ITALI - I moshuari italian 69-vjeēar vret me armė gruan shqiptare, me tė cilėt bashkėjetonte prej disa muajsh. Ngjarja ka ndodhur nė Cuneo tė Italisė dhe ka pasur pėr protagonistė njė ēift italo-shqiptar, qė i pėrkisnin moshave 69 dhe 58 vjeē. Viktima mėsohet tė jetė Emine Hyseni, ndėrsa ekzekutori i saj, Ermete Armando. Ai mbante me leje armėn e pėrdorur pėr vrasjen e gruas shqiptare. Sipas policisė, akti kriminal ka ardhur pas njė debati tė ashpėr mes tė dyve. Pas krimit, i moshuari nuk ka lėvizur nga vendi i ngjarjes derisa kanė mbėrritur efektivėt e policisė, tė cilėt kanė realizuar arrestimin e tij, me akuzėn e "vrasjes". Lajmi pėr ekzekutimin e 58-vjeēares shqiptare nė Itali u bė i ditur dje nga agjencitė italiane tė lajmeve. Referuar burimeve policore vendase pohohej se "Ermete Armando, 69 vjeē, ka vrarė Emine Hyseni, 58 vjeē, me origjinė shqiptare, me tė cilėn bashkėjetonte". Bėhet e ditur se ngjarja ėshtė regjistruar rreth orės 21:00 tė sė premtes nė Karalio, nė provincėn e Kuneos nė Itali. Gjithēka ka ndodhur nė kuzhinėn e shtėpisė, tė cilėn tė moshuarit ndanin me njėri-tjetrin. Sipas burimeve policore, ekzekutori, e kishte qėlluar shqiptaren me njė pushkė tė llojit "karabinė" e kalibrit 22 mm. Mėsohet se mbi Hysenin ėshtė qėlluar pesė herė, ēka i ka shkaktuar asaj vdekje tė menjėhershme. Pas krimit ai nuk ka lėvizur nga banesa, por vetė ka telefonuar njė fqinjėn e tij, tė cilės i ka rrėfyer se ēfarė kishte ndodhur. Mėsohet se ka qenė fqinja e tyre qė ka lajmėruar mė pas karabinierėt. Pak ēaste mė pas, pasi kanė mbėrritur nė vendngjarje, karabinierėt kanė gjetur trupin e pajetė tė tė moshuarės si edhe autorin e krimit aty pranė. Mėsohet se ai nuk ka shfaqur kurrfarė rezistence dhe ėshtė rrėfyer para punonjėsve tė policisė, duke pranuar edhe autorėsinė e krimit. Sipas hetimeve paraprake tė autoriteteve italiane, mėsohet se dy tė moshuarit, tė dy tė ve, jetonin sė bashku prej njė periudhe rreth njė vit e gjysmė. Ndėrsa pėr motivet qė shtynė 69-vjeēarin nė krim, dyshohet tė jenė zėnkat dhe grindjet e herėpashershme mes tė dyve. Referuar burimeve mediatike lokale, tė dy tė moshuarit vuanin nga momente depresive dhe shpesh herė grindeshin mes tyre pėr motive banale. Autopsia e viktimės mėsohet se do tė kryhet ditėn e hėnė, ndėrsa pėr 69- vjeēarin pritet tė caktohet sot masa e sigurisė nga gjykata.
Krijoni Kontakt