Close
Faqja 6 prej 21 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 208
  1. #51
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559

    Kush eshte Ilir Meta.

    Marr shkas nga ndodhite e fundit ne arenen gladiatore te poltikaneve tane.
    Ilir Meta, udhëheqësi i grupimit më të madh opozitar në Shqipëri, ka një biografi politike të pazakontë. Ai ka hyrë në politikën shqiptare si pjesë e delegacionit të studentëve të Dhjetorit që shkuan t’i kërkojnë pluralizëm politik Ramiz Alisë, në dhjetor të vitit 1990 dhe përfundoi më pas në krye të qeverisë së Partisë Socialiste, që ishte një trashëgimtare politike e ish-komunistëve.

    Në vitin 1991 ai themeloi Forumin Rinor Eurosocialist Shqiptar, duke futur së pari termin evropian në politikën e së majtës shqiptare. Në vitin 1992 u zgjodh deputet i Skraparit për Partinë Socialiste. Ai u bë i njohur në shtator të vitit 1992, kur udhëhoqi një protestë të qytetarëve të Poliçanit kundër mbylljes së Kombinatit të Armëve për shkak të reformave në ushtri. PD në pushtet i hoqi atij imunitetin në Kuvend, por çështja nuk shkoi më tej.

    Pas arrestimit të Fatos Nanos dhe rritjes së frymës konservatore në Partinë Socialiste, Ilir Meta, iu bashkua grupit që kërkonin ta moderonin politikën e Partisë Socialiste. Ai filloi të artikulonte më shumë orientimin perëndimor të Shqipërisë dhe nevojën për bashkëpunim me institucionet perëndimore.

    FRESH u bë pikënisja e kontakteve perëndimore për Partinë Socialiste, sidomos me të majtën italiane dhe ato të vendeve skandinave.

    Në vitin 1995-1996 ai ishte një nga katër nënkryetarët e Partisë Socialiste, por i rreshtuar kundër mbështetësve të zotit Nano. Karriera e tij u vu në rrezik, për shkak të shigjetimeve se po punonte për të rrëzuar nga kreu i PS liderin e burgosur, Fatos Nano.

    Por pozitat e tij politike u forcuan shpejt. Pas vitit 1997 ai u emërua fillimisht si sekretari Jashtëm, një post identik me zëvendësministrin e Jashtëm.

    Kur Pandeli Majko u bë kryeministër pas 14 shtatorit 1998, Ilir Meta mori postin e zëvendëskryeministrit. Kongresi i 1999 i Partisë Socialiste ishte një moment dramatik. Kandidatura e shumëpritur e Pandeli Majkos për kreun e PS u rrëzua bashkë me qeverinë e tij. Fatos Nano, i cili u ri-kurorëzua kryetar i PS, pranoi më lehtë Ilir Metën për kryeministër.

    Kryeministri më i ri në Evropë nisi kështu një karrierë politike të pazakontë. I vendosur të linte gjurmë, ai u përkushtua pas infrastrukturës së shkatërruar të vendit pas punëve publike dhe menaxhimit me dorë të fortë. Ai arriti të përfundojë autostradën gjysmake Tiranë-Durrës një segment të rrugës Kavajë-Rrogozhinë, rrugën e Qafës së Llogorasë, rregulloi parkun “Rinia” në Tiranë dhe mbështeti dukshëm Edi Ramën në projektet e tij për punët publike.

    Zgjedhjet e vitit 2001 ishin një test i madh politik për të. I gjendur mes rrezikut të rikthimit të Fatos Nanos dhe nevojës për zgjedhje të lira, ai zgjodhi një të mesme, e cila la gjurmë në jetën e tij politike. Zgjedhjet e 2001 ishin qartësisht jashtë standardeve, por të pranuara. Policia u përdor qartë në shumë qendra votimi dhe Gjykata Kushtetuese veproi pa shumë takt në gjykimin e 40 mandateve. Komuniteti perëndimor njohu qeverinë e re, por nuk njohu një shumicë për president.

    Pak muaj para se të afrohej çështja e presidentit, kryetari i PS, Fatos Nano, nisi një fushatë të pazakontë antikorrupsion të përkufizuar si katarsis. Fillimisht i vetëm, por duke mbledhur energji rrugës, Fatos Nano përdori grupin parlamentar si mekanizëm bllokues ndaj qeverisë së Ilir Metës. Në janar të vitit 2002, pas presionit publik dhe bllokimit në Kuvend, Fatos Nano e detyroi Ilir Metën të dorëhiqet. Prej atëherë nisi një luftë e ftohtë ende e pambyllur mes tij dhe partisë së zotit Nano.

    Në kongresin e vitit 2003, Nano përjashtoi Ilir Metën dhe grupin e tij nga forumet e PS. Ilir Meta, i cili ishte ende formalisht zëvendëskryeministër i kabinetit të Fatos Nanos, kishte dhënë dorëheqjen që në verë.

    Pas përjashtimit dhe nga forumet drejtuese në Kongres ai po shikonte të ardhmen e tij jashtë PS. Në pranverë të vitit 2004 ai formoi Lëvizjen Socialiste për Integrim, një strukturë politike shumë solide, bazuar te veprimi dhe aksioni politik, por dhe te lidhjet njerëzore e krahinore.

    Fatos Nano e nënvleftësoi fillimisht fuqinë e saj, por në zgjedhjet e vitit 2005 partia e zotit Meta u bë varrmihësja kryesore e pushtetit të Fatos Nanos.

    Pas ardhjes në pushtet të PD, Ilir Meta fillimisht ndoqi një linjë të butë bashkëpunimi, e cila u egërsua menjëherë në vitin 2006, kur PD tentoi të riformatonte Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Gjesti i tij i forcës duke hipur sipër tavolinave mbeti emblematik për parlamentin. Kuvendi u bllokua dhe pas një marrëveshjeje të re u bënë ndryshimet kushtetuese që prishën disa ekuilibra politikë. Në zgjedhjet lokale të vitit 2006-2007, ai u bashkua me Partinë Socialiste nën premtimin se së bashku do të bënin një Kod Elektoral të favorshëm për LSI.

    Me gjithë joshjet nga Berisha, Ilir Meta i qëndroi besnik Edi Ramës deri në përfundim të zgjedhjeve.

    Pas zgjedhjeve Meta kërkoi të nisnin një bashkëpunim institucional për Kodin Elektoral. Por duket se këtu interesat e tij dhe të zotit Rama ndaheshin. Megjithëse të dy e tregojnë ndryshe historinë e ndarjes, e qartë është se Kodi Elektoral, i hartuar me firmën e zotit Rama, prek qartë interesat e LSI.

    Kjo e armiqësoi atë ndjeshëm me Partinë Socialiste dhe e futi në një grevë urie njëjavore për të tërhequr vëmendjen e opinionit publik ndaj këtij monopoli dypartiak.
    Te gjithe e kemi degjuar lumin e sharjeve qe ka lene te vershoje Z.Meta mbi aleatin e tij tashme z. Berisha. Ne prononcimin e tij thote qe eshte i gatshem te beje kualicion me te dhe keshtu i fut Berishes kembet ne nje kepuce. Sepse tashme, jo vetem qe ai me partine e tij jane pjese e kualicionit qeverises, por edhe nje pjese aspak shperfillese ne vendimmarrje. Sepse pa 4 zerat LSI-ane s'ka ligje!

    Si e gjykoni hapin e Metes? Vertete po puthet me Milon per hir te interesave te kombit?

    Mendoni se pas disa ministrive qe do t'ia kerkoje Berishes me patjeter do shpalosi edhe deshiren e tij per t'u bere kryetar i vendit?

    Kush eshte fenomeni Meta?

    Dikutim te mbare!
    Elegance is an attitude.

  2. #52
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-02-2009
    Postime
    812
    ore ju talleni ..Ilir Meta-Sal Gomari kualicion nuk e besoj por po te jete e vertet esht kulmi i injorances se politkaneve Shqiptar...PD duhet te jet parti e djatht ,PSI parti e majte dhe nuk ka kuptim te qeverisin 2 parti nga krahu i kundert..gjithsesi ky mund te jet fundi i Ilir Metes si politkan i suksesshem e fundi i Sali Berrishes si diktator......ateher me te vertet Edi Rama qenka politikani e vetem normal ne Shqiperi..ne opozit me mir se kualicion me ata qe ai i quan hajdut ...bravo Edi Rama dhe nuk do vonoj dita qe ai do jet kryeminister se Sala me Ilirin nuk do ta ken te gjat. jan komplet njerez te ndryshem dhe nuk do zgjas 1 kualicion i mundshem dhe shumica e anetareve te PSI zgjedhjet e ardhshme te parakohshme do votojn per PS. cudia Shqiptare vazhdon te cudis edhe vet Shqiptaret e jo me boten ... bravoooo Albania

  3. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    a asht e mujtun ligjerisht qe nje parti e krahut te majte te lidh aleance me te djathtet pas zgjedhjeve???????
    se psh ketu ku jam une partia blu edhe psemori shume vota ne krahasim me vite me pare nuk pranoi ne asnji menyre mu ba aleat me socialdemokratet
    JO SEKS PARA MARTESE

  4. #54
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Vendndodhja
    Ōsensei
    Postime
    1,118
    Citim Postuar më parë nga dritek7 Lexo Postimin
    ore ju talleni ..Ilir Meta-Sal Gomari kualicion nuk e besoj por po te jete e vertet esht kulmi i injorances se politkaneve Shqiptar...PD duhet te jet parti e djatht ,PSI parti e majte dhe nuk ka kuptim te qeverisin 2 parti nga krahu i kundert..gjithsesi ky mund te jet fundi i Ilir Metes si politkan i suksesshem e fundi i Sali Berrishes si diktator......ateher me te vertet Edi Rama qenka politikani e vetem normal ne Shqiperi..ne opozit me mir se kualicion me ata qe ai i quan hajdut ...bravo Edi Rama dhe nuk do vonoj dita qe ai do jet kryeminister se Sala me Ilirin nuk do ta ken te gjat. jan komplet njerez te ndryshem dhe nuk do zgjas 1 kualicion i mundshem dhe shumica e anetareve te PSI zgjedhjet e ardhshme te parakohshme do votojn per PS. cudia Shqiptare vazhdon te cudis edhe vet Shqiptaret e jo me boten ... bravoooo Albania
    Ti o je **** ose bën vet. E si mund të shkoj vendi në zgjedhje të parakohshme? Apo se je larg shqipëris dhe nuk të rruhet shum nëse hidhen dhe ca miliona euro për rizgjedhje. Boll na u ça trapi me këto zgjedhje, më mirë një qeveri kot më kot se sa zgjedhje të tjera, që do ishin një bomb me sahat për shqipërin, do ktheheshin 12 vjet mbrapa.

    goldian nuk ka kushtet me asnjë vend të botës që mos të lejoj partit si të majta të djathta për të bërë koalicion.

  5. #55
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23
    Marrëveshja PD–LSI, Rama: Meta u bë patericë për të ngritur qeverinë e Gërdecit

    Përpjekja për numërimin e cdo vote opozitare vazhdon dhe populli ndjek orë pas ore prej 6 ditësh këtë proces, ndërsa Ilir Meta nxitoi të bëhej paterica e kryeministrit të rrëzuar duke ngritur në këmbë qeverinë e Gërdecit” kështu deklaroi kreu socialist, përmes një konference për mediat nga selia rozë, disa orë pasi kreu i LSI-së pranoi propozimin e kryeministrit Berisha për tu bërë pjesë e qeverisë së re.

    TIRANE-Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka reaguar pas bashkimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim me koalicionin Aleanca e Ndryshimit për të formuar qeverinë e re. Duke e cilësuar këtë bashkim si pazarin më të turpshëm të viteve të fundit, Rama theksoi se Meta u shndërrua në patericën e kryeministrit të rrëzuar.
    “Përpjekja për numërimin e cdo vote opozitare vazhdon dhe populli ndjek orë pas ore prej 6 ditësh këtë proces ndërsa Ilir Meta nxitoi të bëhej paterica e kryeministrit të rrëzuar duke ngritur në këmbë qeverine e Gërdecit” theksoi Rama.
    Ndërkohë Rama deklaroi se kjo nuk është fjala e tij e fundit për procesin zgjedhor i cili nuk është përmbyllur ende.

    Kreu Socialist u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve duke e konsideruar paktin mes Metës e Berishës si një oreks të pakontrolluar për pushtet, i cili sipas tij nuk është gatuar sot.

    “Pas kuinateve githcka është e mirërregulluar mes kundërshtarësh që janë të tjerë kur janë në lojë dhe partnerë prapa kuinatave” u shpreh Rama.
    Sipas tij, zgjedhjet e 28 qershorit janë të deformuara ndërsa theksoi se Partia Socialiste do të bëjë gjithcka për të zbardhur të vërtetën e zgjedhjeve e për tu dhënë shqiptarëve mundësinë të lexojnë deri në fund atë që kanë vendosur në 28 qershor.
    “Deformimi qendron tek rezultati i shpallur dhe e verteta tek fletet e votimit. Unë jam i vendosur ta udhëheq partinë Socialiste deri kur procesit zgjedhor ti vihet pikë dhe pastaj kam sigurinë dhe bindjen e plotë se kjo është një familje politike e cila di të marrë vendimet në kohën e duhur” u shpreh kreu socialist.
    Ndërkaq, Rama ka nënvizuar se Shqipëria duhet të jetë atdheu i të gjithë shqiptarëve përtej të majtës e të djathtës, ndërsa theksoi “kush mendon se sot më ka dobësuar duhet ta dijë që më ka bërë më të fortë”.

    Thashethemet që u përhapen pas publikimit të rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare se Berisha mund të formonte një koalicion të majtë, u zyrtarizuan sot, rreth një javë pas votimeve. Lideri demokrat, Sali Berisha ftoi sot zyrtarisht kreun e LSI, Meta të formojnë së bashku qeverinë e re, pasi nuk plotësonte numrin e nevojshëm të mandateve.

    Pas rreth një ore nga ftesa zyrtare, Meta doli në publik dhe iu përgjigj pozitivisht Berishës për një koalicion të majtë që do të qeverisë vendin.
    Të dy liderët e justifikuan vendimin para elektoratit të tyre. Berisha sqaroi se këtë vendim ia diktoi sovrani me votat, kurse Meta nga ana e tij e justifikoi këtë si një vendim jo i lumtur, por i duhur që sipas tij do t'i shërbejë vendit.

    (e.n/BalkanWeb)

  6. #56
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23
    Meta, Ramës: Largohu, të bashkëpunoj me PS

    Lëvizja Socialiste për Integrim nuk e ka vendosur me këtë koalicion do të lidhë aleancë paszgjdhore. Burime pranë kësaj partie thanë për “Gazetën” se kryetari i partisë, Ilir Meta i ka dërguar një mesazh të qartë lidershipit të PS-së: Bashkëpunoj me ju, vetëm nëse largohet Edi Rama. Meta u ka thënë socialistëve se nuk do të bashkojë votat me Berishën, por për këtë Edi Rama duhet të largohet nga drejtimi i PS-së. Ndërkohë, janë disa skenarë që qarkullojnë për zgjidhjen e krizës së qeverisjes. Varianti i parë është që Meta të votojë qeverinë “Berisha” por duke qëndruar në opozitë dhe pa u përfshirë ai ose deputetët e tij në ekzekutiv. Varianti i dytë është që Meta të futet në bashkëqeverisje me Berishës dhe koalicionin “Aleanca e Ndryshimit. Varianti i tretë e sheh Metën të rreshtuar në opozitë, por me kushtim e largimit të Edi Ramës. Dhe varianti i fundit, është krijimi i një qeverie teknike Berisha-Rama për t’i hapur rrugën zgjedhjeve të reja parlamentare.
    QENDRIMI I XHUFIT
    LSI do të marrë një vendim për të bërë koalicion me Berishën ose me Ramën, vetëm pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve nga KQZ-ja. Këtë e konfirmoi dje për “Gazeta Shqiptare”, nënkryetari i kësaj partie, Pëllumb Xhufi. Ai tha se vendimi për bashkëpunim me Berishën ose Ramën do të merret pas ezaurimit edhe të ankesave që LSI-ja do të depozitojë në Kolegjin Zgjedhor. “Po merremi me probleme të tjera dhe jo me çështje kaq të mëdha. Po merremi me ankimimet”, - u shpreh Xhufi i pyetur nëse LSI-ja ka vendosur të bëjë koalicion me PD-në dhe kreun e saj, Sali Berisha, i cili nuk mund të krijojë qeverinë e re, për shkak të mungesës së 71 mandateve. “Me këtë çështje do merremi pas daljes së rezultatit, pas shpalljes zyrtare nga KQZ-ja dhe pas ezaurimit të të gjitha ankimimeve që ne po bëjmë gati”, - deklaroi Xhufi. Ai tha se LSI-ja ka ankesa për procesin dhe vjedhjen e votave në Tiranë, Fier, Shkodër e Berat. Ndërkohë në selinë e LSI-së, dje kishte rënë qetësia. Asnjë deklaratë në lidhje me këtë diskutim, vetëm se negociatat kanë vijuar jashtë godinës së saj. Zëra nga kjo parti thanë dje, se një ofertë tjetër e Berishës është edhe posti i kryetarit të Kuvendit për LSI-në, ndërkohë që sa i përket ekzekutivit, mund të ketë pozicione në nivel zv/ministri dhe vetëm një në nivel ministri. Diskutimi mes anëtarëve të kryesisë së LSI-së në lidhje me ofertat por edhe në lidhje me vendimin për të kaluar me Berishën apo me Ramën, është ndarë në tri linja. Mbështetësit e linjës së parë japin si propozim bashkëpunimin me Berishën, pavarësisht se kjo mund të interpretohet si tradhti ndaj së majtës. Ndërsa linja e dytë ka qenë e disa drejtuesve që mendojnë se Dritan Prifti të japë votën e tij për krijimin e qeverisë së djathtë, duke i dhënë disa përfitime LSI-së nga pushteti. Por sigurisht, kjo do të shoqërohet me deklarata të drejtuesve të tjerë të kësaj partie kundër këtij veprimi që mund të quhet individual. Kjo është skema e dytë, ndërsa sipas linjës së tretë të disa drejtuesve të tjerë të kësaj partie, është mosbashkëpunimi me asnjërën prej palëve deri në daljen e rezultatit përfundimtar. Duket se linja e tretë ka dominuar në diskutimet që janë bërë mes anëtarëve të LSI-së.

    Balkanweb

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e BESIIM
    Anëtarësuar
    07-04-2009
    Vendndodhja
    France
    Postime
    309
    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    a asht e mujtun ligjerisht qe nje parti e krahut te majte te lidh aleance me te djathtet pas zgjedhjeve???????
    se psh ketu ku jam une partia blu edhe psemori shume vota ne krahasim me vite me pare nuk pranoi ne asnji menyre mu ba aleat me socialdemokratet
    Nuk pe di ku jeton ti veq ka shume vende qe ne raste te caktuara kan qeverisur te majt e te djatht bashk per te miren e kombit.
    Nuk deshiroj te them se edhe ketu eshte per te miren e kombit sepse kete mbetet ta shohim, por po qeverisen te majt e te djatht bashk nuk ka asgje te keqe. Fundja asgje nuk ndryshojn, asnje parti ne Shqiperi nuk eshte e djatht apo e majt te gjithe jan diku aty ka meesi por ju pelqen ta quajn veten jo te djatht jo te majt, loj fjalesh.
    Hiqni maskat, mbajtja e tyre kohë të gjatë rrezikon t`ju bëhet fytyrë!

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e Tir@nci
    Anëtarësuar
    23-06-2009
    Postime
    71
    Kjo pune u mor vesh qekurse kta ushtaret e baces ktu nforum fillun me i bo fresk LSI. Mu merdhn ca lajme nga kupola pardje ne mora me i shkrujt nforum po spata kohe. Ky kolicion kishte dite qi po u gatute dhe puna osht vetem per pare.
    Kush e ka pa emsionin Ora Debatit para nja nji jave
    A ka një pakt, le të themi, qoftë edhe të fshehtë mes jush, zotit Meta, zotit Nano për të bërë një fushatë kundër zotit Rama, siç ka zëra kohët e fundit? Pra, ekziston një lloj blloku i politikanëve të filluar më herët...

    Jo, absolutisht jo. As nuk ka dhe as nuk mund të ketë. Të dy ata janë eksponentë kryesorë të së majtës, asnjëri nuk është i bërë nga Sali Berisha, janë bërë vetë, që dihet. Problemet e tyre janë brenda së majtës, pa asnjë lidhje, po të jetë problemi zoti Peza, në krahun e Ramës qëndrojnë të gjithë ata që kanë ikur nga unë
    Por, nëse nuk arrini t’i bëni votat tuaja, a e përjashtoni mundësinë e një koalicioni me LSI për të bërë qeverinë?

    Aq sa mund ta bëj me Partinë Socialiste, aq mund ta bëj dhe me Lëvizjen Socialiste për Integrim, as me njërën dhe as me tjetrën, absolutisht. Nuk janë për koalicion, nuk janë këto forca politike.
    Gykoni e vendosni vete. Talibanet e bathore nuk jane te ftum
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  9. #59
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Vendndodhja
    Ōsensei
    Postime
    1,118
    Albo me këto lajme je 24 orë mbrapa. Do ishte më mirë të hyje në faqet e televizioneve dhe ti merrje lajmet e ti sillje këtu. Këto lajme që kanë më shum se 24 orë krijojn konfuzion tek lexuesit, dhe janë më tepër dezinformuese se sa informuese.

  10. #60
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-02-2009
    Postime
    812
    Citim Postuar më parë nga Aikido Lexo Postimin
    Ti o je **** ose bën vet. E si mund të shkoj vendi në zgjedhje të parakohshme? Apo se je larg shqipëris dhe nuk të rruhet shum nëse hidhen dhe ca miliona euro për rizgjedhje. Boll na u ça trapi me këto zgjedhje, më mirë një qeveri kot më kot se sa zgjedhje të tjera, që do ishin një bomb me sahat për shqipërin, do ktheheshin 12 vjet mbrapa.

    goldian nuk ka kushtet me asnjë vend të botës që mos të lejoj partit si të majta të djathta për të bërë koalicion.
    o kungull nuk ka kuptim 1 qeveri me 2 parti nga krahe te kunderta te politikes.... esht njelloj sikur te thuash se ti je lindur nga bashkpunimi majmun dhe gomar gje qe nuk besoj se esht e vertet

Faqja 6 prej 21 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •