Ekzekutivi, Legjislativi dhe Gjygjesori ne Itali jane te pavarur nga njeri tjetri. Berlusconi hiqet sikur po ndreq gabimet e qeverive te meparshme por ne te vertet kerkon te krijoje ligje "ad hoc" qe i nevojiten atij per ti shpetuar drejtesise.
Ne Shqiperi duke ekzistuar nje sistem i korruptuar, qeveritaret s'kane nevoje te krijojne ligje qe ti mbrojne ne rast akuzash pasi u mjafton te korruptojne x apo y. Plas Gerdeci e ish ministri i akuzuar rikthehet po prape ne qeveri duke qene ne krye te nje ministrie tjeter.
Sa per Berlusken dihet mjaft mire sesi manovron mendjet e shtetasve italian. Me ndihmen e Mediaset arriti te fitonte zgjedhjet ( duke perfituar dhe nga percarja e kundershtarve te qendres se majte ). Nqs nje italian dhe nje qytetar i huaj kryenin te njejten krim ne te njejten dite ishte 100% e sigurte qe ne edicionet e lajmeve te Mediaset do flitej 90% per te huajin (extracomunitare) qe kishte bere te njejtin krim me italianin.
Besoj se kete zoterine qe goditi Berlusken do ta nxjerrin ne media si nje njeri me probleme mendore dhe si ndonje person me bindje komuniste.
Berluska mire do bonte te gjente dashnore nqs do ishte single. Ne ate kohe qe shkonte me minorene, ishte akoma i martuar. Ca figure do krijoje nje kryeminister qe shkon me minorene ( pa llogarit dhe diferencen mjaft te madhe te moshes ).
Ca figure ben Berluska kur si kandidate fut velinat ?
Ne Puglia kandidate ishte dhe escort Patrizia D'addario ( ishte paguar goxha para ato here qe kishte shkuar me kryeministrin ).
Shume persona qe ishin simpatizante te tij pasi ndodhen keto skandale filluan te largohen pak nga pak nga politika e tij.
Per ata qe kuptojne italisht mjafton te shohin kete video e te krijojne nje ide se kush eshte njeriu qe eshte qelluar me grusht :
http://www.youtube.com/watch?v=GzZHjeGt_vA
Krijoni Kontakt