Murgjit djegin manastirin shqiptar
Nė zjarrin qė shpėrtheu tė mėrkurėn nė mėngjes nė orėn 4 e 30 minuta, dogji deri nė themel pallatin e vjetėr tė manastirit shqiptar "Shėn Jovan Bigorski". Tėrėsisht janė djegur konakėt, kuzhina dhe biblioteka, ndėrsa nuk ka asnjė tė lėnduar. "Sipas njohurive tė para shkak pėr zjarrin kanė qenė problemet me instalimin e pajisjeve elektrike dhe tė gazit nė kuzhinė", deklaroi Ekrem Zendeli, zėvendės-drejtor i Drejtorisė pėr mbrojtje dhe shpėtim. Flaka sė pari i ka kapluar pjesėn e kuzhinės, pas sė cilės ėshtė pėrhapur nė trapezari, konakė dhe bibliotekė, tė cilat janė djegur tėrėsisht. Shėrbimet zjarrfikėse kanė arritur ta mbrojnė pjesėn e vjetėr tė kishės, ndėrsa murgjit kanė arritur t'i nxjerrin gjėrat mė tė rėndėsishme, tė cilat ishin nė objektet qė digjeshin. Janė angazhuar edhe helikopterė tė ARM-sė tė cilat kanė ndihmuar pėr lokalizim tė zjarrit. Kryetari i Komunės Mavrovė - Rostushė, Mukrem Mehmeti tha se kjo ėshtė njė tragjedi e madhe pėr trashėgiminė kulturore dhe historike tė kėtij rajoni. Sipas rezultateve tė para dėmi i shkaktuar nga zjarri kap vlerėn 5, 5 milionė euro.
Pėr shkak tė pasigurisė nė hapėsirėn e djegur hetimet do tė zhvillohen tė enjten. Hetimet janė shtyrė pėr nesėr, pasi akoma rrėzohen gurė dhe trarė tė djegur. Jemi marrė vesh qė hetimet tė nisin tė enjten rreth orės nėntė tė mėngjesit, bashkė me ekipe speciale tė krim teknikės sė MPB-sė", tha Marjan Josifovski, zėdhėnės i SPB-sė nė Tetovė. Zjarrin e kanė vėnė re murgjit tė cilėt kanė lajmėruar nė stacionin policor nė Rostushė, ku menjėherė ėshtė dėrguar njė ekip zjarrfikėsish nga Dibra. Pak mė vonė kėtij ekipi i ėshtė bashkangjitur edhe katėr ekipe zjarrfikėsish nga Gostivari dhe Kėrēova.
Kompleksi i manastirit Shėn Jovan Bigorski gjendet mes Gostivarit dhe Dibrės nė afėrsi tė fshatit Rostushė, Bitushė, Trebishtė, pėrreth Radikės.
Kisha shėn Bigorski ėshtė njė kishė e vjetėr qė i pėrket periudhės bizantine, pėr tė cilėn nuk ka tė dhėna tė sakta se nė cilin vit ėshtė ndėrtuar. "Kisha Shėn Jovan Bigorski i takon kishės sė periudhės bizantine me qendėr nė Stamboll dhe ka luajtur njė rol tė madh kulturor, arsimor tė trevave tė Rekės, tė shqiptarėve tė Rekės. Gjatė gjithė periudhės nė kėtė kishė peligrenazhet janė bėrė nė gjuhėn shqipe deri me ardhjen e serbėve nė kėto troje , nė vitin 1912", thotė pėr "lajm" historiani Vebi Xhemaili. Ai sqaron se nė vitin 1912 banorėt e kėtyre fshatrave janė mbledhur dhe kanė dėrguar njė memorandum edhe kishės greke, edhe asaj romake se ne nuk pranojmė asnjė misionar nga kėto qendra nėse liturgjitė nuk mbahen nė gjuhėn shqipe. "Kėto fshatra gjithnjė kanė mbrojtur identitetin kombėtar deri nė vitin 1912, ku nga presioni i fuqishėm i politikės serbe lėshuan pe. Pushteti serb nė atė kohė aty ku bėheshin lutjet ndėrtoi edhe njė vend tjetėr pėr priftin qė tė mbajė ligjėrata karshi kishės shqiptare. Po ta shikoni kishėn e Bigorskit do tė shihni se aty janė dy vende
E para tregon se ėshtė kishė katolike shqiptare dhe e dyta ku kėta pėrpiqen qė ta bėjnė kishė ortodokse sllave", tha Xhemaili.
Krijoni Kontakt