Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1

    Si të silleni me njerzit që nuk ju duan?




    Miqtë e rrejshëm ua vjedhin kohën. Kjo është një arsye më shumë që nga ata të krijoni armiq. Pas asaj më nuk do t’ju lodhin me probleme që juve as që ju interesojnë, me ftesa nëpër ndeja që juve nuk ju shkohet. Sa më pak kohë që kaloni me ata, aq më shumë kohë do të keni për veten tuaj dhe për atë që vërtet dëshironi të kujdeseni.


    Duhet pajtuar me një të vërtetë: “Është e pamundur të jeni Diell për të gjithë”. Është e pamundur t’i pëlqeni të gjithë njerëzve. Është e pamundur që të jeni pandërprerë simpatik ndaj të gjithë njerëzve. E vërtetë është se mundohemi të jemi të këndshëm dhe të sillemi mirë me të gjithë njerëzit, dhe për këtë shkak dhe shpesh i durojmë pasojat. E vërtetë është po ashtu se mirësjellja dhe këndshmëria e juaj mund të zbutë shumë gjëra mirëpo vërtet a vlen që për shkak të kësaj të sillemi të këndshëm madje deri në hipokrizi? Nga jashtë çdo gjë kalon në pamjen e butë dhe të këndshme përderisa në brendi njeriu mezi përmbahet të mos shpërthejë. Kujdes nga personat që për së tepërmi janë paqësorë dhe të këndshëm me të gjithë, ngase agresiviteti i tyre, aq më shumë që e shtrydhin në brendi, bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm. Ndonjëherë është më mirë të keni armiq të sinqertë se të keni miq të dobët. Në vazhdim ju japim dhjetë arsye që vetes t’i krijoni së paku ndonjë armik aty këtu.

    1. Mos lejoni t’ju mashtrojnë

    Për të krijuar armikun e dëshiruar, duhet vazhdimisht t’i kërkoni të drejtat tuaja. Nëse nuk rebeloheni atëherë kur në shitore ju japin molla të kalbura, një gjë e tillë do t’ju ndodh shpesh. Posa i tregoni dhëmbët, njerëzit do të fillojnë t’ju kuptojnë.

    2. Kanalizoni agresivitetin tuaj

    Armiqtë janë të duhur sikurse që i duhet thesi boksierit për ta ushtruar teknikën e vetë të dhe për ta mbajtur vitalitetin. Në vend se t’i shkundni anëtarët e familjes dhe miqtë që s’kanë bërë asfarë mëkati ndaj jush, shfryhuni në armiqtë tuaj.

    3. Vendosni kufit tuaj

    Nëse pranoni se keni armiq, me këtë tregoni se keni vlera dhe principe. Sa më shumë pakënaqësi kapërdini, të tjerët aq më shumë nga ju do të presin që të kapërdini. Ai që është mjaft i guximshëm të ketë armiq, shkakton ndjenjë respekti dhe tërhjek vëmendjen te të tjerët. Pas kësaj nuk do t’ju thirin çdo herë kur kanë nevojë për ndihmën tuaj. Me juve do të sillen me më shumë respekt.

    4. Shmanguni nga shpërthimet e menjëhershme emocionale

    Më shumë vlen të keni një armik të vërtetë se një mik të rrejshëm. Kur me dikë jeni vazhdimisht të këndshëm, një ditë dashtë e padashtë do të duhet të ndaleni dhe të shpërtheni. Sa më shumë që e shtrydhni armiqësinë tuaj, kur të ndodh ai eksplodim, atëherë do të jetë në formë të shpërthimit shumë të fuqishëm. Dhe kur një gjë e tillë ndodh, asgjë më nuk mund të përmirësohet.

    5. Kurseni kohën

    Miqtë e rrejshëm ua vjedhin kohën. Kjo është një arsye më shumë që nga ata të krijoni armiq. Pas asaj më nuk do t’ju lodhin me probleme që juve as që ju interesojnë, me ftesa nëpër ndeja që juve nuk ju shkohet. Sa më pak kohë që kaloni me ata, aq më shumë kohë do të keni për veten tuaj dhe për atë që vërtet dëshironi të kujdeseni.

    6. Mësoni diçka për veten tuaj

    Aristofani njëherë pat thënë: - Njerëzit e mençur mësojnë shumëçka nga armiqtë. Vështroni me vëmendje armiqtë tuaj. Ata janë të parët që i vërejnë gabimet tuaja. Kështu do të jeni në gjendje që në kohë t’i korrigjoni ato gabime dhe ta kurseni veten nga kritikat e panevojshme. Nga ana tjetër, armiqtë tuaj zakonisht janë të parët që e mësojnë se çka mund t’ju dëmtoj juve. Nëse kësaj i kushtoni vëmendje, do të mund t’i shmangeni disa situatave të pakëndshme, apo së paku t’i zbusni ato.

    7. Jeni gjithnjë në formë

    Të kesh armiq, është gjë e mirë për të mbetur në kondicion fizik dhe shpirtëror. Armiqtë ju kushtëzojnë të jeni dinamik, lucid, të keni reflekse të mira, të keni kujdes se çka flitni dhe çka bëni. Kështu fitoni më shumë vetëbesim. Fitorja ndaj armikut, sado e vogël qofte, është e mirëseardhur për vetëbesimin tuaj.

    8. Dashuroni me sinqeritet

    Nëse do të keni vetëm miq të vërtet ndonjëherë, më shumë do t’i duani ata. Kur të keni armiq, miqësitë e vërteta do të jenë më të vlefshme për ju. Së paku do të dini se, kur jeni në telashe ku mund të mbështeteni.

    9. Le të flitet për ju

    Armiqtë shpesh ju bëjnë reklamë të mrekullueshme. Me këtë që flasin keq për ju ndoshta e shtrembërojnë dukjen tuaj të vërtetë, por që pa vetëdije në të njëjtën kohë tërhjekin vëmendjen në drejtim tuajin. Ndërsa njerëzit, (është në natyrën e njeriut kjo), më tepër vëmendje i kushtojnë “të keqes” se “të mirës”! Prandaj për miqtë tuaj flitni gjithnjë mire, ndërsa për armiqtë tuaj mos flitni fare, që të mos u bëni ndonjë shërbim falas.

    ww.rtvzik.com

  2. #2
    No Comment !

  3. #3
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Pyet shtate a tete e bej s di vete. Nuk ma ha mendja se duhen manuale per te tilla gjera perderisa cdo njeri ndryshon nga tjetri ne mendje, sjellje e me rradhe.
    La vita è bella...

  4. #4
    Sensual
    Anëtarësuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304
    Si sillem ... boh ja nxij jeten me sa te mundem .. e kur jam e kenaqur me rezultatin hidhem ne prene e re .

    cti besh ..lol

  5. #5
    maraklije Maska e bombona
    Anëtarësuar
    09-02-2009
    Vendndodhja
    ne shkoder,ne shtepin time
    Postime
    4,714
    sillem ftohte se mund te jen njerez qe nuk mund ti largoj pergjithmon nga jeta ime,po nese mund ta bej i flak tutje
    meso nga e djeshmja,jeto te sotmen,shpreso per te ardhmen...

  6. #6
    Hap krahet e fluturoj...! Maska e zogu dukagjinas
    Anëtarësuar
    15-06-2009
    Vendndodhja
    Nen embelsinee lotit Tend... !!
    Postime
    3,741
    Zakonisht i shiqoj duke u buzeqeshur, dhe u them ndonje fjale qe ata nuk e kuptojne.(por jo fjale te pista).

    P.S - Gjithmone ka njerez qe te lendojne.Vazhdo te besosh vetem keni me teper kujdes.

  7. #7
    Erando
    Anëtarësuar
    19-07-2004
    Vendndodhja
    Perendim
    Postime
    865
    beja nene qe te thone Baba, armiku nqs ha shum m.t nga goja, ateher e pres derisa ta ze vetem, se ne publik nganjeher e ha vete.
    HISTORY HOLDS
    for the time to come and share.

  8. #8
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    "Na pla by" se sme duan.. sic thone francezet. LOL
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  9. #9
    Erando
    Anëtarësuar
    19-07-2004
    Vendndodhja
    Perendim
    Postime
    865
    Jam kurjoz te di si do sillet Enii sonte.
    HISTORY HOLDS
    for the time to come and share.

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Vendndodhja
    Ōsensei
    Postime
    1,118
    Citim Postuar më parë nga Apollyon Lexo Postimin
    "Na pla by" se sme duan.. sic thone francezet. LOL
    Bum-nous explosé, kështu thonë Francezët, Kinezët e kanë të bukur - Xian Neng Tin-Gang.

    "Na pla ka" siç thot Shqiptari.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •