3. c. Firmat e vogla dhe tė mesme prodhuese janė shpirti i zhvillimit tė pėrshpejtuar ekonomik
Zakonisht palca e kapitalizmit tė zhvilluar janė firmat e vogla dhe tė mesme private. Kjo ndodh sepse energjia investuese dhe rrezikuese tė menaxhimit tė pėrkushtuar tė individėve ėshtė e madhe. Individi me kėto karakteristika e potenciale investuese e menaxhuese, interesohet tė shfrytėzojė nė mėnyrė sa mė ekonomike e sociale fuqinė punėtore, duke e llogaritur atė si pjesėn mė tė vlefshme tė firmės sė tij. Ai pėrkujdeset qė punėmarrėsit tė kenė trajtim tė merituar; tė kėnaqen sa mė shumė me pagėn, tė jenė sa mė tė shėndetshėm dhe sa mė tė kualifikuar pėr punė. Kjo ishte pėrparėsi kryesore e sistemit kapitalist ndaj sistemit socialist, ku nė rastin e parė dihet se e kujt ėshtė prona dhe prandaj edhe meraku pėr ta rritur atė, kurse nė rastin e dytė, prona ishte e secilit dhe e askujt. Pėr kėto arsye nuk ekzistonte meraku i pėrkushtuar pėr ta rritur pronėn socialiste. Ndryshe nga kapitalizmi i zhvilluar, kapitalizmi (ynė) vulgar aktual ėshtė jonjerėzor dhe nuk mund tė shtyjė pėrpara zhvillimin ekonomik, shoqėror e social. Nė kapitalizmin e zhvilluar gjithė tė punėsuarit informohen pėr sukseset dhe fitimet e firmės private, aksionere e shtetėrore, punėmarrėsve u mundėsohet tė kenė hise nė fitime, pos pagės qė e kanė tė kontraktuar individualisht nė fillim tė punėsimit, prandaj janė tė motivuar tė angazhohen me pėrkushtim, kurse nė kapitalizmin vulgar pronarėt punėdhėnės provojnė tė luajnė rolin e zotit, qė shpesh degjeneron nė banditizėm. Nė kapitalizmin e zhvilluar vetė punėmarrėsit interesohen pėr tė rritur e mbrojtur pasuritė e punėdhėnėsit, kurse nė kapitalizmin vulgar punėmarrėsit janė tė pavullnetshėm, mundohet tė vjedhin firmėn, ti bishtnojnė pėrkushtimit nė punė, sepse punėdhėnėsi nuk ngopet vetėm me djersėn e punėmarrėsve, por ndonjėherė ai do edhe gjakun dhe trupin e tyre. Nė kapitalizėm tė zhvilluar formohen sindikata tė fuqishme tė punėmarrėsve dhe shoqata tė punėdhėnėsve, tė cilat koordinojnė kryesisht rritjen e pagave, sipas parametrave e konjunkturave tė zhvillimit ekonomik, duke evituar kėshtu sa mė shumė protestat e grevat e punėmarrėsve, kurse nė kapitalizmin vulgar punėmarrėsit e kanė tė vėshtirė tė formojnė sindikata dhe prandaj tė drejtat e tyre janė tė ndrydhura. Pėr pasojė, kapitali i punėdhėnėsve nė kapitalizėm tė zhvilluar (social), qė tashmė po quhet me termin ekonomia sociale e tregut (gjetje gjermane), trajtohet e ruhet me pėrkushtim edhe nga punėmarrėsit, kurse nė kapitalizmin vulgar, kapitali i punėdhėnėsit rrezikohet nga rebelimi i punėmarrėsve, i cili mund tė pėrshkallėzohet nė trazira tė zgjeruara sociale. Kėto relacion tashmė po pėrjetojnė tansformime edhe nė Perėndim, pasi gjithnjė e mė shumė po vjen nė shprehje ekonomia e globalizmit (me imponimin amerikan) dhe pasojat e para tė kėtij rėndi tė ri botėror po duken nė sfond pėrmes krizės sė rėndė financiare nė Amerikė, rrjedhimisht edhe nė Evropė Perėndimore.
Pėr momentin, nė Republikėn e Kosovės, jemi nė fazėn e parė tė kapitalizmit vulgar, sepse nuk kemi shumė punėdhėnės qė kanė virtytet dhe aftėsitė e njė punėdhėnėsi tė mirėfilltė, sepse punėdhėnėsve tanė u mungon profesionalizmi dhe ndėrgjegjja sociale.
Aktualisht nė Kosovė nuk kemi kushte dhe kemi pak biznesmenė tė mirėfilltė pėr themelimin e ngritjen e firmave tė mesme prodhuese. Kapitalizmi ynė vulgar dominohet nga tregtarėt matrapazė. Aktualisht nė Kosovė mungojnė njerėzit e projekteve dhe kreditorėt e tyre pėr tė formuar firma tė mesme private tė prodhimit. Aktualisht nė Kosovė mungon energjia elektrike, si faktor i parė kushtėzues pėr tė startuar e gjallėruar firmat e mesme private. Aktualisht nė Kosovė mungon shteti, i cili do tė nxiste e koordinonte formimin dhe suksesin e firmave tė mesme prodhuese. Aktualisht nė Kosovė nuk mund tė motivohen firmat e huaja pėr tė investuar nė Kosovė, sepse, qė nė fillim, pronarėt e tyre ballafaqohen me terrin elektrik dhe me burokracinė e korruptuar dhe tė paaftė, si dhe me sistem tė ngatėrruar fiskal e me gjyqėsi tė mjerė e tė korruptuar. Pushtetarėt mund tė mashtrojnė qytetarėt e Kosovės se sė shpejti do tė vijnė investitorė tė huaj, pasi i kanė kushtet e favorshme pėr investim. Por nuk po ndodh ardhja e tyre, sepse qė tė vijnė ata, duhet tė krijohen kushte. E, kushti mė i parė ėshtė rryma elektrike, tė cilėn nuk e kemi dhe siē po duket nuk do ta kemi edhe pėr disa vite me mendėsitė e qasjet e tanishme (fabrikat nuk mbahen me gjeneratorė). Kusht i dytė janė ligjet dhe administrata funksionale dhe nuk duket qė i kemi. Kusht i tretė janė punėtorėt e kualifikuar dhe me kulturė e pėrkushtim pėr punė, qė nuk duket ti kemi etj. Investitorėt e huaj janė tė informuar pėr kėto e kushtet tė tjera tė disfavorshme qė kemi aktualisht nė Kosovė, prandaj ata nuk vijnė qė ta rrezikojnė kapitalin e tyre.
Nuk mund tė quhen biznesmenė e tregtarė ata qė sapo tė kenė ngritur firmė me mjete qė nuk u dihet prejardhja ose me huazime mashtruese dhe me kamatat e fajde tė larta, qė fitimin e parė e harxhojnė pėr tu blerė vetura e banesa tė dashurave tė tyre, qė fitimet e para i harxhojnė pėr tė plotėsuar qejfet e tekat e prostitutave tė tyre.
Vėshtirė se mund tė kenė suksese firmat qė ngrejnė e menaxhojnė ata qė nuk kanė njohuri elementare se si menaxhohet firma dhe as atėherė kur kemi menaxherė tė aftėsuar profesionalisht, por tė pandershėm e tė pabesė, tė cilėve, po iu besua menaxhimi i firmės nga pronari, vetėm shikojnė se si ta vjedhin e shpėrdorojnė, sepse ende nuk kanė kulturė e pėrvojė menaxhimi.
Vėshtirė se mund tė kenė sukses firmat qė nuk kėnaqen edhe me suksesin qė ėshtė diē mė i lartė se kamata e kredive bankare, por synojnė me ēdo kusht e mjet rritjen e qindpėrqindtė tė investimit brenda njė viti, mendėsi kjo qė vjen, ose ėshtė kopjuar, nga mendėsitė kriminale tė kontrabandės dhe krimit tė organizuar.
Fatmirėsisht kemi disa individė me talent, shpirt e kulturė prej biznesmeni, me shpirt patriotik dhe ndėrgjegje sociale. Kėta po ngrejnė firma dhe po investojnė nė prodhim e punėsim, por po ballafaqohen me vėshtirėsi tė shumta, siē janė pamundėsia pėr marrje tė kredive me kamata ekonomike, qė po ballafaqohen me mungesėn e rrymės, qė po ballafaqohen me korrupsion dhe burokracia shtetėrore, qė po ballafaqohen me biznesmenė konkurrues tė pandėrshėm qė i marrin tenderet me lidhje e ryshfete, etj. Druaj se kėto vėshtirėsi do i lodhin kėta individė tė mrekullueshėm dhe do ti detyrojnė tė dorėzohen (bankrotojnė).
Shteti duhet tė krijojė kushte dhe atmosferė pėr ngritjen e firmave tė vogla e tė mesme prodhuese, siė po ndodh kjo nė Evropė Perėndimore, duke shkuar aq larg, sa edhe ti subvencionojnė me mjete tė shtetit, pėr tė ulur papunėsinė. Kushti i parė ėshtė qė tu sigurojė rrymė (pėr mundėsitė shkrova mė lart) dhe kushte tė tjera qė duhet ti pėrpilojnė vetė shoqatat e kėtyre firmave. Kjo do rriste pėrgjegjėsinė dhe ndershmėrinė e pronarėve tė kėtyre firmave qė tė paguajnė tatimet. Shteti duhet tua njohė firmave gjithė investimin pėr zgjerimin e tyre, qė shoqėrohet me rritje tė punėsuarėve dhe pastaj tė marrė tatim vetėm nė fitimin neto, qė nuk prish punė po qe edhe 20 pėr qind. Firma Mercedes ose Siemens nė Gjermani, pėr shembull, paguan zero euro tatim-fitim, pasi shteti ua njeh investimet nė rritjen e tyre, qė shoqėrohen me punėsime tė reja. Pra, kėto firma kanė fitime neto prej dhjetėra miliardė eurosh nė vit, por atyre u mundėsohet tė investojnė gjithė fitimin, duke u liruar nė fund nga pagesa e tatim-fitimit. Nė kėtė rast fitimin shteti e ka nga zvogėlimi i papunėsisė dhe i ndihmave sociale qė u jep tė papunėve e pastaj edhe nga tatimi nė pagat dhe nga tvsh-ja e mallrave qė prodhohen e qė dalin nė shitje nga kėto firma. Nga kjo rrjedh se firmat gjermane nuk i demotivon tatimi nė fitim prej 39 pėr qind (pothuajse dyfishi i nivelit tė tatimit nė Kosovė) dhe as tvsh-ja prej 19 pėr qind, pasi nga i pari lirohen pėr shkak se u njihet i gjithė investimi, kurse tė dytin e paguajnė konsumuesit e prodhimeve tė tyre.
3. d. Rigjallėrimi dhe zhvillimi i hovshėm i bujqėsisė dhe i blegtorisė ėshtė tepėr i domosdoshėm pėr tė dalė sa mė shpejt nga kjo krizė e madhe e papunėsisė dhe e varfėrisė nė fshat
Edhe mė i painformuari gjatė rrugėtimeve, ta zėmė nga Prishtina nė Ferizaj, mund tė shohė se bujqėsia dhe blegtoria janė fare tė pazhvilluara, bile nė atė nivel sa domosdo ndjen keqardhje. Dikur fushat buzė rruge ishin me ara pa fund me luledielli, panxharsheqer, grurė, qė sot janė pothuajse tėrėsisht tė djerra, ose akoma mė keq, tė shpėrfytyruara me ndertime tė pasistemuara dhe copėzuar nė parcela tė vockla. Pėr fshatarėsinė tonė dikur kėto fusha veprimtarie ishin mundėsia e vetme pėr mbijetesė. Atėherė shumica e popullsisė jetonte nė fshat.
Ishte njė kohė jo fort e largėt kur tokat e punės nė Kosovė punoheshin cep me cep, kullosat gjithashtu shfrytėzoheshin cep me cep. Bile hapeshin toka tė reja duke shkulur shkurre e duke i kthyer ato nė vreshta, grunishte e pemishte. Ato prodhime mbulonin kėrkesat e tregut vendės dhe njė pjesė plasohej nė tregjet e ish-Jugosllavisė, qoftė nga vetė prodhuesit, qoftė nga tregtarėt. Fillesa e rėnies sė pėrkushtimit pėr bujqėsinė e blegtorinė duhet tė ketė ndodhur qė kur fshatarėt kanė filluar tė emigrojnė nė Perėndim. Qė atėherė e ka fillesėn edhe njė si parazitizėm, kur familjet nisėn tė prisnin ndihmat e emigrantit dhe nuk punonin vetė nė bujqėsi si pėrpara. Pastaj ky mosinteresim u rrit gjatė shpėrbėrjes sė ish-Jugosllavisė, pasi prodhimet bujqėsore nuk kishin mundėsi tė plasoheshin nė ato tregje dhe tregu i Kosovės nuk ishte nė gjendje ti absorbonte prodhimet bujqėsore vetėm brenda sezonit. Sot njė pjesė e madhe e fshatarėve nuk duan tė merren me bujqėsi e me blegtori dhe arsyetimet mė tė shpeshta tė tyre janė se nuk kanė leverdi. Po tė ishte e vėrtetė kjo edhe mund tė arsyetoheshin. Por kur sheh se fshatari ynė nuk kultivon as edhe njė leh me perime, qoftė vetėm pėr hobby, qė ti ketė tė freskėta dhe ekologjike, atėherė mund tė thuhet se ata i ka pėrfshirė dembelizmi e parazitizmi. Kurse mua mė ka rastisur tė informohem nga ata qė merren me kultivimin e bujqėsisė dhe tė blegtorisė, se ka fitime. Njė mik imi nė Maqedoni kishte mbi njėmijė dele. Fitimi neto vjetor e ka rreth 70 mijė euro. Ka tė punėsuar 8 veta, barinj e baxhoxhinj, me pagė mujore. Njė pėrllogaritje e thjeshtė: njėmijė dele mund tė blihen pėr 60-80 mijė euro. Rezulton se investimi pėr tė blerė njėmijė dele shpaguan veten pothuajse brenda vitit. Kush mund ti thotė kėtij biznesi se nuk ėshtė me leverdi!? Por habia ime ishte shpjegimi i mikut, se nuk mund tė gjesh barinj e baxhoxhinj shqiptarė, pasi e pėrēmojnė kėtė profesion. Tė gjithė barinjtė e baxhoxhinjtė i kishte torbeshė. Njė tjetėr i njohur imi nė Rugovė mezi bėri 80 dhi. Mė shpjegoi se fitimin mesatar mujor e kishte rreth 700 euro neto. Por u detyrua ti shiste pas katėr vjetėve, meqė nuk gjente bari pėr tė punėsuar dhe sė fundi filluan ta pėrēmojnė gruaja e vajza, tė cilat rronin nė qytet, duke i thėnė se kundėrmonte erė dhish. Njė tjetėr i njohur nė Dukagjin mė shpjegoi se kishte njė fermė me 21 lopė. Tani ky fermer dorėzon prodhimet ditore nė fabrikėn e qumėshtit, pėr tė cilat merr rreth 5.200 euro nė muaj. E pyeta pėr fitimin neto. Me tha me tallje: 2.200 euro mė dalin qė ti trajtoj lopėt si nė hotel, pastaj ato mė japin mesatarisht njė viē nė vit. Njė bujk qė kultivon speca e takova kur po bėnte pazar me njė emigrant qė po i blinte ato pėr ti plasur nė tregun gjerman. Mė shpjegoi se nga njė hektar speca fiton rreth 6.000 mijė euro. Njė profesor me shpjegoi pėr levėrdinė e investimit nė plantacione mollėsh, dardhėsh, etj. I solla kėta shembuj pėr tua kundėrvėnė atyre qė thonė se nuk ka leverdi tė merresh me bujqėsi e me blegtori. Ka nga ata qė do tė donin tė merreshin, e dinė qė kanė leverdi, por ankohen se nuk kanė ku tė huazojnė mjetet pėr tė blerė vegla bujqėsore dhe kafshė, pėr tė ndėrtuar stalla, depo frigoriferi, etj. Bankat nuk tė japin kredi pėr kėto fushėveprimtari dhe, edhe nėse ti japin, i kanė kamatat tepėr tė larta (rreth 15 pėr qind nė vit), i kanė afatshkurtėra, qė mund ti pėrballojė vetėm ndonjė tregtar ose ndėrtues.
Kur tua shtosh kėtyre se edhe njė pjesė e tokave tė kooperativave i kanė blerė ca matrapazė dhe i kanė lėnė tė djerra, qė tė presin kur tė rritet ēmimi dhe ti shesin duke i copėtuar ato, atėherė po shihet sė nė ēgjendje tė mjerueshme ėshtė bujqėsia dhe blegtoria.
E kuptoj, nuk mund tė rrojė fshatari me njė ose dy lopė, pasi ato kėrkojnė pėrkushtim gati sa njė fermė dhe po kaq e mundimshme ėshtė shitja e qumėshtit tė tyre, pasi qumshtoreve nuk u leverdis tė shkojnė pėr tia marrė atė sasi tė vogėl qumshėti. E kuptoj, nuk mund tė rrojė fshatari me 40 ar tokė. Por shtrohet pyetja: kanė tė drejtė njerėzore pronarėt ti lėnė djerrė tokat dhe kullotat e tyre!?
Edhe pse mund tė bezdis tė bezdisurit me kėto shpjegime, pasi pandehin se dinė gjithēka, po u shtoj shpjegimeve tė mėsipėrme se aktualisht shumicėn e fshatarėve i kemi tė dėshpėruar, tė zhgėnjyer e tė stresuar. Si shumė tė varfėr qė janė, ata medoemos duan tė mbajnė makinė qė tė shkojnė nė qytet pėr tė pirė kafe, ose tė shkojnė nė shitore pėr tė blerė bukė, meqė mė nuk e gatuajnė bukėn nė shtėpi, ose pėr tė blerė perime, meqė vetė nuk i kultivojnė mė nė fushat e tyre. Kurse fshataret duan tė kenė fustane mode pėr dasmat, synetllėqet e ahengje tė tjera tė shumta, qė ngjasojnė me ato tė aktoreve kur shkojnė nė ndonjė festival filmi, dhe mundėsisht pėr ēdo aheng, tė kenė fustan tė ri, nga ato mė tė modės, pasi tė mėparmin ia kanė parė gratė dhe do tė ndjeheshin tė humbura nė garėn qė do tė ndodhė. Fshataret duan tė kenė fustane tė veēanta nė mbrėmje semimature, mature, brucoshiade e absolventiade, njėsoj si vajzat e qakerdisura tė qytetit. Kėshtu, duke jetuar mbi mundėsitė reale, fshatarėt nga dita nė ditė po bankrotohen shpirtėrisht e psikikisht. Pėr kėtė gjendje, shpresė tė fundit kanė dėrgimin djemve nė Perėndim, ose vajzat ti martojnė nė Perėndim...
Cilat janė rrugėzgjidhjet, pasi pėr tė pėrshkruar, nxirosur e kritikuar gjendjen, po e bėjnė tė gjithė, kryesisht nė kafene, ku po kalojnė pjesėn mė tė madhe tė kohės aktive?
Meqė pushtetarėt nuk kanė kohė tė merren me hallet e fshatarėsisė, mbi 50 pėr qind tė popullsisė, nga se pushtetarėt merren vetėm me punė tė mėdha, do tė duhej qė vetė fshatarėt tė mendojnė pėr rrugėzgjidhjet, nė bashkėpunim me ekspertėt dhe biznesmenėt. Dhe cilat do ishin format e bashkėpunimit? Ta zėmė, fshatarėt kanė shqetėsim se po tė mbjellin perime, vėshtirė se do tė mund ti plasojnė nė treg, pasi shohin shumė bujq qė digjen nė diell sipėr traktorit me speca e domate duke pritur blerės, dhe mendojnė se ashtu u kalon gjithė jeta. E vėrtetė ėshtė se tregu i Kosovės ėshtė i vogėl pėr ti konsumuar brenda sezonit ato pak perime qė po prodhojnė bujqit. Por pas sezonit dyqanet tona po furnizohen me perime nga importi. Sikur investitorėt e vegjėl e tė mėdhenj tė dinin se mė me leverdi kanė tė investojnė nė depo frigoriferi, se sa nė pompa benzine ose kafe e restorante, atėherė do tė orientoheshin nė kėtė fushė tė invenstimit. Pėr njė kafene ordinere duhen investuar tė paktėn 30 mijė euro, plus qirasė mujore. Njė depo frigoriferi prej 300 metra kub kushton rreth 30 mijė euro. Nė tė mund tė deponohen rreth 50 ton speca, ose 150 ton domate. Specat mund ti blihen bujkut nė arė me 20-30 cent kilogrami, kurse domatet me 10 cent, tė ruhen 2-3 muaj nė depo dhe pasi tė ikė sezoni, tė nxirren nė treg me ēmim tė dyfishtė. Pastaj nė depo mund tė futet njė zarzavate tjetėr dhe njė tjetėr, duke e shfrytėzuar rreth katėr herėsh nė vit. Besoj se pėrllogaritja e fitimit do dalė e lakmueshme, pasi sikur edhe vetėm 10 cent pėr kile tė fitohen, depoja do paguante vetėn brenda vitit. Ky pėrfitim do nxiste zhvillimin e bujqėsisė, pasi kur fshatari di se e ka tė shitur prodhimin njė vit pėrpara, ai motivohet pėr ta kultivuar. Pastaj biznesmenėt investues do mund tė konsultoheshin me profesionalistė pėr tė investuar nė punishte pėr pėrpunim tė perimeve, etj. A nuk ėshtė idioteske tė blejnė piceritė tona hudhra nga Kina apo salcė domatesh qė importohet nga Italia, edhe pse lėnda e parė (hudhra dhe domatja) kėtu ėshtė me bollėk dhe do tė rritej kultivimi i tyre sikur tė kishin blerės qė do i pėrpunonin? Ky lloj bashkėpunimi do nxiste bujqėsinė, sepse kultivuesit e perimeve nuk do tė kishin mė problem shitjen. E njėjat vlen pėr pemėt. Profesori i pemėtarisė mė pat shpjeguar se njė hektar pemishte me mollė ose dardhė jep nė vit rreth 40 ton. Investimi fillestar ėshtė rreth 13 mijė euro pėr hektar, mirėmbajtja vjetore rreth 800 euro. Prodhimtaria e frytshme e njė pemishte zgjat rreth 20 vjet. Le tė llogarisin ata qė dinė, nėse ka ose nuk ka leverdi. Mua mė rezulton se ka, prandaj ėshtė gjynah qė ne tė konsumojmė kryesisht pemė importi. Sigurisht, biznesmenėt investues nuk do tė duhej tė harronin se nė tregjet e Perėndimit do tė mund tė depėrtonin edhe pėrmes emigracionit tonė. Vitin e kaluar takova njė emigrant qė eksportoi speca. Nė secilėn maune kishte fitim rreth 7 mijė euro, meqė prodhimet bujqėsore tė Kosovės janė tė liruara nga dogana nė BE. Kurse para vitesh, gjatė njė takimi me pronarin e rrjetit mė tė madh tregtues nė BE, ALDI, ky mė shfaqi gatishmėrinė pėr tė blerė gjithė prodhimin e perimeve dhe pemėve tė Kosovės, por pėr kėtė, tha ai, janė tė nevojshme sidomos depot me frigoriferė dhe infrastruktura pėrcjellėse, pasi gjithė bota i stazhionon perimet nga ara nė depo e pastaj gjen tregjet pėr to.
Njė problem serioz pėr zhvillim tė bujqėsisė paraqet copėzimi i tokave pėr shkak tė ndarjes sė familjeve. Lidhjet emocionale, deri nė kult, tė fshatarit me tokėn, bėjnė qė ai tė mos e shesė tokėn edhe kur nuk e shfrytėzon, dhe nga ky shkak shumė tokė punuese del jashtė prodhimit. Pėr parcela tė vogla nuk leverdis tė blihen makineri bujqėsore dhe prandaj pronarėt i lėnė djerrė. Zgjidhja e kėsaj pengese do tė ishte ose sistemimi i tokave, ose shitja atyre qė ia dinė vlerėn bujqėsisė, por jo me ēmimet emocionale, por reale. Marrja me qira e tokave qė tani nuk punohen dhe punimi i tyre nga ndonjė firmė bujqėsore, ėshtė njė zgjidhje tjetėr e leverdishme. Konsideroj se ministria e bujqėsisė do tė duhej marrė me seriozitet kėtė ēėshtje. Nė fund tė fundit, kjo ėshtė edhe pėrgjegjėsi e saj. Pėrndryshe, a ka mė turp qė ne, nė Kosovė, qė ishte hambari i Shqipėrisė, siē vlerėsohej dikur, tė lėmė dhjetėra mijė hektarė tokė tė plleshme tė shndėrrohen nė djerrina e tė varemi nga importi i drithėrave nga Serbia? Si tė arsyetohet kjo?
Sa pėr blegtori dihet mirėfilli se Kosova ka deficit tė madh. Tregtarėt e Kosovės importojnė qumėsht nga Sllovenia, djathė nga Danimarka, mish deri edhe nga Brazili. Nė mungesė tė qumėshtit, qė do dorėzonin fermerėt tanė, disa qumėshtore tė kėtushme importojnė qumėsht pluhur dhe na e pėrziejnė me ujė.
Pėr tė dy kėto fushėveprimtari do tė duhej bashkėpunim i bujqve, blegtorėve, ekspertėve dhe i investitorėve, qė tė mund tė thithnin sa mė shumė donacione qė shpejt do vijnė nga Brukseli. Nuk duhet tė pėrsėritet gabimi i viteve 1999-2003, kur donatorėt ankoheshin se nuk iu paraqiteshin projekte e kėrkesa pėr bujqėsi e blegtori.
Tashmė po pritet qė BE-ja tė interesohet shumė pėr tė ndihmuar zhvillimin e bujqėsisė e tė blegtorisė nė Kosovė. Brukseli subvencionon shumė bujqėsinė e blegtorinė nė BE. Edhe shteti i Kosovės, posa pushtetarėt tė lirohen nga punėt e mėdha, duhet tė merret mė me pėrkushtim me kėtė sektor. Fshatarėt mund tė kuptojnė arsyen pse shteti ynė i varfėr nuk mund t i ndihmojė, por nuk do tė mirėkuptojnė pushtetarėt pėr mosinteresimin e pėr mospėrkrahjen, qoftė edhe vetėm morale.
Tashmė duhet tė kuptohet se nuk bėhet rrushi me urata, por me shatė e lopata, thotė njė proverb popullor, prandaj fshatarėt, blegtorėt, specialistėt, investitorėt dhe pushteti, duhet tė bashkėpunojnė e ti qasen mė seriozisht zhvillimit tė bujqėsisė e tė blegtorisė, pasi nuk ėshtė nė interes tė askujt, sidomos aktualisht nuk ėshtė nė interes tė shtetbėrjes e tė shtetndėrtimit, nėse fshatarėsia bankroton.
vazhdon
Krijoni Kontakt