Bayern Munchen, Olic dhe Timoschtschuk ne fund te sezonit
Per te pare sulmuesin kroat Olic te veshur me fanelen e Bayern Munchen, tifozet e kampioneve te Gjermanise duhet te presin deri ne fund te ketij sezoni.
Bashke me lojtarin e Hamburg, ne muajin qershor me skuadren bardhekuq do bashkohet edhe ukrainasi Timoschtschuk. Kete e ka garantuar trajneri i Bayern, Jurgen Klinsmann ne nje interviste dhene per gazeten “Bild” pak para nisjes per pushimet e Krishtlindjeve.
“Gjate merkatos se dimrit do vije vetem Donovan”, theksoi Klinsmann, i cili iu pergjigj pyetjes se gazetarit, nese amerikani do qendroje ne stol me Podolskin. “Nuk vjen qe nga SHBA per te qendruar ne pankine pasi ne vendin e tij eshte nje lojtar i madh. Nje lojtar me karakteristikat e tij na mungonte. Varet nga ai qendrimi pas periudhes se huase”, perfundoi tekniku gjerman.
Krijoni Kontakt