Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Lightbulb Dom Ndre Mjeda

    IN MEMORIAM: Dom Ndre Mjeda

    Mėsues Feje e Poezie - nė 69 vjetorin e vdekjes









    Mė 1 gusht janė mbushur 69 vjet nga vdekja e poetit tė madh, Dom Ndre Mjedės (1866 – 1937). I mbylli sytė nė Shkodėr, mė 1 gusht 1937, pas njė veprimtarie tė palodhur fetare, kulturore e atdhetare. Mori pjesė nė Kongresin e Manastirit, ishte nismėtar pėr formimin e Komisisė letrare, themeloi shoqėrinė kulturore "Agimi", punoi shumė pėr gjuhėn shqipe, shkroi poezitė e pėrmbledhura nė "Juvenilja", ndėrmjet tė cilave shkėlqejnė poemthat "Andrra e jetės", "Vaji i bylbylit", "Liria", "Lisus", "Skodra"…

    Nė njė ditė si kjo, ia vlen jo vetėm tė kujtosh artin e tij, por, mbi tė gjitha, tė mendosh sesi mund tė nxirren nė dritė thesare ende tė pa zbuluara tė krijimtarisė sė tij. Nuk ėshtė aspak e ēuditshme qė edhe veprat e Mjedės, ndonėse i vetmi klerik katolik i pranuar ndėrmjet shkrimtarėve qė studioheshin ndėr shkolla, gjatė periudhės sė diktaturės, iu nėnshtruan ēensurės. Kėtė fat patėn kryesisht veprat me karakter fetar edhe disa krijime mė pak tė njohura poetike si “Majerling”, “Bija e verbtė ē’prei t’lémi”, dhe “Kānga e Mahmud Pashės”, botuar (ndėrmjet poezive tė tjera tė Mjedės nė Shahiri Elierz. Do bejta qi ka qķt N. M. i S.J.) si shtojcė e njė flete fetare nga Jak Junku nė Kulshedra e Shpirtit, zblue t’rijve prei P. J. Junkut t’Shoqnķs Jezu. Deri mė sot nuk kemi njė pėrmbledhje tė veprave tė Mjedės nė prozė, studimet e tij pėr shkrimtarėt e vjetėr tė Veriut dhe sidomos librat si “Jeta e shejtit sh’Njon Berchmans”, “T’pergiamit e Zojs Bekueme”, “Katekizmi i madh” nė tre vėllime, “Historija Shźjte”.

    Janė vepra qė mbushin njė zbraztėsi tė madhe nė historinė e letėrsisė shqipe, ku mungon plotėsisht studimi i veprave me karakter hagjiografik, dmth tregimeve mbi jetėn e shenjtorėve. Njė nga veprat e munguara tė Mjedės, me vlera tė mėdha studimore nė lėmin e gjuhės shqipe e sidomos tė terminologjisė fetare, ėshtė oficja “Vizari Shpirtėnuer”, punuar nga poeti-meshtar nė bashkėpunim me fratin franēeskan, Atė Benedikt Dema, pa kujtuar kėtu letėrshkėmbim tepėr tė pasur tė Priftit-poet e gjuhėtar.

    Nė pėrvjetorin e vdekjes sė tij, Dom Ndre Mjeda na flet pėrsėri pėr veprėn e tij tė palodhur nė dobi tė fesė e tė kombit, me tė cilėn ėshtė marrė plot pėrkushtim individual studiuesi Mentor Quku, i cili vijon tė botojė vėllime tė reja mbi gjithēka ka lidhje me emrin e madh tė Ndré Mjedės.

    Sot, Ndré Mjeda pati pėrvjetorin e vdekjes. Tė shpresojmė se kjo ngjarje nuk do tė kalojė nė harresė, ashtu si kaloi 81- vjetori i lindjes sė nėnėsit tė tij tė madh, Martin Camajt, qė vijoi rrugėn letrare tė cilėn njė plejadė yjesh tė letrave shqipe e patėn nisur nė bankat e Kolegjit Saverian tė Etėrve Jezuitė nė Shkodėr, ku patėn mėsues feje, gjuhe shqipe e poezie - Dom Ndré Mjedėn.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Jack Watson : 25-11-2009 mė 19:10 Arsyeja: ndryshim nė titull: nga Don nė Dom

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Arrow Me rastin e 140 vjetorit te lindjes se Mjedes

    Ndre Mjeda (1866-1937)

    Poet i shquar dhe veprimtar patriot. Lindi nė Shkodėr (20 nėntor 1866)nė njė familje tė varfėr tė zbritur nga fshati Mjedė. Mėsimet e para i ndoqi nė Shkodėr, mė pas u dėrgua pėr studime tė mesme dhe tė larta teologjike nė disa vende nė Evropė. Nė fillim dha mėsim nė njė shkollė tė lartė fetare nė Kroaci. I 'dėbuar nga urdhri jezuit pėr mosbindje, Ndre Mjeda u kthye nė atdhe ku u emėrua famullitar nė fshatra tė ndryshme. U lidh qė herėt me lėvizjen patriotike.

    Mė 1901 bashkė me tė vėllanė themeloi shoqėrinė "Agimi", e cila krijoi njė alfabet dhe botoi njė varg librash pėr shkollat mbi bazėn e kėtij alfabeti. Pėr veprimtari patriotike autoritetet osmane e arrestuan. Mė 1908 nė Kongresin e Manastirit u zgjodh anėtar i Komisionit pėr hartimin e alfabetit tė njėsuar tė shqipes, ndėrsa mė 1916-1917 ishte anėtar i Komisisė Letrare. Nė periudhėn e hovit tė lėvizjes demokratike (1920-1924) Ndre Mjeda mori pjesė nė jetėn politike tė kohės dhe u zgjodh deputet. Pas dėshtimit tė Revolucionit Demokratiko-borgjez u tėrhoq nga jeta politike dhe punoi si prift i thjeshtė nė Kukėl. Vitet e fundit ishte mėsues i gjuhės shqipe nė Shkodėr dhe vdiq nė kėtė qytet.

    Veprimtarinė poetike Ndre Mjeda e nisi qė herėt. Poema romantike e njohur Vaji i bylbylit u shkrojt mė 1887; nė tė ndihen fryma patriotike dhe nota pėrmallimi, qė shquanin paraardhėsit e tij L. De Martinin, N. Bytyēin etj. Vepra pėrmbyllej me thirrjen drejtuar shqiptarit qė tė ngrihej pėr tė fituar lirinė. Qė nga kjo kohė e deri mė 1917 kur pa dritėn e botimit vėllimi me vjersha Juvenilia, Ndre Mjeda shkroi, por nuk botoi gati asgjė. Tė kėsaj kohe janė poema tjetėr romantike "I tretuni", nė tė cilėn ėshtė derdhur malli pėr atdheun, pėr njerėzit dhe natyrėn e vendit me bukuritė e saj, vjersha "Shtegtari", "Malli pėr atdhe", "Gjuha shqype", "Bashkoniu!"etj. Krahas krijimeve tė pėrshkuara nga notat elegjiake, Ndre Mjeda hartoi edhe vepra poetike, nė tė cilat tema patriotike u trajtua nė frymėn e poezisė luftarake tė Rilindjes, si Liria (1910-1911). Nė tė gjeti jehonė kryengritja e malėsorėve tė Shqipėrisė sė Veriut mė 1911, qėndresa dhe aspirata e tyre e zjarrtė pėr drejtėsi shoqėrore dhe pėr tokė. Grishja e poetit qė fshatarėt tė ngriheshin pėr t'u ēliruar nga zgjedha e rėndė shoqėrare, ndėrthuret me besimin se lufta e vegjėlisė do tė sjellė lirinė. Nė kėtė vepėr gjeti pasqyrim demokratizmi i Ndre Mjedės., qė pėrbėn bashkė me patriotizmin, anėn mė tė fortė tė botėkuptimit dhe tė krijimtarisė sė tij. Vjersha "Mustafa Pasha nė Babunė" fshikullon pavendosmėrinė dhe qėndrimin e lėkundshėm tė parisė feudale nė luftė kundėr zgjedhės sė huaj. Nė poemėn e njohur Andrra e jetės nėpėrmjet pamjeve poetike prekėse, autori zbuloi tragjedinė e -malėsorėve tė varfėr, qė rronin nė zgrip tė jetės, mjerimin dhe padijen e madhe, ku ata ishin kredhur. Botėn shpirtėrore tė personazheve tė poemės, ndjenjat dhe mendimet e tyre, poeti i dha me mjete tė kursyera dhe mjeshtėri.

    Fazės sė dytė tė krijimtarisė sė Ndre Mjeda e cila nisi pas Luftės I Botėrore, i pėrkasin poemat nė tingėllima "Scodra" dhe "Lissus", ku, pėrmes historisė sė lashtė tė dy qyteteve evokohet e kaluara e hershme e popullit tonė, sidomos fryma luftarake dhe liridashėse e stėrgjyshėrve tė tij, ilirėve. Duke vijuar nė kėtė kohė traditėn e poezisė sė Rilindjes Kombėtare, Ndre Mjeda shprehu kėshtu mospajtimin e tij me regjimin reaksionar qė sundonte vendin.

    Nė prodhimin poetik tė Ndre Mjedės, vend zėnė edhe vjershat pėr fėmijė. La edhe disa shqipėrime tė goditura nga Gėtja, T. Grosi etj. Romantik nė thelb, Ndre Mjeda bėri njė hap pėrpara drejt realizmit, ai kishte kėrkesa tė larta dhe tregoi mjeshtėri tė rrallė poetike

    Ndre Mjeda dha ndihmesėn e tij edhe nė fushėn e gjuhėsisė. Puna e tij u zhvillua nė, gramatikė, leksikologji, filologji. Krijoi alfabetin qė u zbatua prej shoqėrisė "Agimi" me kriterin shkencor pėr ēdo tingull njė shkronjė, duke pėrdorur shenjat diakritike. Dha ndihmesė tė shėnuar nė lėvrimin e gjuhės letrare. Nė historinė e gramatologjisė shqiptare janė pėr t'u pėrmendur Vėrejtje mbi artikuj e premna pronės tė gjuhės shqipe (1934), Mbi shqiptimin e qellzoreve ndėr dialektet e ndrtyshme tė gjuhės shqipe (1902). Ndre Mjeda ėshtė ndėr tė parėt gjuhėtarė shqiptarė qė u morėn me studimin dhe transkriptimin e veprave tė letėrsisė sonė tė vjetėr. Transkriptoi pjesėrisht veprėn e P. Bogdanit (1930) dhe tė P. Budit (1932), shkroi pėr dialektin shqiptar tė Istries (1932) dhe pėr Perikopenė e ungjillit tė shek. XIV-XV (1933).

    Flori Bruqi







    Liria

    - I -
    O shqipe, o zogjt' e maleve, kallzoni:
    A shndrit rreze lirie n'ato maja;
    mbi bjesh' t'thepisuna e n'ograja,
    ku del gurra e gjėmon pėrmallshėm kroni?

    A keni ndie ndikund, kah fluturoni
    ndėr shkrepa, me ushtue kangėn e saj?
    A keni ndie nji kangė tė patravajė?*)
    O shqipe, o zogjt' e maleve, kallzoni!

    "Lirim, lirim!" -- bėrtet gjithkah malsia.
    A ka lirim ky dhé qė na shkel kamba,
    a veē t'mjerin e mblon anemban' robnia?
    Flutro shqipe, flutro kah ēelet lama,
    sielliu maleve pėrreth qė ka Shqipnia,
    e vėshtroje ku i del lirimit ama.
    .................................

    - VI -
    Por nuk u shuejt edhe, jo, shqiptaria:
    Lodhun prej hekrash qė mizori e njiti,
    lodhun prej terri ku robnimi e qiti,
    shpreson me e zgjue fluturim mėnia.**)

    E kqyre: Ndėr male po pėrhapet shkėndija
    e lirimit t'Atdheut; fshehtas shėtiti
    kasoll' pėr kasoll' rreth buneve***) e soditi
    frymė tė re tue zbrazun pėr gjithkah, hija

    e Skanderbegut. Qė ndėr djepa rritin
    nanat e Hotit djelmėnin' ushtore
    e idhnim n'armikun nėpėr gji iu qitin.

    E nalt, ndėr maja, bukuri mbretnore.

    *) pa vuajtje, pa mjerim.
    **) urrejtja
    ***) banesave
    ....................

    Gjuha shqipe

    Pėrmbi za qė lshon bylbyli,
    gjuha shqipe m'shungullon*
    pėrmbi er' qė jep zymbyli,
    pa da zemren ma ngushllon.

    Ndėr komb' tjera, ndėr dhena tjera,
    ku e shkoj jetėn tash sa mot,
    veē pėr ty m'rreh zemra e mjera
    e prej mallit derdhi lot.

    Nji kto gjuhė qė jam tue ndie,
    jan' tė bukra me themel
    por prap' kjo, si diell pa hije,
    pėr mue t'tanave iu del .
    ................................

    Ku n'breg t'Cemit rritet trimi
    me zbardh, Shqipe, zanin tand,
    e ku Drinit a burimi
    qė shpėrndahet kand e kand.

    Geg' e tosk', malsi, jallia**)
    jan' nji komb, m'u da, s'duron;
    fund e maj' nji a Shqipnia
    e nji gjuh' t'gjith' na bashkon.

    Qoftė mallkue kush qet ngatrrime
    ndėr kto vllazėn shoq me shoq,
    kush e dan me flak' e shkrime
    ēka natyra vet' pėrpoq.***)

    Por me gjuhė kaq t'moēme e mjera
    si nj'bij' kjo qė pa prind mbet:
    pėr t'huej t'mbajshin dhenat tjera,
    s't'kishte kush pėr motėr t'vet.

    E njat tok' qė je tue gzue,
    e ke zan' tash sa mij' vjet,
    shqiptaria, qė mbet mblue
    sot nėn dhe, edhe shqip flet.



    29.09.2006.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  3. #3
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anėtarėsuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    Faktikisht jam Migjense e flakte po "per mbi za qe lshon bylbili pa da zemren ma ngushllon " eshte kryeveper....dhe te gjitha te tjerat sigurisht...
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

  4. #4
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    140- vjetori i lindjes sė Ndre Mjedės, njė tjetėr pėrvjetor i heshtur

    Asnjė fjalim pėrkujtimor, apo njė meshė pėr autorin e “Vajit tė Bylbylit”.

    Dje u mbushėn 140 vjet prej lindjes sė njė prej figurave mė ė mėdha tė Rilindjes sonė Kombėtare, Ndre Mjeda. Nė kėtė pėrvjetor lindjeje asnjė institucion kulturor nuk u kujtua tė organizojė ndonjė aktivitet pėrkujtimor, pėr poetin, atdhetarin dhe gjuhėtarin.

    Tashmė u bė e udhės qė figura tė shquara tė kalojnė thuajse pa u vėnė re.

    I vakėt ishte edhe pėrkujtimi i 95-vjetorit tė lindjes sė Migjenit dhe fare i heshtur pėr Mjedėn.

    Mjeda lindi nė Shkodėr mė 20 nėntor 1866 nė njė familje tė varfėr, tė ardhur nga fshati Mjedė.

    Mėsimet e para i ndoqi nė Shkodėr, mė pas u dėrgua pėr studime tė mesme dhe tė larta teologjike nė disa vende nė Evropė.

    Nė fillim dha mėsim nė njė shkollė tė lartė fetare nė Kroaci.

    Veprimtarinė poetike Ndre Mjeda e nisi qė herėt.

    Poema e njohur romantike "Vaji i bylbylit" u shkruajt mė 1887.

    Qė nga kjo kohė e deri mė 1917, kur pa dritėn e botimit vėllimi me vjersha “Juvenilia", ai shkroi, por nuk botoi gati asgjė.

    Mund tė pėrmendim poemėn romantike "I tretuni", "Shtegtari", "Malli pėr atdhe", "Gjuha shqype", "Bashkoniu!",etj.

    Krahas krijimeve tė pėrshkuara nga notat elegjiake, Ndre Mjeda hartoi edhe vepra poetike, nė tė cilat tema patriotike u trajtua nė frymėn e poezisė luftarake tė Rilindjes, si “Liria” (1910-1911).

    Nė tė gjeti jehonė kryengritja e malėsorėve tė Shqipėrisė sė Veriut mė 1911.

    Nė poemėn e njohur “Andrra e jetės” nėpėrmjet pamjeve poetike prekėse, autori zbuloi tragjedinė e malėsorėve tė varfėr, qė rronin nė zgrip tė jetės, mjerimin dhe padijen e madhe, ku ata ishin kredhur.

    Botėn shpirtėrore tė personazheve tė poemės, ndjenjat dhe mendimet e tyre, poeti i dha me mjete tė kursyera dhe mjeshtėri.

    Mė 1901, bashkė me tė vėllanė, themeloi shoqėrinė "Agimi", e cila krijoi njė alfabet dhe botoi njė varg librash pėr shkollat mbi bazėn e kėtij alfabeti.

    Fazės sė dytė tė krijimtarisė sė Ndre Mjedės, e cila nisi pas Luftės sė parė Botėrore, i pėrkasin poemat nė tingėllima "Scodra" dhe "Lissus", ku, pėrmes historisė sė lashtė tė dy qyteteve evokohet e kaluara e hershme e popullit tonė, sidomos fryma luftarake dhe liridashėse e stėrgjyshėrve tė tij, ilirėve.

    Nė krijimtarinė poetike tė Ndre Mjedės, zėnė vend edhe vjershat pėr fėmijė.

    La edhe disa shqipėrime tė goditura nga Gėtja, Grosi etj.

    Romantik nė thelb, Ndre Mjeda bėri njė hap pėrpara drejt realizmit, ai kishte kėrkesa tė larta dhe tregoi mjeshtėri poetike.

    Nė historinė e gramatologjisė shqiptare janė pėr t'u pėrmendur “Vėrejtje mbi artikuj e premna pronės tė gjuhės shqipe” (1934) dhe “Mbi shqiptimin e qellzoreve ndėr dialektet e ndryshme tė gjuhės shqipe” (1902).

    Ndre Mjeda ėshtė ndėr tė parėt gjuhėtarė shqiptarė qė u morėn me studimin dhe transkriptimin e veprave tė letėrsisė sonė tė vjetėr.

    Transkriptoi pjesėrisht veprėn e Pjetėr Bogdanit dhe tė Pjetėr Budit, shkroi pėr dialektin shqiptar tė Istries dhe pėr Perikopenė e ungjillit tė shek. XIV-XV.

    Mė 1908 nė Kongresin e Manastirit u zgjodh anėtar i Komisionit pėr hartimin e alfabetit tė njėsuar tė shqipes, ndėrsa mė 1916-1917 ishte anėtar i Komsisė Letrare.

    Nė periudhėn e hovit tė lėvizjes demokratike (1920-1924) Ndre Mjeda mori pjesė nė jetėn politike tė kohės dhe u zgjodh deputet.

    Pas dėshtimit tė Revolucionit Demokratiko-Borgjez u tėrhoq nga jeta politike dhe punoi si prift i thjeshtė nė Kukėl.

    Vitet e fundit ishte mėsues i gjuhės shqipe nė Shkodėr dhe ndėrroi jetė nė kėtė qytet.

    Shekulli/ G.S.
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Jane figura qe nuk ka nevoj ti perkujtojne autoritet i perkujton vepra e tyre. Sa here i lexon apo degjon emrat e tyre te rinojne dhe te cojne ne bankat e tetevjecares.

    Kane qene kta patriotet e Rilindjes qe ne jemi shqiptar dhe kemi shqiperi. Ka qene kohe e lavdishme periudha e Rilindjes dhe fat i madhe per kombin shqiptar qe te kishte gjithe keta njerez te shquar. Keta njerez te shquar patriota rilindes te medhenje qe sot i mungojne shqiperise. Rilindasit e mdhenje qe sot nuk perkujton njeri.

    Vaji i bylbylit kryeveper e paarriteshme!

    Eshte fatekeqesi per ne shqiptaret qe nuk i respektojme kta figura te shquara te kombit tone. Visita e nje ish politikani ne shqiperi terheq vemenden e gazataris se flliqt shqiptare ndersa pervjetori i Mjedes harrojet.

    Turp i madh!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Vaji i Bylbylit


    Po shkrihet bora,
    Dimni po shkon;
    Bylbyl i vorfėn,
    Pse po gjimon?


    Pushoi murlani
    Me duhi t'vet;
    Bylbyl i vorfėn,
    Ēou mos rri shkret.


    Gjith; fushėt e malet
    Blerim e mbėloj;
    Livadhi e pema
    Gjithkah lulzoj.


    Ndėr pyje e orgaja,
    N'ma t'mirin vend,
    Me rreze dielli
    Po e gėzon gjith'kend.


    E tuj gjimue
    Shikon rreth e rreth
    Nji prrue qi veret
    Rrjedh nėpėr gjeth.


    Asht ēilė kafazi,
    Bylbyl, flutro;
    Ndėr pyje e ograja,
    Bylbyl, shpejto.


    Kerkush ma hovin
    Atje s'ta pret,
    Me zeher haejen
    Kerkush s'ta qet.


    Kafaz ke qiellin,
    Epshin pengim,
    E gjith ku t'rreshket
    Shkon fluturim.


    Nėpėr lamije
    Ke me gjet mel,
    Pėr gjith'prendverėn
    Njajo buk t'del.


    E kur t'zitė e di
    ndėr prroje pi,
    Te njato prroje
    Qi ti vetė di.


    Tash pa frigė ēerdhen
    E ban ndoj lis;
    Nuk je si'i nieri
    Qi nuk ka fis


    E kur t'vin zhegu,
    Kur dielli shkon,
    Ti ke me kėndue
    Si ke zakon.


    Rreth e rreth gjindja
    Me t'ndie rri;
    Prej asi vendit
    Dahen me zi.


    A ēilė kafazi,
    Bylbyl, flutro;
    Ndėr pyje e ograja,
    Bylbyl, shpejto.


    Ndėr tranfofille,
    Ndėr zamakė nga;
    Ku qeshet kopshti,
    Idhnim mos mba.


    Po shkrihet bora,
    Dimni po shkon;
    Biylbyl i vorfėn ,
    Pse po gjimon?

  7. #7
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Ndre Mjedja - Poeti


    Gazmend KRASNIQI


    Njėherė, Ernest Koliqi ka shkruar se Ndre Mjedja i ka thėnė qė krijimi i poezisė ėshtė njė “ēėshtje durimi”. Kuptohet, me kėtė rast Nd. Mjedja i thoshte atij njė mėsim shumė tė lashtė, por qė mbetet i ditės edhe pėr poetėt bashkėkohorė (tashti shumkush e di se ēfarė bėri Odiseas Elitis me poemėn Axion esti). Ai qė i prin argumentit nė fjalė, sepse, pa dyshim, Mjedja atė ka patur parasysh, ėshtė latini Horaci me teorizimin e vet te Ars Poetica, ku, mes tė tjerash, thotė “ngutu ngadalė” (festina lente), ose “veprat duhen mbajtur nėntė vjet nė sirtar pėrpara se tė botohen” (nonum prematur in annum). Mė tej, nė veprėn e tij, Horaci shkruan se poetit i duhet tė zotėrojė vetitė e punės, talentit dhe dijes, gjithēka qė e kemi tė mishėruar tek poeti ynė (pėr kėtė flet qartas vepra). Tė tjera pikėtakime tė poetit tonė me teoricienin qė ka sunduar botėn letraro-artistike pėr rreth dymijėvjeēarė, janė: kėrkesa pėr harmoninė e kompozicionit (nė kėtė pikė “Andrra e jetės” mbetet poema mė e shquar e letėrsisė shqipe), si dhe ndjenja e masės e respektimi i rregullave, zgjedhja e lėndės e shtjellimi i saj, sepse “nė shtjellimin e mirė edhe tema banale shkėlqen”. Si te Horaci, i cili i qesėndis poetėt qė besojnė se janė njerėz tė jashtėzakonshėm, Mjedja nuk merr pėrsipėr asgjė prej profeti, apo diēkaje tjetėr tė tillė, megjithėse e kuptojmė menjėherė dashurinė e thellė pėr ata qė shkruan; si te Horaci, Mjedja ėshtė kundėrshtar i rreptė i emfazės dhe trivialitetit (nuk ndjehet kurrė i parėndėsishėm dhe i vogėl), pasi me artin e vet u vu nė shėrbim tė kohės ku jetoi.
    Vlera e kėmbėnguljes sė tij ėshtė se Mjedja e sheh traditėn nė konceptin eliotian tė fjalės, pra nė dinamikėn e saj. Krejt i vetdijshėm se ēfarė po bėn, se ēfarė kohe i pėrket, ai ndahet prej autorėve antikė qė nė thelb tė ligjėrimit: megjithėse i njihte mirė, nuk i imitoi, nuk mbeti rob i mėnyrės sė tė derdhurit tė mendimeve tė mėdha nė vargje muzikale e mjeshtėrore, tė cilat veshit modern i tingėllojnė disi monotone – ai, ndėrkohė qė kujdesej pėr kompozicionin, format strofike, metrin, u kujdes edhe pėr njėsitė mė tė vogla, qė nga fjala deri tek fonema, dhe dha pėrftime tingėlluese thellėsisht moderne, si kėto:

    shkon kau e avllin qė del prej arvet
    erton e nepet…


    ose:

    Asht i madh shendi
    kur ndihet shpendi
    ndėr pyje tuj pingrue;
    e knaqshme a` i lule
    kur iu pėrkule,
    o fllad i lehtė, m`e lmue.


    Me Mjedjen kemi njė nga mendjet mė tė mėdha tė kohės, njeriu qė dinte pothuajse gjithēka pėr poezinė. Duhet tė kujtojmė se ai nuk qe rob i rregullave tė ngurta tė vjershėrimit, pasi siē shkruan “masa e plotėson poezinė, por nuk asht nji gja e domosdoshme e saj”. Kjo thėnie ka vlerė tė veēantė kur kemi parasysh njė poet qė ka kultin e formės: duhet kuptuar se, megjithėse mjeshtėr i formės, ai nuk e ka kėrkuar atė, ka qenė ideja qė ia ka organizuar, duke u pėrftuar kėshtu katreni katėrrrokėsh me rimat ABAB, gjashtėvargėshi shtatėrrokėsh me rimat ABABCC, gjashtėvargėshi shtatėrrokėsh me rimat ABABCD etj.
    Botimi i veprės “Juvenilja” mė 1917 pati fatin e veprave tė dorės sė parė, ato me tė cilat mediokriteti i zakonshėm nuk hyn dot nė marrdhėnje: pra, nuk u shkrua pėr tė. Gjergj Fishta ishte zėdhėnės i letėrsisė romantike kur do tė donte (Hylli i dritės, 1921) qė kjo poezi tė vinte “mė tepėr prej zemrės se sa prej mendjes”. Mirėpo s`duhet harruar se nė kulmin e postulatit romantik “poezia ėshtė shpėrthim spontan i ndjenjave” (Wordsworth), John Keats thoshte se poezia ėshtė diēka “impersonale”, pa dashur tė pėrmendim Edgar Alan Po e Charles Baudelaire, tė cilėt sollėn shkėputjen e plotė nga kjo atmosferė.
    Ndre Mjedja (flasim pėr anėn zyrtare) ėshtė pranuar si poet, ėshtė botuar, ėshtė futur nė tekstet shkollore, duke iu mėshuar anės patriotike, humane, simpatisė pėr tė shtypurit dhe tė vegjėlit. Nuk ėshtė harruar tė pėrmendet si stilist i shquar, por meqė statusi letrar nuk e fitoi qytetarinė e vet, nuk u diskutua kurrė se ēfarė do tė thoshte kjo pėr letėrsinė shqipe. Edhe ithtarėt mė tė zjarrtė iu pėrshtatėn heshtjes sė tij stoike: vetėm nė korrespondencė private i zbrazte Fishtės dufin e vet Lazėr Shantoja. Dekadave nė vazhdim, ithtarėt firuan njė nga njė, megjithėse Mjedja lexohej e pėlqehej, deri te njerėzit mė tė thjeshtė. Ndėrkohė, u la mėnjanė vetė shkolla e tij poetike, sepse kohėt e reja, tė sunduara nga ideologji dritejetėshkurtėra, nuk patėn nevojė pėr kulturėn klasike, burimin dhe bazėn e ēdo kulture tė vėrtetė.
    Mjedja, i cili ka shkruar se tė mėtosh qė ia ke dalė pėrkthimit tė tė mėdhenjve ėshtė si tė dalėsh me qiri nė mes tė ditės dhe tė thuash se ia zbehe dritėn diellit, i ka parafytyruar tė gjitha kėto keqkuptime e dashakeqėsi dhe kjo pėrbėn njėfarė ngushėllimi pėr aspiruesit e poetikave.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    ZOGA

    Neper ograje po kendojne bylbylat
    Si tu`u pralle me shoqi shojne;
    Drandofilleve zymylat
    T`kandshmen ere dhuntie ju cojne.


    E nalt n`qiell ma e bukur hana
    Rreze t`paqta shkon tui shkri
    Maje bjeshkeve fillon Zana
    N`valle shoqeve m`u prie.


    Lodhe prej vegesh,prej rranjesh shpijet,
    Si u ba nate,ndej Zoga n`voter;
    Ndej m`u xe me dru dullijet
    Qe kish ba neper mal,pa moter!



    E kuvendte me nane locen,
    Si pergjumshem,ndonji fjale,
    Deri sa brie votres gocen
    E muer gjumi dal ka dale.


    Fjet bri votres: e kur shkendija
    Shendritte at fetyr`te pa travaje,
    Engjell prei qiellit ule te shpija
    Dukej faret fetyra e saje.


    Here n`at gjume tui qeshun dukej,
    Si m`u fale here doren cote;
    Here permallshem n`vedi strukej
    E n`fetyre gjaku t`tane i velote.


    (Ngrimun n`ar, mbi`j pullalie
    Nen balkue nji beg kish dale;
    Holl`e i gjate porsi silvie
    Ne rruge nen gardh ish duke nje djale.)


    E nan-bardha tui shikjue
    „Flej me engjuj,thote, o bie,
    Pusho shtatin me i ndimue
    Lokes s`ate neper shpie”.

  9. #9

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-07-2007
    Postime
    128
    Nė kėtė temė pėr Ndre Mjedėn,unė kėrkoj ndihmė:
    Po qe se dikush nga forumistėt do tė mund tė sillte njė shkrim tė Ndre Mjedės,ku mes tjerash pėrmendet edhe Janjeva,do t\i jem shumė mirėnjohės.Unė atė shkrim e kam lexuar diku mė njė faqe interneti,dhe ėshtė gabim i madh imi qė nuk e kam ruajtur.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •