Close

Rezultati i Sondazhit: Pro Lëndës Edukata Fetare apo Kundër në Shkolla Publike ?

Votues
134. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Jam Pro !

    66 49.25%
  • Jam Kundër !

    63 47.01%
  • I/E pa Vendosur !

    5 3.73%
Faqja 10 prej 13 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 127
  1. #91
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin
    Pro Lëndës Edukata Fetare apo Kundër në Shkolla Publike?

    Duhet ditë një gjë Edukata dhe Mësimi janë dy terme të ndryshme, shoqëria jon ka nevojë për çdo lloj edukate sepse vetëm me edukatë në mund të arrijmë diç dhe vet fjala edukatë ka kuptim edukimin, kurse mësimi është në një farë menyre doktrinë andaj ne duhet ti shtjellojmë të dyja dhe të dimë çka po kerkojmë.
    Parimisht në këtë lënd nuk predikojnë klerikët fetarë, e dyta në këtë lënd nuk futen indoktrina që do ta detyron femijun të zgjedh njëren apo tjetren fee, mirpo kjo lënd do të shërbente që femijut ti tregoj mbi fetë që aktualisht ekzistojnë në botë, shtrirjen e tyre Gjeografike, tek cilat Kombe janë prezente ato fee, cilat janë shtyllat apo parimet kryesore të atyre feve, në çka besojnë ato fee, këshilla dhe argumente nga fetë për largimin nga dukuritë negative si narkomania, vetvrasja, prostitucioni apo alkooli dhe keshtu femija do të këtë mundësi të zgjedh atë që ai vet dëshiron pa imponim as nga Perandoria Romake, Bizantine apo Osmane, mirpo nga zgjedhja e vet dhe kjo pikërisht përputhet me Demokracinë dhe lirinë fetare.
    Edukata fetare e pasuron intelektin e fëmijëve, si dhe i largon nga çdo indoktrinë e mundshme të ekstremizmit fetar

    Argumenti Kushtetues
    Kushtetuta e Republikes së Shqipërisë dhe Kosovës nuk e ndalon futjen e edukates fetare nëpër shkolla
    Kushtetuta e Kosovës ka kontradiktë brenda saj, për arsye se në gjuhen Angleze dhe Sërbe Neni i 8 i Kushtetutes së Kosovës thotë se: "The Republic of Kosovo is a secular state and is neutral in matters of religious beliefs (Republika e Kosovës është shtet sekular dhe është neutrale në ç'ështje të besimeve fetare)", për dallim nga kjo në gjuhen Shqipe thotë: "Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare."
    Termi "Sekular" dhe "Laik" janë dy terme të ndryshme për arsye se "Sekular" do të thotë "Multi-Religjioz (me shumë fe)", ndërsa "Laik" ka kuptimin "Pa fe (pa ndonjë përcaktim për fee zyrtare të X shtetit)"
    Sekularizmi - Me nenin 8 "Kosova është shtet Sekular" nënkupton se feja është e ndarë nga shteti në vendimarrje, në legjislativ, ekzekutiv dhe në gjyqësor mirpo feja është prezente tek popullata dhe kesi soji respektohet dhe garantohet liria e besimit (Neni 38)
    Laiciteti - Me nenin 8 "Kosova është shtet Laik" nënkupton se feja është e ndarë nga shteti në vendimarrje, në legjislativ, ekzekutiv dhe në gjyqësor mirpo popullata nuk ka ndonjë fe që i përmbahet ajo është kah të fryn era mirpo besimi i ndonjërit aty ktu mbrohet dhe garantohet me ligj për lirinë e besimit (Neni 38)
    Për dallim nga Kosova, Shqipëria nuk e ka kit problem ajo shumë qartë deklarohet se Shqipëria nuk ka fe zyrtare (nuk është përcaktuar për ndonjë religjion) d.m.th shtet Laik (Neni 10)
    1. Të gjitha shtetet e BE-së janë ose Laike ose Sekulare mirpo e kanë edukaten fetare nëpër shkolla sikur kjo të ishte në kundërshtim ata nuk do ta kishin futur këtë lënd nëpër shkolla
    2. Sekularizmi dhe Laiciteti i japin të drejta fesë që të ushtroj aktivete me besimtarët e asaj feje mirpo vetem një gjë ja ndalojnë përzierjen në punët e shtetit.
    Kjo osht marre të diskutohet edhe Serbia e ka edukaten fetare mirpo sigurisht e ka si lëndë alternative (d.m.th me dëshirë) dhe nga një sondazh qe u tregua para disa muajsh doli se 83% e fëmijëve Shqiptarë të anes së Presheves, Medvegjes dhe Bujanovcit e vijojnë mësimin e kësaj lënde me dëshiren e tyre.

    Edukata Fetare në rrafshin Kombëtar
    Edukata fetare do ta shtyente nxënesin/en të punon më shumë për vendin e vet dhe do ta sillte atij njohuri mbi predikimet fetare që shtyejnë të punosh për Komb, sepse puna për Komb llogaritet punë e shenjtë
    Mjafton ti permendim disa emra që i kan dhan shumë Shqiptarisë e që brenda tyre figuronte Edukata Fetare
    Adem Jashari (dhe komplet familja e tij), Zahir Pajaziti, Fehmi Lladrovci, Agim Ramadani, Mulla Ymer Prizreni, Mulla Idriz Gjilani, Haxhi Zeka, Sami Frashëri, Naim Frashëri, Avdyl Frashëri, Isa Boletini, Ismajl Qemajli, Faik Konica, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Gonxhe Bojaxhiu-Nënë Tereza, Atë Gjergj Fishta, Atë Shtjefen Gjeçovi, Peshkop Frang Bardhi, Lekë Dukagjini, Marin Barleti, Atë Pjetër Bogdani, Pjeter Budi, Jul Variboba, Nezim Berati, Muhamed Kyçyku, Hasan Zyko Kamberi, Peshkop Fan S. Noli etj. etj. etj.
    Aq shumë ka sa që u mundova vetem disa nga ta ti përmbledhi, ta kemi parasysh se këta kanë pas edukatë fetare të ndonjëres nga fetë prezente në trojet tona si Islame, Bektashiane, Ortodokse apo Katolike dhe kesi soji ishte edhe motivimi i veprave të tyre që ti shërbejnë atdheut.

    Edukata Fetare luftim i dukurive negative
    Edukata fetare e edukon femijunë që të largohet nga dukuritë negative të cilat janë në dëm të tij dhe e mëson atë qysh në fëmijëri që të largohet nga veset e këqija në menyrë qe ai kur të arrij moshen e adoleshences keto probleme ti trajtoj me logjik të shëndoshë dhe të largohet nga to pa pasur ndikim shoqëria e keqe.
    Vetëvrasja - Si dukuri negative me pasoja fatale dhe njëherit dukuria negative numer një mund të trajtohet në shumë menyra nga psikologët mirpo ajo që ata preferojnë më së shumti dhe që është më e mira për fëmiun është edukimi fetar, i cili do ta largonte fëmiun prej ketij akti fatal, vlen të theksohet një studim që është bërë midis nxënesve në Turqi dhe atyre në Suedi ku tek keta të parët shkalla e vetëvrasjeve dhe tentim-vetëvrasjeve është më e ulët. Rezultatet treguan se ekzistonte dallim sinjifikant ndërmjet nxënësve Turq dhe Suedezë sa u përket mendimeve për vetëvrasje; 41.7% e nxënësve që nuk kishin vijuar edukatën fetare raportuan se kanë menduar të kryejnë vetëvrasjen, krahasuar me 24% në grupin e atyre që kishin vijuar lënden e edukates fetare (rezultate nga Greening dhe Stoppelbein 2002).
    Mendimi për vetëvrasje zakonisht paraqitet tek krizat momentale të individit si p.sh: Kriza Ekonimiko-Sociale, Monotonia, kriza e dashurisë etj. etj.
    Alkooli - Ani pse me ligj është e ndaluar tu shitet alkooli fëmijëve nën moshen 16 vjeçare kjo shumë pak po përfillet (për të mos thënë hiq), edukata fetare do ta edukonte femiun që alkooli përmban shumë substanca të dëmshme për shëndetin dhe ndalohet nga aspekti fetar (Islam) ashtu siç ndalohet vetëvrasja (të gjitha fetë), nga alkooli krijohen shumë sëmundje si varësia poashtu alkooli ndikon shumë keq tek ekonomia familjare dhe tek harmonia brenda familjes, si pasojë e alkooli mund të vij varfëria, dhuna në familje e dukuri tjera negative vazhduese dhe krejt kjo si rrjedhoj e alkoolit, keto gjëra kur fëmiu ti mësoj ai sdo të këtë nevojë të shikoj të shikoj fort ligjin sepse do ta kuptonte që është në dëmin e tij edhe nese ligji ja toleron
    Droga dhe Narkomania - Droga një dukuri tjetër shkatërruese për të cilen shumë organizata po punojnë në luftimin e saj dhe të lëndeve narkotike mirpo deri më sot më e afta në këtë drejtim ka dal të jetë religjioni (feja) e cila edhe një herë njeriut i jep një edukatë të shëndoshë pro-Evropiane me të cilen ai duke i respektu parimet fetare dhe ato shkencore e kupton dëmin fatal qe mund të ja sjell droga prej se cilës njeriun nuk shpëton dot (nese futet në lojë) dhe intelekti i femiut keshtu e kupton qe duhet ti shmanget kënaqsive momentale që realisht janë me pasoja fatale.
    Prostitucioni - Një dukuri negative, rrënqethese për një besimtar të X besimit fetar, dukuri kjo që e degradon njeriun (femren në këtë rast dhe në shumicen e rasteve) në një shkall edhe më të ultë se kafshen, nga ky "biznes" me trupin e një femre që është krijuar në menyren më të përsosur arrihet trafikimi i saj që ndryshe nëpër media e ndëgjojmë si "Trafikimi i qenieve njerzore" e që realisht ketu involvohen shumë njerëz disa me dëshirë e disa nga dhuna qe i ushtrohet.
    Edukata Fetare mëson fëmiun që kënaqësie epshërore është dy lloje legjitime dhe jo-legjitime, e këshillon fëmiun ta perdorë të paren dhe ti shmangët të dytes sepse kjo e dyta sjell pasoja fatale. E mëson fëmiun se trupi është i shtrenjtë dhe nuk shitet.

    Edukata Fetare informim i drejtë dhe mbrojtje nga indoktrinat
    Edukata fetare do ti mësonte fëmijet drejtë mbi të gjitha fetë duke ju larguar indoktrinave të ndyrshme ekstreme të ndonjëres fee
    Me edukaten fetare fëmijët do ta kuptonin atë parimin se vetëvrasja ndalohet dhe kesi soji do ta kuptonin që sulmet vetëvrasese siç ishte 11 shtatori nuk kanë të bëjnë me Islam apo me ndonjë fee dhe kesi soji do të sqaroheshin shumë probleme delikate në trojet tona që aktualisht evropa nuk mirret me to për shkak se e ka zgjedh problemin! e ka fut edukatën fetare.

    Edukata Fetare shtytje për mësim
    Fjala e parë në Kur'an është "Lexo" dhe ka ardhë në menyrë urdherore, kur fëmiju edukohet në këtë frym dhe e kupton se ëhtë obligim leximi dhe mësimi tek ne nuk do të paraqiten problemet me shkallen e ultë të arsimimit e as nuk do të ndodhë të dalin statistika mbi njohurin e ultë të shkrim-leximit.

    Edukata Fetare njohuri mbi parimet e besimeve
    Edukata fetare do ta njoftonte fëmijun mbi parimet dhe shtyllat kryesore të besimeve atë do ta mësonte mbi Dhjaten e Vjeter, Dhjaten e Re, Sa libra gjithsej i ka Bibla, kushtet e fesë Islame, Kur'ani, sa kaptina i ka Kur'ani, cilat janë të përbashkëtat ndërmjet Kur'anit dhe Bibles
    Profetët e Bibles që permenden edhe në Kur'an
    Sofra e Krishtit sipas Bibles
    Sofra e Krishtit sipas Kur'anit etj.
    Ska dyshim se fëmijet kanë nevojë të dinë për keto gjëra.

    Po! Edukatës Fetare
    Unë i them po edukatës fetare dhe uroj që sa më shpejt kjo të arrihet sepse do të ishte një hap drejt integrimit evropian dhe njëherit do të kultivonte breza të rinjë me edukatë të shëndoshë fetare që do ta ndriçonte Kombin Shqiptar në të gjitha sferat e jetes në rrafshin ndërkombëtar.

    Nga kjo që e ceka ma merr mendja se e kuptuat nevojen e Edukates Fetare që ajo të futet në shkollat tona, kjo ishte në pika të shkurtëra sa i përket edukates fetare sepse ka shumë e më shumë për të folur rreth kësaj ç'ështje mirpo duke mos dashur t'ju bëhëm monoton zgjodha keto gjëra ti përmend pa hyr në detaje.

    Përshëndetje!


    Ta zeme se e ke mire....kush do te merret pastaj me hartimin e programit edukativ te fese????Dhe sidomos, kush duhet te jape mesim????

  2. #92
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-12-2009
    Postime
    489
    Pershendetje gjithve,selam alejkum !!!Eshte me se e nevojshme edukata fetare,muslimanet te mesojne per islamin , katoliket per fene e tyre etj, me vjen keq per disa shqiptar ne Kosove qe maipulohen lehte nga nderkombetaret qe jane kunder edukates fetare,ne Lugine tPresheves mesojna per Islamin ne nje shtet qe aspak nuk ja done te mire shqiptarve ndersa ne Kosove me shumice musliman te kundershtojn, duhet te kene kujdes nga manipulimet qe behen. Met mira..

    a sa i perket lajczmit tjeni te sigurt se edhe ata qe perorin termin lajcizem nuk e dine sakt. A e dini pse? Se cdo 5vjet ja nderrojne kuptimin e fjales e per ate edhe gjith behen subjektiv sa i perket ketij termi..kryesorja njo dihet qe mos me "marr vendime xhamia apo kisha sa i perket vendimeve shteterore" kshtu dicka...por nje te sigurt e keni se me cdo kusht ne gjith boten deshirojne te largojne besimin ne Zot kjo eshte me se e sigurt...Shikoni ne Itali se cka ndodhi ,ne Zvicer, e shikoni se si u friksua kisha ortodokse ne Greqi. Met mira.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gimi3 : 18-12-2009 më 08:40

  3. #93
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Ta zeme se e ke mire....kush do te merret pastaj me hartimin e programit edukativ te fese????Dhe sidomos, kush duhet te jape mesim????
    Me implementimin e kesaj lande merret Ministria e Arsimit, ajo e bën perzgjedhjen e profesoreve, ndërsa profesorët duhet të jenë me njohuri të larta fetare nga aspekti teologjik (i të gjitha feve) sigurisht profesorët e kesaj lëmie duhet të jenë me leje edhe nga Bashkësitë Fetare të të gjitha feve për të ushtruar veprimtarinë e tyre

    Përshëndetje!

  4. #94
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    I kuptoj ata që janë kundër, mirpo nuk i kuptoj ata që mundohen të sjellin "fakte" kundër kesa.
    A jeni duke synuar integrimin në BE?
    A jeni duke synuar të shkoni në Evropë?
    Atëherë duhet të silleni si Evropian!
    Evropa në pergjithsi e ka Edukaten Fetare me perjashtim të disa shteteve të pakta pse ne mos ta kemi.
    Ju kisha lut bëhuni të sinqertë e mos ja futni kot!

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Nese deshrironi nje shoqeri te shendosh athere duhet te futur lenden fetare nepse shkolla,jemi deshmitar te gjith se cfar po ndodh ne shkollat tona,sjellje devijante siq jan:konsumimi i alkoolit,duhanit,drogave te lehta,therrje thikash,disa prej tyre fatketsishte edhe e humbin jeten.
    Eshte tmerr qe ne shek 21 ende femijet tan te mesojne qe njeriu e ka prejardhjen prej majmuni.

    Me t'mira

  6. #96
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin
    Me implementimin e kesaj lande merret Ministria e Arsimit, ajo e bën perzgjedhjen e profesoreve, ndërsa profesorët duhet të jenë me njohuri të larta fetare nga aspekti teologjik (i të gjitha feve) sigurisht profesorët e kesaj lëmie duhet të jenë me leje edhe nga Bashkësitë Fetare të të gjitha feve për të ushtruar veprimtarinë e tyre

    Përshëndetje!
    Dhe ti mendon se nje gje e tille eshte e arritshme????Ose te te pakten, ka krye???

  7. #97
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-12-2009
    Postime
    489
    E shoh rezultatatin e me vie interesant !!!! po jo ne favor qe do te deshiroja

    Rezultati i Sondazhit: Pro Lëndës Edukata Fetare apo Kundër në Shkolla Publike ?
    Jam Pro ! 48 48.00%
    Jam Kundër ! 48 48.00%
    I/E pa Vendosur ! 4 4.00%
    Votues: 100.

  8. #98
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Me falni nese kam hyre ofsajt, por vete tema eshte e tille. Jam pro futjes se lendeve fetare ne shkolle, seicili nxenes sipas grupimit te vet fetar, por lendet mendoj se duhet te jene fakultative, pasi ka edhe qe nuk duan ta zhvillojne kete lende.
    Mendoj se kjo vetem mire i ben edukimit te femijeve dhe rinise.

    Ashtu sic mesohen te gjithe lendet ne imtesi ashtu duhet te mesohen edhe lendet fetare me imtesi, nese jo kjo do te ishte diskriminim fetar. Shkollat fetare pergatisin klerike dhe jo te gjithe shqiptaret duan te jene klerike.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gimi3 : 18-12-2009 më 08:38
    Duaje te afermin tend si veten

  9. #99
    i/e regjistruar Maska e majla
    Anëtarësuar
    06-11-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    245
    Edhe une jam pro futjes se Lendes se Edukates Fetare ne shkolla.
    Te gjithe e dime qe ne Shqiperi ka tre fe kryesore. Eshte mese normale qe femijet te mesojne dicka rreth ketyre feve ne menyre te pergjithshme. Nje nxenes duhet te dije ndryshimin qe kane fete midis tyre.

    Nqse feja do te mesohej ne imtesi ne shkolla publike atehere do te kthehej ne shkolle fetare. Nje prind qe do ta edukoje femijen qe te vogel me bindjet fetare qe do, atehere ekzistojne shkollat fetare ku mund t'i regjistroje.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gimi3 : 18-12-2009 më 08:37

  10. #100
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Ashtu sic mesohen te gjithe lendet ne imtesi ashtu duhet te mesohen edhe lendet fetare me imtesi, nese jo kjo do te ishte diskriminim fetar. Shkollat fetare pergatisin klerike dhe jo te gjithe shqiptaret duan te jene klerike.
    Duaje te afermin tend si veten

Faqja 10 prej 13 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •