Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Kuvendi, ndjekje penale ndaj Ramės

    Komisioni Hetimor paraqet fakte dhe prova tė pakontestueshme qė implikojnė kryebashkiakun nė afera korruptive



    Kuvendi do t`i kėrkojė Prokurorisė sė Pėrgjithshme fillimin e ēėshtjes penale ndaj Edi Ramės pėr shkelje tė rėnda tė Kushtetutės dhe ligjeve tė vendit nė praktikat e dhėnies sė lejeve tė ndėrtimit. Nė pėrfundim tė punės 3-javore, Komisioni Hetimor parlamentar doli nė konkluzionin se, nė praktikat e ndjekura nga KRRT-ja e Tiranės pėr dhėnien e lejeve tė ndėrtimit ka shkelje skandaloze tė ligjeve dhe abuzim tė hapur me detyrėn dhe funksionin publik. Komisioni Hetimor, nė raportin pėrfundimtar tė paraqitur gjatė seancės sė djeshme, i kėrkoi Kuvendit tė konstatojė pavlefshmėrinė e vendimeve tė KRRT-sė sė Bashkisė sė Tiranės mė datėn 17 prill 2009 dhe tė ngarkojė Inspektoratin e Lartė tė Deklarimit dhe Kontrollit tė Pasurive qė, nė bashkėpunim me Avokaturėn e Shtetit, tė ndėrmarrin masat ligjore sipas ligjit pėr konfliktin e interesave nė ushtrimin e funksioneve publike. Sipas raportit, kryetari i Bashkisė sė Tiranės ka pėrfituar tė paktėn 9 milion euro nga korrupsioni me lejet e ndėrtimit, duke miratuar nė KRRT shumicėn e lejeve tė ndėrtimit pėr dy studiot e miqve tė tij. Komisioni Hetimor pėr investigimin e praktikave tė dhėnies sė lejeve tė ndėrtimit nė Tiranė, paraqiti dje nė Kuvend raportin pėrfundimtar, nė tė cilin konstaton shkelje tė rėnda tė ligjit dhe Kushtetutės nga kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Edi Rama. Sipas raportit, studioja e Alban Eftimit ka marrė 158 000 m katrorė ndėrtim vetėm pėr objekte private, qė nė tėrėsi pėrbėjnė njė vlerė investimi prej 48 milion eurosh. Raporti konstaton se, sipas modelit tė Bashkisė sė Tiranės dhe mėnyrės se si ajo administron pushtetin e saj, vlera e pėrfitimit tė padrejtė llogaritet nė 15% tė investimit, duke pėrfituar rreth 7 milion euro. Po kėshtu, studioja e Artan Shkrelit ka marrė leje nga KRRT-ja e Tiranės pėr njė sipėrfaqe vetėm pėr objekte private rreth 46 000 metėr katrorė, qė pėrbėjnė njė vlerė investimi prej rreth 14 milion euro. Duke analizuar vlerėn e pėrfitimit tė kėsaj studioje si mė lart, prej 15% rezulton tė jenė pėrfituar nė mėnyrė tė padrejtė 2 milion euro. Anėtarėt e komisionit, pas marrjes nė pyetje tė anėtarėve tė KRRT-sė dhe drejtoreshės sė Agjencisė sė Prokurimeve Publike, kanė arritur nė konkluzionin se, bėhet fjalė pėr shkelje tė rėnda ligjore, afera korruptive dhe marrje vendimesh nė konflikt tė hapur interesi. Raporti citon dėshminė e anėtarit tė KRRT-sė, Marin Biēoku, i cili shprehet se ēėshtjet qė do tė trajtohen nė mbledhjet e KRRT-sė miratohen nga Bashkia e Tiranės dhe nėnshkruhen nga kryetari i saj, gjė qė nėnkupton se ėshtė Rama ai qė vendos se cilat kėrkesa pėr leje ndėrtimi tė pėrfshijė nė rendin e ditės dhe cilat jo. Ai nėnvizon se njė nga problematikat qė hasen nė mbledhjet e KRRT-sė ėshtė mungesa e transparencės nė vendimmarrje. "Ėshtė fakt qė gazetarėt, mediat dhe qytetarėt nuk lejohen tė marrin pjesė nė mbledhjet e KRRT-sė, pavarėsisht kėrkesave, ftesave dhe insistimeve tė anėtarėve tė KRRT-sė", citon mė tej raporti anėtarin e KRRT-sė.

    Bashkia refuzoi dėrgimin e informacionit tė kėrkuar

    Raporti pėrfundimtar i Komisionit Hetimor nėnvizon se, Rama ka refuzuar dėrgimin e dokumentacionit tė kėrkuar, duke konsumuar nė kėtė mėnyrė njė shkelje shumė tė rėndė tė Kushtetutės dhe ligjeve tė shtetit. Sipas ligjit pėr komisionet hetimore, organet kompetente qė i disponojnė kėto tė dhėna dhe dokumente janė tė detyruara t`ia pėrcjellin zyrtarisht komisionit, sipas kėrkesės sė tij. Ky ligj i jep komisionit kompetenca tė plota nė hetimin e ēėshtjeve objekt i veprimtarisė sė tij, duke iu referuar edhe Kodit tė Procedurės Penale. Ankimimi nė Gjykatėn Kushtetuese ndaj ngritjes sė Komisionit Hetimor nuk e pėrjashton Bashkinė e Tiranės nga detyrimi kushtetues dhe ligjor pėr dėrgimin e dokumentacionit tė kėrkuar. Refuzimi i aksesit mbi kėtė dokumentacion cėnon rėndė tė drejtėn e aksesit tė tė zgjedhurve tė popullit mbi veprimtarinė dhe transparencėn e organeve shtetėrore. Komisioni vlerėson se nė pėrgjigjen e tij, Rama sfidon me shkelje flagrante tė Kushtetutės dhe ligjeve tė vendit, institucionin mė tė lartė nė njė Republikė parlamentare, Kuvendin e Shqipėrisė. Gjithashtu, Komisioni vlerėson se mėnyra e sjelljes sė kryetarit tė KRRT-sė dhe anėtarėve tė saj, tė cilėt refuzuan tė vijnė tė dėshmojnė, pėrbėjnė nė tėrėsi njė veprimtari nė kundėrshtim me ligjin dhe Kushtetutėn, me qėllim pengimin e funksionimit tė veprimtarisė sė kėtij komisioni.

    Analiza ligjore e fakteve tė mbledhura

    Komisioni, pas mbledhjes sė fakteve tronditėse tė cituara mė lart, kaloi nė diskutimin dhe analizėn ligjore tė kėtyre veprimeve tė kryetarit tė KRRT-sė tė Bashkisė Tiranė, me qėllim qė t'i japė pėrgjigje pyetjeve tė ngritura nė fillim tė kėtij raporti hetimor. Ligji, mbi tė cilėn bazohet veprimtaria e KRRT sė Bashkisė sė Tiranės, ėshtė Ligji nr.8405, datė 17.09.1998, "Pėr urbanistikėn" i ndryshuar. Nė nenin 21, pas paragrafit tė parė shtohet njė paragraf me kėtė pėrmbajtje: "Vendimet e KRRT-sė Tiranė merren me jo mė pak se pesė vota pro, pėrveē rasteve tė parashikuara nė nenin 20, pika 2, shkronjat 'c' dhe 'dh', pėr tė cilat vendimet merren me jo mė pak se 6 vota pro". Nga ana tjetėr, ėshtė e detyrueshme qė jo vetėm KRRT e Tiranės, por tė gjitha institucionet shtetėrore tė vendit duhet tė zbatojnė, krahas ligjeve tė tjera, edhe njė ligj shumė tė rėndėsishėm, si Ligji nr.9367, datė 07.04.2005, "Pėr parandalimin e konfliktit tė interesave nė ushtrimin e funksioneve publike", i ndryshuar. Nė interpretim tė neneve 3, 4, 37, 38 e 40 tė kėtij ligji ka njė pėrcaktim tė qartė tė konfliktit tė interesit. "Konflikti i interesit", gjendja e konfliktit ndėrmjet detyrės publike dhe interesat private tė njė zyrtari, nė tė cilėn ai ka interesa privatė, tė drejtpėrdrejtė ose tė tėrthortė, qė ndikojnė, mund tė ndikojnė ose duket sikur ndikojnė nė kryerjen nė mėnyrė tė padrejtė tė detyrave dhe pėrgjegjėsive tė tij publike. Mė tej: "Kryerje nė mėnyrė tė drejtė e detyrave dhe pėrgjegjėsive" ėshtė mėnyra e kryerjes sė detyrave dhe pėrgjegjėsive, tė materializuara nė njė vendimmarrje, nė tė cilėn zyrtari vepron nė pėrputhje me ligjin, me ndershmėri, paanshmėri, pėrgjegjėsi, pėrkushtim, nė afat, nė mbrojtjen nė ēdo rast, tė interesit publik dhe tė drejtave tė ligjshme tė personave privatė, si dhe pėr ruajtjen dhe forcimin e besueshmėrisė e tė dinjitetit tė institucionit ku punon, tė shtetit nė pėrgjithėsi dhe tė figurės sė zyrtarit. Nė analizė tė kėtyre parimeve, Komisioni mund t`i pėrgjigjet pyetjes sė ngritur nė fillim tė kėtij raporti nėse anėtarėt e KRRT-sė sė Tiranės, Eftimi dhe Shkreli, kanė qenė nė konflikt tė hapur tė interesit gjatė vendimmarrjes sė tyre. Pėrgjigjja ėshtė e padiskutueshme qė po. Anėtarėt (tė paktėn 2) kanė qenė nė konflikt tė hapur tė interesit, ata kanė qenė nė "konflikt faktik", pasi ka qenė mėse e dukshme gjendja, nė tė cilėn interesat private tė zyrtarėve Alban Eftimi dhe Artan Shkreli kanė ndikuar nė kryerjen nė mėnyrė tė padrejtė tė detyrave dhe pėrgjegjėsive tė tyre zyrtare. Ata kanė mundur qė, me ndihmėn e kryetarit tė KRRT, Edi Rama, tė pėrfitojnė nė mėnyrė tė padrejtė dhe klienteliste jo mė pak se 9 milion euro vetėm brenda 2 viteve, pa pėrfshirė kėtu vlerėn e projekteve publike, tenderat e sė cilėve janė kryer nė kundėrshtim tė plotė tė procedurave, ashtu siē u theksua dhe nga dėshmitarėt gjatė seancave dėgjimore nė Komisionin Parlamentar. Por ky konflikt interesi ka qenė i vazhdueshėm dhe rrezikon tė jetė i tillė edhe pėr shumė kohė, pasi mbrohet nė mėnyrė tė qartė dhe pa ekuivoke nga kryetari i KRRT, Edi Rama. Ligji 7367, datė 07.04.2005, e ka pėrcaktuar qartė se organi epror, duhet tė ndėrhyjė pėr tė zgjidhur procesin e konfliktit tė interesit (neni 40). Nuk ka ndodhur deri mė sot edhe pasi faktet janė bėrė publike jo vetėm nga ana e mazhorancės, por edhe vetė anėtarėve tė saj nė KRRT, ku me arrogancėn e pėrdorimit tė pushtetit, Edi Rama ka refuzuar gjithēka dhe ka lejuar qė tė paktėn vetėm gjatė vitit 2009 njė studio "Atelier 4" mik dhe anėtar i KRRT sė Bashkisė sė Tiranės tė pėrfitojė jo mė pak se 55% e lejeve tė ndėrtimit. Por, kur kryetari i KRRT nuk ndėrhyn dhe nuk zgjidh kėtė konflikt tė hapur interesi, nė rastet kur me qindra e ndoshta me mijėra studio tė tjera nė treg nuk mundin tė marrin as edhe njė leje ndėrtimi nė KRRT, sepse aty ku ndodhet kryetari i saj, Edi Rama, i cili i jep Eftimit dhe Shkrelit, detyrimisht kjo ēėshtje kthehet nė njė probem publik tė rėndėsishėm dhe si i tillė pėrbėn dhe njė interes publik. Sipas nenit 34 tė ligjit 9367 tė ndryshaur, pėr nevojat e zbatimit tė kėtij ligji, Autoriteti i Konkurrencės, nė pėrputhje me Ligjin nr.9121, datė 28.07.2003, "Pėr mbrojtjen e konkurrencės", vlerėson me ose pa kėrkesė nėse njė shoqėri ka pozitė dominuese nė njė treg, ēėshtja duhet tė hetohet mė tej edhe nga ky organ.

    Konkluzionet

    Nė pėrfundim tė hetimeve tė kryera, komisioni pasi analizoi provat e mbledhura, faktet dhe rrethanat, dhe pasi i vlerėsoi nė bazė tė Kushtetutės, ligjeve organike dhe procedurave, arriti nė kėto konkluzione:

    a- Lejet e ndėrtimit tė dhėna nga KRRT e Bashksiė Tiranė gjatė periudhės hetimore, janė leje tė dhėna nė kundėrshtim tė plotė me Ligjin nr.9367, datė 07.04.2005, "Pėr parandalimin e konfliktit tė interesave nė ushtrimin e funksioneve publike", i ndryshuar nenet 3, 4, 37, 38 e 40 tė kėtij Ligji, pasi tė paktėn dy prej anėtarėve tė KRRT kanė marė leje ndėrtimi pėr projekte tė kryera nga studio ku ata vetė janė ortakė.

    b- Gjendja e konfliktit tė interesit dhe paligjshmėrisė nuk ka ekzistuar nė mėnyrė sporadike, por ajo ka qenė e pranishme pothuajse nė tė gjithė veprimtarinė e organit administrativ. Kjo gjendje u provua qartė nga dėshmitė dhe dokumentacioni, qė iu nėnshtrua hetimit parlamentar.

    c- Gjendja e krijuar nė KRRT e Bashkisė sė Tiranės, ku njė apo dy studio marrin jo mė pak se 55% tė lejeve tė ndėrtimit dhe objekteve private dhe publike, bie nė kundėrshtim tė hapur me Ligjin nr.9121, datė 28.07.2003, "Pėr mbrojtjen e konkurrencės", pasi shmang nė mėnyrė shumė tė qartė gjithė kompanitė e tjera, duke krijuar njė pozitė superdominuese nė treg. Nga kėto leje prezumohet se janė pėrfituar nė mėnyrė tė kundraligjshme tė ardhura tė konsiderueshme nė vlerėn e jo mė pak se 9 milion eurove studio tė anėtarėve tė KRRT. Pėr hetime tė hollėsishme duhet t'i kalojnė Prokurorisė sė Pėrgjithshme. Rezulton se nė Bashkinė e Tiranės, janė jo mė pak se 360 arkitektė dhe individė dhe 140 studio arkitekture, ndėrkohė qė nė KRRT e Bashkisė sė Tiranės vetėm 2 studio arrijnė tė pėrfitojnė shumicėn e lejeve tė ndėrtimit, ēka pėrbėn as mė shumė e as mė pak pėr shkelje mė tė rėndė tė Ligjit 9121 "Pėr mbrojtjen e konkurrencės", duke krijuar njė superstudio superdominuese.

    d- Lejet e ndėrtimit tė dhėna gjatė periudhės hetimore kanė dalė nė kundėrshtim me tė paktėn 3 ligje, qė lidhen me njėri-tjetrin, KPRA Ligji "Pėr urbanistikėn" dhe Ligji "Pėr parandalimin e konfliktit tė interesit".

    e- Lejet e ndėrtimit tė dala nė datėn 17 prill 2009, janė akte administrative tė pavlefshme dhe komisioni arrin nė konkluzionin se ēėshtja duhet t'i kalojė ILDKP dhe Avokaturės sė Shtetit pėr trajtim mė tė hollėsishėm nė pėrputhje me nenin 40, pika 6, gėrma b tė Ligjit 9367, datė 07.04.2005, "Pėr konfliktin e interesave nė ushtrimin e funksioneve publike", i ndryshuar.

    Pėr kėto arsye, bazuar nė nenin 77 tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė dhe nenit 20 tė Ligjit nr.8891, datė 02.05.2002, "Pėr organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore tė Kuvendit", komisioni me vendim pėrfundimtar, nė mungesė tė anėtarėve tė opozitės, vendosi:

    1- T'i propozojė Kuvendit tė Shqipėrisė tė miratojė Raportin e Komisionit Hetimor parlamentar dhe konkluzionet e tij.

    2- T'i propozojė Kuvendit tė Shqipėrisė dėrgimin e Raportit tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm pėr fillimin e ēėshtjes penale pėr personat, qė eventualisht kanė abuzuar me detyrėn dhe funksionimin publik.

    3- Tė konstatojė pavlefshmėrinė e vendimeve tė KRRT sė Bashkisė Tiranė, nė datėn 17 prill 2009 dhe tė ngarkojė Inspektoratin e Lartė tė Deklarimit tė Pasurive, qė nė bashkėpunim e Avokaturėn e Shtetit, tė ndėrmarrin masat ligjore nė pėrputhje me nenin 40, pika 6, gėrma b tė Ligjit 9367, datė 07.04.2005, "Pėr konfliktin e interesave nė ushtrimin e funksioneve publike", i ndryshuar.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ku p.jerdh i plotfuqishmi edvin per parlamentin ..
    ai eshte zot.. sepse ate e do partia e punes.. ta ket aty ku e ka..sekretar te pare te kė qendrorit.. e kur te do partia e punes.. (e mendo militantet e saje sot jan miljardera) je zot i shqiptareve e u a ben zap te tereve..

    nje 3 korrik tjeter me i sukseshem se i pari eshte domosdoshmeri..
    nje 3 korrik pa tako van-ngjela..pa ndok nardusha mijusha.. pa bamke top legena te shitur qe gjimnazeve.. pa medira batakci-lera e tjera tjera..

    kuptonet dhe pa argit e xen qe cdo mengjez erioni peshkaqen.. u a kendon ndonje ka.radyzen..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e TEKNIKU
    Anėtarėsuar
    12-05-2009
    Postime
    35
    mire ja bejne ati ***** q......

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Pd me kete pune thjeshte ka bere monolog se e di mire qe Rames si luajti asnje qime b*the kur qe i vogel fare si pushtetar jo tani qe eshte krietar opozite.
    Tani ska me pc ku te shkoje si cub Edi Paloka e ti fike sic beri heren e pare me inkuizicionin parlamentar PD kunder Rames.
    Po me mendjen qe ka Rama nje dite do ti puqen pipzat me Salen e do dale si super burre krietari PS.
    Athere PD si perhere do ti haje ato qe ka vjelle. Edhe keto te ketij komisioni kete radhe.

  5. #5
    ska bith as sala dhe as kuvendi te filloje hetimet ndaj edit lene ma me e rras mrena.
    aty duhet ndonje catharsis, ndonje larje e shplarje e politikes nga enver rama me shoke. Kur do vije ajo dite kur te kemi ndonje prokuror qe nuk e rrun tocin per asnje por qe niset nga parimet e drejtise dhe ti zhduki kto legenat.

    Kto kot humbin kohen dhe leket me komisione hetimore parlamentare se me dash me kap edin e kap qe neser.

    nuk mungojne provat por vullneti i prokurorise

  6. #6
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Citim Postuar mė parė nga juanito02 Lexo Postimin
    Pd me kete pune thjeshte ka bere monolog se e di mire qe Rames si luajti asnje qime b*the kur qe i vogel fare si pushtetar jo tani qe eshte krietar opozite.
    Tani ska me pc ku te shkoje si cub Edi Paloka e ti fike sic beri heren e pare me inkuizicionin parlamentar PD kunder Rames.
    Po me mendjen qe ka Rama nje dite do ti puqen pipzat me Salen e do dale si super burre krietari PS.
    Athere PD si perhere do ti haje ato qe ka vjelle. Edhe keto te ketij komisioni kete radhe.

    Me mendjen qe ka Rama ... shume e forte kjo. Si duket kjo mendja?

    Pastaj prit, jo kaq largpames, hapi i pare qe te mberrihet deri aty ku propozon ti, eshte Edi Ramen ta perzejne me shqelma nga PS-ja, te shijohet njehere kjo mire, pastaj te vihet dhe nje here personi Rama ne kerkim te identitetit, me pas ai te kthehet ne identitet e pastaj me forcen diktatoriale qe ka te ushtroje dhune me formen qe e njeh vec ai mbi te tjeret qe t'i ktheje dhe ata ne identitetin e ri te zbuluar prej tij ... Atehere ku i dihet do te rishpike dhe demokracine e nocione baze te jetes qe populli budalla nuk ka tru mjaftueshem t'i kuptoje sic duhet.

  7. #7
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar mė parė nga Dita Lexo Postimin
    Me mendjen qe ka Rama ... shume e forte kjo. Si duket kjo mendja?

    Pastaj prit, jo kaq largpames, hapi i pare qe te mberrihet deri aty ku propozon ti, eshte Edi Ramen ta perzejne me shqelma nga PS-ja, te shijohet njehere kjo mire, pastaj te vihet dhe nje here personi Rama ne kerkim te identitetit, me pas ai te kthehet ne identitet e pastaj me forcen diktatoriale qe ka te ushtroje dhune me formen qe e njeh vec ai mbi te tjeret qe t'i ktheje dhe ata ne identitetin e ri te zbuluar prej tij ... Atehere ku i dihet do te rishpike dhe demokracine e nocione baze te jetes qe populli budalla nuk ka tru mjaftueshem t'i kuptoje sic duhet.
    ashtu moj ditke, ashtu ...

    ashtu si me fatosin e nanos ... do te behet pajtimi ...

    e lahperat nuk do te mbeten pa pune, si perhera, moj dermane ...

    ec e merre vesh se ēfare ke dashur te thuash me ato qe ti kam theksuar ne citimin me lart ...

    mos jane shenja kllapie ?!?

  8. #8
    i/e larguar Maska e Homza
    Anėtarėsuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Rama e ka kthy bashkine e Tiranes ne nje terthore personale, her del si kasap her si piktor....shet leje delijorgjit, jep celsa bogdanoviceve, tall me te varfer e tall me ligjin...blej,shit e perdor droge...

    ket ska prokurori shqiptare ta fusi ne burg, ama nuk duhet perjashtu ndonje arrestim interpoli se dyshohet per pedofili ne france, drejtesia ne shqiperi mbase nuk vihet per ket injorant malok idjot viktime...ama franca eshte ndryshe.

  9. #9
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    ky me siper, si perhere, ia fut p*rdhes sipas shijes fari ballis ...

  10. #10
    i/e larguar Maska e Homza
    Anėtarėsuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    pse keni deshire te mbani nje kryetar pedofil ne krye te partise socialista ju??


    nqs po atehere ky eshte problemi juaj....


    edhe mos na e banalizoni nje teme dhe shkas shum shum serjoz.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kushtetuta e Kaēanikut, themelet e shtetit shqiptar nė Kosovė
    Nga SkyThinks nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-05-2016, 15:32
  2. Statuti i Shkodres
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 22-12-2014, 12:32
  3. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhėn si ‘agjent serb’
    Nga ex-x nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  4. Gjilani
    Nga cod3r nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  5. Moisiu: Nuk nėnshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •