Close
Faqja 11 prej 18 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 171
  1. #101

    “Fjala Xhihad eshte keqinterpretuar”

    Rreth nje muaj pas arrestimit te Artan Kristos, si nxites i akteve terroriste, 42 hoxhallare te Shqiperise jane vene ne mbrojtje te tij.

    Me ane te nje deklarate te bere dje publike, ata bejne te ditur se ndryshe nga sa u trumbetua nga organet e drejtesise ne fjalet e predikuesit te islamit Artan Kristo, sic e kane quajtur ata, nuk verehet te kete elemente me prapavije nxitjen e akteve te terrorit, ne te ardhmen e afert apo te larget.

    “Ne si teologe dhe njohes te mire te problematikave fetare konstatojme se ne shprehjet e Artan Kristos, te paraqitura keto dite nga mediat, pavaresisht retorikes se perdorur, ne nuk konstatojme se ka elemente me prapavije nxitjen e akteve te terrorit, ne te ardhmen e afert apo te larget. Per me teper dhe per aq sa e njohim Artan Kriston, ai eshte nje kritik i ashper ndaj akteve terroriste, ashtu sikurse edhe te gjithe studentet shqiptare qe kane studiuar ne universitetet islame. Kjo deshmi e jona bazohet vetem mbi ate cka njohim prej tij personalisht, si dhe cfare dallohet qarte nga ligjeratat dhe shkrimet e tij”, thuhet ne deklaraten e nenshkruar nga 42 hoxhallaret e Shqiperise.

    Me tej, ata i kane bere thirrje organeve perkatese, te studiojne me ndihmen e eksperteve, nuancat dhe terminologjine e perdorur per rastin ne fjale, te akuzes per nxitje te akteve terroriste dhe te tregojne pergjegjesi legale dhe qytetare ne procedimin e tij.

    Top Channel

    http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=168005&ref=fp
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  2. #102
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anėtarėsuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266

    Fjala Xhihad eshte keqinterpretuar

    Rreth nje muaj pas arrestimit te Artan Kristos, si nxites i akteve terroriste, 42 hoxhallare te Shqiperise jane vene ne mbrojtje te tij.

    Me ane te nje deklarate te bere dje publike, ata bejne te ditur se ndryshe nga sa u trumbetua nga organet e drejtesise ne fjalet e predikuesit te islamit Artan Kristo, sic e kane quajtur ata, nuk verehet te kete elemente me prapavije nxitjen e akteve te terrorit, ne te ardhmen e afert apo te larget.

    “Ne si teologe dhe njohes te mire te problematikave fetare konstatojme se ne shprehjet e Artan Kristos, te paraqitura keto dite nga mediat, pavaresisht retorikes se perdorur, ne nuk konstatojme se ka elemente me prapavije nxitjen e akteve te terrorit, ne te ardhmen e afert apo te larget. Per me teper dhe per aq sa e njohim Artan Kriston, ai eshte nje kritik i ashper ndaj akteve terroriste, ashtu sikurse edhe te gjithe studentet shqiptare qe kane studiuar ne universitetet islame. Kjo deshmi e jona bazohet vetem mbi ate cka njohim prej tij personalisht, si dhe cfare dallohet qarte nga ligjeratat dhe shkrimet e tij”, thuhet ne deklaraten e nenshkruar nga 42 hoxhallaret e Shqiperise.

    Me tej, ata i kane bere thirrje organeve perkatese, te studiojne me ndihmen e eksperteve, nuancat dhe terminologjine e perdorur per rastin ne fjale, te akuzes per nxitje te akteve terroriste dhe te tregojne pergjegjesi legale dhe qytetare ne procedimin e tij.

    » Top Channel »
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  3. #103
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-10-2009
    Postime
    1
    Mos ja futni kote se ja tani po del e verteta mund ta lexoni ne http://www.shekulli.com.al/2009/11/1...n-kristos.html





    Xhihadi i pamundur i Artan Kristos



    Ditėt qė pasuan arrestimin e qytetarit durrsak Artan Kristo, me akuzėn pėr nxitje terrorizmi, u shoqėruan me demonstrime nė media tė website-it, ku Kristo postonte opinionet e tij fetare, si dhe citime nga njė kumtesė e tij prej gati 15 minutash, nė tė cilėn ai flet pėr pėrgatitje pėr xhihad. Sipas medias, organet pėrgjegjėse pėr arrestin, kanė ofruar si prova inkriminimi tė Kristos pikėrisht kėto postime dhe kumtesa.


    Nė fakt, njė shqyrtim i thjeshtė i tekstit inkriminues tė hedhur nė Internet nga Kristo, tekst i botuar i plotė nė disa gazeta tė pėrditshme, zbulon qartėsisht se vetė i akuzuari akuzon njė person si tė devijuar nga feja, pėr shkak se ky i fundit paska thėnė frazėn "Bin Ladeni ėshtė muxhahid (apo luftėtar sipas variantit nė gazeta) i madh". Kjo frazė i atribuohet gabmisht Kristos, kur ky vetėm sa e ka cituar atė pėr tė stigmatizuar njė person tjetėr.


    Mė i ndėrlikuar pėr t'u interpretuar, shfaqet citimi i kumtesės sė hedhur nė Youtube nga i akuzuari. Kjo kumtesė, ėshtė paraqitur si pėrgjigje ndaj njė pyetje drejtuar Kristos, nėse "ka sot xhihad" .


    Pėrgjigja e tij gjendet nė internet, pėr kėdo qė dėshiron ta dėgjojė, por ėshtė vėshtirė tė kuptosh mesazhin e Kristos, pa e vendosur atė nė kontekstin e debateve fetare qė ndodhin sot, kryesisht nė Lindjen e Mesme, si dhe pa i kushtuar vėmendje asaj qė "nuk thuhet" nė atė mesazh, po aq sa asaj qė thuhet.


    Kristo i qėndron besnik, njė pozicioni fetar tė njohur nė literaturėn perėndimore tė kėtij fenomeni, si "selefizėm tradicionalist".


    Burimet e tij fetare, sidomos nė lidhje me ēėshtjen nė fjalė tė xhihadit, bėhen tė qarta, nėse shihen postimet e tjera nga website-i qė Kristo drejtonte, apo nė pėrkthime nė shqip tė qėndrimeve nga figura tė njohura tė kėsaj tendence fetare: dijetarit me origjinė shqiptare Nasirudin Al- Albani (vdiq 1999) dhe atij saudit, Ibn Uthejmini (vdiq mė 2001).


    Kėto dy figura qendrore tė selefizmit tradicionalist, janė cituar midis tė tjerave, tė shprehen qartė se, sipas doktrinės sė tyre fetare, operacionet kamikaze nė emer tė xhihadit, janė fetarisht tė ndaluara (haram).


    Tek qėndrimet e kėtyre dy figurave dhe tek debatet e vazhdueshme rreth ēėshtjes sė xhihadit, nė tribunat fetare myslimane, gjendet informacioni i duhur pėr tė kuptuar domethėnien e mesazhit tė Kristos, i cili, nė fakt, nuk ėshtė aspak origjinal sa ėshtė riprodhim i retorikave dhe refreneve tė selefizmit tradicionalist.


    Ironikisht, nė gjuhėn e militantėve tė tipit tė Al Kaidas dhe mbėshtetėsve tė tyre, qėndrimi i paraqitur nga Kristo, do tė cilėsohej si oportunist dhe burracak, bėrje bisht ndaj detyrės sė luftės pėr ēlirimin e tokave tė pushtuara tė myslimanėve nė Irak apo Palestinė dhe ndaj mbėshtetėsve tė Izraelit apo tė qeverive shtypėse tė Lindjes sė Mesme.


    Pėr tė qartėsuar mė tej, nuancat dhe pėshtjellimet qė lindin gjatė trajtimit tė kėtyre temave tė nxehta, le tė adresojmė shkurtimisht termin 'xhihad', i cili prej kaq kohėsh, ėshtė kthyer nė aktor gjeopolitik.


    Sipas tė drejtės islame, ka dy lloje luftėrash tė armatosura. Njėra ėshtė luftė e shpallur nga autoriteti i udhėheqėsit shtetėror tė komunitetit tė gjithė besimtarėve, kalifit, ndaj njė entiteti tjetėr.


    Deklarimi i kėsaj lufte, nė tė drejtėn klasike islame, ėshtė prerogativ i kalifit, dhe si i tillė ėshtė praktikisht vėshtirė tė realizohet nė praktikė, pasi, bie fjala, edhe dinastia osmane, e cila e ka pretenduar kėtė titull, e ka pėrdorur atė vetėm nė mėnyrė fragmetare gjatė sundimit tė saj dhe pėr pasojė, ky post, pėr qindra vjet nuk ka pasur njė pėrfaqėsues tė mirėfilltė.


    Pėr shumė nga doktorėt e tė drejtės islame, pushtimet e osmanėve nuk kualifikoheshin si xhihad. Sot, pas suprimimit tė Kalifatit "teorik" nga Ataturku, e nė mungesė tė njė prijėsi qė pranohet nga gjithė komuniteti global i besimtarėve si kalif, ky lloj xhihadi ėshtė praktikisht i pamundur.


    Forma e dytė e xhihadit, ėshtė e drejta e vetėmbrojtjes ndaj njė pushtimi tė huaj. Sipas shumicės sė figurave qendrore fetare myslimane sot, kjo ėshtė e vetmja formė legjitime e xhihadit, apo luftės sė armatosur nė ditėt e sotme. Risia monstruoze e Al Kaidės, ka qenė tė pretendojė, se lufta kundėr shteteve tė Perėndimit, nė qytetet e tyre, ėshtė luftė vetėmbrojtėse.


    Autoritete fetare si: Nasirudin Al Albani dhe Ibn Uthejmini, ndėr shumė tė tjerė, janė shprehur energjikisht kundėr kėsaj risie. Gjithashtu, nė tė drejtėn islame, lufta disiplinohet nga disa obligime etike, si ndalimi i sulmit ndaj palėve tė papėrfshira nė betejė, qofshin kėta edhe tė palės armike.


    Pėr Al - Kaedėn dhe grupe tė tjera moderne terroriste, kėto ndalesa fetare, nuk duhet tė pengojnė pėrdorimin e metodave luftarake, tė cilat, nuk bėjnė dallim midis ushtarėve dhe civilėve. Kjo vjen, sipas tyre, sepse teknikat moderne tė luftės, e bėjnė kėtė dallim tė pamundur.


    Kėshtu, pėr dallim nga sa shpall botėrisht krahu ideologjik i Al - Kaedės, ēdo dėgjues mund tė vėrė re dy elementė tė rėndėsishėm tė ligjėrimit tė Kristos. Sė pari, mungesa e pėrmendjes sė Irakut, si fushė legjitime qė kėrkon xhihad, pėrpjekje tė armatosur pėr ēlirimin nga pushtimi amerikan.


    Grupe militante, kanė akuzuar prej kohėsh, figurat kryesore fetare tė Arabisė Saudite, bastionit gati zyrtar tė selefizmit tradicionalist, se kanė shpėrdoruar mėsimet fetare pėr tė mėnjanuar deklarimin e xhihadit, obligimit pėr tė luftuar nė Irak.


    Nė tė kundėrt, disa elementė tė selefizmit, tradicionalist janė pėrqėndruar nė trajtesa teorike e klasike tė xhihadit, si ato pėr domosdoshmėrinė e "rikthimit tė Andalusit", apo Spanjės myslimane tė shekujve tė sundimit maur.


    Tė tilla qėndrime emblematike, duhen parė paralel me ligjėrime tė ngjashme mbi "parajsat e humbura"qė gjejmė edhe nė ideologė tė frymėzimeve tė tjera fetare, si p.sh kur flitet pėr rikthimin e Stambollit (Kostandinopojės) nė fenė e parė, etj.


    Mund tė thuhet se pėrtej efekteve irrituese, ligjėrimi i Kristos, si rixhirim i qėndrimeve tė njohura tė mėsuesve tė tij shpirtėrorė, nuk ka reperkursione praktike dhe mbi tė gjitha, ėshtė i konstruktuar tė jetė i tillė.


    Kjo del edhe mė e qartė, nga eksplorimi i temave sektare, qė gjenden nė ēėshtjen e dytė tė trajtuar nga Kristo, tek ajo e "pėrgatitjes". Ēdo tė thotė "pėrgatitje" nė leksikun fetar tė selefizmit tradicionalist?


    Sipas kėsaj shkolle fetare, ēdo fatkeqėsi politike nė botėn myslimane, veēanėrisht kolonializmi i Lindjes sė Mesme, shpėrbėrja e Kalifatit, apo pushtimi i Palestinės dhe formimi i Izraelit, janė dėnime nga Zoti pėr devijimet ose papastėrtinė doktrinare tė myslimanėve.


    Pėr kėtė arsye, teksa Kristo i referohet "pėrgatitjes" me referenca prej njė vargu uranor mbi betejat profetike, tema e tij kryesore ka tė bėjė me "pėrgatitjen doktrinare." Ironia e kėsaj teze, ėshtė se ėshtė e mbėshtetur mbi kushtin qė "koha e xhihadit" ėshtė atėherė kur tė jetė arritur kjo "pastėrti doktrinare."


    Ēdo studiues i mendimit islam, ėshtė i njohur me faktin se ky pretendim pėr pastėrti doktrinare, ėshtė historikisht i pamundur, dhe thjesht utopik, prej faktit se nuk ka konsensus midis myslimanėve mbi kėtė "pastėrti doktrinare."


    Ēdo tė thotė kjo? Kjo do tė thotė se Kristo, si njė nga shumė pasuesit e selefizmit tradicionalist nė botė, teksa pėrqafon teorikisht idenė e xhihadit si luftė ēlirimtare, nė praktikė, bėn thirrje pėr pauzė ideologjike deri sa tė arrihet pastėrtia doktrinare, e cila ėshtė nė fakt e paarritshme.


    Ai qartazi fajėson, pėr shembull, pėr gjendjen nė Palestinė, aktet e shirkut (politeizmit) dhe kufirit (mosbesimit) tė myslimanėve tė atjeshėm. Qartazi, pėr Kriston, ata nuk kanė pastėrtinė doktrinare tė duhur. Kėto dhjetėra vjet, pretendon ai, nė vend tė asaj ēfarė ėshtė bėrė, pra akteve luftarake, duhet tė ishte punuar me edukimin e doktrinės sė drejtė.


    Sigurisht qė ky nuk ėshtė njė qėndrim origjinal i Kristos. Ai pėrsėrit gati fjalė pėr fjalė diskurset e njėrit prej mėsuesve tė vet shpirtėrorė, Nasirudin Al Albanit, pėr nder tė tė cilit, me sa duket, Kristo ka adoptuar mbiemrin "Albani" nė pseudonimin e tij "akademik", me tė cilin nėnshkruan opinionet e veta fetare nė Internet.


    Konkretisht, sa i pėrket Palestinės, dijetari Nasirudin Al Albani, pati deklaruar, se nėse gjendja e vėshtirė e palestinezėve nė tokat e pushtuara i pengon nga dedikimi i nevojshėm fetar, ata duhet tė emigrojnė nga ajo tokė. Pra, jo tė luftojnė.


    Pėr ngarkesėn nacionaliste, qė mbart ēėshtja e Palestinės nė Lindjen e Mesme, nuk mund tė ketė provokim mė tė madh. Por kjo ilustron idenė se pėr mėsuesit shpirtėrorė tė Kristos, "lufta" teologjike ėshtė ajo qė ka pėrparėsi mbi ēdo kauzė nacionaliste apo pan-islamiste si Palestina.


    Praktikisht, kjo do tė thotė se, teksa selefinjtė si Kristo trajtojnė temėn e xhihadit, automatikisht atė e pėrfytyrojnė nė njė kohė tė pacaktuar, gati johistorike, kur tė arrihet masivizimi konsensual i pastėrtive tė doktrinės e ritualit.


    Nė tė kundėrt, pėr ideologėt qė mbėshtesin metodologjitė e Al -Kaedas, tė parėt pėrbėjnė oportunistė, tė cilėt nė fakt dėmtojnė kauzėn e Islamit duke induktuar pasivitet tek pasuesit e tyre, dhe duke i drejtuar ata tė shohin thelbin e problemit jo tek Amerika dhe qeveritė e Lindjes sė Mesme, ku e sheh Al - Kaeda, por tek imtėsitė e ritualit apo tek debatet teologjike, tė cilat kanė shekuj qė myslimanėt nuk i zgjidhin. Me pak fjalė, Xhihadi pėr tė cilin flet Kristo, ėshtė praktikisht i pamundur.


    Pėrfshirė nė debate kontroversiale, tė largėta nga realiteti shqiptar, teorizimet dhe qėndrimet e Artan Kristos, alias Muhamed Abdullah al Albanit, sigurisht qė janė shqetėsuese pėr optikėn e njė publiku jo tė specializuar. Por nuk duhet harruar, se jo gjithēka qė trondit apo irriton publikun e gjerė pėrbėn krim.


    Agjencitė dhe organet qė po trajtojnė rastin Kristo, duhet medoemos tė kėrkojnė asistencė nga ekspertė tė mirėfilltė tė terrorizmit apo ekstremizmit islamik tek homologėt e tyre perėndimorė, pėr tė kuptuar drejt formulimet e tij retorike, pėr tė pėrcaktuar qartė nė kemi tė bėjmė me nxitje pėr dhunė konkrete, apo vetėm me vizione dhe predikime, qofshin ato edhe reaksionare.


    Nėse duhet patjetėr njė shembull preventiv, kundėr frymėzimeve tė mėtejshme ekstremiste, Artan Kristo "al Albani" (arabisht: shqiptari), qė shpall si heretikė e devijantė simpatizantėt e Bin Ladenit, nuk do tė ishte kurbani i duhur.

  4. #104
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Kjo ėshtė njė intervistė tė cilėn e kanė bėrė gazetarėt e "Gazeta Shqiptare" pak ditė me parė (ose mė saktė mė datė 18/11/2009) me Hoxhėn e nderuar Muhammed Abdullahi.

    1) Ndodheni nė qeli pėr akuzėn e thirrjeve publike dhe propagandės pėr qėllime terroriste. E keni pranuar kėtė akuzė para organeve kompetente ?

    Pėrgjigjet Hoxha i nderuar.
    Organi i akuzės e ka ndėrtuar akuzėn e lartė pėrmendur ndaj meje duke u bazuar nė njė audio, nė tė cilėn unė jam pėrgjigjur ndaj njė pyetje rreth temės sė xhihadit, duke bėrė shkėputje nga konteksti i pėrgjigjes.

    E kanė cilėsuar si nxitje nė favor tė terrorizmit, kjo vepėr prej tyre (pra shkėputja e fjalėve nga konteksti i pėrgjithshėm) ėshtė njė shkelje e qartė e ligjit.

    Nė transkeptimin qė i kanė bėrė audios, nė ēdo rresht lexon fjalėn “flet arabisht, nuk kuptohet” atėherė, nėse nė atė audio ka shumė fjalė qė nuk kuptohen, si doli rezultati qė unė kam bėrė krim dhe nxitje nė favor tė terrorizmit. Organi i akuzės duke mos e kuptuar ēfarė flitet nė atė audio, sepse ėshtė e mbushur me terma teologjie, aq mė shumė e shoqėruar edhe me fraza nė gjuhėn arabe, nuk kanė tė drejtė tė nisin hetime tė bazuara thjeshtė nė atė qė ata kuptojnė, tė njėjtin gabim e ka bėrė edhe gjykata duke plotėsuar dėshirat e tyre padrejtėsisht.

    Audion qė ata hetojnė rreth saj, ėshtė e imja, duke theksuar se ajo nuk pėrmban asnjė lloj nxitje nė favor tė terrorizmit, pėrkundrrazi ajo ėshtė nė kundėrshtim tė plotė me atė qė ata hamendojnė. Jam i pafajshėm, nuk kam bėrė krim dhe e lus All-llahun tė mė ndihmojė.

    2) Nė momentin e arrestimit ju keni qenė nė klinikėn tuaj nė Shkozet. Mund tė na thoni ēfarė ndodhi konkretisht. Si u soll policia me ju, etj.

    Pėrgjigjet Hoxha i nderuar.
    Nė momentin e arrestimit, kam qenė nė shkozet. Kam qenė nė qėndrėn fetare qė e kemi atje. Unė nuk kam klinikė, por nė atė qėndėr fetare nė shkozet falemi dhe bėjmė tubimet tona fetare dhe si me pėrvojė nė mjekėsinė alternative, ndonjė mik vinte dhe mė takonte nė atė qėndėr pėr ēėshtje mejksore.

    Ndėrsa sjellja e policisė, ishte larg ēdo etike, saqė donin tė mė shkėpusnin faljen, shkak se nė momentin qė ata erdhėn, isha duke u falur.

    3) Nė faqen e internetit "www.AlbSelefet.net" prokuroria pretendon se "fshiheni" me emrin Muhammed Abdullahi. Ju e frekuentoni kėtė faqe ?

    Pėrgjigjet Hoxha i nderuar.
    Po, unė e vizitoj faqen Albselefet.net Forum Islam dhe e preferoj atė. Sa pėr fshehjen me emrin Muhammed Abdullahi, nuk ėshtė e saktė. Une nuk fshihem me atė emėr, unė e kam deklaruar atė emėr, nė momentin qė e kam pranuar pėr fe islamin, sikurse bėjnė shumė emigrantė shqiptar kur emigrojnė nė Greqi apo kur ata pagėzohen nga Ahmed e vendosin Sotiraq apo Kristaq, e njėjta gjė ėshtė edhe me mua, ky ėshtė emri i im fetar dhe jo maskė.

    E kam pranuar pėr fe islamin dhe mė pėlqen emri Muhammed Abdullahi dhe jo Artan Kristo. Shkaqet qė nuk e kam ndryshuar emrin nė gjėndje civile, janė tė shumta, njė prej tyre ėshtė mos`shqetėsimi i disa paranojakėve qė veshin rroben e ligjit. Shkak, shqetėsimeve tė shumta prej tyre.

    4) Pėr ēfarė diskutohet nė forumin ku janė tė anėtarėsuar qindra besimtarė muslimanė ?

    Pėrgjigjet Hoxha i nderuar.
    Nė forumin Albselefet.net Forum Islam diskutimet janė te ndryshme, por, gjithmonė nė aspektin fetar, duke u dalluar ky forum me pasimin e islamit autentik.

    5) Avokati juaj, Malindi ka deklaruar se pėrndiqeni nga SHISH-i, pasi nuk keni pranuar tė jeni agjent i tyre. Ju ėshtė propozuar tė punoni nė kėtė institucion ?

    Pėrgjigjet Hoxha i nderuar.
    Unė nuk kam pasur ndonjė propozim prej shish-it pėr tė punuar nė atė instituzion. Ajo qė unė kam pasur shqetėsim nga shish-i, ėshtė historia qė mė ka ndollur nė maj tė 2006, kur u ktheva nga egjipti, ku me presione tė sofistikuara mė merrnin nė pyetje, sa me njė hotel nė periferi tė Tiranės e sa me njė hotel nė periferi tė Durrėsit, ku gjatė kėtyre bisedimeve nuk kanė munguar kėrkesat pėr tė folur pėr ēėshtje tė tjera qė nuk kishin tė bėnin me mua, tė cilat kanė marrur refuzimin tim tė plotė.

    Pas njė sėrė bisedimesh, refuzova vazhdimin e bisedimeve (pėr ēeshtjet qė ata mendonin se ishin tė mijat). Ndėrsa ata filluan me kėrcėnimet e tyre tė sofistikuara, si ndalimi i tė drejtės sė pashaportės dhe mė pas shumė probleme tė tjera, derisa erdhi kjo tjetra, pėr tė cilėn mendoj se nuk ėshtė e fundit, sepse kam tė bėj me njė “organ” dashakeqės dhe agresiv, i cili pėr hirė tė qėllimeve tė tij, bėn ē`tė dojė duke hecur me parimin “qėllimi e arsyeton mjetin” nga ky “organ” kam qenė dhe jam nė presion nė format qė ata dijnė t`i bėjnė presionet, por ju them se do tė qėndrroj nė ideologjinė time duke i shėrbyer fesė islame, pa e marrė parasysh pėrfundimin.

    6) Njiheni si besimtar i devotshėm musliman dhe pjesė e rrymės radikale. Keni pasur pėrplasje me krerėt e Komunitetit Musliman ?

    Pėrgjigjet Hoxha i nderuar.
    Radikal ?? !!! Kjo fjalė ka nevojė pėr pėrkufizim, nese quhet radikalizėm mjekrra, atėherė nuk ėshtė nevoja tė me pyesni jam apo jo radikal.

    Kur themi musliman i devotshėm, pra, bėn atė qė thotė All-llahu i lartėsuar dhe nėse unė njihem si i tillė, jam krenar, sepse besoj se suksesi nė jetė ėshtė vetėm nė bindje ndaj All-llahut tė lartėsuar.

    Lidhja ime me krerėt e komuniteti musliman, nuk ka ekzistuar ndonjėherė, as pozitive dhe as negative, kam qenė dhe jam teolog i pavarur, sepse kėshtu e preferoj.

    7) Nėse po, tė ēfarė natyre kanė qenė kėto pėrplasje ?

    Pėrgjigjet Hoxha i nderuar.
    Nuk shėnohet mes meje dhe komunitet musliman asnjė pėrplasje, unė e rrespektoj atė si institucion por nuk preferoj tė jem nė strukturat e tij. Gjithashtu ju theksoj se, ndonjė ndrysim nė ideologjitė fetare, s`do tė thotė armiqėsi.

    8) I ndjeri Sali Tivari ju ka denoncuar para vrasjes. Si kanė qenė marrėdhėniet tuaja ?

    Pėrgjigjet Hoxha i nderuar.
    Nė lidhje me denoncimin, nuk kam dijeni, por, ju tregoj se mė datė 6 tetor tė vitit 2002 kam qenė nė Siri e mė pas nė Egjitp deri mė 21/05/2006.

    Marėdhėniet e mija me tė ndjerin, nuk kanė qenė mardhėnie tė ngushta, por pėr njė ēėshtje nė lidhje me mėsimet nė xhami, kemi pasur mospajtim dhe kaq.

    Pastaj, ne nė islam e kemi si rregull qė pėr tė vdekurit flitet vetėm mirė, por meqė pyetėt po ju them, nuk ka pasur nė lidhjet tona diēka shqetėsuese.

    9) Keni qenė njė ndėr tė akuzuarit pėr ekzekutimin e tij. Ju vetė keni deklaruar se nuk keni lidhje me ngjarjen. Pėrse mendoni se ju shėnjestruan organet kompetente ?

    Pėrgjigjet Hoxha i nderuar.
    Nė lidhje me akuzėn rreth tij, ėshtė akuzė e turpėshme dhe gjė qė nuk ja lejon feja asnjė besimtari, sa i pėrket shkakut pse mi drejtuan mua kėto akuza, nuk e di as vetė deri sot. pse ?

    10) Na flisni pak pėr shkollimin tuaj dhe jetėn nė Siri ?

    Pėrgjigjet Hoxha i nderuar.
    Nė Siri kam shkuar nė shkollė nė vitin 1993 mė 25 shtator me njė shkres nga Hafiz Sabri Koēi sė bashku me 52 shokė tė tjerė. Atje kemi mėsuar gjuhėn arabe dhe mėsimet fetare.

    11) Kohėt e fundit ka pasur mjaft pėrplasje nė Komunitetin Musliman. Si e komentoni, nėse i keni ndjekur nga qelia zhvillimet ?

    Pėrgjigjet Hoxha i nderuar.
    Problemet e fundit i kam ndjekur me anė tė medias, mė vjen keq pse shkojnė disa punė keq, e lus All-llahun t`ia lehtėsoj mirėkuptimin mes tyre. Gjithsesi kėto zhvillime i shoh me syrin e njė personi tė jashtėm dhe vetėm kaq.
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  5. #105
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Pershendetje forumiste te nderuar. Islami eshte nje brenge shume e madhe per nje pjese te madhe te botes, por edhe per popullin shqiptar dhe te ardhmen e tij si nje komb i civilizuar, i pasur me kulture qe ka qka t'i ofroje Evropes, por edhe me gjere. Per shkak te kesaj feje ne jemi populli me i varfer ne Evrope dhe me i izoluari. Per shkak te kesaj feje 2 te tretat e territorit tone i kemi humbur, per shkak te kesaj feje u terrorizuam per 500 vjet pa nderpre.
    Problemi qendron tek keta persona qe thone se po e besojne Allahun dhe Muhamedin dhe tek ideologjia e tyre. Keta krejt kapen ne Allahun, Muhamedin dhe fene e tyre, keta jane faktet dhe argumentat e tyre. Keta thone se 'allahu' na ka urdheruar qe t'i vrasim ata qe se besojne Muhamedin dhe allahun, se Allahu ('Perendia i Universit' - sipas tyre) spaska kurrfare fuqie, atij po i nevojiten bombat dhe kamikazet. E ky allahu akuzohet se po mban ne nje fare menyre bordello (sepse ne Kuran ai premton 'bardhoshe symedha' per ata qe luftojne qe feja e tij te dale fitimtare ne bote, aty ku gjendet ai, sipas tyre ne 'arsh' (i Paster eshte Zoti nga shpifjet e tyre). Qka eshte problemi, keta ia kane fut vetes ne koke se ekziston vetem nje Zot, te cilit duhet t'i lutemi ne arabisht, te sillemi si arabet, te mendojme si ta si te verber, sepse nje person ne shek. 6 ka pretendu se eshte profet. Ndersa besimi krishter nuk kerkon kesi asimilimi, sepse Zoti eshte i njejte per te gjitha kombet. Fatkeqesisht po dojne me shti edhe ne shkolla kete helmin islam. Keta i kane shpike edhe qendrimet e tyre, duke i larguar njerezit nga Perendia i vertete, i cili gjendet vetem tek Personi i Jezus Krishtit... Zoti eshte dashuri, a nuk e thote Bibla kete, a nuk e tha edhe Jezusi kete, duke kundershtu dhunen, dhe duke perhape dashuri dhe falje, gjera prej te cilave ky personi i ashtuquajtur injoranti Muhamed ishte me galaktika larg. Por per keta kjo nuk mjafton, se keta e dijne me mire, keta e dijne me mire se Kurani, keta e dijne me mire se Hadithet.
    Allahu ne librin e tij Kuranin urdheron qe te vriten te gjithe ata qe nuk e pranojne islamin si fe dhe qe e kundershtojne kete fe. Per kete jane argument suret e tij, ajetet e tij, per te cilat keta thone se 'nuk e kane kuptimin se cfare thone ato, ju po i keqinterpretoni' se keta e dijne me mire, dhe krejt kjo per t'u mbajtur gjalle ky mit, dhe na citojne ajete kur Muhamedi s'kishte force ushtarake. Edhe politikanet tone (me perjashtim te Fatmir Sejdiut) fatkeqesisht kane rene ne genjeshtrat e tyre, pra u pa dje ne rastin e Kurban Bajramit. Akuza ka, fakte ka, argumente ka... sepse o njerez shume e thjeshte eshte kjo, perse nuk mund ta kuptoni dhe ta pranoni: nuk mund te jete nje pedofil profet i Zotit, si qe nuk mund nje 'prift' apo 'pastor' qe abuzon me femije te jete dishepull i Zotit. Kurre nuk ka asnje katolik qe ka marre ne mbrojtje pedofilat por jane distancuar dhe kane kerku falje, keta kurre nuk kane kerku falje, se nuk i len verberia e tyre,... te jemi te sinqerte miqte e mi, Muhamedi kurre ska qene profet i Zotit, dhe as qe do te jete ndonjehere, gjasa per kete ka 0 % fatmiresisht. Neve nuk duhen premtime per bordello dhe hyrite, neve nuk na nevojitet xhihadi, neve nuk na duhet urrejtja dhe kercenimet, neve nuk na nevojen premtimet e paganeve dhe perrallat e tyre, neve nuk na nevojiten profetat qe nuk dijne shkrim e lexim, neve nuk na nevojiten lufterat ndermjet fiseve, neve nuk na nevojiten persona qe vrasin popullin e tyre, e pastaj vrasin e terrorizojne te gjitha kombet e botes. I ftoj te gjithe shqiptaret qe ta kundershtojne kete fe dhe kete ideologji, Zoti eshte nje, ne besojme se ekzsiston vetem nje Perendi i vetem, dhe Ai Perendi eshte Perendia qe e ka zbulu veten ne Personin e Jezusit. Jini te mencur si gjarperinje, te paster si pellumbat, mos ndegjoni propagandat e tyre, largojuni sa me larg tyre, rrini syqele... Neve na nevojitet puna, deshira per dituri, deshira per jete me te mire, optimizmi dhe shpresa. I lutemi Zotit qe zemrat e atyre qe predikojne xhihad dhe terrorizem te zbuten, qe te gjithe njerezit e botes te jetojne ne paqe dhe ne vellazeri te vertete, dhe posaqerisht kombi shqiptar te jetoje ne begati dhe dashuri ne mes njeri tjetrit.

    Me te mira nga Mesia4ever

  6. #106
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anėtarėsuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266

    “Artan Kristo shkruante se duhet tė vrasim nė emėr tė Xhihadit”

    Pas disa javėsh qė hoxha nga Durrėsi Artan Kristo ndodhet nė qeli, zbardhet pėr herė tė parė i plotė vendimi i Gjykatės sė Tiranės. Sipas kėtij vendimi, i arrestuari, nėpėrmjet telefonit dhe faqes elektronike, bėnte thirrje pėr nxitje tė terrorizmit. Gazeta “Albania” ka mundur ta sigurojė tė plotė kėtė vendim dhe po e boton atė nė numrin e sotėm. Nė tė jepen pėr herė tė parė tė dhėnat si Shėrbimi Informativ Shtetėror ka rėnė nė gjurmėt e hoxhės.

    V E N D I M
    “Pėr kontrollin e vendeve“

    Gjykata Rrethit Gjyqėsor Tiranė e pėrbėrė nga

    GJYQTAR GERD HOXHA,

    asistuar prej sekretares gjyqėsore Elenita Zoto, sot mė datė 12 tetor 2009, pasi mori nė shqyrtim materialin procedues me nr. 1534 akti, qė i pėrket:


    KĖRKUES : Prokuroria e Rrethit Gjyqėsor Tiranė, pėrfaqėsuar nga prokurori
    Z.Ermir Beta.

    OBJEKTI : Autorizimin e kontrollit tė ambienteve :
    • Banesė 3-katėshe, e personit nėn hetim Artan Pėllumb Kristo, i njohur me emrin fetar Muhamed Abdullah Al Albani, e ndodhur nė lgj.”Troplini”, fshati Rrashbull, Durrės.
    • Klinikė mjekėsore, e ndodhur nė njė banesė 2-katėshe, rrugica e Gjykatės sė Apelit Durrės, Rr. ”Bajram Curri”, lagjja 14, Shkozet, Durrės, ku personi nėn hetim Artan Pėllumb Kristo, i njohur me emrin fetar Muhamed Abdullah Al Albani, ushtron aktivitetin e tij.


    BAZA LIGJORE : Neni 202 i K.Pr.Penale.
    Gjykata, nė pėrfundim tė shqyrtimit gjyqėsor, pasi administroi aktet shkresore, dėgjoi kėrkesėn e prokurorit, i cili kėrkoi dhėnien e autorizimit tė kontrollit tė ambienteve tė lartpėrmendura; si dhe pasi shqyrtoi nė tėrėsi ēėshtjen


    V Ė R E N
    Se nga Prokuroria e Rrethit Gjyqėsor Tiranė ėshtė sjellė pėr gjykim kėrkesa pėr dhėnien e autorizimit pėr kontrollin e ambienteve tė lartpėrmendura, ambiente nė tė cilat dyshohet se kryhet vepra penale e “Nxitjes, thirrjes publike dhe propagandės pėr kryerjen e veprave me qėllime terroriste”, tė parashikuar nga neni 232/a i K.Penal.
    Nga shqyrtimi gjyqėsor rezultoi se, Prokuroria e Rrethit Gjyqėsor Tiranė, mbi bazėn e materialit kallėzues tė ardhur me dt.10.06.2009 nga Shėrbimi Informativ Shtetėror (mė poshtė SHISH) ka regjistruar procedimin penal nr.2915, viti 2009, qė bėn fjalė pėr veprėn penale tė «Nxitja, thirrja publike dhe propaganda pėr kryerjen e veprave penale me qėllime terroriste», tė parashikuar nga neni 232/2 i Kodit Penal, nė ngarkim tė shtetasit Artan Kristo.
    Nga shqyrtimi i materialeve tė ēėshtjes penale rezulton se, shtetasi Artan Kristo, i biri i Pėllumbit, ka lindur nė Shkodėr me dt.19.01.1978. Aktualisht ėshtė banor i fshatit Rrushbull, Durrės. Ky shtetas ėshtė i martuar me dy gra dhe ka disa fėmijė. Sipas Prokurorisė rezulton se, shtetasi nė fjalė pretendon se, ka pėrfunduar arsimin e lartė fetar, nė Libi. Aktualisht njihet si praktikues dhe predikues i fesė myslimane. Nė kėtė fushė personi nė hetim Artan Kristo njihet me emrin «Muhamed Abdulla Al Albani».
    Aktivitetin e tij fetar Artan Kristo e realizon ndėrmjet tė tjerave edhe nėpėrmjet komunikimit nė rrugė telefonike dhe elektronike. Nė website (faqe elektronike) Albselefet.net Forum Islam shfaqen disa pamje tė shtetasit Artan Kristo, nga tė cilat dyshohet se, ky shtetas synon mbėshtetjen ose kryerjen e veprave pėr qėllime terroriste.
    Personi nė hetim Artan Kristo prej njė kohė tė gjatė bėn propagandė radikale islamike tė llojit salafit-tekfirist, me njė grup tė vogėl tė rinjsh, nė Rrashbull dhe Golem, duke dhėnė kėshilla radikale islamike. Kėto kėshilla dhe kėtė propagande Artan Kristo e realizon edhe nėpėrmjet website www.forum.islamik.com dhe www.udhezimedhedrita.net.

    Konkretisht shtetasi Artan Kristo shprehet se:

    « ...ka pasur ka dhe do tė ketė Xhihad, i cili ėshtė obligim dhe detyrim pėr myslimanėt, deri ditėn e gjykimit... ; ...nė Xhihad shkohet pėr tė luftuar e pėr tė vrarė qafirėt, qė janė bėrė pengesė pėr vendosjen e shtetit islam, drejtėsisė, pra duhet tė kesh mė se tė vrasėsh.... ; normalisht ne pranojmė edhe tė vritemi sepse Xhihadi ėshtė luftė e shenjtė dhe obligim pėr myslimanin por jo vetėm tė vritemi, por tė vrasim... ; ne jemi pro Xhihadit, lutemi qė tė vij ajo ditė qė tė na mundėsohet ta ndihmojmė islamin, ta bėjmė Xhihadin me atė tė fjalės, forcės sė krahut, bombės,...por duhet tė pėrgatitemi sa mė shumė qė tė kemi mundėsi...».

    Nisur nga pėrmbajtja e kėtyre pamjeve filmike, kėshillave dhe propagandės, Prokuroria pretendon se nxitet urrejtja fetare, e cila rrezikon pėrēarje sociale nė familjet shqiptare dhe mirėkuptimin e bashkėjetesėn brenda komunitetit mysliman dhe mė gjerė.
    Nė rrugė operative janė siguruar tė dhėna se, personi nė hetim Artan Kristo ka nė pėrdorim numrat e telefonisė celulare 069 20 26 900 dhe 068 23 20 860, 067 22 84 501, 067 23 32 205. Ky shtetas gjithashtu, komunikon nėpėrmjet postės elektronike: eddirajeh@hotmail.com.
    Me vendimet e saj nr.98Akti, dt.10.09.2009 dhe nr.98/1 Akti, dt.24.09.2009, Gjykata e Rrethit Gjyqėsor Tiranė ka vendosur pranimin e kėrkesės sė Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsor Tiranė, pėr pėrgjimin e :
    • telekomunikimeve nga/dhe me numrat e telefonisė celulare 069 20 26 900; 068 23 20 860; 067 22 84 501 dhe 067 23 32 205, tė pėrdorur nga personi nė hetim, shtetasi Artan Kristo alias “Muhamed Abdulla Al Albani.
    • Telekomunikimeve tė postės elektronike : eddirajeh@hotmail.com; faqes elektronike www.forum-islamic.com dhe wwwė.udhezimedhedrita.net, tė pėrdorura nga personi nė hetim Artan Kristo.
    Nisur nga transkriptimet e bisedave, pėrmbajtja e pamjeve tė shkarkuara nga website dhe nga materiali i parashtruar sa mė sipėr, Prokuroria e Rrethit Gjyqėsor Tiranė pretendon se, ne rastin konkret kemi tė bėjmė me vepėr penale, me rrezikshmėri tė lartė shoqėrore dhe pėr nevoja tė hetimit tė kėsaj vepre penale ėshtė i nevojshėm kontrolli i ambienteve tė lartpėrmendura.
    Nė rastin konkret, Gjykata vėren se, ekziston dyshimi i arsyeshėm se, nė ndėrtesat e lartpėrmendura, ku banon dhe ushtron aktivitetin e tij personi nė hetim Artan Kristo, mund tė fshihen prova materiale, tė dhėna apo, gjurmė tė sendeve qė i pėrkasin veprės penale, tė parashikuar nga neni 232/a i K.Penal.
    Kėto pėrfundime rezultuan tė provuara nga administrimi nė seancė i provave tė paraqitura nga Prokuroria tė cilat janė: urdhėr pėr regjistrimin e procedimit penal nr.2915, dt.27.08.2009; kėrkesė nr.1845 prot, dt.27.08.2009 e SHISH pėr fillimin e ndjekjes penale bashkėlidhur shkresėn nr.1845/1prot, dt.31.08.2009 me dokumentacionin mbėshtetės; vendim pėr kėqyrjen e website Albselefet.net Forum Islam etj…; vendimi nr.98 Akti, dt.10.09.2009 i Gjykatės sė Rrethit Gjyqėsor Tiranė; tė dhėna personale tė personit nė hetim Artan Kristo, proces-verbale tė transkriptimit tė bisedave; e nė tėrėsi materiali i procedimit penal nr.2915, viti 2009, nė ngarkim tė personit nė hetim Artan Kristo, i sjellė pėr vlerėsim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqėsor Tiranė.


    PĖR KĖTO ARSYE
    Gjykata, bazuar nė nenet 202 e 205 tė K.Pr.Penale

    V E N D O S I

    1 1. Autorizimin e kontrollit tė ambienteve :
    • Banesė 3 katėshe, e personit nėn hetim Artan Pėllumb Kristo, i njohur me emrin fetar Muhamed Abdullah Al Albani, e ndodhur nė lgj.”Troplini”, fshati Rrashbull, Durrės.
    • Klinikė mjekėsore, e ndodhur nė njė banesė 2 katėshe, rrugica e Gjykatės sė Apelit Durrės, Rr.”Bajram Curri”, lgj.14, Shkozet, Durrės, ku personi nėn hetim Artan Pėllumb Kristo, i njohur me emrin fetar Muhamed Abdullah Al Albani, ushtron aktivitetin e tij.

    SEKRETARE Elenita Zoto
    GJYQTAR Gerd Hoxha
    GAZETA ALBANIA
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  7. #107
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    duhet krijuar nje institucion me eksperte per te riparuar trurin e ketyre tipave..
    ne se shteti fle.. neser mos te cuditemi kur qytetet tona mund te kthehen ne bagdad bejrut e kandahar e islamabad..

    athere mbaroj shqiperia e kosova..

    cfar propozojne bashjkatdhetaret tan musliman qe nuk pajtohen me ekstremizmat e ktyre qe flasin per lufte ..

    ???

  8. #108
    Artan Kristo eshte nje musliman i vertete dhe sillet si i tille. Nuk ka asgje per t'u ēuditur. Nqs ne shqiptaret mburremi per tolerancen tone fetare duke pretenduar edhe t'a eksportojme, harrojme se kjo tolerance nuk ekziston. Ekziston toleranca mes shqiptareve por jo mes besimtareve. Toleranca mes shqiptareve ka ekzistuar gjithmone, dhe eshte nje virtyt per shqiptaret. Mostoleranca mes besimtareve nuk ka ekzistuar, por kjo nuk do te thote se ka tolerance. Nuk ka ekzistuar per vete faktin se nuk ka besimtar te vertete. Po te kishte besimtar te vertete, kjo e ashtuquajtura tolerance do te ishte shume e brishte. Nje musliman i vertete si Artan Kristo nuk mund te sillet ndryshe, dhe po te kishte 100 mije Artan Kristo ne Shqiperi, kjo "toleranca" jone do te ishte vetem nje kujtim i bukur.
    Nuk duhet menduar se po burgosem Artan Kristot kemi zgjedhur problemin, edhe se arrestimi eshte i vetmi mjet emergjent ndaj nje rasti te zene ne flagrance. Fenomeni duhet parandaluar dhe jo kuruar. Si mund te parandalohet? Nje nder mjetet per te parandaluar mostolerancen fetare eshte qe te kemi sa me pak musliman te vertete, pra sa me pak Artan Kristo. Dilema mbetet, nese shoqeria shqiptare do te jete ne gjendje te izoloje musluimanet e vertete si zoteria ne fjale? Eshte shume e veshtire qe te japim nje pergjigje te vlefshme. Ndoshta do te ja arrije, por vetem deri atehere kur Artan Kristot te konsiderohen vetem si nje fenomen i izoluar shoqeror.

  9. #109
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar mė parė nga gerrard73 Lexo Postimin
    Artan Kristo eshte nje musliman i vertete dhe sillet si i tille. Nuk ka asgje per t'u ēuditur. Nqs ne shqiptaret mburremi per tolerancen tone fetare duke pretenduar edhe t'a eksportojme, harrojme se kjo tolerance nuk ekziston. Ekziston toleranca mes shqiptareve por jo mes besimtareve. Toleranca mes shqiptareve ka ekzistuar gjithmone, dhe eshte nje virtyt per shqiptaret. Mostoleranca mes besimtareve nuk ka ekzistuar, por kjo nuk do te thote se ka tolerance. Nuk ka ekzistuar per vete faktin se nuk ka besimtar te vertete. Po te kishte besimtar te vertete, kjo e ashtuquajtura tolerance do te ishte shume e brishte. Nje musliman i vertete si Artan Kristo nuk mund te sillet ndryshe, dhe po te kishte 100 mije Artan Kristo ne Shqiperi, kjo "toleranca" jone do te ishte vetem nje kujtim i bukur.
    Nuk duhet menduar se po burgosem Artan Kristot kemi zgjedhur problemin, edhe se arrestimi eshte i vetmi mjet emergjent ndaj nje rasti te zene ne flagrance. Fenomeni duhet parandaluar dhe jo kuruar. Si mund te parandalohet? Nje nder mjetet per te parandaluar mostolerancen fetare eshte qe te kemi sa me pak musliman te vertete, pra sa me pak Artan Kristo. Dilema mbetet, nese shoqeria shqiptare do te jete ne gjendje te izoloje musluimanet e vertete si zoteria ne fjale? Eshte shume e veshtire qe te japim nje pergjigje te vlefshme. Ndoshta do te ja arrije, por vetem deri atehere kur Artan Kristot te konsiderohen vetem si nje fenomen i izoluar shoqeror.

    Lol, ti poaske nevoje per lavazh truri.
    Mjere koka qe mban trurin tend te kalbur
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  10. #110
    Citim Postuar mė parė nga gerrard73 Lexo Postimin
    Artan Kristo eshte nje musliman i vertete dhe sillet si i tille. Nuk ka asgje per t'u ēuditur. Nqs ne shqiptaret mburremi per tolerancen tone fetare duke pretenduar edhe t'a eksportojme, harrojme se kjo tolerance nuk ekziston. Ekziston toleranca mes shqiptareve por jo mes besimtareve. Toleranca mes shqiptareve ka ekzistuar gjithmone, dhe eshte nje virtyt per shqiptaret. Mostoleranca mes besimtareve nuk ka ekzistuar, por kjo nuk do te thote se ka tolerance. Nuk ka ekzistuar per vete faktin se nuk ka besimtar te vertete. Po te kishte besimtar te vertete, kjo e ashtuquajtura tolerance do te ishte shume e brishte. Nje musliman i vertete si Artan Kristo nuk mund te sillet ndryshe, dhe po te kishte 100 mije Artan Kristo ne Shqiperi, kjo "toleranca" jone do te ishte vetem nje kujtim i bukur.
    Nuk duhet menduar se po burgosem Artan Kristot kemi zgjedhur problemin, edhe se arrestimi eshte i vetmi mjet emergjent ndaj nje rasti te zene ne flagrance. Fenomeni duhet parandaluar dhe jo kuruar. Si mund te parandalohet? Nje nder mjetet per te parandaluar mostolerancen fetare eshte qe te kemi sa me pak musliman te vertete, pra sa me pak Artan Kristo. Dilema mbetet, nese shoqeria shqiptare do te jete ne gjendje te izoloje musluimanet e vertete si zoteria ne fjale? Eshte shume e veshtire qe te japim nje pergjigje te vlefshme. Ndoshta do te ja arrije, por vetem deri atehere kur Artan Kristot te konsiderohen vetem si nje fenomen i izoluar shoqeror.
    Nuk e lexova dot me mbas asaj qe kam bere me ngjyre te kuqe se dukej qe s'ja vlente. Cfare konsideron myslyman te vertet ti zoteri?

Faqja 11 prej 18 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  3. Gjykata dėnon Sali Veselin pėr vrasjen e Ekrem Rexhės, komandat Drinit
    Nga kosovar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 07-12-2011, 06:31
  4. Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 07:18
  5. Arrestohet nė Itali vrasėsi i Eva Vishės, nėnės sė Elsa Lila
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 06-09-2006, 03:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •