Close

Rezultati i Sondazhit: Kush mendoni se do fitoje zgjedhjet ne US?

Votues
122. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • PR: McCain/Palin

    60 49.18%
  • PD: Obama/Biden

    62 50.82%
Faqja 19 prej 41 FillimFillim ... 9171819202129 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 409
  1. #181
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Obama braktis fushatėn pėr gjyshen e sėmurė



    Ėshtė njoftuar se Barak Obama do tė pezullojė fushatėn presidenciale pėr njė periudhė kohe gjatė kėsaj jave pėr tė kaluar mė shumė kohė me gjyshen e tij tė sėmurė e cila jeton nė Havai.

    Gjyshja e tij , zonja Madelin Dunham, e ka rritur Barak Obamėn kur ka qėnė i vogėl. Ajo ėshtė 85 vjeēare dhe thuhet se ėshtė shumė e sėmurė.

    Nuk janė dhėnė detaje pėr sėmundjen e saj, megjithėse dihet se sė fundmi ajo ka dalė nga spitali.

    Barak Obama ka folur gjėrė e gjatė pėr lidhjet e tij tė forta me gjyshen e tij e cila e ka rritur atė.

    Ai tha se ajo kishte vlera tė tilla tė fuqishme si pavarėsia si individ, llogaridhėnia, tė qėnit grua punėtore dhe dashuria pėr atdheun.

    Barak Obama ende ėshtė duke pasur njė kryesim tė qėndrueshėm nė sondazhet e opinionit publik ndaj rivalit tė tij republikan Xhon Mėkejn.

    Vendimi i tij pėr tė anulluar dy aktivitete tė fushatės nuk do te thotė se ai do tė anullojė tėrė fushatėn.

    Por mungesa e tij vjen nė njė kohė kritike kur kanė mbetur vetėm dy jave deri nė ditėn e zgjedhjeve.

    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  2. #182
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anėtarėsuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Talking

    Po vellain ne Afrike e takon ndonjehere ky Obama apo varja...
    As qe du me dit!

  3. #183
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Citim Postuar mė parė nga Alienated Lexo Postimin
    Obama braktis fushatėn pėr gjyshen e sėmurė



    Ėshtė njoftuar se Barak Obama do tė pezullojė fushatėn presidenciale pėr njė periudhė kohe gjatė kėsaj jave pėr tė kaluar mė shumė kohė me gjyshen e tij tė sėmurė e cila jeton nė Havai.

    Gjyshja e tij , zonja Madelin Dunham, e ka rritur Barak Obamėn kur ka qėnė i vogėl. Ajo ėshtė 85 vjeēare dhe thuhet se ėshtė shumė e sėmurė.

    Nuk janė dhėnė detaje pėr sėmundjen e saj, megjithėse dihet se sė fundmi ajo ka dalė nga spitali.

    Barak Obama ka folur gjėrė e gjatė pėr lidhjet e tij tė forta me gjyshen e tij e cila e ka rritur atė.

    Ai tha se ajo kishte vlera tė tilla tė fuqishme si pavarėsia si individ, llogaridhėnia, tė qėnit grua punėtore dhe dashuria pėr atdheun.

    Barak Obama ende ėshtė duke pasur njė kryesim tė qėndrueshėm nė sondazhet e opinionit publik ndaj rivalit tė tij republikan Xhon Mėkejn.

    Vendimi i tij pėr tė anulluar dy aktivitete tė fushatės nuk do te thotė se ai do tė anullojė tėrė fushatėn.

    Por mungesa e tij vjen nė njė kohė kritike kur kanė mbetur vetėm dy jave deri nė ditėn e zgjedhjeve.



    Po cne shoqerohet me kete foto?? Gjyshja e semure eshte e bardhe. Apo hajt thuj perfito nga injoranca e njerezve.

    p.s. Kjo eshte gjyshja
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga D&G Feminine : 21-10-2008 mė 16:12

  4. #184
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar mė parė nga D&G Feminine Lexo Postimin
    Po cne shoqerohet me kete foto?? Gjyshja e semure eshte e bardhe. Apo hajt thuj perfito nga injoranca e njerezve.
    Do jete nxire mi se eshte e semure

    E morra foton nga ShqipMedia.com - ashtu si e kishin botuar ata... thjeshte si foto.
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  5. #185
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anėtarėsuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562
    Washington Post ne nje artikull te botuar sot thekson mbeshtetjen e shqiptareve per McCain. Ne te theksohet gjithashtu dhe mbeshtetja qe ky i fundit ka dhene per Shqiperine gjate koheve te fundit.
    Shyqyr qe filo-greket nuk administrojne dhe kete nen-forum te Forumit Shqiptar!

  6. #186
    Citim Postuar mė parė nga GeNi_25 Lexo Postimin
    Per a

    Nuk jam kundra por nuk duhet te harrojme qe dhe krahu tjeter politik eshte po kaq i "armatosur". McCain nuk kandidon i vetem ne kete fushate por me te eshte dhe gjithe paria qe ka qeverisur dhe qeveris per 8 vjete USA.

    Pa harruar avantazhet e Obames (qe sipas mendimit tim jane me te medha), nuk mund te themi qe McCain eshte "bloze".

    Meqe qenke me i/ e informuar mbi fushaten, akoma nuk me ke dhene nje pergjigje:

    1. A ka qene Governatori i Ilinoisit perkrahesi me i madh i Obames gjate fushates brenda partise dhe me gjere?
    2. A eshte ai me origjine Serbe?
    3. Ke kandidat perkrah Lobi Serb dhe me gjere ai Sllav?

    ps: Te lutem nese pergjigjesh mos mu pergjigj per Jo Biden se i dime meritat e tij.



    Dhe nje ish sportist i niveleve boterore i lindur ne Shqiperi u pergjigj kur e pyeten pse nuk kandidon per Shqiperine: Sporti ka lindur per te bashkuar njerezit dhe e rendesishme eshte te marresh pjese ne nje aktivitet sportiv dhe jo se cilin shtet perfaqeson. Ne ne radhe te pare jemi Shqiptar. Ne radhe te dyte jemi qytetar te botes. Siē eshte kenga e Vagabondit: 1 dihet se kush eshte (duke e modifikuar qe eshte Shqiperia), 2,3,4... nuk kane rendesi!


    Nje tjeter ēeshtje eshte lobingu. Ē'eshte lobingu? Cili eshte qellimi i tij? (Keto pergjigje mbase i gjen ne ndonje postim te Dariusit). Nuk po zgjatem ne pergjigjen e ketyre por me sa di une shqiptaret aktive ne USA po lobojne per McCain. I bie qe ju po dilni nga ky rresht dhe po futeni ne rreshtin e sllavit, grekut, armenit pa vetedije.
    Kjo ka qenen nje nder te metat e karakterit te Shqiptarit: Une mendoj keshtu dhe do te veproj keshtu. Dale pak se nuk behen keshtu llogaritjet. Sot mund te mendosh ndryshe por duhet te jesh dhe te veprosh me grupin.

    ps: Nuk dua te krahasoj Obamen me McCain sepse Obama te frumezon me teper por per arsyet e lartepermendura ne kete postim apo ne postimet e meparshme une (edhe pse banoj ne Shqiperi dhe nuk kam te drejte vote) mbeshtes McCain.

    Te zgjedhesh nuk do te thote te zgjedhesh kandidatin qe do te beje me te miren per popullin, por te zgjedhesh kandidatin qe do te beje me te miren per ty. Ky eshte parimi i demokracise.


    ps: Per arsye pune po pergjigjem disa dite me vonese, por kjo nuk i ul vlerat (te pakten keshtu mendoj une) postimit te mesiperm.

    GeNi_25,

    Po mundohem t'i pergjigjem dy ceshtjeve kryesore qe ke ngritur ne postimin tend:

    1) Per sa i perket te ashtuquajturave lidhje te Obames me lobin serb, do thoja se nuk eshte hera e pare qe ne shqiptaret elektrizohemi kaq shume nga nderrimi i qeverive ne SHBA. Kur Clinotn ishte ne presidence ankoheshim se lobi grek kishte pushtuar administraten me njerez me influence si Stephanopoulos e Tenent. Historia na provoi te kunderten prandaj le ta marrim pak me shturar.

    Blagojevic eshte guvernator i Illinoit dhe demokrat. S'do shume mend per te kuptuar qe ai dhe Obama, frekuentojne te njejtat qarqe politike ne Chicago. A eshte me origjine serbe? Po e pastaj? Une nuk kam gjetur asnje eveidence se ai ka qene financuesi apo perkrahesi me i flakte i Obames. Me aq sa di une, mardheniet e tyre nuk jane aspak kaq miqesore sa po paraqiten. Ja nje artikull i para nje muaji qe flet pikerisht per kete. Ka ca te dhena interesante per reagimet e Blagojevic-it keto kohet e fundit qe duket se me shume mundohet ti prishe pune Obames se t'i ndreqi.
    http://newsblogs.chicagotribune.com/...evich-war.html

    Nje tregues i nivelit te perkrahjes eshte sasia a parave te dhuruara. Nuk eshte e veshtire te gjenden shifrat e donacioneve pasi pjesa me e madhe e tyre jane informacion publik. Une kam bere pak kerkim por nuk gjej dot shifra te donacioneve te Blagojevich-it per Obamen (ne te njejten kohe eshte e thjeshte te shohes sa $$$ politikane me prejrdhje shqiptare kane dhene nper MCCain, per te cilen une nuk kam asnje problem por po e marr vetem si shembull) Ne http://www.fec.gov mund te klikosh ne emrine e kantidatit dhe te kerkosh emrin e donatorit. Po ashtu mund t'i hedhesh nje sy dhe listave te individeve apo komiteteve, organizatave qe kane dhuruar fonde. Shoh lloj lloj kompanish qe i perkasin industrive te ndryshme, por nuk jam ne gjendje te zberthej shifrat e te gjej se sa nga keto jane donacione serbe. Po e pati kush kete informacion, do isha shume kurioze ti hidhja nje sy.

    Nderkohe, ne faqen zyrtare te fushates, BaracObama.com, jane te publikuara shifrat e donacioneve sipas komuniteteve. Albanians for Obama kane dhuruar pak me shume se $5,000 ndersa Serbs for Obama pak me shume se $11,000. Gjate gjithe fushates jane mbledhur mbi $400 milion. Pra megjithese cdo $ ka vlere nuk me duket se shuma serbe kualifikohet per titullin "financues kryesore".

    Si konkluzion per kete ceshtje do thoja qe ambiciet politike te Obames i tejkalojne me pashe ato te serbeve. Obama s'ka asnje lloj interesi ta lidhe imazhin e tij politik me nje grup te humburish. Prandaj me duket e pajustifikuar qe disa shqiptare perkrahin McCain, jo sepse besojne se eshte kantidat me i mire, por sepse kane pershtypjen e gabuar se Obama do cenoje pavarsine e Kosoves apo do jete kunder shqiptareve ne pergjithesi.

    2) Lobi shqiptar dhe ceshtja shqiptare.
    Nuk e kam shume te qarte perkufizimin mbi lobin shqiptar prandaj do e konsideroj keshillen tende per te lexuar postimet e Darius. Ai ndoshta ka me shume informacion. Por, nese me lob do kuptonim shqiptaret qe kane fuqi ekonomike e politike dhe kane mundesi te influencojne per interes te ceshtjeve shqiptare, atehere mund te them se njoh nga afer disa qe kane luajtur rol primar ne pavaresine e Kosoves. Di se megjithse jane republikane kane lidhje dhe influenca ne te dy krahet politike. Ne pergjithesi i intereson te vendosin nje administrate republikane per interesat e bizneseve te tyre; per ceshtje politike kane mbeshtetje ne te dy krahet. Mosperkrahja e McCain nga ana ime,nuk me duket te kete ndonje peshe te rendesishme qe te zvogeloje influencat e lobit shqiptar. Lobi shqiptar do na e dinte me per nder qe pervecse te ishim me aktive ne politikat shqiptare, t'i dergonim nga nje cek here pas here AACLse e organizatave te tjera, ne menyre qe ato te kene me shume fuqi financiare per te rritur perkrahjen per ceshtjet tona, pavaresisht nga kush eshte ne krye te administrates.

    Per gjithe sa thashe me lart, me duket absurde, te akuzohem per tradhti ndaj ceshtjes se popullit tim. Jam 50% nga Kosova. Farefisi im e ka paguar shtrenjte pavarsine e Kosoves duke filluar nga djegjja e shtepise se gjysherve te mi e deri tek masakrimi, i jo pak, por pese pjestareve te familjes. Ceshtja e Kosoves dhe problemet shqiptare jane prioritete kryesor ne zgjedhjen politike qe po bej. Perderisa kam bindjen se kjo ceshtje do ngelet e pacenuar, nuk shoh arsye te kufizoj lirine time dhe te terhiqem nga votimi per ate qe mendoj se do jete president me i mire, jo vetem per Ameriken por dhe ne shkalle globale.

    Dhe sa per ate qe ne shqiptaret jemi individualiste; mua nuk me duket tamam ashtu. Shqiptaret jane shume te mprehte, kurioze, ambicioze, me personalitet te forte dhe ne te njejten kohe jo-agresore ndaj popujve te tjere. Me cilesi si keto duhet te kishim perparuar me shume si komb. Por ne vuajme nga simptoma e "mendimit ne grup" (group thinking). Jemi homogjene, te gjithe mendojme pak a shume njelloj dhe ne fund kacafytemi me njeri tjetrin per lavdine se 'kush e tha i pari". Kur flas per shqiptaret me shkon mendja tek magetet me pole te njejta. Nderkohe, kombet e tjere kane me shume larmi individualitetesh dhe shqiptaret gjejne hapersira te tregojne mprehtesine e vecante qe zoterojne e te zhvillojne gjithe potencialin e tyre. Vetem keshtu kam arritur ta shpjegoj absurditetin se pse ne si grup kemi ngelur prapa te tjereve nderkohe qe shume shqiptare shkelqejne mbi vendasit kur jetojne jashte. Se si mund ta zgjidhim kete problem eshte tjeter ceshtje e i takon ndonje teme tjeter.

  7. #187
    i/e regjistruar Maska e KOKASHTA
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Vendndodhja
    Bangkok
    Postime
    2,614
    Per mendimin tim McCain i fiton zgjedhjet presidenciale. Sado i zgjuar dhe i pregatitur te jete Obama, mos harrojme qe McCain ka qene ish-gjeneral mos gabohem, dhe eshte shume here me i pregatitur per te mbajtur nje barre te tille sesa Obama.


    Kshu qe ta gezoje postin ai McCain bandilli.
    If you tell a big enough lie and tell it frequently enough, it will be believed.

  8. #188
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar mė parė nga KOKASHTA Lexo Postimin
    Per mendimin tim McCain i fiton zgjedhjet presidenciale. Sado i zgjuar dhe i pregatitur te jete Obama, mos harrojme qe McCain ka qene ish-gjeneral mos gabohem, dhe eshte shume here me i pregatitur per te mbajtur nje barre te tille sesa Obama.


    Kshu qe ta gezoje postin ai McCain bandilli.

    KOKASHTA
    McCain ka qene ish i burgosur ushtarak ne Vietnam, dhe ai mbeshtet luften. Obama nga ana tjeter eshte kunder luftes. Amerikanet do kene parasysh dhe kete fakt para se te votojne njerin nga te dy.

    A jane te gatshem Amerikanet te perkrahin nje kandidat qe perkrah luften. Lufta i ka kushtuar Amerikes mbi 600 miliarde dollare (cdo dite e me shume), dhe u ka kushtuar Amerikaneve emrin e mire dhe respektin qe kane patur dikur ne Bote. Kriza e fundit ne Wall Street nga shume njerez (qofte dhe ne heshtje) lidhet direkt me lufterat amerikane ne Lindjen e Mesme.

    Tani per tani udheheq Obama, por kam pershtypjen qe Republikanet dhe mediat qe i perkrahin ato do bejne ate qe bene para 4 vitesh. Ne dhjete ditet e fundit te fushates do fillojne te shfaqin mesazhe kercenuese per Ameriken permes videove te Osama bin Laden neper TV, me cka do "ngrene vetedijen e Amerikaneve" per rrezikun nga terrorizmi, dhe do aludojne direkt qe i vetmi njeri qe mund ta mbroje Ameriken nga terrorizmi eshte ai qe perkrah luften, dmth McCain.

    Nuk e dime nese do kete ndonje kontrapropagande, qe do ju kujtoje Amerikaneve se ka qene pikerisht presidenti BUSH ai qe solli kete situate ne Bote, dhe ka qene pikerisht McCain qe ka perkrahur (sipas Obames) 90% te vendimeve te Bushit.
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  9. #189
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anėtarėsuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Talking

    Citim Postuar mė parė nga Alienated Lexo Postimin
    Nuk e dime nese do kete ndonje kontrapropagande, qe do ju kujtoje Amerikaneve se ka qene pikerisht presidenti BUSH ai qe solli kete situate ne Bote, dhe ka qene pikerisht McCain qe ka perkrahur (sipas Obames) 90% te vendimeve te Bushit.
    90% te vendimeve te Bushit?

    Si per shembull ate ligjin e energjise Bush/Cheney qe Obama votoi dhe i dha miliona perfitime me uljen e taksave kompanive te gazit?

    Apo ate ligjin FISA te propozuar nga Bush i cili i jep qeverise te drejte te pergjoje kur te doje, si te doje, nga te doje, per cdo arsye?

    Kur vjen puna per perkrahje te vendimeve qe kane rendesi primare te propozuara nga Bush, Obama ka qene votues i tyre nderkohe qe Clinton dhe McCain i kane hedhur poshte.

    Obama eshte ai qe perkrah Bushin, jo McCain. Per fat te keq, shume njerez kane nje tavan mendor qe i pengon te kuptojne kete loje komplekse psikollogjike dhe hipnotizohen lehte nga aparencat.
    As qe du me dit!

  10. #190
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anėtarėsuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562
    Citim Postuar mė parė nga Alienated Lexo Postimin
    KOKASHTA
    Kriza e fundit ne Wall Street nga shume njerez (qofte dhe ne heshtje) lidhet direkt me lufterat amerikane ne Lindjen e Mesme.
    Te lumte, je specialist mbi specialisti.

    Po pse renia ekonomike ne Britani, France, Gjermani etj mos ka lidhje me luften.
    Hap e lexo ndonje liber apo reviste te ekonomise dhe jep nje argumentim me te drejte.

    Me dy fjale kriza ekonomike ka ardhur si rezultat i keq-menaxhimit te bankave ne tregun e banesave. Dhe kete gje nuk arrin ta kuptosh!?!?



    ps: Ilira2 mendoj se postimet e tua (edhe pse ne disa pika i kam kundershtuar dhe vazhdoi ti kundershtoi) jane te nje niveli te mire per tu lexuar dhe per tu komentuar. Respektet e mia.
    Shyqyr qe filo-greket nuk administrojne dhe kete nen-forum te Forumit Shqiptar!

Faqja 19 prej 41 FillimFillim ... 9171819202129 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatos Nano: PS ka per ti humbur zgjedhjet e qershorit
    Nga juanito02 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 07:02
  2. Godo: Zgjedhjet, pėrgjegjėsi e Berishės
    Nga Albmaster nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-11-2008, 15:55
  3. Kėrcėnime me armė nė qėndrat e votimit nė zgjedhjet e 1921
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 20:27
  4. Vetėm shqiptarėt mund t'i fitojnė zgjedhjet
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-06-2005, 01:24
  5. Strategjia e opozitės nė zgjedhjet lokale
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •