Muslim Europe: the demographic time bomb transforming our continent
__________________________________________________ __________________________________
„Bomba demografike e kohes“ eshte artikulli i koheve te fundit ne gazeten britanike Telegraph, nje artikull i cili ka ngjallur nje vale te re debatesh. Shifrat terrifikuese te studimit ne fjale hulumtojne mbi nje dukuri prezente, por jo te vleresuar sic duhet per rrezikshmerine qe paraqet. „ A do e marrin muslimanet drejtimin e Evropes? „
Diskutimi mbi kete pyetje ka kohe qe behet; eshte nje diskutim sa i veshtire aq edhe problematik mbi demografine dhe kulturen. Nga njera ane mbeshtet mbi bazat e asaj qe quhet „politically correct“ dhe nga ana tjeter mund te degradoje ne racizem, c‘ka edhe ka ndodhur jo rralle.
Me pare faktet... Nga shifrat e studimit ( shiko ne artikull) rrjedh qe ne 40 vite, dmth ne vitin 2050 , nje ne pese evropian mund te jete musliman.
Por askush nga drejtuesit e shteteve evropiane, edhe pse e kane shume te njohur termin " ticking bomb" nuk guxon te mbaje nje qendrim, qofte edhe te cfaredoshem ndaj fenomenit ne fjale, sepse cdo qendrim mund te merret nge rrethe te caktuara dhe nga komuniteti musliman qe jeton prej vitesh ne Evrope, menjehere si „racizem“. Cdo shoqeri, cdo popull, cdo shtet ka te drejten e ruatjes se disa vecorive te caktuara te kultures. Vlerat e perbashketa jane nje kusht primar per nje solidaritet social.
Nuk eshte rastesi, qe solidariteti ne USA-n e multikulturave eshte perafersisht zero, nderkohe qe shtetet skandinave, te cilat merren gjithnje si model, jane te karakterizuara nga nje homogjenitet i theksuar. Solidariteti gjendet dhe ruhet te ato vende qe ndajne nje ethos te perbashket. Ate qe nuk e arriti dot pushtimi turk ose arriti pjeserisht( dihet fale ciles qendrese), po e arrijne sot muslimanet lehte fare fale emigrimit te lire. Por, ne fakt, problemi nuk jane muslimanet. Nje pjese e tyre jane integruar dhe sipas anketimeve te bera, shprehen kunder Fondamentalizmit apo Jihad-it. Megjithate ekziston gjenerata e re. Kjo rini muslimane, e cila anon me shume nga islami radikal sesa prinderit e tyre, gjendet ne mes te procesit te radikalizimit dhe pikerisht ky fakt eshte i frikshem, sepse per te krijuar pak tension e frike, s’eshte e nevojshme medeomos nje shumice. Eshte pikerisht kjo pakice radikalesh qe „dirigjon“. Ne fakt ajo „Politically Correct“ eshte shnderruar ne „Islamically Correct“.“ Sot mund te sulmohet ne media Dalai Lama, Nene Tereza, kushdo, ama kurre Islami.“ -tha filozofi francezi Pascal Bruckner (duke e kthyer veten ne nje antiislamik te urryer me kete pohim)
Evropa bisedon me radikalet me gjuhen e diplomacise, por uria e tyre shtohet. Pyetja eshte: " A eshte ne gjendje demokracia evropiane ta frenoje ne kohe tik-un e kesaj bombe perpara se te jete shume vone?
Mendoni se ka shpetim?
Per me shume lexoni artikullin : http://www.telegraph.co.uk/news/worl...continent.html
ose per ata qe pertojne : http://www.youtube.com/watch?v=OXm5nKNFuOI_
Krijoni Kontakt