Pėrshėndetje mik Ēaush!
Gėzoj qė jeni mirė dhe tė falenderoj qė mė vizitoni.
Kam munguar shumė por do paraqitem me njė autokritikė mjaft tė fortė sa do tju bėj tė mallėngjeheni fare.....ehehehehe.....mirė o mirė.....
Gjithė tė mirat!
KTHEHU ME DALLĖNDYSHET
Ja shkriu edhe dėbora
Iku porsi dhe ti
Nė dor' kitarėn mora
Tė t'kėndoj njė "elegji"
Dhe notat mė trishtojnė
Njė lot nė syt e mi
Dhe gishtat mė tradhtojnė
S'munden pėr elegji
Dhe bora iku tutje
Ashtu porsi dhe ti
Nė shpirt shkruar kam lutje
Kthehu nė ke perėndi
Pse s'gjete tjetėr stinė
Pse dimrin zgjodhe ti
Kur dallėndyshet vinė
Kthehu kthehu dhe ti
Beso, nėse ke ndonjė tė njohur muzikant, do ta ndihmoje vėrtet me vargjet e tua pėr kėnge muzike tė lehtė, po dhe serenate. Unė disa nga poezitė e tua, i kėndoj. Urime!
--------------------------------------------------
Tė krijosh domethėne...tė krijosh.
Pėrshėndetje Mondi!
Tė falenderoj si gjithmonė.
Janė pothuajse 15 poezi tė miat qė janė kompozuar.
Me respekt
MĖ THUAJ....PRIT
Tani nuk di pėr ēfar’ t’kėndoj
Nuk di se ē’varg tė them pėr ty
Se pa kėnduar s’mund t’jetoj
Por dhe pa shkruar s’mund tė rri
Se kėnget s’di ku m’i ke shpėn’
Dhe vargjet shpirtin m’i ke marr’
Tash tė gjitha gjethet kan’ rėn’
Tash s’ēelin lulet nė behar
Eja qė prap tė ēelin lulet
Gjethet mos rrin’ mbi trotuar
Mbi pemė prap njė zog tė ulet
Dhe shpirtin mbushma si mė par’
Ishte ky dimėr mbi tė tjerė
Tė ftoht’ e ngrica dhe nė shpirt
Po eja sillmė pak pranverė
Nė njė mesazh mė thuaj “PRIT”
Pėrshėndetje mik, unė kam shkruar njė poezi nė kėtė temė dhe e kam titulluar "THEJE LAPSIN"...
Po i parafrazoj dy vargje (atėherė kur kam humbur frymėzmin, atėhwerė kur kam thėnė se s'kam mė ēėr ēka tė shkruaj...)
...Sa herė e kam thyer lapsin
ai ėshtė shumėzuar nė mėnyrė gjeometrike...
Pėrshėndetje Gimi!
Tė falenderoj qė jeni vizitor i pėrhershėm i faqes time.
Me respekt
DHE ĖNDRRAT VDESIN DALNGADAL’
Kam mbetur vetėm nė shėtitje
Nė mbrėmjet e qytetit ton’
Kaluan oh sa shumė vite
Qė ajo mė s’mė shoqėron
E vazhdoj eci i menduar
Nė njė vetmi si ēmėnduri
Si vall’ kėshtu i dashuruar
Si vall’ kėshtu pa dashuri
Ndaj kur vjen mbrėmja nė qytet
S’di ku tė shkoj tė them njė fjal’
Ajo s’mė sheh e mė s’mė flet
Dhe ėndrrat vdesin dalngadal’
Kam mbetur vetėm nė shėtitje
Askush mė nuk ma heq mėrzin’
Njė shekull plot zgjati kjo pritje
Nė shoqėri kam veē vetmin’
PRINDĖRVE TĖ MI
Mu kujtuat pėrsėri
Ashtu si gjithmon'
O tė mir' e tė urtėt e mi
Kjo zemėr s'ju harron
Dhe ju mbaj nė zemrėn time
Ashtu si mė par'
Se mė jepnit shum' gėzime
Mė sillnit behar'
Se mė zbutnit ju ēdo hall
Ēdo breng' a mėrzi
Ndaj pėr ju e kam njė mall
O tė mirėt e mi
Mu kujtuat pėrsėri
Ndryshe s'mund tė jet'
Pėr ju mbaj njė dashuri
Sa pėr mijra vjet
Krijoni Kontakt