Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 40
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Lideri Majko qe eshte aq patriot dhe paraqitet te shkjet nga Prishtina e Shqiperise sot ishte ne vizite te vellezerit e tij en Beograd,ku pat thene se nuk ka shans qe ai te vizitoj kryeqytetin e shkjeve,po ato ky heroj i paska pas vetem fjale se ua dha fjalen shkjeve sogt se Shqiperia eshte ajo qe do e perkrage Serbin deri ne skaj per te hyre ne Nato dhe BE.

    Pra ky eshte shoku Majko.

  2. #12
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anëtarësuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Në botën e çudirave
    Postime
    755
    Citim Postuar më parë nga dodoni
    Ministri i Mbrojtjes së Serbi -Mali i Zi pas 57 vjetësh në Tiranë. Firmoset bashkëpunimi mes dy ushtrive

    Majko: Serbia të rishikojë vendimin për bazën në kufi me Kosovën


    D.Tanushi

    TIRANË – Ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko dhe homologu i tij i Unionit Serbi-Mali i Zi Prvoslav Daviniç thyejnë akujt jo vetëm në marrëdhëniet mes tyre, por edhe mes dy vendeve. Vizita e Daviniç është e para e një ministri serb të Mbrojtjes që nga viti 1947. Pas refuzimit të një ftese që kishte bërë një vit më parë Majko, për të shkuar në një aktivitet në Malin e Zi, me arsyen se atje do të ishte i pranishëm edhe ministri serb i Mbrojtjes, dje ka qenë takimi i parë zyrtar mes tyre. Ata e kanë konsideruar këtë takim si “mbarimin e luftës së ftohtë” dhe ndërtimin e një të ardhme të sigurt midis dy vendeve. Ministri serbomalazez e ka ftuar Majkon në një vizitë zyrtare në Beograd. Majko është përgjigjur se nëse Tadiç do të fitojë zgjedhjet presidenciale unë do të shkoj në Beograd”. Në këtë çast ka replikuar menjëherë Tadiç që ka thënë “Majko do të vijë në Beograd”. Lidhur me një pyetje se Majko ka një proces të hapur në Serbi gjatë kohës së Millosheviçit, ministri Daviniç ka thënë se të gjithë kemi pasur probleme gjatë asaj periudhe që tashmë e kemi lënë pas. Nga ana tjetër ai ka përgënjeshtruar për herë të parë lajmet e shtypit serb se Shqipëria është bazë e “Al-Qaedës”. Gjatë bisedës që kanë patur, Majko është shprehur se “zgjidhjet nuk do të vijnë jashtë Ballkanit, por duhet të jemi ne ata që duhet të pranojmë njëri-tjetrin, duke realizuar në këtë mënyrë bashkëpunimin, sigurinë dhe paqen në rajon”. Ai e konsideroi thelbësore përfshirjen e Prishtinës për zgjidhjen e problemeve të rajonit. “Nëse në këto zgjidhje nuk do të përfshihet Prishtina atëherë nuk do të ketë stabilitet në rajon”, -është shprehur Majko. Ai i kërkoi homologut serb rikonsiderimin e vendimit për ndërtimin e një baze ushtarake në afërsi të kufirit me Kosovën, sepse kjo do t’i shërbente rritjes së masave të mirëbesimit si një shenjë vullneti të mirë në marrëdhëniet mes dy vendeve. Ndërsa ministri Daviniç u shpreh se “duhet të shohim nga e ardhmja dhe të mos bazohemi në të kaluarën”. Në një deklaratë të përbashkët Majko e Daviniç shprehën kënaqësinë për fillimin e dialogut midis Forcave të Armatosura të të dy shteteve. Po kështu palët janë të bindura se forcimi i marrëdhënieve midis Forcave të Armatosura të të dy vendeve do të jetë në dobi të uljes së mëtejshme të tensionit në rajon dhe do t’i shërbejë rritjes së masave të mirëbesimit e krijimit të një klime më të favorshme për zhvillimet reciproke midis dy vendeve. Po kështu palët konsiderojnë se përdorimi i FA për ndërhyrje ushtarake për qëllime politike në rajonin e Ballkanit është e tejkaluar dhe ky qëndrim do të jetë esencial në marrëdhëniet Shqipëri-Serbi-Mali i Zi. Nga ana tjetër Majko e Daviniç shprehen gatishmërinë për rritjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencës mes Forcave të Armatosura të dy vendeve në fusha me interes reciprok.



    23/06/2004

    Serbët patjetër duhet të ndalojnë së ndërtuari bazën e tyre në luginën e Preshevës sepse ka ardhur koha që mos ta shohim më njëri-tjetrin si armik sepse nga kjo nuk ka interes askush e më së paku ne. Duhet të harrojmë të kaluarën e hidhur 130 vjeçare dhe të shikojmë nga e ardhmja e fqinjësisë së mirë ashtu siç e meritojmë dhe si e kanë gjithë kombet tjera.







    Pershendetje




    Nuk e kuptoj pse filloni e haeni me njeri tjetrin o cuna??????

    Kush na qenka tradhtari????

    Majko??????

    Po ai sikur ka deklaruar ne kete interviste qe ne zgjidhjet e problemeve te te dy kombeve nuk perfshihet dhe Prishtina,nuk mund te kete zgjidhje te problemeve......prandaj z.Majko ne menyre direkte i ka thene omologut te tij qe pa u zgjidhur problemi i kosoves nuk mund te kete paqe ne ballkan.


    Pastaj ju paskeni qene si mos o zot..............

    Hapni kokerdhoket more......
    Shikoni qe Kosova eshte ne prag te pavarsise se saj,dhe jam shume optimist qe do ja arrije qellimit.

    Shikoni apo jo qe per here te pare ne historine tone jem i ne ata qe shikojme serbet nga lart....jem i ne qe duhet ta luajme lojen me rregullat tona.....

    Ca na e bejne Majkon "tradhetar" e ca "hero"............

    Nuk merret vesh fare,sepse jane ata "injorante" qe cdo levizje dipllomatike te shqiperise e shohin me sy te keq...

    Pastaj une jam i bindur qe nuk nuk do te kemi marredhenie te mira me fqinjerit tane sidoqofshin ata nuk mund te kemi paqe e mireqenie ne shqiperi dhe ne kosove......

    Nuk mendoj qe nje i ri shqiptar apo nje i ri serb me kaq shume probleme,ne kete shoqeri kaq te eger dhe te veshtire,te mos jete merzitur nga kjo politike injorante...rinia nuk njeh kufinj deshiron paqe dhe mirkuptim me kombet qe kemi prane,sigurisht keto gjera do te vijne vetem atehere kur DO TE FITOJE PAVARESINE KOSOVA,vetem atehere do flasim per paqe dhe mirkuptim.


    Personalisht jam i mendimit qe duhet te presim me shume nga kjo levizje e Majkos,pasi ai eshte nje Patriot dhe jo tradhetar si e quajne disa...


    Vizita e ministrit serb te mbrojtjes eshte nje fitore dipllomatike e shqiperise,duke i treguar botes dhe BE qe shqiperia tashme luan nje rol stabilues ne rajon,dhe qe eshte e gatshme te punoje per zgjidhje e problemeve mes dy politikave,sepse jam i bindur qe politikanet ose udheheqesit nder vite nuk jane ata qe perfaqesojne kombin e tyre,por jane njerezit e thjeshte ata njerez te thjeshte qe duan paqe,dhe deshirojne te zgjohen ne mengjes pa degjuar sirena alarmi,dhe pa u vrare me popujt fqinje.

    Le te shpresojme qe fitorja tjeter dipllomatike e shqiptareve do te jete Pavaresia e Kosoves.




    Ps.Dodoni me duket sikur duhej tja nderroje titullin temes ne"vizita e ministrit serb ne tirane"ose "fitorja e pare dipllomatike e shqiperise ndaj serbise"




    Gjithe te mirat
    .........................

  3. #13
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    I vëllai i Pandit e ka gruan pejane.
    Pandi është shumë atdhetar. Ne duhet të mbajmë miqësi/kontakte me kombet tjera të rajonit edhe po nuk deshëm sepse jemi shumë afër njëri-tjetrit të paktën shikuar nga aspekti gjeografik i çështjes.
    Mbajtja e kontakteve dhe miqësia me serbët normal e jo kriminel nuk dëmton aspak çështjen tonë kombëtare, bile përkundrazi e ndihmon atë shumë.
    Kosova tani është vetëm çështje ditësh kur do të pavarësohet si fazë kalimtare drejt ribashkimit me Shqipërinë apo edhe do të ribashkohet direkt me Shqipërinë.
    Për të drejtat e pakicës serbe në Kosovë si dhe për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe Sanxhak ne duhet të mbajmë kontakte dhe të kemi miqasi që ti realizojmë ato si është më së miri.
    Poashtu kjo i shërben edhe bashkëpunimit ekonomiko-tregtar dhe integrimit në strukturat euroatlantike të të dyja vendeve, gjëra me interes për të dy palët.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Citim Postuar më parë nga dodoni
    I vëllai i Pandit e ka gruan pejane.
    Pandi është shumë atdhetar. Ne duhet të mbajmë miqësi/kontakte me kombet tjera të rajonit edhe po nuk deshëm sepse jemi shumë afër njëri-tjetrit të paktën shikuar nga aspekti gjeografik i çështjes.
    Mbajtja e kontakteve dhe miqësia me serbët normal e jo kriminel nuk dëmton aspak çështjen tonë kombëtare, bile përkundrazi e ndihmon atë shumë.
    Kosova tani është vetëm çështje ditësh kur do të pavarësohet si fazë kalimtare drejt ribashkimit me Shqipërinë apo edhe do të ribashkohet direkt me Shqipërinë.
    Për të drejtat e pakicës serbe në Kosovë si dhe për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe Sanxhak ne duhet të mbajmë kontakte dhe të kemi miqasi që ti realizojmë ato si është më së miri.
    Poashtu kjo i shërben edhe bashkëpunimit ekonomiko-tregtar dhe integrimit në strukturat euroatlantike të të dyja vendeve, gjëra me interes për të dy palët.
    Jo koment te meparshmeve por lexojeni kete e binduni vet,se me perralla e legjenda nuk ndetohet pavaresia as shteti,nuk do te kete as bashkim me perlla te heronjeve me bateria.

    Ministri i Mbrojtjes do të ketë takime me homologun e tij dhe krerët e shtetit Serbi-Mali i Zi

    Majko nis vizitën në Beograd


    A.Rama

    TIRANE - Ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko filloi dje një vizitë zyrtare në Beograd, ku po zhvillohet takimi i ministrave të Mbrojtjes të vendeve të Europës Juglindore. Majko, mbërriti në kryeqytetin e Serbisë me ftesën që ministri i Mbojtjes të unionit Serbi-Mali i Zi Provslav Daviniç, i bëri gjatë vizitës zyrtare që ai zhvilloi një muaj më parë në Tiranë. Ndrëkaq në axhendën e takimeve që do të zhvillojë ministri Majko, është parashikuar edhe një takim me presidentin serb Boris Tadiç. Sipas njoftimeve zyrtare, mësohet se vetëm disa nga ministrat e Mbrojtjes të ftuar për këtë takim zyrtar, i janë përgjigjur ftesës së homologut të tyre Daviniç. Përveç Majkos, do të jenë në takim ministrat e Mbrojtjes të Hungarisë, Bullgarisë, Maqedonisë, Rumanisë dhe Bosnjë-Hercegovinës. Diskutimet e vendeve pjesëmarrëse do të përqëndrohen në ecurinë e reformimit të ushtrive të vendeve respektive në kuadër të procesit të anëtarësimit në NATO. Por nuk do të ngelen jashtë axhendës edhe bisedimet që lidhen me zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit. Ndërkohë një vit më parë Majko, refuzoi një ftesë të ardhur po nga ministri i Mbrojtjes i Serbisë dhe Malit të Zi, për të marrë pjesë në një tjetër takim që zhvillohej në Beograd për probleme të fushës së mbrojtjes. Refuzimi i Majkos, lidhej me debatin që kishte përfshirë në atë kohë, Serbinë dhe Malin e Zi për preambulën e Kushtetuës së re të hartuar prej tyre ku Kosova paraqitej si pjesë e këtij unioni. Refuzimi i Majkos, u komentua një vit më parë si përplasje diplomatike me Beogradin zyrtar, me të cilin Tirana zyrtare vetëm së fundi ka finalizuar shkëmbim vizitash të nivelit të lartë.



    07/08/2004

  5. #15
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Majko: Te mbyllet baza ushtarake ne Presheve
    E Diele, 08 Gusht 2004
    Ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko ka zhvilluar nje vizite dy ditore ne shtetin e Serbi-Mali i Zi, ku ka takuar disa nga homologet e tij ne rajonin e Ballkanit. Gjate ketyre takimeve, ministrat e Mbrojtjes se Shqiperise, Rumanise, Serbise, Maqedonise, Bullgarise dhe Bosnje-Hercegovines, trajtuan nje sere çeshtjesh te rendesishme per rajonin, duke vene ne dukje rolin e Forcave te Armatosura ne procesin e integrimit te tij, ne Evrope. Sipas zyres se shtypit te Ministrise se Mbrojtjes, ministri Majko i ka kerkuar homologut te tij te Bashkimit Serbi-Mali i Zi, Prvoslav Daviniç, shqyrtimin e mundesise per mbylljen e bazes ushtarake te Presheves, "duke e pare ate si nje hap qe ndikon gjeresisht ne sigurine rajonale dhe mjet ne krijimin e mirebesimit". "Ne kerkojme te ndertojme modele bashkejetese ne rajon. Shembuj te saj te spikatur tashme, jane dhene ne marredheniet midis shqiptareve, italianeve, grekeve, malazezeve, dhe maqedonasve. Ne kete drejtim, besoj se duhet te ecin marredheniet shqiptaro-serbe, te cilave u mungon nje shembull i tille", ka nenvizuar Ministri Majko. Nderkaq, ai zhvilloi takime te rendesishme edhe me Presidentin Boris Tadiç apo edhe me Kryeministrin Vojisllav Koshtunica, ne te cilat u vu ne dukje perpjekjet per te gjetur pika kontakti per ndertimin e marredhenieve normale mes te dy vendeve. Gjithashtu, Ministri Majko shprehu edhe nevojen qe ka pjesmarrja e votuesve serbe ne Kosove ne zgjedhjet e tetorit. Ministrat e Mbrojtjes te rajonit ishin te ftuar te merrnin pjese edhe ne ndeshjen e basketbollit midis SHBA dhe Bashkimit Serbi-Mali i Zi.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Kjo eshte e vertete e tjerat thashe e tehne te Majkos e ithtareve te tij,por tjeter eshte te mbyllet e tjeter te shiqohet mundesia per mbyllje.e ajo ndoshta nuk do te ndodhe kurren e kurres tek shkjet.

    ministri Majko i ka kerkuar homologut te tij te Bashkimit Serbi-Mali i Zi, Prvoslav Daviniç, shqyrtimin e mundesise per mbylljen e bazes ushtarake te Presheves,

    Nga shtypi ditor

  7. #17

    Lightbulb Serbia hap bazën e saj më të madhe ushtarake në kufi me Kosovën

    Sot në Luginë të Preshevës krerët më të lartë shtetëror serb kanë hapur bazën e saj më të madhe ushtarake në Cepotin, ndërtimin e të cilës e kundërshtojnë institucionet e shqiptarëve të Preshevës dhe të Bujanocit, duke e vlerësuar atë të panevojshme dhe se me këtë shqiptarët e këtij rajoni do të jenë okupuar në shtëpitë e tyre. ...
    Postuar: 13:31:53 / 23.11.2009


    Në Luginë të Preshevës sot po qëndrojnë përfaqësuesit më të lartë shtetërorë e ushtarak të Serbisë, si kryetari Boris Tadiq, kryeministri Cvetkoviq, ministri i Mbrojtjes Dragan Shutanovac etj., ku kanë bërë përurimin e bazës ushtarake Cepotin, lokacioni i së cilës është në komunën e Bujanocit, afër kufirit me Kosovën.

    Sipas krerëve shtetërorë të Serbisë kjo bazë ushtarake është e një rëndësie të veçantë për ruajtjen e stabilitetit në rajonin e Luginës së Preshevës. Kjo bazë ushtarake përfshin një hapësirë të madhe prej dhjetëra hektarësh, e dislokuar vetëm nja 15 kilometra larg Bujanocit, në drejtimi të kufirit me Kosovën.

    Baza e quajtur "Jug" është ndërtuar në 35 hektarë sipërfaqe, në të cilën janë investuar 1 miliardë e 700 milion dinarë. Në te janë 66 objekte me një sipërfaqe prej 22 mijë m2, ku do të mund të vendosen 1000 ushtarë profesional. Në të ardhmen planifikohet që në këtë bazë të ndërtohen anekse në një sipërfaqe prej 60 hektarësh.

    Lidhur me përurimin e sotëm të kësaj baze ushtarake, po edhe më herët, ka reaguar prefekti i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, i cili ka deklaruar se me këtë bazë ushtarake tani e tutje shqiptarët e Luginës së Preshevës janë të okupuar në shtëpitë e tyre dhe ka shtuar se ka kaluar koha e konflikteve të armatosura dhe se ndërtimi i kësaj baze është e panevojshëm.

    Ndërkaq prefekti i Bujanocit Shaip Kamberi ka thënë se ndërtimi i kësaj baze ushtarake në Luginë të Preshevës, paraqet militarizim të këtij rajoni dhe se me këtë edhe më shumë vihet në pah gjendja e jashtëzakonshme në Luginë të Preshevës. /A. Jusufi/
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  8. #18
    albania is the best Maska e ismani
    Anëtarësuar
    14-06-2009
    Vendndodhja
    tetova
    Postime
    583
    ma keq nuk ka kjo eshte katatrofe per ne shqiptaret
    100 vite shtet 100 VJET KRENARI 100 VITE SAKRIFIC TERE JETEN TE BASHKUM KOSOV ILIRD CAMERI MALSI

  9. #19
    Citim Postuar më parë nga ismani Lexo Postimin
    ma keq nuk ka kjo eshte katatrofe per ne shqiptaret
    Ka ardhe koha ( momenti ) me vendimtar per kombin shqiptar. Shqiptaret si ne Kosove si ne Shqiperi, si ne Iliride ( mbi 40 % shqiptare ne Maqedoni), si ne ne Kosoven Lindore ( Lugine te Presheves ) duhet haptazi te ngrihemi ne protesta jo kunder njeri tjetrit po duhet ti tregojme kesaj europe shtrige te vjeter se Kombi Shqiptar eshte nje dhe duhet bashkuar ne Shqiperi Etnike, se nese kjo Europe Shtrige e vjeter nuke permison gabimin e 1913 atehere kur nuk do kete rrahati e qetesi ne ballkan dhe europe.

    Shqiptaret gjdo dite duhen ti flasin me nje ze. KOHA punon per ne por duhet te punuar dhe duhet te jemi nje per kete qeshtje.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-11-2009
    Vendndodhja
    shkup
    Postime
    13
    po do me i frigu shqipetaret

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •