Ky popull gjithnje paska dashuruar medoemos dike qe ta therrase bab. E per me i thir bab, u paska dash patjeter dikushi me ja bo nonen (me fal per gjuhen). Une te kam lexuar ty shpesh ne kete teme dhe ne heshtje te kam aprovuar si gjithnje, sepse ke mendime te sakta, te ardhura si rezultat i mos-pajtimit me realitetin e hidhur dhe deshtak te ketij kombi, por njekohesisht ndjej keqardhje, sepse sharra jote, do hasi perhere ne nje gozhde te pathyeshme, e cila eshte pikerisht ajo simptoma qe te permenda fillimisht. Sa me shume ta mprehesh sharren ti, aq me shume do shtohet militantizmi medioker, aq me shume do perballesh me nje injorance masive dhe me klane te ndryshme teper te forta, qe tashme i kane ngulur rrenjet thelle dhe perdorin pikerisht kete mase injorante e militante, per qellimet e tyre, qe jane gjithcka, pervec se dobeshmerise ndaj ketij kombi!
Mbaj mend kur isha ne moshe te njome fare. Plaku, apo te moshuarit shpesh-here na thonin: Shyqyr me babin, qe u nderrua ky regjim, sepse te pakten ate qe nuk shijuam ne, ate jete do ta shijoni shume shpejt ju, brezi i ri, tashme qe hyri demokracia. Kaluan 2 dekada mikesha ime dhe e di kush qenka ironia e fatit? Kete shprehje kam filluar t'ja them une femijeve te mi..Sot jam emigrant. Dikur ishte nje zgjedhje qe bera personalisht ne nje moshe te re, packa se pak e nxituar, por e kushtezuar nga alternativat, mundesite qe me ofronte kombi im, qe ne krahasim me aspiratat dhe energjine pozitive qe posedoja, ishin pothuajse inegzistente. E ardhura ne kurbet, vetem, ishte tamam nje shpulle tjeter qe haje surratit ne prezantimin e pare me jeten, me anen tjeter te medaljes, ku alternativat ishin te shumta, por rruga per ti arritur ishte e gjate, e mundimshme dhe mbi te gjitha e varfer nga ana shpirterore. Kam arritur te ndertoj nje jete modeste por me nje mireqenie te konsiderueshme dhe gjithcka me djerse dhe ndershmeri. Por sot ama dua te kthehem mbrapsht, sepse dua vendin tim. Dua te jetoj ate anen tjeter te jetes, ate shpirteroren, me shume sesa ate materialisten, ku ne kerkim te thesarit, harron edhe emrin tend.
Po ku te kthehesh?! Te kthehem e te pres kur te me vije uji serisht? Te dal rruges dhe te me shperrtheje ndonje Gerrdes tjeter prane? Te me bejne prresion e te me orientojne per voten, ne kembim me vendin e punes? Te llogaris lokalet ku futem, se mund te kete ndonje Kosta Trebicke aty apo ndonje Aleks Keka? Te coj femijet ne shkolle e te me kthehen drogmene e hajdute, se per injorancen ja beja hallall? Te kthehem e ti them femijes tim, qe nje dite ky vend do behet per ty, se jeta ime iku? Apo me kete ritem qe po ecen ky vend, i mbajtur peng nga Berisha, Nano & Co, mund te ndodhe qe do jete im bir ai qe do ja shtroje kete shprese femijes se tij. Ky eshte realiteti i nje populli te genjyer, te mashtruar, te lodhur tashme, pa pika referimi dhe pa nje objektiv te shendoshe..
Arsyeja pse kesaj here militantova per Ramen dhe e mbrojta me tere kuptimin e fjales, pa pike interesi vetjak, por thjeshte duke u nisur nga nje nevoje kombetare, ishte pikerisht bindja qe me ka krijuar ky njeri, qe vertet, e nenkupton ate ideal pertej te majtes dhe te djathtes, qe vertet do i jepte nje shkundje te mire ketij kombi te mbajtur peng prej figurave te vjetra e deshtake te politikes, qe do ndryshonte edhe mentalitetin e njerezve, do drejtonte timonin e Shqiperise drejte perendimit e progresit dhe jo me drejte Turqise e Azise, ashtu sic beri ne partine e tij, ku i dha nje grushte te forte shushunjave (shumices prej tyre) te vjetra, ashtu do bente edhe me reforma te tjera radikale. Tek Rama kam besim, por fatkeqesisht, paska me shume njerez nga pjesa tjeter e litarit, qe te terrhiqkan mbrapa, te mbakan e s'te leshokan, qe merren me cdo menyre te mundshme qe mund te te degjeneroje imazhin, duke te te cenuar familjen, duke u marr me foto private, duke te te gjykuar per veshjet apo marredheniet me dashnoret, duke shpifur nga me te zezat..e kopeja e madhe injorante beson verberisht, e i ngjitet ketij litari, duke e mbajtur akoma kete vend peng.
Te pershendes mikesha ime virtuale..
Me 29 qershor, te siguroj qe shpresa jone do kete nevoje te mbahet gjalle edhe 4 vite me shume! Sali kafsha, do fitoje, fatkeqesisht..
Krijoni Kontakt