Po ARiel2.
Fjala makth ka këto kuptime:
1. MAKTH m. bot.
Lloj bari i ngjashëm me trëndelinën, që rritet
zakonisht në ara të mbjella me grurë dhe bën lule
të verdha a të bardha e me erë si të mjaltit.
2. MAKTH m. bot.
Lloj bari i ngjashëm me trëndelinën, që rritet
zakonisht në ara të mbjella me grurë dhe bën lule
të verdha a të bardha e me erë si të mjaltit.
3. MAKTH m. anat.
Cipë e mishtë si sfungjer, që mbështjell e ushqen
pjellën te gruaja shtatzënë ose te femrat barrsa të
gjitarëve dhe që del jashtë bashkë me të, shtrat.
4. MAKTH m. sh. folk.
1. Ankth.
2. mit., folk. Figurë e përrallave popullore, që
përfytyrohet si njeri, i cili gjoja vjen natën e të zë
frymën, por, po ta kapësh, mund të të japë çdo gjë
që i kërkon në atë çast; të rëndët e dheut.
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
i/e dashur Ariel, në radhë të parë të faleminderit që çmuat punën time, edhe pse në fakt ishte modeste. I ndershmi të nderon.
Sa për fjalën "mokth" ta jap një sqarim. Ne në Kosovë quajmë një lloj luleleje "mokth", por nuk jam i sigurtë nëse është fjala për këtë lule. Atë që di të them për këtë lloj luleje është se vërtet ka erë të mirë dhe ne e përdornim duke e varur ne murë ne tufëza, të cilën herëpashere e spërkatnim me ujë, sepse kështu lironte erë të fresët.
Po kështu, ka edhe një lloj luleje që në gjuhën letrare( standarde) quhet borzilok, por te ne njihet si "bojsilek". Mbase thuhet se është fjalë me prejardhej të huaj.
P.S. Vetë qëllimi hapjes së kësaj teme ka qenë ( bile qëndron e shkruar ) që të mësojmë fjalë e shprehje të reja duke u argëtar.
Të mësojmë e të flasim shqip!
Kërkoj falje që nganjëherë po reagoj duke jua përmirësuar ndonjë fjalë.
respekt për gjithë ju.
Jeni të mrekullueshëm,
Adem Gashi,
Danimarkë
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
Mirëmëngjesi.
Meqë ka humbur pak filli, po e fillojmë me një fjalë të re.
borzilok
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
ziliqar...............................
"Më e mira është armike e së mirës"
Po po e kam lexuar sh kohe me pare dhe me ka pelqyer shume...ndaj shkruajta menjehere pas postimit tuaj
"Më e mira është armike e së mirës"
Krijoni Kontakt