TIRANE - Deklaratë për shtyp/ Aleanca Kundër Diskriminimit të LGBT (lesbike, gay, biseksual, transxhender) e mirëpriti deklaratën e djeshme të Kryeministrit Berisha në mbështetje të Ligjit Kundër Diskriminimit dhe të drejtës së martesës për personat gay në Shqipëri. Shpresojmë të kemi mbështetjen e të gjitha palëve dhe miratimin e Ligjit Kundër Diskriminimit sa më shpejt pas fillimit të sezonit të ri parlamentar. Ky nuk është vetëm një hap drejt integrimit Evropian, por i shërben kryesisht emancipimit të shoqërisë shqiptare. Ne jemi krenar që vendi ynë po i bashkohet shumë vendeve të tjera, duke mbështetur barazinë dhe duke refuzuar diskriminimin ndaj personave homoseksualë, biseksualë dhe transxhender.
Aleanca Kundër Diskriminimit të LGBT është një organizatë e ngritur dhe e përbërë nga persona heteroseksualë, homoseksualë, biseksualë dhe transxhender që synon të luftojë diskriminimin e bazuar te orientimi seksual dhe identiteti gjinor. Ne mirëpresim mbështetjen e të gjithë personave që janë në favor të barazisë dhe drejtësisë. Mund të na gjeni në adresën http://www.gayalbania.org, ne facebook duke kërkuar: gay albania, ose në adresën e postës elektronike aleanca@gmail.com.
Kete e kam shtyp per ata qe kan ineresa te shohin ndonje faqe apo sepaku per ndonje kontakt qe i nevoitet.
Krijoni Kontakt