ate shkoll nuk ka nevoj per lenden Islame, ashtu edhe ne ate shkoll ku nuk ka te krishter por vetem Musliman, ateher nuk ka nevoj per lende te besimit te krishter.

    Thjesht te behet lende zgjedhore dhe te shofim sa perqafohet nga nxenesit kjo dhe te mos flasin palidhje disa ateist dhe te paragjykojn me vullnetin e nxenesve.
    Kalo mire
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 18-12-2009 më 08:11
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  2. #102
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Dhe ti mendon se nje gje e tille eshte e arritshme????Ose te te pakten, ka krye???
    Ashtu siç e thashë në shkrimin e mësipërm pothuajse të gjitha shtetet e Evropes e kanë edukatën fetare brenda kurrikulumeve të shkollave të tyre.
    A po dojmë integrim evropianë???
    Atëherë duhet të shkojmë hapave të tyre!
    Ata e kanë edukaten fetare! edhe ne duhet ta kemi!
    Nuk mundë të bëhëmi më evropian se sa evropianët duke mos e futur edukaten fetare mirpo duhet shkuar pas tyre sepse mos të harrojmë jemi një shoqeri që posa kemi dal nga tranzicioni

    Përshëndetje!

  3. #103
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Me falni nese kam hyre ofsajt, por vete tema eshte e tille. Jam pro futjes se lendeve fetare ne shkolle, seicili nxenes sipas grupimit te vet fetar, por lendet mendoj se duhet te jene fakultative, pasi ka edhe qe nuk duan ta zhvillojne kete lende.
    Mendoj se kjo vetem mire i ben edukimit te femijeve dhe rinise.

    Ashtu sic mesohen te gjithe lendet ne imtesi ashtu duhet te mesohen edhe lendet fetare me imtesi, nese jo kjo do te ishte diskriminim fetar. Shkollat fetare pergatisin klerike dhe jo te gjithe shqiptaret duan te jene klerike.
    Pajtohem plotësisht me ty, Edukata fetare duhet të jetë sipas konfesionit fetar që ti i përcaktohesh.
    Gjithashtu edukata fetare duhet të jetë lëndë alternative siç është edhe në Preshevë, ku nxënesi me vetdeshirë vendos se a do ta vijoj këtë lëndë apo jo
    Edukata fetare ka nevojë të jetë në shkollat fillore dhe të mesme mirëpo kuptohet me atë kusht që e thatë edhe ju si lëndë alternative

    Përshëndetje!

  4. #104
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga Nice_Boy Lexo Postimin
    Mendoj se nuk është e nevojshme të futen këto gjëra në shkolla e kush don me mësu mundet me e bë t'pakten një orë në ndonjë shkoll të medrezes edhe me i kshyr senet.

    Unë jam kunder.
    Ok respekt për mendimin tënd, mirpo ky nuk është fakt që edukata fetare nuk është e nevojshme të futet në shkolla

  5. #105
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga bindi Lexo Postimin
    Nuk me pelqen si ide!...Mbase sikur te futej ne shkolla ligjerimi mbi te, duhet te behet nga profesor te socilogjise dhe filozofise ne forme te pergjitheshme!...Dhe jo edhe zberthimi i dogmave fetare veç e veç!...Ata qe pretendojn me shume, le te shkojne ne xhamija apo kisha!...
    Po pikerisht kjo po kerkohet, edukaten fetare nuk do ta udhëheqin Priftat apo Hoxhollarët mirpo do ta udhëheqin Teologët dhe mësimi do të jetë i përgjithshëm dhe jo vetem për një fe të caktuar
    Absolutisht me anë të edukates fetare nuk synohet zberthimi dogmave fetare për arsye se kjo edhe nuk është në kompetencë të kësaj lënde

  6. #106
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Sa me pelqejne keto tema. Keto jane tema "Talebane te te gjitha feve bashkohuni!". Harrohen menjehere sharjet reciproke "turk" dhe "grek" por shikon vetem komplimenta reciproke "po qe po me dukesh i zgjuar ti mua".
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kavir : 19-12-2009 më 15:23
    -

  7. #107
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga gjirfabe Lexo Postimin
    Nuk eshte e vertet qe edukata fetare eshte lende e shkollave publike amerikane.

    Kam dy femije qe kane kaluar ne ciklin publik te ulet, te mesem dhe te larte (gjimnazi ne sistemin amerikan) dhe nuk kane pasur lende fetare te detyruar ne shkollat e tyre. Kurdoher flas per ketu ne Boston MA, se diku tjeter dhe mund te kete.

    Per mua dhe ideja per futjen e mesimit fetar ne shkolla publike eshte nje hap prapa.

    Pretendimet qe ngre ndonjeri me larte, realisht zgjidhen nga forcimi i kerkeses ne familje ne radhe te pare dhe pastaj ne shkolle nepermjet lendes se edukates qytetare dhe kerkesave te tjera edukative.

    Dhe mbajtja e veshjeve apo simboleve te ndryshme fetare ne shkolle, duhet te jete kategorikisht e ndaluar ne kushtet e shqiptareve qe i perkasin disa religjioneve te ndryshme, pamvaresisht se jane ne Shqiperi, Kosove, apo diku tjeter.

    Boll jemi te ndare e tremiqisur keshtu si jemi. Kemi nevoje per bashkim dhe jo ndarje te me tejshme, qe ne menyre direkte apo indirekte i sherbejne armiqve tane.
    Më duket se nuk e paske parë postimin tim rreth kësaj ç'ështje!
    E kuptoj deshiren tuaj, e respektoj mendimin tuaj mirpo siç thotë një fjal e urtë popullore "Rri shtremt e fol drejtë" a kemi nevoj per edukaten fetare? a e kanë edukaten fetare shtetet e Evropes? a duam integrim Evropian? a duhet ta ndalojmë diskriminimin dhe a janë të gjithë barabartë? shikoje postimin tim ku ndër të tjera kam sjellur edhe argumente nga kushtetuta e Kosovës
    http://www.forumishqiptar.com/showth...=115917&page=5

    Përshëndetje!

  8. #108
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anëtarësuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin
    Më duket se nuk e paske parë postimin tim rreth kësaj ç'ështje!
    E kuptoj deshiren tuaj, e respektoj mendimin tuaj mirpo siç thotë një fjal e urtë popullore "Rri shtremt e fol drejtë" a kemi nevoj per edukaten fetare? a e kanë edukaten fetare shtetet e Evropes? a duam integrim Evropian? a duhet ta ndalojmë diskriminimin dhe a janë të gjithë barabartë? shikoje postimin tim ku ndër të tjera kam sjellur edhe argumente nga kushtetuta e Kosovës
    [url]http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=115917&page=5
    Zotni,

    Se pari eshte ne te miren tende qe ti ulesh "putet" e diskutimit kur ju drejtohej te tjereve.

    Ne kete "Klub te Gjuetareve" qe ne rendom e quajme FSH une vi ulem kur me do qejfi, degjoj ke te dua dhe jap ndonje mendim timin "nje here ne aq, e ne kaq" kur kam oreks vete. "Blej" kur diçka ja vlen dhe me duhet por jo nga ata qe shesin me shumice. Une kur them ate qe mendoj pas tuqes time per diçka, s'nisem se jam Gati Tu!, ulur shtrember ne karike, apo kembpajdash ne minder dhe as se kjo s'do tu pelqej cave , se dhe mua vete s'me pelqejne te gjitha ato qe thuhen nga te tjeret.

    Nuk mendoj se perseritjet e vazhdushme ne debate interneti ritin forcen argumentuse per probleme te caktuara, perkundrazi e kunderta eshte e vertete per mendimin tim.

    Shkurt muhabeti per mendimin tim ata qe i bejne hyzmet te vazhduar dhe isistojne ne idene e mundesise se hapjes se lendeve fetare ne arsimin publik per femijet shqiptare, i sherbejne me dashje atyre qe nuk e duan kombin shqiptar. Dhe kete e bejne ose nga budallalleku ose se per kete paguhen.

    ************************************************** **

    Te ben pershtypje se dhe ne kete teme te thjeshte ku diskutantet normalisht jane nga 16 ne 86 vjeç, gati "zihen" (shyqyr qe jane larg e s'jane ne nje salle!) ne se Muhameti u martua me nje vajze 9 vjeçare apo jo, se Maria u mbars pa cingur mashkull fare (megjithse raste te tilla ka pasur plote dhe jane plotesisht te mundeshme), se Krishti (shenjte per disa e dobiç per te tjeret) na u martua me nje orospi, etj.

    Vaj halli si do te vente puna ne nje klase filloreje ne Tirane me nxenes 7 - 13 vjeç, ku nxenesit do ti ndaje perafersisht: 2/10 Bektashinj, 2/10 Musliman te tjere, 2/10 Orthodoks, 1/10 Katolik dhe restua harakate zabrahan, qe duan te bejne nje ore pushim dhe ne pushim te gjate te takoheshin pasi seicili te kishte perfunduar oren fetare te religjionit te tij, apo harakatlleqet te tjeret dhe vetem njeri te hapte muhabetin per ato me larte apo dhjetra gjera te tjera si puna e atyre.

    Faleminderit shume qe me dhate mundesine te shihja nje klase nxenesish pas nje ore mesimi multi-fetar.

    '
    Ndryshuar për herë të fundit nga gjirfabe : 21-12-2009 më 01:15

  9. #109

    Fillimisht të përshëndes mendoj se e more ngat zemre shkrimin tim dhe me nervozitet ani pse unë nuk u referova ashtu, ska dyshim se jo gjithë herë mendimet perputhen kjo temë ka shumë mendime të kunderta dhe kjo është edhe esenca e një debati.
    Unë në fillim të replikes ndaj teje nese e ke vërejtur të kam thënë "e respektoj mendimin tënd" dhe ashtu edhe mbetet, pavarsisht konkludimeve që nxjerrim ne ketu kjo asgjë nuk hynë në punë sepse ne nuk jemi njerëz vendimarrës për X ç'ështjen mirpo dua që debati si debat të shikohet në menyrë më pozitive dhe jo me një Islamofobi
    Unë shumë mirë e sqarova: pothuajse të gjitha shtetet e Evropes e kanë edukaten fetare pse ne mos ta kemi?
    Sikur edukata fetare të ishte një gjë e shëmtuar Evropa me siguri nuk do ta kishte!
    A jemi duke synuar integrimin në Evropë? Pikërisht në atë Evropen e cila e ka edukaten fetare brenda kurrikulumeve shkollore.
    Dhe nga kjo ne mund të konstatojmë se edukata fetare është një gjë që duhet ta këtë shteti i cili dëshiron Evropen
    Jo absolutisht edhe unë jam kundër asaj që të ndahen nxënesit nëpër kabinete ata të besimit Islam me ata të besimit Krishterë mirpo Edukata fetare nuk do të thotë "mësim-besim" siç propagandojnë disa mirpo edukata fetare e ka esencen e mësimit mbi të gjitha fetë që ekzistojnë në botë, mbi shtrirjen e tyre gjeografike, në cilat shtete janë prezente, ku ka popullate shumicë Muslimane, e ku Krishtere, cilat janë gjërat e përbashkëta mes feve dhe cilat janë diferencimet etj.

    Nuk e di çka ka të keqe ketu

    Po ju çfarë mendimi keni?

  10. #110
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Nga medreseja e Arabise Saudite vijne ata myslymat dhe nga seminaret italiane ata katolike......prej Greqie , ortodokset......
    Tre kultura te ndryshme....dy qyteterime 600 vjet larg njeri-tjetrit........vetem perçarje do te sillte nje gje e tille......myslimanet drejt shkretetirave(vleresore) te lindjes, te krishteret drejt perendimit......
    E na u dashka edhe ti paguaje shteti........hajde myslym, hajde.....
    Hahahahhahahahahaa shkolla është e mirëseardhur për të gjithë, mua më duket absurditet kur dikush thotë: "Jo mos mësoni se po përçahemi" kjo gjë ka ndodhur edhe në të kaluaren në Kosovën tonë kur baballarët tanë të ndikuar nga fryma komuniste i ndalonin vajzat të shkonin në shkoll me pretekst se po bëhëni Serb edhe ju që mësoni, e duke shitur patriotizëm fallco nëpër oda
    U panë patriotat gjatë luftes, shembulli më i mirë është Adem Jashari i cili ishte edukuar në frymen fetare (Islame në këtë rast) dhe nuk kurseu as familjen për atëdheun e vet, e jo duke bërë muhabete të kota nëpër oda mirpo me punë.
    Kam përshtypjen se e njëjta gjë po ndodh edhe me edukaten fetare, shikoje postimin që ju pergjigja antarit/es "gjirfabe" vlen edhe për ty, aty dhash një shpjegim të qartë se Edukata fetare nuk do të sillte përçarje në asnjë menyrë

    Përshëndetje vllaçko

Faqja 11 prej 13 FillimFillim ... 910111213 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •