Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27
  1. #1
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698

    Aneta Rama, nena e Edvin Rames, padit Berishën për shpifje

    Aneta Rama padit Berishën për shpifje në Gjykatë


    TIRANE- Aneta Rama, nëna e kreut të PS-së, Edi Rama paditi dje në Gjykatën e Lartë kryeministrin Sali Berisha, për shpifje në dëm të saj. Në kërkesën për gjykim drejtuar kryetares së Gjykatës së Lartë, Shpresa Beci, Aneta Rama ka bashkëngjitur edhe fjalimin e Berishës, mbajtur në Kuvend në datë 26 nëntor si dhe kopjet e gazetave të përditshme, ku janë botuar akuzat e kryeministrit ndaj familjes Rama.

    “Në cilësinë e personit të dëmtuar nga vepra penale e kryer, me anën e kësaj kërkese për gjykim shpreh vullnetin tim për të gjykuar shtetasin Sali Ram Berisha, me detyrë kryeministër i Republikës së Shqipërisë, pasi botërisht ka konsumuar në dëmin tim veprën penale të shpifjes, parashikuar nga neni 120/2 i Kodit Penal”, - thuhet në fillim të kërkesë-padisë që do të përfaqësohet nga avokatët Arian Salati dhe Eno Bushi dhe që është botuar sot në GSH.

    Zonja Rama sqaron në kërkesë padi se deklarata e Berishës se Edi Rama është kuruar për 10 vjet nga sëmundja e skizofrenisë është një shpifje , dhe trillim.

    Nga kërkesë padia e botuar sot n ë GSH Zonja Aneta quan shpifje dhe thënie të pavërteta deklaratat e Berishës, sikur djali i saj Edi Rama, e ka dëbuar, duke e nxjerrë nga shtëpia në rrugë me rrobat e gjumit.

    E ëma e kreut t ë PS-s ë deklaron se deklaratat e kryeministrit nga foltorja e Parlamentit kanë qëlim diskreditimin publikisht, jo vetëm të kundërshtarit të tij politik, por edhe të njerëzve të afërt të familjes”.

    (s.g/balkanweb)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mir ben nena e edvinit .. kryefabrikantit te industrise shpifse anti-berish qe e padit berishen..
    po si nuk u kujtua kjo grua njihere ti thot te birit.. na more djale.. lere rehat berishen se ke 20 vjet qe ja ke filluar me urretje shtazarake te shpifesh per ate te prodhodh nofka pafund per ate te fabrikosh intriga per ate te organizosh e dirigjosh dhjetra gazeta e biznesmeno-ndertes pronar televzionesh te mbajne njuz24 ore ndezur programet kunder berioshes e femijve te tije e gruas e familjes se tije e kunder krahines e fshatit te tije.. ndalu pak te keqen nena..
    jo re.. aspak.. po gjithmon ne perkrahje te xhind-llykit e pusht-llukit te te birit..
    e po ka nje kufi oj shoqe..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kjo pune do perfundoje keshtu..
    edvini ka perkrahjen e gjykatesve e prokuroreve e byrose politike kolekoiste hoxhiste.. te hajdutve e miliardereve te gjolek malave e aldo bareve.. te altin arapve e dade leskove.. te merush bazeve e anil bashave.. te bollinove e mariz linove ..te widhersit e gjinush milove.. te nomenklatures staliniste e xhaxhko velive te tyre qelbanikoiste.. te mustaf nano mim kodheloistave.. shkurt te te gjith llumit qe ka prodhuar shqiperia ne kto 70 vjet..
    dhe kuptohet se do ta mundin berishen..e do vendosin regjimin polpotist me kostum armanoist..
    ja kjo eshte..


    e do ta mbajne kte regjim plot 50 vjet..

    dhe forumin do ta mbyllin ose do ven edvinet e tyre ketu qe te na fshijne fare..

  4. #4
    Mbeturinat bolshevike ne radhe te pare ti kerkoje te falure popullit shqiptare per torturat dhe vrasjet qe kane bere ku njera prej tyre eshte dhe shoqeja Anite qe nuk i vjen turpe per ato qe ka bere burri i saj dhe shoku Spiro dhe tani pjella e saj ti kerkoje te fala nuses se djalit dhe nipit te saj pastaj te na tregoje ;gjykatat por keta njeres nuk jane gje tjeter vecese shushunja qe me gjakun e popullit shqiptare po vazhdojne te ushqehen prandaj duhet qe perfundimishte keta pushtues te shporen per andej nga kane aredhure me gjithe ata qe kane nga pas ,gjithmone ne mbeshtetje te heroit KOBETARE SALI BERISHES

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    goldush e lexova..

    e meqe sja vlen me debatu me shokun jani.. e me kte cerren.. e per anet e pipo kolek.. me djemt e vet.. te cilve ali cena me nji pllam mustek ..ja ka provu te randin qytek.. po diskutoj me ty or goldian.. qe ciljeten e ke xhan..

    e kam pa nji her zojushen ciljet ne televizion tuj u cic-et..lol..

    ish e ftume tek arian cani i edvinit.. e foli dicka.. tha se i pelqente politika e se i lexonte gazetat..

    pra e dashka politiken e kush don politik mund te hyj ne partin qe nuk e ka frik..
    dhe ajo ka hi ne pd..
    ska asgje te keqe,,

    koha do e tregoj se ka hy me rrujt tendera.. a me bo pun per kte shqiperi e mjera..

    keshtu gold..

  6. #6
    ......................... Maska e Pogradecari
    Anëtarësuar
    15-10-2002
    Vendndodhja
    a
    Postime
    540
    sa per temen ne fjale nuk me vjen mire qe politikanet tane flasin si ku.r.va rrugesh se po na vjen turp ne per ata
    per mua ka rendesi qe sistemi gjyqesor te funksionoje i pavarur
    qe salushi dhe edvushi te mos kujtojne se ja u ka pjelle e jema shqiperine
    ata paguhen me taksat e popullit dhe kane nje detyre te jene sherbetore te popullit por e verteta eshte se jane shume larg
    eh cfare pret nga nje bir gjakpiresi si edvini
    dhe nga nje peudo demokrat qe me urdherin e peshkut brenda nates u konvertua nga komunist ne demokrat
    Ndryshuar për herë të fundit nga EdiR : 19-12-2009 më 12:36 Arsyeja: ju lutem komentoni lajmin jo antaret.

    shendet e para


  7. #7
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga POKO Lexo Postimin
    Mbeturinat bolshevike ne radhe te pare ti kerkoje te falure popullit shqiptare per torturat dhe vrasjet qe kane bere ku njera prej tyre eshte dhe shoqeja Anite qe nuk i vjen turpe per ato qe ka bere burri i saj dhe shoku Spiro dhe tani pjella e saj ti kerkoje te fala nuses se djalit dhe nipit te saj pastaj te na tregoje ;gjykatat por keta njeres nuk jane gje tjeter vecese shushunja qe me gjakun e popullit shqiptare po vazhdojne te ushqehen prandaj duhet qe perfundimishte keta pushtues te shporen per andej nga kane aredhure me gjithe ata qe kane nga pas ,gjithmone ne mbeshtetje te heroit KOBETARE SALI BERISHES
    kesaj zonjes (apo shoqes sic i ka nder nje komunisteje te betuar) i bie per detyre qe te vertetoje te kundertat e atyre akuzave qe Sala ka thene ne drejtim te Kristaqit dhe shokut Spiro.
    nqse arrin ta beje kete gje atehere do te me kete ne krah edhe mua per shpifjet (sipas saj) qe jane bere.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 19-12-2009 më 17:37
    "They will not control us, We will be victorious"

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    SALA ka te drejte se ka shume injorante qe per interesa personale e degjojne dhe e duartrokasin sic duket ka mesuar shume nga ish pacienti i tij enveri,shume mund ta kundershtojne kete por e dine shume mire se cfare tipash shkonin neper evrope per specializime ne ate kohe
    flitet per te drejtat e grave kur trapi del ne parlament dhe do te injoroje kundershtarin duke fyer nenen e tij llogariteni pak cfare kryeministri kemi dhe deputet gjithashtu qe dalin takime me elektoratin e pd dhe ju tregojne historit e nenes se edi rames se dhe atje ne malesi te madhe ky ishte problemi kryesor qe malesoret kishin hasur sipa zhozit apo populli i korces sipas zoteknikut bode

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e ramaik
    Anëtarësuar
    17-09-2009
    Postime
    165

    Aneta Rama padit Berishen




    Kryeministri i vendit Sali Berisha eshte paditur ne Gjykaten e Larte per shpifje te kryer publikisht ne dem te zonjes Aneta Rames, nena e kryesocialistit Edi Rama.

    Zonja Aneta Rama ka depozituar permes avokateve te saj nje padi ne Gjykaten e Larte, duke kerkuar procedimin e kryeministrit dhe demshperblimin ndaj cenimit te dinjitetit te saj.

    "I akuzuari prej meje Sali Berisha shpif edhe kur përhap thënie të pavërteta sikur im bir, Edi Rama, më paska dëbuar, duke më nxjerrë nga shtëpia në rrugë me rrobat e gjumit. Ky fakt është i pavërtetë dhe me përmbajtje shpifëse që synon të zhvleftësojë para opinionit publik personalitetin tim të krijuar një jetë të tërë me punë të ndershme e marrëdhënie gjithnjë korrekte me shoqërinë. Thëniet e mësipërme të kumtuara prej Sali Berishës nga tribuna e Kuvendit të Shqipërisë janë të krijuara prej të akuzuarit për qëllimet e tij. Këto “fakte” janë tërësisht të pavërteta, nuk i përgjigjen asgjëkundi realitetit", thuhet ne padi.

    Po ashtu me tej shkruhet: "Qëllimi kriminal i Sali Berishës shkon në drejtimin e paracaktuar nga mendësia e tij për të diskredituar publikisht jo vetëm kundërshtarin e tij politik, por edhe njerëzit e afërt të familjes. Për këto arsye, Sali Berisha duhet të gjykohet, sepse ka konsumuar ndaj meje veprën penale të shpifjes, të kryer botërisht, faqe deputetëve të Kuvendit dhe përfaqësuesve të mjeteve të informimit publik".

    Per kryeminisrin e vendit kjo eshte padia e dyte qe regjsitrohet ne Gjykaten e Larte, pas asaj ku shorti me gogla caktoi nje kolegj i cili do shqyrtoje kerkesen e biznesmenti Artan Dulaku qe akuzon Sali Berishen per shpifje dhe dem ndaj biznesit te tij.

    Top Channel



    Padia e Aneta Ramës. Berisha: Cilido ka akses në gjykatë

    Pa dy padive për shpifje të depozituara në Gjykatën e Lartë nga Aneta Rama, nëna e kreut të partisë socialiste dhe një biznesmen, kryeministri Berisha e cilëson këtë si të drejtë ligjore, por nuk ka saktësuar nëse gjykata hap padi ndaj tij.
    “Cilido ka akses të lirë në gjykatat e vendit, cilido ka akses të lirë për të paditur në gjykata këdo, përfshi këtu edhe kryeministrin. Kjo është dëshmi e një standarti demokratik”, u shpreh Berisha.

    Pas kthimit nga Kopenhageni, kreu i qeverisë ka mohuar se ekonomia shqiptare në vecanti buxheti janë në krizë. Ndërsa ka sulmuar ndërtuesit, duke theksuar se kriza e deklaruar prej tyre nuk është e vërtetë, pasi cmimet e apartamenteve në Tiranë janë njësoj si ato në Berlin të Gjermanisë.

    “Unë nuk i injoroj faktet që ndërtuesit mund të kenë vështirësira, por nuk kuptojë se si janë në krizë kur cmimet janë rritur me 20%. Cmimet në periferi të Tiranës mund të jenë pak më shtrenjt se në periferi të Berlinit”, theksoi ai.

    Shpërblimi i ulët për fundvit, sipas Berishës nuk është shenjë e parave të munguara në buxhetin e qeverisë por përafrim me vende të tjera të Evropës. Ndërkohë i pyetur gjatë konferencës, mbi kërkesën e opozitës për të kërkuar ndjesë për mos hapjen e kutive, Berisha ka deklaruar se do të pranojë vetëm kërkesat legjitime të saj.

    “Mungesa e opozitës në parlament është lënduese. Nuk mund kush ta penalizojë këtë vend për shkak të një vendimi pa materje. Jam këtu për të përsëritur ftesën time, për të pranuar kërkesat e ligjshme të opozitës”.

    Kryeministri ka pohuar se është moralisht i detyrueshëm regjistrimi i popullsisë mbi baza etnike. I kthyer nga Samiti për klimën, Berisha ka pohuar se ka kërkuar atje që në Shqipëri të ndërtohen termocentrale me qymyr, sikundër përdoret në cdo vend të botës.

    Gazeta Shqiptare
    Think inside the box

  10. #10
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Sali Berisha, me Edi Ramën le të hanë turinjtë e njëri tjetrit, se ata në fakt i vijnë sipas hakut njëri tjetrit.
    Por Sali Berisha, bën mëkatin më të madh, kur shpif dhe përgojon familjarët e Edi Ramës.
    Aneta Rama, dhe njëherë tregon fisnikërinë dhe qytetarinë e lartë që e karakterizon, ndryshe nga Sali Berisha dhe prindërit e tij.
    Aneta Rama, një ish shkencëtare në fushën e mjekësisë, kolege me Sali Berishën, ashtu si dhe Artisti i Popullit Kristaq Rama, janë njerëz të shquar, dhe të nderuar nga Shqiptarët.

    Unë nuk i njoh, por jam kureshtar të di, se kush janë prindërit e Sali Berishës, çfarë arsimi kanë, dhe me se janë marrë gjatë jetës së tyre.
    Do të jetë me të vërtetë një temë shumë interesante.
    Shpresoj që dikush nga këta gazetarët investigativ, të bëjë një rubrikë të tillë, ta shohim se nga cili civilizim na vjen ky njeri...
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •