Në dashuri e dashkam fronin.....
Në vite etur rend pas teje,
Besimin tënd s'po e grabis.
Si një avion fshehur pas reje,
Si një tumcak të çuçëris.
Në zemrën time e nxis pasionin,
Si një synam arrij tek ty.
Në dashuri e dashkam fronin,
Një fron më mirë se qeveri.
Sa të pushtetshëm e ndjej veten,
Më trëmb vështrimi me hile.
As nuk dorzohen,as nuk mbeten,
Fjalët e zemrës thënur pardje.
Qëndroj mes lojës i kujdeshëm
Dhe shtirem sikur kam mërzi.
Ta dish për ty jam i pa vdekshëm,
Nga shpirti yt pres drejtësi.
Krijoni Kontakt