Close
Faqja 20 prej 24 FillimFillim ... 101819202122 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 238
  1. #191
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    ahahaa rri shtrembt e mos fol drejte a?
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

  2. #192
    Prenku i Dalmatëve
    Anëtarësuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Në dritën fosforike që lëshojnë varrezat gjatë natës
    Postime
    1,008
    Këto 7 pika janë: Bibla, Ungjilli, Kurani, Theurati e Zeburri i Shqiptarit dhe i ka gati secili shqiptar!
    Eh Zanor ti vetë e dhe përgjigjen për një pyetje që ma bane ma herët:

    E ata pak veta, që qenkan 'me përjashtim', me çfarë dokumentojnë sipas teje, se janë shqiptarë?

  3. #193
    Prenku i Dalmatëve
    Anëtarësuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Në dritën fosforike që lëshojnë varrezat gjatë natës
    Postime
    1,008
    Desha edhe të pyes:

    Kadreja thotë "të një feje tjetër", çfarë kuptimi ka kjo "tjetër"???

    Mos vallë Jezusi ishte ilir, dhe Bibla e parë u shkrua shqip, a mos vallë Jeruzalemi gjendej në Shqipëri, meqë Trojën e sollëm në Shqipëri, betejën e Kosovës në Drenicë, me siguri edhe Jeruzalem quhej Durrësi i asaj kohe, dhe Nazareti gjendej në Malësinë e Mbishkodrës, kurse Shën Gjoni që pagëzoi Krishtin ishte nga fisi i Thaçit, edhe pse Kabashët po rrejnë se kinse ka qenë i tyre.

    Ndryshe nuk mund të shpjegohet kjo "tjetër"?

    Unë nuk kuptoj çka e lidhë Kadarenë me krishterimin?

    A kaq e mangët i duket atij Shqiptaria, sa nuk është në gjendje të krijojë identitet pa e thirrur në ndihmë një ideologji çifute?

    Për mua Shqiptaria jo vetëm që nuk është e mangët, por është shumë e pasur, saqë çdo gjë tjetër më duket humbje kohe. Të qenurit shqiptar është kënaqësi, një komoditet që nukmund tëa gëzojë gjithkush. Këtë privilegj e gëzojnë vetëm ata që kanë lindur të tillë.

  4. #194
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    99
    ku keni ftyre ju me shajt Ismail Kadaren pash zotin

    Vaj vatani mjer Mileti ku e lam e ku na mbeti

  5. #195
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Kur Kadareja ja fut pordhes kot s`i themi dot "Shendet". Do i themi "Halja eshte dera e dyte majtas".
    -

  6. #196
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    Citim Postuar më parë nga Testim Lexo Postimin
    Desha edhe të pyes:

    Kadreja thotë "të një feje tjetër", çfarë kuptimi ka kjo "tjetër"???

    Mos vallë Jezusi ishte ilir, dhe Bibla e parë u shkrua shqip, a mos vallë Jeruzalemi gjendej në Shqipëri, meqë Trojën e sollëm në Shqipëri, betejën e Kosovës në Drenicë, me siguri edhe Jeruzalem quhej Durrësi i asaj kohe, dhe Nazareti gjendej në Malësinë e Mbishkodrës, kurse Shën Gjoni që pagëzoi Krishtin ishte nga fisi i Thaçit, edhe pse Kabashët po rrejnë se kinse ka qenë i tyre.

    Ndryshe nuk mund të shpjegohet kjo "tjetër"?

    Unë nuk kuptoj çka e lidhë Kadarenë me krishterimin?

    A kaq e mangët i duket atij Shqiptaria, sa nuk është në gjendje të krijojë identitet pa e thirrur në ndihmë një ideologji çifute?

    Për mua Shqiptaria jo vetëm që nuk është e mangët, por është shumë e pasur, saqë çdo gjë tjetër më duket humbje kohe. Të qenurit shqiptar është kënaqësi, një komoditet që nukmund tëa gëzojë gjithkush. Këtë privilegj e gëzojnë vetëm ata që kanë lindur të tillë.

    LABIRINTHI


    Nese kuptimi eshte 'i nje feje tjeter' atehere pikerisht eshte realiteti per Krishterimin, se ai eshte me larg Jerusalemit, si fqiu tjeter, per t; cilen 'fe tjeter' edhe u kryqezua Isaja, e emri rrodhi ne kuptimin e kryqezimit ' Krishti ' dhe Kadare e merr t; kunderten, si 'fe tjeter' Islamin, si larg Europes, fe tjeter per Europen.

    E sa per 'vendin' per kryqezimin kishte disa Golgotha, gjate kryqezatave dhe soteasajdite jane 'mistere', sepse pikerisht shqiptaret ishin ata te paret e perhapjes se Krishtianizmit ne Europe, Shen Albani, nuk thohet krejt kot...

    Fatkeqesisht, shqiptari iu dha 'me mish e shpirt' edhe pertej kufinjve te mundesive, te qenies se tij apotheozave te tilla, per disa arsye, e njera nder to eshte edhe presioni ndaj tij e ndaj 'vetvetes se tij', se ishte i rrezikuar pikerisht ma shume prej te veteve se sa nga te tjeret... shih thenien e vet Fishtes: 'le ta dij bota mbare....', e mu per ate na percielli tragjika sepse nuk e ruajtem njeritjetrin, e edhe Konitza, nuk tha kot: 'armiqet me te medhenj te shqiptareve, jane vet shqiptaret'... Ka shume te flitet ne kete kontest... Kadarese nuk i mungonte Shqiperia, por fama indirekte, me nje gur 'dy zogj'... dhe mu per ate mbeti larg Shqiperise, ashtu sikur mbeti Qosja larg 'politikes, qe vetiu rreshqiti ne akullin e saj, as pa bere fije politike seeee edhe vet duke e trajtuar perpara, politikanin ne figuren e tij, qe nuk i pershtatet aspak figures se Qosjes...

    Ishte dhe eshte edhe do te jete krejt tjeter kuptim politika, nga sa e mendon dikush, e mund te rreshqasi as pa fijen e vetedijes se tij ne akullin e saj, sepse vet 'terreni politik' eshte siperfaqe e shendritshme e akullit, qe 't'i merr syte' - vetem kur ta shohesh vetveten kokeposhte - e ate mjerisht nuk po e kuptojne shume, po as vet Kadare e Qosja, qe na cuditen me majat e 'pamprehta' te pendave te tyre... Sepse prapaskena ishte, eshte e do te jete krejt 'tjeter' nga sa e mendon dikush dhe mu ate prapaskenen 'tjeter, n; vend 'fe tjeter, duhej e duhet ta mendoj thelle ne veprim nje intelektual i mirefillte! Po e till; ishte e eshte situata politike shqiptare, ku krijoi 'politikaj te zorit', ashtu sikurse jeta jone qe krijoi 'punetor zori', femij te burrnuar parakohe - 'buza tamel (qumsht), e puna gur e shkambij' do te thoja... Evolucioni shqiptar ishte tjeter nga e menduan disa, sepse ti nuk dukesh SOT mire ne fytyre, nese DJE nuk hengre mire, e dikush hengri mmire dje, e duket mire sot dhe anasjelltas...duhet kohe te perpunohet ushqimi, derisa te te hyje ne gjak, e te dukesh mire, e ndjehesh mire. Nuk te ben mire ushqimi, ne kurriz te tjetrit, sepse nuk zgjate shume kohe, e bie perseri ne nivelin e djeshem apo edhe ma fatkeq se sa e kujton ti... Fama nuk merret me opaaa e tralala, por ajo merret 'me doza shume te vogla, mu si helmi' per antibiotik... Per ate dhe instikti i friges, krijoi edhe ende krijon imazhin e pseudogjahtarit, e edhe atij te frikshmit: ku ka kacube, ka lepur, apo ku ka kacube, ka xhandarr... Labirinthet e 'piramidave' jane shume ma te nderlikuara, e misterioze, nga sa i mendon dikush, deri tek dalja nga terri ne diell...

    Çështja e identitetit, eshte vetem nje prapaskene politike, ma shume se sa vet kombetare, ai si i tille, mbeti 'pa u promovua', pikërisht në saje të paaftësisë, as për ta shprehur dhe dukej si identitet i thatë, një skelet pa mish e gjak e gjymëtyre, sepse identitet europian kanë të gjith europianët, që jetojnë brënda kufinjve gjeografik europian, sepse antroponomi, krijoi toponomin, njeriu e emërtoi vendin e vet dhe krijoi identitetin e vet edhe kombëtar, për atë është shprehja shqipe: nuk lufton vendi, por Kelmendi! Dhe ajo ishte lojë pikërisht me identitetin shqiptar, sepse unë kam sëpari identitet shqiptar, e tevona identitet europian (por duke as anashkaluar edhe identitetin ballkanik, e ai për mua është identiteti illirik, IDENTITETI ILLIRIK jo identitet 'male inatesh', se ka disa toponome, me rrënjen BALL...Ballkan, Ballkaria, Ballkaria Kaberdine, Ballgaria, Ballga, nuk është vetëm emri Ballkan edhe të gjitha ato toponome nuk mund të jenë 'male inatesh' dhe ma së miri i justifikon antroponomi I TRASHËGUAR BALLE, BALLSHA, BALLI, e deri Balli i kombit - fjalë krejt shqipe).

    Kadare e Qosja ende nuk dolen nga ai 'labirinthi politik' ende janë të ngujuar atje, pikërisht për atë 'fe tjetër', njeri me shpatë të 'hudhur' e tjetri me shpatë të ndryshkur, mbeten në dyluftim të përhershëm pa fund - sepse nuk u analizuan publikisht, e të iu jipet dora, ejani këndej është dalja... e mos të vërbohemi të gjithë!

    TË JESHË SHQIPTAR, ËSHTË MA SHUMË SE SA KUJTON NJERIU!
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

  7. #197
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    DIALOG I IMAGJINUAR

    Kadare: kthehu aty ku as unë vet nuk e dij mirë...

    Qosja: ''s'kam çka baj, veç me dhanë kët shpirt''...
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

  8. #198
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    Citim Postuar më parë nga Testim Lexo Postimin
    Eh Zanor ti vetë e dhe përgjigjen për një pyetje që ma bane ma herët:
    Po, te ndihmoj qe the:

    'Për mua Shqiptaria jo vetëm që nuk është e mangët, por është shumë e pasur, saqë çdo gjë tjetër më duket humbje kohe. Të qenurit shqiptar është kënaqësi, një komoditet që nukmund tëa gëzojë gjithkush. Këtë privilegj e gëzojnë vetëm ata që kanë lindur të tillë.'
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

  9. #199
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-06-2009
    Postime
    169
    Citim Postuar më parë nga D@mian Lexo Postimin
    I vetmi faj i Kadarese eshte qe shpenzon kohe dhe energji per nje popull gdhë!
    O Zot ! Po e paguajne per kete , apo jo ? Kush e njeh mire karakterin e tij , ai ben cdo gje per pushtet dhe para !

    Dhe tani fare rastesisht , nuk e di pse mu kujtua qe ka studiuar ne Rusi ! Nejse ndoshta eshte kjo qe ai eshte bere i madh !

  10. #200
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    763
    Citim Postuar më parë nga Buddy Lexo Postimin
    lidhja e prizrenit lidhja me e pjerdhur,nuk donte pavarsi nga turku por vetem autonomi.


    si the?????????????''Atdhetare Shqiptare ne xhami????jo besa,ne xhami ka vetem hoxhe, kuron,allah,dhe nje tuf qe ngrejne menderen perpjete

    Shqiptari me kanun nuk e ngre menderen perpjete,nuk i perulet askujt.
    Uroj qe keto fjale per Lidhjen e Prizrenit ti thuash vetem nga mosdija. Me te vertet po me vjen keq se qka ju ka bere fanatizmi .

    SHKOZA nga Prizreni
    ATDHEU MBI TE GJITHA

Faqja 20 prej 24 FillimFillim ... 101819202122 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •