Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 58
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Solomoni
    Anėtarėsuar
    18-10-2008
    Postime
    134
    Kjo kenge eshte vertete shume e bukur! Besoj se do na nderoje ne Moske, apo jo?

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-04-2008
    Postime
    212
    do na knaqe krejt atje ka keng ku e ku me te mira me ritem me te bukur nuk duen keng per te na ven ne gjum...mua fare sme pelqen kenga saj me falni per mosrespektin por thjesht jam e sinqert

  3. #43
    Me nje ''marsh'' te tille, te dalim ne vend te parafundit ne Eurovizion vitin tjeter, do jemi me fat. Bene mire qe ia dhane Zhulalit se ka nje vit qe ankohet.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #44
    cmitizuese Maska e zerbina
    Anėtarėsuar
    16-01-2008
    Vendndodhja
    S`e di me thane
    Postime
    129
    Eshte kenge e lehte per veshin, lloji qe pelqehet ne Eurovision.

    Duhet patjeter te perpunohet ne ritmet bashke-kohore dhe te perkthehet ne anglisht.

    Lluku duhet te jete ai i nates finale. Me gershetat anash dhe bjonde, do na votonin te gjithe katundaret gjermane dhe nordike, sepse do i kujtonim fshatarkat e tyre.

  5. #45
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Sipas te dhenave, ne nje iterviste te dhene nga Kejsi dhe Edmondi, kenga do kendohet ne Anglisht dhe do shoqerohet me 5 kercimtare ne skenen e Eurovizionit. Shpresoj ta transformojne disi ritmin ne nje ritem me bashkekohor.

    PS: Me bejne pershtypje shkrimet e disa kritikeve qe jane te gatshem te bejne gjithcka vetem e vetem per te terhequr pak vemendje tek imazhi i tyre.

  6. #46
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Citim Postuar mė parė nga BOKE Lexo Postimin
    Nėse Elsa Lila e do imazhin e saj, larg njė festivali kaq banal!

    Nga Dhurata Hamzai

    Oh, ē’shije tė hidhur la pas skena e Festivalit tė 47-tė tė Kėngės sė RTSH-sė! Ishte njė nga festivalet mė tė dobėta nė historinė e tij. Zhgėnjim absolut. Ndėrsa pėrpiqeshim ta ndiqnim, kujtesa jonė shėtiste vend e pa vend nėpėr muzikėn ballkanike, dhe vrisnim mendjen nėse kjo muzikė ishte greke, serbe, turke, apo bullgare (varet ku e ka bėrė plazhin kėngėtari pėrkatės..!). Me zor vihej re ajo qė mund tė ishte sadopak shqiptare nė muzikė. S’jam e sigurtė, Era Rusi, mė duket se.., kishte kėngėn mė tė mirė nė kėtė festival, u ndie si njė interpretim dinjitoz dhe zė i bukur, njė stilizim origjinal i traditės mė tė mirė tė tė kėnduarit tek ajo, qė nga momenti i ngjitjes nė skenė dhe deri tek duartrokitjet qė i dha publiku. Le t’ia lėmė kohės vlerėsimin pėr tė...

    Jo muzikė ritmike, por britm-ike

    T’i kthehemi organizimit qė nga A-ja. Jo muzikė ritmike, por britm-ike, tekste banale, qė i kėndonin dashurisė - si pėr ta vrarė dhe neveritur atė qė ėshtė vėrtetė dashuri. Kishte shumė tekste tė tilla tė mbushura me dramatikė mashtruese patetike, dhe historia qe e njėjtė: “unė do jetoj edhe pa ty”, “asnjė dite s’jetoj pa ty”, “t’i e theve zemrėn time”, “s’mė bėhet vonė, se ti shkon”. Shumica e kėtyre kėngėve tė kujtojnė ato kėngė tė disqeve qė mbajnė shoferėt e taksive nė pritje tė klientit, me derėn hapur dhe qė e ngrenė zėrin deri nė kupė tė qiellit, sa nuk ka burrė nėne t’u thotė mos e bėni kėtė! Duket sikur Sinani, Ēiljeta, Zajmina, Ingridi, Kasapi, etj, kėndojnė ekskluzivisht pėr taksixhiun e radhės. I ngjit kjo shije tjetrit, e ai s’ka faj, sepse kjo ėshtė shije qė kthehet “nė vlerė” nė festivalin mė tė madh kombėtar.

    Oh, sa i mėrzitshėm qe ky festival, sa patetik, sa hipokrit. Publikut do t’i kujtohet se si vėrshuan nė skenė familjet e kėngėtarėve me nipėr, mbesa, gjyshėr e bij kėngėtarė. “Ēfarė gallate bėjnė kėta more..., plasi fisi nė skenė!”, do t’i binte shkurt kritikės njė 17 vjeēar”. Ironia e tij mjafton. Pa koment!

    Mė tepėr se festival ky i 47-ti ngante me njė koncert qė jepet zakonisht pėr ta parė publiku nėpėr sheshe qytetesh, sa pėr tė krijuar njė atmosferė populiste dhe ordinere. Dhe pėr ironi, tė dielėn mė mbrėmje njė koncert i tillė, pikėrisht nė tė njėjtėn orė me festivalin dhe vetėm pesė minuta mė larg ndėrtesės sė Pallatit tė Kongreseve, para Teatrit tė Operas Kombėtare, bėhej pėr qejf tė vet, me rastin e Krishtilindjeve. Bėhej njė gurgule e madhe me muzikė, sikur thamė “britm-ike”. Nė Shqipėri, tė gjithė guxojnė tė kėndojnė, dhe me sa duket “rregulli i organizimit” duhej tė qe qė: kėndoni jashtė ju, qė s’paskeni hyrė brenda nė skenėn e kėtij festivali! Nė ditėn e njė ngjarjeje me rėndėsi kombėtare, siē ėshtė skena e njė festivali qė ka ruajtur sadopak traditėn e muzikės shqiptare, rrugėt e Tiranės ishin bllokuar, ishin zhulosur me qeska byrekėsh e patatinash dhe zhurma ishte e paparė. Trafiku ishte i bllokuar, gjithashtu. Matanė, nė Pallatin e Kongreseve ku zhvillohej festivali, policėt nė hyrje bėnin sikur si vinin re adoleshentėt pa ftesa dhe bileta, i lejonin nė heshtje tė hynin nė sallė, dukej sikur ishte bėrė njė marrėveshje, ata duhet tė mbushnin vendet e atyre qė s’kishin denjuar ta shikonin. Ndryshe nata e tretė, pa publik tė kėtij niveli amatoresk nė sallė, do tė dėshtonte. Dhe kėshtu, tė dielėn nė Tiranė, kėndo andej, e bėrtit kėtej, festivalit i humbet vlera, e pėr herė tė parė kaq shumė, nė historinė e vet 47 vjeēare. Jemi tė sigurtė, qė kėngėtarėt e spektaklit tė organizur pėr Krishtlindjet, jashtė nė sheshin “Skėnderbej” tė Tiranės, kėndonin njėsoj si ata brenda nė skenėn e festivalit mė tė famshėm kombėtar...!

    Prezantimi tip “Portokalli”

    Ėshtė vėshtirė tė rendisėsh gjithė tė metat qė shėnuan dėshtimin total tė njė festivali, qė nga prezantimi tip “Portokalli”, domethėne tip estrade... dhe ne shqiptarėt e dimė mirė se ē’ėshtė estrada dhe pėrse shėrben ajo. Sė paku, nuk e kemi ngatėrruar me teatrin, me artin, me komendinė, me aktrimin, sado me zor i kemi bėrė kėto zeje arti nė kondicionin e faktorėve historikė dhe politikė.

    Qeshu palaēo! Ishte fakt, qė prezantuesit sillnin nervozizėm dhe siklet tek publiku. Prezantuesja Elsa Lila, tė cilės nuk i mungon zgjuarėsia, e ndjente kėtė mungesė konforti nė marrėdhėniet me publikun. Ē’tė bėnte, se kishte bėrė ajo festivalin..., ajo kishte vetėm njė detyrė, dhe sforcohej e gjora artiste pėr t’i bėrė tė gjitha: njė lloj aktrimi komik qė bėnte si bėnte dhe ia dilte, por harronte qė tekstura ishte shumė banale. Ndjesė artistes sė famshme Lila, sepse nuk ishte fare e lezeēme dhe e gjetur, kur ajo me dy djemtė e humorit provokonte injorancėn e njė shqiptari qė ngatėrronte festivalin, ku mori pjesė ajo, “San Remo” me njė Bar Sanremo, apo barin e Rremės nė Tiranė. Ajo duhet tė jetė mė modeste dhe vėrtetė krenare pėr njerėzit e popullit tė saj. Famėn e saj e di edhe njė fėmijė 5 vjeēar nė fshatin mė tė thellė tė Skraparit. Dhe publiku ende vijon tė jetė i dashur me tė, pavarėsisht nga teprimet qė ajo bėn nė dėm tė imazhit tė saj. Kėngėtarja e njohur dhe prezantuesja Lila, ėshtė respektuar njėsoj, edhe kur mori drejtimin e kėtij edicioni masakėr tė festivalit, me tė cilin e kishte ca tė vėshtirė tė vijonte, sepse duhej sa e sa herė t’i lutej publikut, ose mė saktė t’i kėrkohej mėshirė “pėr hatėr tė “Elsa Lilės me famė” pėr vėmendje. Sapo shikonte lėvizje shqetėsuese dhe rebeluese nė sallė, Elsa Lilėn e zinte frika se mos largohej publiku dhe ajo u lutej, u lutej, por edhe e qortonte publikun, si njė edukatore e mirė: “Tė dashur shikues, edhe unė kur kam qenė si ju pjesė e publikut, shpesh nuk kam rėnė dakort me vlerėsimet e jurisė, por na duhet tė durojmė, tė presim qė cilado tė jetė kėnga prezantuese, ne do ta duartrokasim atė se ajo do tė na pėrfaqqsojė nė Moskė. Pastaj i fuste njė “asbolutisht, unė jam dakort”, “me ju”, “me ty”, “me atė”, me veten e vet, vend e pa vend. Nuk duhet folur mė shumė pėr prezantuesen, sepse organizimi dhe prurjet e kėtij festivali, siē e thamė nuk janė detyrė e saj, edhe roli qė i dhanė, nė tė vėrtetė ėshtė ndjerė si obligim i madh nga ajo. Ndėrsa dy prezantuesit e tjerė Julian Deda dhe Gentian Zeneli, nuk tė lėviznin nervin me ndonjė emocion, pasi jemi ēmėsuar me stilet improvizuese komike tė spektaklit tė “Portokallisė” (aty kėta tė dy u bėnė tė famshmėm), ku aktorėt nė ēdo rol qė luajnė “shqepen sė qeshuri” edhe vetė, nuk e mbajnė dot tė qeshurėn edhe pse nuk ėshtė nė skenar. Aq shumė e pėlqejnė njėri tjetrin ata qė luajnė rolet e spektaklit tė Portokallisė! Ndoshta edhe kėtyre s’u duhet vėnė faj mė shumė se kaq, ua lanė kėtė detyrė e bėnė si mundėn.

    Ishin prurjet, prurjet e festivalit, qė ia prishėn absolutisht fizionominė Edicionit tė 47-tė tė Kėngės nė RTSH. Kishte pushtuar skenėn e kėtij festivali, stafi i kėngės magjike, stafi i Top Fest, stafi i Top Albania Radio, pa pėrzgjedhje fare, ishin toleruar tė gjithė..! Kishin ardhur kėngėtarė nga Kosova, mė shumė se numuri ekzistues i tyre. Me sa duket pėr tė larė “mėkatin” e njė viti mė parė me kėngėn e dy vajzave kosovare, Flaka Krelani dhe Doruntina Disha, tė cilat meritonin tė shkonin nė Eurovizion, po njė skandal korruptiv i kthen ato mbrapsht. Po a kishte diēka tė mirė ky festival? Me pėrjshatim skenografisė, qė ishte ishte e bukur, ishin tė rralla kėngėt qė patėn cilėsi artistike, tė dobėta ishin performancat e tyre. Adoleshentet pjesėmarrėse tė festivalit ishin tė stiluara si gra nė moshė. Shumė pak kishte kėngė ku ndjehet kultura shqiptare. Shumė kėngė tė tjera ishin pėrpjekje pėr tė imituar popin europian, dhe pikėrisht ato ishin mė tė shumtat nė pjesėmarrje dhe mė tė dobėtat. Pėrgjithėsht i gjithė ky festival krijonte nervozizėm, mungesė pėrgatitjeje, dhe fatkeqėsisht mbeti nė dorėn e improvizuesve tė rastit. Ndėr kėta improvizues, dikush ia doli e dikush s’ia doli dot ta mbulonte dobėsinė e organizimit. Shija e keqe mbeti dhe shumėkush me tė drejtė do tė thoshte: Nėse Elsa Lila e do imazhin e saj, larg njė festivali kaq banal..!

    Gazeta Tema 23.12.2008


    Oh sa ia ka futur kot znj.Hamzai me kete artikull. Dhe te rrotullosh gjithcka rreth Elsa Liles dhe ta vesh gjithe festivalin ne funksion te imazhit te saj, oh cfare mungese profesionalizmi!

    Kisha menduar seriozisht se festivalin do e fitonte kenga e interpretuar nga Besa Kokedhima, jo se ishte me e dashura per mua, por te pakten per mendimin tim ishte me e vecanta dhe Besa e interpretoi shume mire. Nese ne kendimin e kenges se West Side Family do te kishte marre pjese dhe Aurela Gace do te kisha qene plotesisht per kete kenge, por c'e do, ajo nuk mori pjese pervecse si shoqeruese ne naten e dyte. Djemte nuk e kishin vokalin te mjaftueshem per ta paraqitur ate live ashtu sic do te duhej. Kenga fituese eshte shume e ngjashme me kengen e vjetshme te Flakes dhe Doruntines, por gjithsesi me e mire se e vjetshmja. Interpretimi ne duet: Kejsi & Flaka eshte me i mire se vec Kejsi. Per cilindo variant te vendoset, solo apo duet, me Kejsin duhet te punohet mjaft, sepse vokalin e ka, por ngaqe kenga ka vazhdimisht pjese me nota te larte, eshte veshtire qe ajo te mos stonoje. Por ka kohe te pergatitet per Eurovision.
    Kenge te bukura ishin gjithashtu kenga e interpretuar nga Marjeta Billo, nga Juliana Pasha & Luiz Ejlli, nga Era Rusi, nga Agim Poshka. Edhe Vedat Ademi kishte kenge shume te kendshme. Ne fakt dhe kenge te tjera, por une po shquaj vec keto me lart.

    Nese eshte e vertete ajo cka shkruar Preng Sherri disa postime me lart mbi marreveshjen e kengetareve nga Kosova per te bojkotuar festivalin, me vjen vertet keq. Festivali eshte nje platforme per t'u paraqitur dhe e fiton apo nuk e fiton ate nuk eshte deshmi per cilesine e kenges, apo cilesine e kengetareve.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dita : 27-12-2008 mė 12:09

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Ky festival ishte me cilesori qe kam pare ne vite. Kenga fituese e bukur si muzike, teksti i dobet (po teksti s'ka rendesi dhe aq) dhe interpretimi shume i mire, sidomos kur ishte duet me Flaken. Mendoj se duhet te shkojne te dyja ne Moske, me e fuqishmse si kenge ne duet sesa solo.
    Orkestrimi me ka bere shume pershtypje, klas dhe nivel!
    Shoqerimi i kengeve nga kengetare te njohur me duket gjetje e bukur, nuk e di nese eshte bere here te tjera.

    p.s. Keto pseudokritiket shqiptare jane shume qesharake dhe te rendomte...

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2007
    Vendndodhja
    Australia
    Postime
    22
    mua me pelqeu me shume kenga Shpirt I Humbur kenduar nga Era Rusi, nuk di cfar ndodhi me kete kenge dhe perse nuk e vleresuan juria por shpresoj se do kthehet Era ne skenen Shqiptare...

    edhe kenga Era E Tokes nga Marjeta Billo ishte shume bukur, gjithashtu me kompozim, orkestrim, tekst dhe interpretimi e Marjetes... i vetmi gje qe sme pelqeu ne kete kenge ishte ai aktori, me bezdisi ta them te drejten, poezia ishte shume bukur po, por e teperuan pak qe e perseriten tre here ne kenge, nje here ne fillim do ishte mjaft...

    sa per Kejsin, eshte e dukshme qe eshte nje kengetare shume e mire, e ka zerin shume e fort, e ngjall sallen... edhe kenga bukur, por mendimi im eshte qe kishte kenga edhe me te bukura (i permenda kenget e Eres edhe Marjetes)...

    mua me vjen sikur juria e zgjodhi kengen qe menduan do te fitoj nje vend me mire ne Eurosong, ne vend te kenges qe ishte me e bukur dhe do ishte fituesja me tradicionale te Festivalit te Kenges ne RTSH, prandaj jam pak si shfrytzuar me kete zgjedhje, se Festivali eshte i vetmi festival Shqiptare qe ka mbetur qe nuk sjell vetem kenge komerciale, por me me shume klase... ky festival eshte djepi i muzikes se lehte Shqiptare, dhe prandaj nuk dua qe te behet edhe ky festival nje festival moderne me kenga komerciale, se ne Shqiperi ka mjaft festivali edhe ashtu (shembull Kenga Magjike, Top Fest, etj) edhe shpresoj se Festivali ne RTSH e mban nivelin e lart qe ka pas gjithmon

    por per Kejsin dua te uroj vetem suksese ne Eurosong, dhe do ta perkrahesoj deri ne fund
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga LM1 : 03-01-2009 mė 11:24

  9. #49
    Korcare Maska e korcarka91
    Anėtarėsuar
    27-12-2008
    Vendndodhja
    qytetin e serenatave
    Postime
    28
    Kenga me koti pffffff s me plq fare

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Te nderuar diskutante.
    Une duke e lexuar kete teme, mendova qe te them e te shkruaj edhe une 2 llafe.
    Nuk pretendoj qe eshte teksti apo poezia me e bukur e fest'47, madje mund te fitonte vendin e pare edhe West Side Family, apo Era Rusi, Marjeta Billo, Dorina Garuci, pse jo dhe Besa Kokedhima! Fitoi Keisi Tola, qe ka nje vokal fantastik dhe ne kete kenge njeqelizore - me ritem dhe fjale tejet te thjeshta (enkas per kenge rinore) Keisi qe nuk i ka mbushur te 17 vitet, demonstroi nje vokal dhe nje te kenduar tejet korrekt. A do jemi ne gjendje qe te perfaqsojme denjesisht Shqiperine ne Moske!? Kjo eshte pyetja e vetme. Ju garantoj qe do "kercenojme" ēmimin dhe padyshim do rreshtohemi ne 10 kenget me te mira te Eurosongut ne Moske. Jam plotesisht dakord me te gjitha mendimet qe jane shkruar ne kete teme. Tek kenga e West Suide Family - tejet nacionaliste, mjaft e pelqyeshme nga ana ime - A kane goje o me fole kto male?,,,, por sqaroj se Adem Jasharit dhe UCK-se me Zhulalin i kemi kenduar ketu e 10 vote te shkuara (!). Ndersa Ismail Qemalit qe ne vitin 1962! Te shkosh ne Moske si Shqiperi mos harroni nuk shkon Doēi e Zhulali, nuk kendon Keisi Tola, - POR PERFAQSOHET SHQIPERIA JONE E SHTRENJTE. Ndaj jam i sigurte qe ashtu siē ju nderuam me Anjezen, do ju nderojme dhe me kete kenge. "Me merr ne enderr' do te thote - me ler ne mbreterine me ideale te dashurise. Tekstin ne anglisht po e pershtat Xhuni Teylor (Juni Teylor) e njejta poeteshe qe pershtati kengen "Dua te behem imazhi yt' i interpretuar mjeshterisht nga Anjeza Shahini. Mos u shqetsoni te dashur dhe te nderuar diskutante.!!! Do ju nderojme ne Moske.
    Ju falenderoj dhe mirepres edhe mendime tuajat tejet te vlefshme, sesi te jete performanca ne Moske. Kemi besim dhe tek Toni Dovolani - 3 here kampion bote ne dancin modern (asht dibran Toni Dovolani nese e mbani mend vallzoi me nje ruse Helena ne festival).
    Gezuar te gjitheve.
    Me dashuri Agimi

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ėndėrrat dhe interpretimi i tyre
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 13-09-2017, 03:53
  2. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 07-04-2007, 12:41
  3. Festivali i Kenges Kishtare - Kosove
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-06-2006, 16:47
  4. Festivali i Kėngės nė RTSH 2005
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 07-01-2006, 18:17
  5. Nga Festivali Kenges 2002
    Nga Brari nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 20-01-2003, 02:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •