Sakrifica me e madhe eshte me e dashte armikun! Te krishteret, edhe pse e kane detyre paresore kete lloj sakrifice, ne shekuj kane pasur e kane veshtiresi per ta praktikuar per shkak te mekatit qe i con ne krenari dhe mburrje. Krishti, Zoteria yne, na e ka dhene kete mesim nga kryqi, ku shkoi si qengji ne thertore, pa bere ze. Kur erdhen ushtaret qe ta merrnin, Ai i ndaloi te vetet ta mbronin me arme, duke i qortuar se kush jeton me shpate prej saj do te birret, dhe ia ngjiti veshin e prere Malkut, ushtarit romak. E kush e jeton kete lloj sakrifice ne cdo dimension te saj (duke e duruar dhe e bekuar ate qe te shan, duke e falur ate qe te vret, duke mos pritur te te kthehet ajo qe ke dhene borxh, duke i sherbyer jo vetem atyreve qe njeh, por edhe atyreve qe nuk i njeh, etj.), atehere eshte me te vertete i Hyjit dhe Hyji banon ne te. Hyji i Gjalle eshte vetem Dashuri!
Qofte Levduar Jezu Krishti!
Krijoni Kontakt