
Postuar mė parė nga
Conquistador
Murati, princ otoman i turqve dhe perandor i Orientit, nuk i dergon asnje pershendetje Skenderbeut, kukeshkalit me te keq qe ka ushqyer. Nderet, me te cilat, une te rrethoja gjate gjithe kohes qe jetoje prane meje, s'me kane munguar kurre, o Skenderbej, bukeshkal i bukeshkaleve. Fjalet me te cilat te te flas, me mungojne tani. Aq shume ma ke lenduar shpirtin, aq teper ma ke cenuar nderin me krimet e pabesine tende te paane, saqe nuk mbetet me vend as per keshilla, as per menyren me te cilen te te flas ty veēanerisht njeriut te shtepise. Dhe me te vertete, as fjalet me te ashpra nuk do ta perkulin dot nje karakter prej natyre te eger e ti nuk je i denje per fjale me te buta, sepse i ke kaluar pertej mases kufijte e ēdo egersie dhe tani se fundi, qe te mos lije gje pa bere per te me nxehur mua arrite gjer ne ate pike ēmendurie saqe demet e tua vetjake dhe shpetimin e qytetareve i qujate te dores se dyte perpara armeve hungareze, te ngritura kunder meje. Me vjen keq qe te t'i them te tjerat e te ta bej zemren plage, sikur te ma duronte zemra qe ti le ne heshtje e te mund ti harroj gjithe ato dhelperite e tua e ato sjellje prej njeriu qe s'do te dije fare se ē'eshte e mira. Megjithkete mendova se ti dikur do ta mblidhje mendien, qofte, ndoshta edhe me vonese, me qellim qe ajo kureshtja jote mos te te rrokullise shume shpejt bashke me ate te zezen mbreteri tenden, ne gremine e qe te mos kerkosh ndjese per gabimin tend, qe s'po merr fund atehere kur s'do te te kete mbetur me asnje fuqi dhe kur te kesh humbur ē'do shprese per punet e tua.
Mjaft i kemi duruar gjer tani demet e tua, mjaft e ke merzitur me dhunimet e tua te shumta Perandorine Otomane dhe me ke bere mua te vuaj gjithe ato te zeza. Kujton se shkoi pa denim per ty ushtria e tradhetuar ne Hungari, se shkuan pa denim gjithe ato qytete, te rrembyera ne Epir mbreterise sime, dhe rojet e vrara? Beson se do te shkone pa u denuar edhe keto te fundit? Ushtria e shkaterruar e Ali Pashes, gjithe ato shkretime e zjarre qe u vure fushave, rrebeshet e luftes Hungareze qe per sa pate ne dore i ndihmove dhe fushat e vjehrrit Gjergj qe i plaēkite gjeresisht sepse deshi ti qendroje larg kufijve te mbreterise se tij?
Mblidhe mendien o i prape e mos prit me gjate per te pare se ne ē'drejtim ka per te shperthyer ky zemerimi im. Keto suksese te parendesishme ēeshtjesh te dores se dyte le te mos ma shpien gjer ne ate pike deshiren e marre dhe le te mos ta hapin aq fort oreksin, saqe pastaj fati yt edhe me i vajtuar te mund t'i shkaterroje meshiren cilitdo edhe mua vete. Kujto me ne fund po qe se ka mbetur tanime ndonje fije njerezie ne karakterin tend te zvetenuar kujto nderet e mia qe te mos them me zemer te helmuar se i paskam bere kot. Sado qe nuk eshte nje shenje e nje shpirti fisnik qe t'i zesh ne goje ato qe dikujt ia ke blatuar bujarisht eshte nga ana tjeter shenje e nje njeriu fort bukeshkale qe te mund ti harroje me kaq lehtesi sherbimet e kaluara. Sepse qe te le menjane ēeshtjen e shpetimit te shpirtit qe ti njeri i zvetenuar sa s'ka ku te veje e quan hiēgje qe te le ne heshtje perballe besimeve te kota te te krishtereve ligjet e Muhamedit dhe profetin hyjnor te perbuzur prej teje ēfare te ka munguar ty, nga ana ime, prej atyre qe kenaqin me teper deshirat e verbera te njerezve ty qe po i ēmon kaq shume sot keto funderri te mbreterise sate te varfer? Mos valle armet, kuajt, radhet e gjata te sklleverve mos gjithe ai grumbull te hollash e gjerash te tjera te cilat terheqin zakonisht ēdo moshe? Apo mos te mungonin rastet per te provuar trimerine e per te fituar ēdo lavdi? Mos valle ne kohe paqeje e lufte, te jane mohuar titujt, gradat si kapedan dhe ndere te ēdo lloji, ne pershtatje me moshen tende? Cilin me ne fund kam dashur ne pallat me teper se ty? Karakteri i kujt me ka pelqyer me shume jo vetem nga te huajt po sidomos nga njerezit e mi intime dhe te shtepise? Me sa zell e me ēnderime jam kujdesur qe te te edukoj, qe kur te sollen tek une pothuajse femije? Te kam rritur e edukuar me artet e bukura dhe me zakonet me te mira; dhe trimerine tende, qe po shtohej dita-dites, e kam madhuar me shperblime e lavde gjithfaresh e aq fort te kam stolisur perhere me bukurine e luftes, nga e cila asgje s'ka me te bukurne Boten njerezore saqe asnje
ushtar s'kam pasur me te degjuar se asnje komandant me te ndritur se ty, ne ēdo lufte. Ne vend te ketyre te mirave, ti po tregohesh sot, o Skenderbej, i tille , saqe duket qarte se une paskam rritur brenda mureve te mia jo ate burre qe prisja, por njefare murtaje. Por ja, do te thuash ty te shqetesonte fort dashuria per atdheun, mire, por mos valle une qe siē mund tete kujtohet, ta pata premtuar vete kaq here me deshiren time, do te ta mohoja, po te ma kerkoje? Megjithkete ti pelqeve ta marresh vete me te keq, sesa ta kerkosh nga une me te mire. Mbaje pra me pelqimin e perendive, dhe timin sebashku, se une, me zemergjeresine time qe me karakterizon kundrejt gjithe atyre qe dikur me kane qene te shtepise dhe te njohur po te fal tani per ēdo gje jo sepse ti tani me sherben mua, se kjo s'ndodh, por sepse me pelqen qe edhe ne kete urrejtje te pergjithshme, te sjell nder mend si nderimet qe te kam bere privatisht, ashtu edhe besnikerine tende qe ke treguar dikur ne punet e mia; dhe , sigurisht, koha qe me ke fyer. Krujen edhe mbreterine aterore, megjithese i ke marre nen mbrojtjen tende me dhelperi te kobshme, po t'i fal, me kusht qe qytetet e tjera te Epirit te cilat i mban tani pa asnje te drejte dhe te cilat une i fitova dikur per veten time me ane te trimerise dhe te fatit te luftes, ti kthesh vullnetarisht. Vjehrrit tim Gjergjit, t'i kthesh, sa me pare qe te jete e mundur sendet e paprishura te miseve, ndersa te tjerat, qe i mungojne, pasi te ēmohen, t'ia paguash ne te holla; dhe ketej e tutje ta quash gjithmone kob si dhunimin qe i bere atij te cilin ne e mkemi pasur mik, ashtu edhe ndihmen qe u dhe armiqve te mi. Keshtu edhe urrejtjes se turqve do t'i shpetosh pergjithmone, edhe une do te ruaj per ty te njejten dashuri dhe miredashje qe kam pasur me perpara, perveē se po te pelqeu qe per kete guxim e krenari tenden te vij e te shpaguhem aty me nje menyre te pameshirshme; e atehere, pasi te jesh perveluar keq e te kesh vene mire mend, do te kerkosh me kot nga une qe te pranoj pendimin tend. Ti i di tanime forcat e mia, e di fuqine e ushtrise sime; para syve ke si deshmi jo te parendesishme fatin hungarez, prandaj s'ke nevoje per keshillime, me te gjata. Me ne fund ne do te deshiroja qe ti te shkruash permbledhtas, ēdo gje qe ke nder mend te besh. Do te kesh gjithashtu mundesi qe te flasesh sy nder sy edhe me Ajredinin tone, njeri edhe i sigurt, edhe besnik, nga i cili do te degjosh edhe shume gjera te tjera, qe nuk jane shkruar ne leter. Mbeē me shendet, ne rast se jemi marre vesh.
Prej Adrianopoje, me 15 qershor 1444, pas lindjes se Krishtit.
Krijoni Kontakt