Thonë se, ndryshe nga Lezha ku nuk ishin mbushur kutitë përmbledhëse dhe tabela e rezultateve (arsyeja e vërtetë ishte se PD pretendonte një mandat tjetër që nuk e mori), në Fier është mbushur tabela e rezultateve dhe kutitë janë nxjerrë të pa vlefshme. Ndërkohë që ato janë dorëzuar të vlefshme dhe janë marrë të vlefshme në procesverbal.
Në një vendim tjetër që mori KQZ, hipokriti tjetër i këtyre zgjedhjeve Arben Ristani ka thënë shprehimisht, duke folur në një rast tjetër të ngjashëm, citoj: "Nuk ka kuti të pa vlefshme, ka vota të pa vlefshme por jo kuti. Thuaju komisionerëve të zbatojnë ligjin ndryshe do ti shkarkojmë. Nëse kutia merret e rregullt numërohet. Kaq për këtë cështje".
Presionet politike të Berishës i cili nxori Ollin para pak ditësh të nxirrte rezultatet paraprake të zgjedhjeve, gjë që nuk është e parashikuar në kodin zgjedhor për KQZ, tani po mbajnë peng edhe kutitë e Fierit pasi është e ditur që në ato kuti është mandati i 9-të i PS.
Nuk do kenë ku ta luajnë sumën si Berisha si Ristani sepse populli që ka votuar do ju vërë shkelmin në fyt po mos ju lexohet vota.
Krijoni Kontakt