Michael Jackson ndjen se fundi i udhetimit te tij eshte afer" dhe ka kerkuar nga motra e tij Janet Jackson, te rrise femijet e tij kur ai te vdese, shkruajne mediat amerikane. Krijuesi i hitit "Thriller", i cili vuan nga nje semundje vdekjeprurese, eshte i bindur se nuk do te mbijetoje per te pare tre femijet e tij te rriten. "Michael ndjen se fundi eshte afer. Ai eshte i tmerruar se nese vdes, femijet e tij do te perfundojne me prinderit e tij te moshuar ose vellezerit e tij. Ai e di se Janet do t'u jepte femijeve dashurine e nenes dhe do te kujdeset qe ata te rriten larg nga vemendja e paparaceve", thote nje burim i afert i tij per "National Enquirer". Jackson, 50-vjec, eshte baba i Prince Michael, 12-vjecar, dhe Paris, 10-vjecare, qe te dy te lindur nga ish-gruaja e tij Debbie Roee. Nderkaq, 6-vjecari Prince Michael II eshte adoptuar ne vitin 2002.
K.J
Krijoni Kontakt