
Postuar mė parė nga
new-man
Kryetarja e Parlamentit shqiptar, Jozefina Topalli, sulmoi Prokurorinė e Pėrgjithshme dhe drejtuesen e saj, Ina Rama. Topalli pėrdoru njė citim tė para disa ditėve tė ish-presidentit italian, Francesco Cossiga.
Topalli sulmoi sėrish institucionin e pavarur dhe kushtetues, Prokurorinė e Pėrgjithshme, dhe drejtuesen e saj, Ina Rama.
Ditė mė parė, SHBA i kėrkuan presidentit Topi garantimin e institucioneve, ndėrkohė qė kryetarja e Parlamentit shkoi deri aty saqė deklaroi se, do e kisha kapur me shkelma. Topalli, nė njė intervistė televizive, nė pyetjen se nėse ėshtė penduar qė ka zgjedhur Ramėn nė krye tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme, pėrdori njė citim tė fjalėve tė disa ditėve mė parė tė ish-presidentit italian, Cossiga, pėr njė rast pothuajse tė ngjashėm.
Nė emisionin Porta-a-Porta po e dėgjoja ish-presidentin italian, Cossiga, qė fliste pėr prokurorin e atėhershėm tė Italisė, kur u shpreh se mėnyra e sjelljes sė atij prokurori, mėnyra e pėrdorimit dhe paraqitja publike aq e shpeshtė, ishte aq e shėmtuar, e aq jo kushtetuese, saqė mendoja ta kapja me shqelma dhe ta nxirrja jashtė, deklaroi tė enjten mbrėma Topalli.
Sipas saj, Ina Rama nuk ka hapur asnjė dosje tė korrupsionit tė qeverisė sė mėparshme, se pjesėn mė tė madhe tė denoncimeve i bėn Task-Forca e Kryeministrisė dhe se nė Prokurori flitet vetėm pėr dy ēėshtje dhe pėr asnjė tjetėr. Topalli kėshtu po iu referohej hetimeve tė rrugės Durrės-Kukės dhe tė Gėrdecit.
Pse flitet pėr dy ēėshtje nė Prokurori dhe jo pėr tjera? Si ka mundėsi qė sot, nė vitin 2009, skemi asnjė tė dėnuar pėr gjithė atė sistem korrupsioni tė ngritur deri para vitit 2005, u shpreh Topalli.
Kryetarja e Parlamentit bėri tė ditur se Prokurorinė e Pėrgjithshme e kanė ndihmuar nė punėn e saj duke i bėrė dhuratė imunitetin, por ajo, sipas Topallit,
sėrish nuk ka vepruar.
Njė dhuratė tė madhe, se mund tė bėjnė pushtetin. E dhurimi i imunitetit Prokurorisė, ėshtė diēka e madhe. Ne do tė dhurojmė imunitetin, merre dhe ec pėrpara, pėrkujtoi ajo.
Duke e akuzuar Ina Ramėn se pėrdoret politikisht, Topalli si prokuror e vlerėsoi Dhori Sollakun, pikėrisht njeriun qė e kishte sulmuar mė shumė, duke pohuar se ai nuk u pėrdor politikisht, por bėri kompromis me dosjet. Sipas saj, Prokuroria ka pasur njė histori tė dhimbshme, madje Arben Rakipi e kishte akuzuar opozitėn e atėhershme pėr krime kundėr njerėzimit.
Topalli mandej njoftoi se, me miratimin e agjendės sė Kuvendit, parashikohet edhe raportimi i institucioneve tė tilla tė pavarura si Prokuroria e Pėrgjithshme. Herėn e parė shumica, kryeministri dhe kryetarja e Parlamentit, e bojkotuan raportimin e Ina Ramės. Topalli e arsyetoi kėtė gjė me faktin se as pjesėtarėt e opozitės nuk ishin tė pranishėm gjatė raportimit tė saj. Nėnkryetarja e PD e pranoi se ka pasur kompromis pėrsa i takon shmangies dhe verifikimit tė figurave tė regjimit komunist, tė cilat janė pjesė aktive e politikės shqiptare. Kompromisi ka qenė pėr dy ish-kryeministra, pėr njė tė vitit 1990 dhe pėr Fatos Nanon.
Ėshtė ky njė lider i sė majtės qė e ka reformuar kėtė tė majtė. Sjellja e Nanos nė vitin 1997 ėshtė krejt e ndryshme nga ajo e Ramės nė vitin 2009.
Ky ligj ėshtė nisur nga ideja se nė proceset demokratike, kur drejtuesit e qeverive kanė dorėzuar paqėsisht pushtetin, ata nuk pėrfshihen dhe me kėtė pėrfitojnė dhe dy tė tjerėt, tha Topalli.
Sipas saj, Gjykata Kushtetuese nuk mund tė gjykojė njė ligj tė tillė, pasi qė gjyqtarėt e saj, por edhe ata tė Gjykatės sė Lartė, nė vendimin qė marrin kanė edhe anėn personale tė tyre, e qė pėr Topallin krijon njė konflikt interesi.
Kėtė ligj ju thoni ta gjykojė Fehmi Abdiu. Ndėrsa, unė kėtu flas pėr rastin e Havzi Nelės, qė ėshtė dėnuar me varje me nėnshkrimin e Fehmi Abdiut. Ju po thoni se do e ēoj atje.
Kryetarja e Parlamentit e konsideroi rutinė ndryshimin e delegacionit shqiptar nė Strasbourg. Ndonėse Topalli, ndėr tė tjera, konfirmoi se pėr njė ndryshim tė tillė nuk ėshtė konsultuar me Berishėn.
Unė jam konsultuar me kryetarin e Grupit Parlamentar. Por, njė zėvendėsim i tillė ėshtė kompetencė e kryetarit tė Parlamentit dhe e kryetarit tė Grupit Parlamentar. Rusmali do ti japė njė impuls tjetėr pėrfaqėsimit tonė atje, sqaroi kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli.
Ndėrkaq, pėrsa i pėrket asaj se nėse ajo kishte ftesė zyrtare pėr betimin e presidentit tė SHBA, Barack Obama, Topalli sqaroi se e kishte biletėn pėr kėtė ceremoni dhe se ishte rreth 30 metra larg vendit ku po bėhej betimi.
Ishte njė biletė, nuk e di se ēfarė numri kishte, por ishte brenda 7 radhėve tė para dhe unė ndihesha e nderuar. E sa i pėrket takimit me Clintonin, ai ishte njė lajm i rremė. Nuk ka pasur asnjė njoftim zyrtar pėr kėtė takim, theksoi ajo.
Krijoni Kontakt