Cilet jane argumentet qe nuk lejojne te thuhet se cdo Zot deri sot u krijua nga arsyeja njerezore si forme "legjitimacioni" per krijim te normave obliguese sociale e morale qe ne kohen aktuale shihen si te dobishme per shoqerine? A buron i tere besimi nga vete ateistet? ...
Historia tregon se qe nga Antika e Vjeter deri ne Modernen e sotit njeriu pati Zot. Madje edhe Zotera dhe per me teper edhe grupe apo familje te tera Zoterash e Zoteresash. Te cilet perpos cilesive hyjnore-mbinatyrore paten edhe veti, vlera e cilesi te rendomta njerezore, si inat, mllef, zili, fertilitet, dashuri, te folur e tj. Mijera e qindera mijera njerez me pasionin me te madh u besuan ketyre Zoterave. Flijuan apo shkaterruan per ta. Kaloi Antika, e me te edhe keta Zotera. Erdhen epoka tjera, me Zotera tjere me vlera fare tjera, me qindra mijera besimtare, te cilen me ne fund poashtu u treten. Cka do te thoshte nje besimtar i Zeusit, po te ringjallej sot? Do te besonte akoma ne Zeusin apo do tallej me besimin e tij, sic kisha bere une ndaj tij? A nuk tregon kjo se njeriun ne tere ekzistencen e tij deri sot e ka karakterizuar prirja e tij per te u mbledhur ne grupe prej qindera mijera te sojit te vet dhe per te besuar ne Zotera te cilet ne nje te ardhme s“ekzistojne me? A nuk te shtyen kjo t“reflektosh? Te pyesesh: sa mund te jem une i tille? Sa mund te jene te tille keta qindera mijera besimtare te ketij Zoti, te cilit une i besoj? Sa ata te atij Zotit, te cilit une s“i besoj? Sa te gjithe besimtaret e te gjithe Zoterave aktuale? Sa eshte mundesia qe Allahu dhe Hyji poashtu si Zeusi e koleget ne nje te ardhme te larget te treten fare, te zevendesohen ne Zotera tjere, te cilet pasardhesit tane ndoshta do mesonin vlera fare tjera?
Krijoni Kontakt