Kumanovë, babai marton me dhunë vajzën 13 vjecare
(Dërguar më: 12/08/09)
KUMANOVE- Një banor i Kumanovës detyroi para një jave vajzën e tij 13 vjecare të martohet me një djalë 11 vjet më të madh se ajo. Mësohet se babai i vajzës më 7 gusht kishte bërë marrëveshje për ta martuar atë me 24 vjeçarin Aqif.A nga Kumanova.
Por kjo lidhje zgjati vetëm disa ditë, kur vajza 13 vjeçare me datën 10 të këtij muaji kishte ikur nga shtëpia e Aqif A. dhe është vendosur tek një i njohur i familjes së saj. Pasi u ka sqaruar rastin e presionit të ushtruar nga prindi i saj për të martuar me personin në fjalë, të afërmit e të miturës kanë bërë denoncimin në polici.
Ndaj babait të së miturës dhe Aqif. A, është ngritur akuza për presion dhe ushtrim dhune ndaj 13 vjecares. (e.n/ina/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt