Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    Leader Maska e Ribery
    Anėtarėsuar
    10-02-2008
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    830

    Nje pyetje , jam shume kurioz !!

    Desha te beja nje pyetje, sepse sinqerisht me intereson shume :
    Cilat jane bazat kryesore, dhe me te rendesishme te krishterimit?

    P.sh, ne Islam ekzistojne pesė shtylla kryesore te besimit :
    1.shqiptimi i shehadetit
    2.falja e namazit
    3.dhenja e zekatit
    4.agjerimi i ramazanit
    5.shkuarja ne Haxh

    PO cilat jane shtyllat kryesore te besimit tek te krishteret?

    Pres pergjigjet tuaja
    Faleminderit

    Be the change you want to see in the world!

  2. #2
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Te pesta keto me nga nje 'MOS' perpara!

  3. #3
    Leader Maska e Ribery
    Anėtarėsuar
    10-02-2008
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    830
    DeuS, i di keto, por po me intereson diēka me konkrete, nese di diēka me shume atehere trego!
    faleminderit

    Be the change you want to see in the world!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-10-2006
    Postime
    163
    Ribery,
    1) Nje impenjim per te njohur seriozisht vetveten. Mendoj se duhet te kuptoje ne kete menyre tema "iniciacioni i krishtere" e teme "besimi dhe arsyeja" ne Komunitetin Katolik. Jane shume te veshtire. Pra nje impenjim per te realizuar vetveten.
    2) Nje jete e pershpirtshme e forte, me qellim qe te realizohet nje bashkesi e vazhdueshme
    me Zotin, nepermjet lutjes, mesimit, meditimeve, pjesemarrjes ne grupet vellazerore, Sakramenteve (si mundesi per nje lidhje te mishtershme, por reale me Zotrin).
    3) Vepra te mira, duke pasur gjithmone parasysh fjalet e Jezu Krishtit: Duhaje te afermin tend porsi vetveten, beje te tjereve ate qe deshiron qe te tjeret ta bejne ty; duhani njeri tjetrin sikurse une ju desha juve; Cfaredo e keni bere per me te vegjelit nder vellezerve te mi, e keni bere per mua...
    4)Nje jete morale ne perkim me mesimin e Krishtit. Cdo dite Papa, ipeshkevinjte ja perkujtojne atyre detyrat e tyre.

    Nje verejtje: nuk kuptoj sepse katoliket nuk japin nje pergjegje te tille.

    Me simpati. crici_01
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga crici_01 : 26-07-2008 mė 09:46

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2008
    Postime
    1
    Ribery!

    Pėrgjegja nė pyetjen tėnde ėshtė shumė e thjeshtė dhe nė fakt ėshtė njė fjali e vetme, sepse Krishtėrimi ka njė shtyllė tė vetme, por hapsira dhe koha pėr t’u shpjeguar ėshtė e limituar dhe ndoshta as interesimi yt nuk ėshtė qė tė thellohesh mė shumė. Por, megjithatė, si i krishterė, do tė pėrpiqem, me pak fjalė tė ta shpjegoj besimin tim.

    Pra, Shtylla e krishtėrimit, ėshtė Jezu Krishti, Nazarenas, Biri i Hyut, i lindur nga Virgjėra, pa baba tokėsor.

    *Vėrtet, Hyji aq fort e deshi botėn sa qė dha njė tė vetmin Birin e vet kėshtu qė, secili qė beson nė tė, tė mos birret, por tė ketė jetėn e pasosur.(Gjn. 3,16)

    Sipas planit Hyjnor, i gjykuar padrejtėsisht, i kurorėzuar me therra, i frushkulluar, i munduar, i poshtėruar dhe i kryqėzuar Ai Vdiq nė kryq pėr mėkatet tona, u varros, tė tretėn ditė u ngjall sė vdekuri dhe u ngjit nė qiell para syve tė apostujve...

    *Por nė qoftė se Krishti me tė vėrtetė nuk ėshtė ngjallur, (atėherė) i kotė ėshtė predikimi ynė – i kotė besimi juaj. (1 Kor.15, 14)
    *Por, verevėrte, Krishti u ngjall prej tė vdekurve! Ai ėshtė fryti i parė i tė vdekurve! (1 Kor 15. 20)

    Pra, Ribery, tė krishterėt e bazojnė besimin e vet nė Jezu Krishtin Zot e njeri. I paralajmėruar prej Hyut, gjatė gjith historisė nėpėrmes tė profetėve dhe psalmeve, erdhi nė botė duke u mishėruar, pėr tė shėlbuar njerėzimin, kur u plotėsua koha. Lindja, mėsimi, veprat, shndėrrimi nė mal, vdekja, ringjallja dhe dėftimi i Tij shumė njerėzve tė kohės... e bėjnė unik nė historinė njerėzore. Kishte pushtetin mbi shpirtėrat e kėqinj, mbi ligjet e natyrės, njihte mendimet e njerėzve dhe paralajmėrojė ngjarjet qė do tė ndodhnin.
    Duke i ditur tė gjitha kėto, tė krishterėt kanė sigurinė e plotė se Ai ėshtė Mesia i pritur, mund ta vėnė shpresėn e tyre nė Tė dhe pa rezervė t’u besojnė premtimeve tė tija tė mrrekullueshme pėr tė ardhmen. Kujt mund t’i besohet nėse jo Atij?
    Ky ėshtė personi qendror i historisė sė njerėzimit e cila ndahet nė kohėn para dhe pas tij, pėr tė cilin Hyji shpall:

    *...Ky ėshtė Biri im – djali i Dishirit! Atė dėgjoni! (Mk. 9, 7)

    Pasi qė tė gjithė vijmė prej Hyut, tek Ai edhe duhet tė kthehemi. Por ėshtė njė problem. Ne nuk mund tė kthehemi sepse nuk jemi tė pastėr si ē’ishim kur na krijoi.

    *sepse tė gjithė mėkatuan dhe u pėrjashtuan nga lumturia e Hyut. (Rom 3. 23)

    *Por Hyu e dėftoi dashurinė e vet kundrejt neve kėshtu: ndėrsa ne ende ishim mėkatarė, Krishti vdiq pėr ne. E mbasi tani ne jemi tė shfajsuar me anė tė gjakut tė tij, ėshtė mė se e sigurt se Ai do tė na shpėtojė nga dėnimi. Pra, nė qoftė se u pajtuam me Hyun nė sajė tė vdekjes sė Birit tė tij – kur ende ishim armiqtė e tij, sa me mė shumė arsye, njėherė tė pajtuar, do tė sheklbohemi me anė tė jetės sė tij. (Rom 5. 8-10)
    Pra, Ribery, problemin themelor i njerėzimit ėshtė mėkati. Askush nė kėtė botė nuk ėshtė imun ndaj kėsaj sėmundje, dhe pasi qė tė gjithė njerėzit janė mėkatarė, tė gjithė edhe kanė nevojė pėr Tė. Sepse njeriu nuk mund tė intervenojė nė tė kaluarėn e vet, dmth. nuk mund tė bėjė qė tė mos ketė ndodhur njė gjė e cila ka ndodhur mė parė. Pra, as njė mijė vepra tė mira nuk mund tė fshijnė njė tė keqe. Kėtė mund ta bėjė vetėm Ai qė ka pushtetin mbi kohėn dhe hapsirėn. Ai dhe askush tjetėr...

    *Por nėse i pranojmė mėkatet tona, Ai ėshtė besnik dhe i drejtė: do tė na i falė mėkatet dhe do tė na pastrojė nga ēdo padrejtėsi. (1 Gjn. 1, 9)

    *Nė tė vėrtetė Hyji nuk e dėrgoi Birin qė ta dėnojė botėn, por qė bota tė shpėtojė nėpėr tė. Kush beson nė tė, nuk dėnohet, ndėrsa, kush nuk beson, ai ėshtė dėnuar qė tani, pse nuk besoi nė Emrin e Njėlindurit, Birit tė Hyjit. (Gjn. 3 17-18)

    *Nuk ka, pra, tani kurrfarė dėnimi pėr ata qė janė nė Jezu Krishtin. (Rom 8.1)

    Jezu Krishti dha pėrgjigje pėr tė gjitha pyetjet e njeriut. Madje, ēka ėshtė kryesorja, Ai zgjodhi problemin e vdekjes sė amshur, pėr tė gjithė ata qė besojnė nė tė, duke marrė mbi shpatullat e veta mundimin dhe vdekjen si dėnim pėr mėkatin e njeriut.

    *Prandaj edhe mė do Ati, sepse e jap jetėn time qė ta marr pėrsėri. Askush nuk mund tė ma marrė: por unė e jap prej vetes. Kam pushtet ta jap jetėn e kam pushtet ta kthej prap atė. Kėtė urdhėr e mora prej Atit tim. (Gjn, 10, 17-18)

    *Kush beson nė mua, nuk beson nė mua por nė atė qė mė dėrgoi. Kush mė sheh mua sheh atė qė mė dėrgoi. Unė – drita – erdha nė botė, qė secili qė beson nė mua tė mos mbetet nė terr. (Gjn. 12, 44-46)

    Ribery,

    *Si do tė mund tė shpėtojmė nė qoftė se e lėmė pas dore njė shėlbim kaq tė madh?... (Heb. 2,3)

    *...e vetėm nėpėr Tė fitohet shėlbimi. Sepse, pėr tė vėrtetė, s’ka asnjė person tjetėr nėn kėtė kupė qielli qė Hyu ua dha njerėzve me anė tė tė cilit do tė mund tė shelbohemi. (Vap. 4,12)

    Personalisht, unė e lejoj tė mė prijė vetėm ai qė e di rrugėn, vetėm atij mund t’i besoj. Kurse rruga pėr nė jetėn e pasosur kalon nėpėr vdekje...

    *Unė jam Udha, e Vėrteta dhe Jeta. Askush nuk shkon tek Ati pos nėpėr mua. Nėse mė njohėt mua do ta njihni edhe Atin tim. Qysh tash e njihni dhe e keni parė. (Gjn. 14, 6-7)

    Kėtė rrugė, pra, e kaloi Jezusi. Kthimi i tij prej tė vdekurve ėshtė “Lajmi i mirė” qė pėr urdhėr tė Tij ja shpallim botės qė tė besojė dhe tė shpėtojė.

    *Unė jam ringjallja dhe jeta: kush beson nė mua, edhe nėse vdes do tė jetojė. Edhe kush jeton e beson nė mua, nuk do tė vdes askurrė. (Gjn. 11, 25-26)

    Por, vendimin do ta marrė secili personalisht sepse Hyu e krijoi njeriun tė lirė qė tė vendosė pėr jetėn e vet... Pėr fat tė keq, lirinė, qė nė vete ėshtė njė dhuratė e mrrekullueshme e Hyut, njeriu shpesh e pėrdor pėr fatkeqėsinė e vet...sepse, siē’ thotė Virgjėra nė Megjugorje: “Liria juaj ėshtė dobėsia juaj.”
    Dėshiroj nga zemra qė ti tė dish ta pėrdorėsh lirinė si duhet, pėr lavdinė e Hyut dhe tė mirėn tėnde, sepse:

    Janė vetėm dy lloj njerėzish qė mund tė quhen tė urtė:
    ata qė i shėrbejnė Hyut me gjith zemėr sepse e kanė njohur dhe
    ata qė e kėrkojnė me gjith zemėr sepse nuk e kanė njohur ende. (Blaise pacal)


    Pėrzemėrsisht
    gjo’ mini

  6. #6
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Citim Postuar mė parė nga Ribery Lexo Postimin
    Desha te beja nje pyetje, sepse sinqerisht me intereson shume :
    Cilat jane bazat kryesore, dhe me te rendesishme te krishterimit?

    P.sh, ne Islam ekzistojne pesė shtylla kryesore te besimit :
    1.shqiptimi i shehadetit
    2.falja e namazit
    3.dhenja e zekatit
    4.agjerimi i ramazanit
    5.shkuarja ne Haxh

    PO cilat jane shtyllat kryesore te besimit tek te krishteret?

    Pres pergjigjet tuaja
    Faleminderit


    Nė Krishtėrim nuk ka shumė gjėra – ka vetėm Krisht!

    Pra nė Krishtėrim nuk ka shumė gjėra – ka vetėm Krisht! Te gjitha mesimet e Tij janė shtyllė dhe secila ėshtė e rendesishme per te Krishterin. Ky ėshtė thelbi i ēėshtjes.

    Ajo qė ne duhet tė kuptojmė nė Zotin ėshtė se nė pėrvojėn tonė nuk ka shumė gjėra dhe as ēėshtje, por vetėm Krisht:

    Krishti jo qė Ai na jep rrefim dhe falje, por qė Ai ėshtė vet falja jonė;

    jo qė Ai na jep shpirtin e shenjėt, por qė Ai ėshtė vet Shpirti i Shenjėt;

    jo qė Ai na jep buken e jetes, por qė Ai ėshtė vet Buk qe flijohet pėr ne;

    jo qė Ai na jep dritė, por qė Ai ėshtė vet drita jonė;

    jo qė Ai na udhėheq rrugėn, por qė Ai ėshtė rruga jonė nepėr tė cilin mund tė shkojmė te Ati;

    jo qė Ai na jep jetė, por qė Ai ėshtė jeta jonė;

    jo qė Ai na mėson mbi tė vėrtetėn, por qė Ai ėshtė vet e vėrteta;

    jo qė Ai na jep ringjallje, por Ai ėshtė vet ringjallja;

    Ēdo gjė qė Krishti jep ėshtė vetė vetja e Tij.



    Ndersa Krishti themeloj Kishen per te cilen u vetflijua dhe eshte vetja e Tij. Kisha e Krishtit ėshtė vet Krishti. Kisha e Krishtit ėshtė Krishi i gjallė.

    Ndersa Kisha ka Biblen bazė kryesore e mesimeve fetare


    Dhjetė urdhėrimet e Zotit nė shenjėten Kishė janė:

    1. Unė jam Zoti, Hyji yt, tjetėr Zot mos tė keshė dhe mos tė adhurosh pos meje!
    2. Mos e merr nepėr gojė kot emrin e Zotit, Hyjit tėnd!
    3. Respekto ditėn e dielle dhe ditė e festė tė urdhėruar!
    4. Ndero prinėrit, do tė nderosh atin dhe nėnėn tėnde nė daē tė jetojsh shumė mbi dhe!
    5. Mos vraj!
    6. Mos bėj kurorshkelje, nuk do tė shkelėsh besnikėrinė bashkėshortore!
    7. Mos vidh!
    8. Mos bėjė dėshmi tė rrejshme!
    9. Mos i lakmo njeriun e huaj pėr tė keq!
    10. Mos lakmo kurrgjė tė huajėn!





    Per shelbimin e botes mbare Krishti themeloi Kishen e shenjte. Vete Kisha eshte nje sakrament i madh i shelbimit per tere boten. Mirepo, ajo ka shume rruge, shkalle dhe mjete te posacme te shelbimit per secilin besimtar, nder te cilat me te rendesishmet jane shtate sakramentet, qe i themeloi vete Jezu Krishti.
    Sakramentet janė mjetet e shėlbimit, tė themeluara prej Jezu Krishtit, tė cilat nė mėnyrė tė dukshme e shėnojnė dhe njėkohėsisht e realizojnė hirin e Zotit, qė ėshtė i padukshėm.



    Sakramentet e Kishės janė shtatė:

    1. Pagėzimi
    2. Krezmimi (ose Pėrforcimi)
    3. Kungimi
    4. Rrėfimi
    5. Vajimi
    6. Urdhri shenjt
    7. Kurora e martesės


    Pagėzimi ėshtė sakrament nė tė cilin na falet mėkati i rrjedhshėm dhe tė gjitha mėkatet personale. Me pagėzim bėhemi fėmijė tė Zotit dhe anėtarė tė Kishės. Fitojmė hirin shenjtėrues dhe tė drejtėn pėr tė marrė sakramente tjera.

    Krezmimi (ose Pėrforcimi) ėshtė sakrament, nė tė cilin marrim Shpirtin Shenjt, qė fenė tonė tė krishterė tė mund ta jetojmė dhe ta dėshmojmė.

    Kungimi ėshtė sakrament, nė tė cilin marrim Krishtin nė zemėr.

    Rrėfimi ėshtė sakrament i pajtimit tonė me Zotin. Nė rrėfim Zoti nėpėrmjet meshtarit na i fal mėkatet qė i kemi bėrė pas pagėzimit.

    Vajimi ėshtė sakramenti i tė sėmurėve, pėr tė mirėn e shpirtit dhe tė trupit tė tyre.

    Urdhri shenjt ėshtė sakrament i meshtarisė. Janė tri shkallė tė urdhrit shenjt: diakonati, prezbiterati (apo meshtaria) dhe episkopati (apo shėrbesa ipeshkvore).

    Kurora e martesės ėshtė sakrament me anė tė cilit dy njerėz, vetėm njė burrė dhe vetėm njė grua, lidhen nė jetė bashkėshortore deri nė vdekje.


    Kisha eshte si nje qytet i madh me shtate burime uji te gjalle, qe krijojne nje lum te vetem prej te cilit pine dhe jeton secili qytetar, secili i krishtere. Keshtu edhe shtate sakramentet e Kishes e permbushin me hirin e Zotit tere jeten e te krishtereve - prej lindjes deri ne vdekje.

    Ne kete teme shpeshhere do te permendet fjala "hiri". Prandaj po e percaktojme: Hiri (ose "hiresia") eshte dhurate mbinatyrore e Zotit, e pameritueshme per njeriun, te cilen Zoti na e jep per shkak te meritave te Jezu Krishtit, qe te mund te bejme mire, t'i shmangemi te keqes dhe ta fitojme shelbimin-jeten e amshuar ne lumturi. (krh. artikullin e Imzot Nike Preles, Hiri, ne "Driten" nr. 96/=5-6 1982/, fq. 8-9).



    Cka eshte sakramenti?

    Fjala Sakrament vjen prej fjales latine "sacramentum", e cila ne kohen e romakeve kishte disa kuptime te ndryshme. "Sacramentum" ishte: pengu i se vertetes ne gjyq, betimi i ushtarit ne besnikeri ndaj shtetit, fshehtesi e shenjte ndersa ne greqishten antike quhet mysterion.

    Ne Kishen katolike sakramenti percaktohet si shenje e dukshme dhe vepruese, e themeluar prej Krishtit, e cila shenon dhe realizon shenjterimin e njerezve. Sakramenti eshte mjet neper te cilin Zoti na e jep hirin e vet per shelbimin tone.
    Sakramenti eshte shenje e dukshme - si cdo shenje tjeter. Secili sakramente ka ndonje send ose gje te dukshme, qe quhet: "materia" e sakramentit. Ka edhe fjale qe i shqipton ndaresi. Ato quhen "forma" e sakramentit. P.sh. materia e kungimit jane buka dhe vera, ndersa forma jane fjalet e shugurimit. Vetem materia dhe forma se bashku e bejne nje sakrament, shenje qe shihet dhe ndihet, qe me siguri na sjell hirin e Zotit, i cili perndryshe eshte i padukshem.

    Sakramenti eshte shenje vepruese. D.m.th. se nuk eshte sikur shenjat e tjera: natyrore dhe konvercionale, qe me te vertete i shenojne sendet, por nuk i prodhojne. Tymi eshte shenje se dicka digjet, por nuk e ben zjarrin. Flamuri shenon shtetin, shkronjat shenojne tingujt, por nuk i prodhojne.

    Sakramentet jane shenja te posacme, qe edhe e realizojne, prodhojne, ate cka shenojne: realizojne hirin e Zotit dhe shenjterimin e njeriut.




    Numri dhe veprimi i sakramenteve

    Ne Kishen e Krishtit ka shume fshehtesi te shenjta dhe shenja te dukshme, te cilat e ndihmojne shelbimin e njeriut, por percaktimit, qe e kemi dhene me pare, i pershtaten vetem shtate fshehtesi te tilla: pagezimi, perforcimi (krezmimi), kungimi, rrefimi, vajimi, urdheri i shenjte dhe kurora e marteses. Sakramentet, pra, jane shtate. As me pak, as me shume.

    Punet e tjera te shenjta, sic jane sakramentoret, lutjet, bekimet, kushtimet dhe shugurimet e ndryshme, nuk mund te quhen sakramente, pasi nuk jane themeluar drejtperdrejt prej Krishtit, por prej Kishes. Per kete arsye dallohet edhe veprimi i ketyre sakramenteve prej veprimit te sakramenteve.

    Pasi vepruesi kryesor, edhe pse i padukshem, i sakramenteve eshte vete Krishti, i cili themeloi, veprimi i tyre nuk varet prej shenjterise se ndaresit te dukshem. Sakramentet gjithmone prodhojne dhe japin hirin e Zotit, pa marre parasysh se kush i ndan.


    P.sh.: nese nje mekatar i madh pagezon, me qellim qe te beje ate cka ben Kisha, njeriu i pagezuar (qofte i rritur, qofte femije) - pa kurrfare dyshimi - krejtesisht lirohet prej te gjitha mekateve, dhe nese ne ate moment vdes ne mekatin e vet, shkon ne ferr. Njesoj eshte edhe me rrefimin: pa marre parasysh kush na rrefen, ne me siguri lirohemi prej mekateve, sepse Zoti nuk na fal mekatet per shkak te meshtarit qe na rrefen, por per merita te Krishtit, i cili themeloi rrefimin, dhe i cili eshte ndaresi kryesor i sakramenteve, ndersa meshtari eshte vetem mjet ne duar te Krishtit.

    Nderkaq, veprimi i sakramentorėveve varet edhe prej shenjterise se ndaresit, pasi ato i themeloi Kisha, njeri - e jo drejtperdrejt Zoti.

    Prandaj, teologet thone se sakramentet veprojne "ex opere operato", pavaresisht prej ndaresit, ndersa sakramentoret veprojne "ex opere operantis" qe d.m.th. se rezultati varet prej lutjes, pershpirterise dhe shenjterise se ndaresit.
    Kuptohet se as sakramentet dhe as sakramentoret nuk mund te veprojne ne marresin nese ekziston ndonje pengese e madhe: nese i mungon feja ose disponimi i nevojshem. P.sh. kush nuk beson, nuk mund te marre asnje sakrament. Kush nuk pendohet, nuk mund t'i falet mekati ne rrefim. Kush nuk eshte i lire per martese, nuk mund te marre sakramentin e kurorezimit.

    Pra, sakramentet nuk veprojne ne menyre magjike, sepse Zoti gjithmone e respekton lirine e njeriut. Ky fakt eshte shume me rendesi per secilin njeri, qe ta dije se asnje fe, e cila merret me vepra magjike, nuk eshte prej Zotit, d.m.th. se nuk eshte fe e vertete, pasi Zoti kurre nuk vepron kunder lirise sone!

    D.m.th.: te gjitha sakramentet e Kishes gjithmone jane te suksesshme - ne qofte se ai qe i pranon e ka fene e gjalle dhe disponimin e duhur.



    Ndarja e sakramenteve

    Sakramentet mund te ndahen ne menyra te ndryshme.
    Nga pikepamja e qellimit, ato ndahen ne sakramente personale (per shelbimin e e njeriut individ: pagezimi, perforcimi, kungimi, rrefimi dhe vajimi) dhe shoqerore (per themelimin, rritjen dhe drejtimin e shoqerise: urdheri i shenjte dhe kurora e marteses).

    Nga pikepamja e gjendjes se shpirtit jane "sakramentet e te vdekurve" dhe "sakramentet e te gjalleve". Kuptohet se sakramentet mund t'i marrin vetem njerezit fisikisht te gjalle. Mirepo, me shpirt jane te vdekur ata qe jane ne mekat te rende - pa hir te Zotit. Te tillet mund te marrin vetem "sakramentin e te vdekurve": pagezimin dhe rrefimin - me kusht qe te pendohen per mekate. Per te gjitha sakramentet te tjera duhet te jemi "te gjalle" me shpirt, d.m.th. me hirin shenjterues.

    Kemi sakramente qe mund dhe qe s'mund te perseriten. Nuk mund te perseriten ato sakramente qe lene "vulen" e pashlyeshme: pagezimi, perforcimi (krezmimi) dhe urdheri i shenjte. D.m.th. nese njeriu i pagezuar e braktis fene e vet dhe behet ateist ose anetar i ndonje religjioni tjeter, dhe deshiron te kthehet ne fene katolike, ai nuk duhet as nuk mund te pagezohet perseri, pasi e ka "vulen" e pagezimit. Njesoj eshte edhe me perforcimin dhe urdherin e shenjte.

    As kurorezimi nuk mund te perseritet derisa bashkeshorti-ja eshte gjalle. Perndryshe, pas vdekjes se njerit, pala tjeter mund te martohet perseri. Nuk perseritet as vajimi i te semureve derisa zgjatet ajo semundje ne te cilen vajimi eshte dhene. Nese i semuari sherohet dhe rishtas semuret, vajimi mund te perseritet.



    Marresi dhe ndaresi i sakramenteve

    Njeriu qe merr cilindo sakrament duhet qe para se gjithash te besoj ne Hyjin dhe ne Jezu Krishtin Shelbues, Zot dhe Njeri.

    Duhet te kete qellimin e mire, te kete shprese se do te shelbohet. Plot me dashuri ndaj Zotit duhet te jete i gatshem ta pranoje dhe ta zbatoje vullnetin e tij. Ta kete hirin shenjterues (per sakramentet e te "gjalleve"), ose se paku t'i largoje pengesat - te pendohet per mekate (per sakramentet e te "vdekurve"). Duhet te jete i gatshem ta adhuroje Zotin dhe ta falenderoje per shelbim. Edhe nje kusht: pagezimi eshte sakramenti i pare dhe kryesor. Pa pagezim s'mund te mirret asnje sakrament tjeter.

    Sa per ndaresin, ai duhet te jete anetar i Kishes, te jete ne hirin shenjterues (edhe pse kjo nuk eshte kusht i domosdoshem per vleren e sakramentit), duhet ta kete qellimin te sherbeje si mjet ne duar e Krishtit, ta kete mandatin (fuqine e plote, autorizimin) prej Kishes dhe t'i permbahet ritit te caktuar.

    Vetem sakramentin e pagezimit ne nevoje mund ta jape secili njeri - nese ka qellim te bej cka ben Kisha e Krishtit. Perndryshe per secilin sakrament ndaresi duhet ta kete urdherin e shenjte. Diakoni mund te jape pagezimin, kungimin, vajimin dhe ta bekoje kuroren e marteses. (Sakramentet e kurorezimit ia japin te fejuarit njeri-tjetrit, por nen kushte, te cilit i ka caktuar Kisha). Per meshen shenjte, per rrefim dhe per krezmim ne rast te nevojes, lypset se paku urdheri i meshtarise, ndersa per ndarjen e urdherit te shenjte dhe krezmim ne situate normale lypset urdheri ipeshkvor.
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-02-2004
    Vendndodhja
    North
    Postime
    25
    Urime te gjitheve. Mendoj se Atdheu yne Shqiperia Dhe ne si popull) ka nje bekim, ate te harmonise fetare. Une do te shkruaj per shqetesimin e mbare shoqerise sone.

    Citoj: Dhjetė urdhėrimet e Zotit nė shenjėten Kishė janė:

    1. Unė jam Zoti, Hyji yt, tjetėr Zot mos tė keshė dhe mos tė adhurosh pos meje!
    2. Mos e merr nepėr gojė kot emrin e Zotit, Hyjit tėnd!
    3. Respekto ditėn e dielle dhe ditė e festė tė urdhėruar!
    4. Ndero prinėrit, do tė nderosh atin dhe nėnėn tėnde nė daē tė jetojsh shumė mbi dhe!
    5. Mos vraj!
    6. Mos bėj kurorshkelje, nuk do tė shkelėsh besnikėrinė bashkėshortore!
    7. Mos vidh!
    8. Mos bėjė dėshmi tė rrejshme!
    9. Mos i lakmo njeriun e huaj pėr tė keq!
    10. Mos lakmo kurrgjė tė huajėn!

    Lexoni e mendohuni. Shoqeria njerezore ka bere qindra e mijera ligje, dhe cfare ka arritur? Qindra, mijera vjedhje, bastisje, deri vrasje. Dhe shtohen ligjet ne perpjestim te drejte me veprat penale.
    A nuk shikoni ndonje gje te vecante? Se jeta jone do te ishte me e bukur dhe me e qete nese mjaftonim vetem me zbatimin e ketyre dhjete Urdheratave.

    Ju faleminderit.
    Sa me shume mesoj, aq me shume e kuptoj se di shume pak...

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2007
    Postime
    3
    Citim Postuar mė parė nga Beuni Lexo Postimin
    Urime te gjitheve. Mendoj se Atdheu yne Shqiperia Dhe ne si popull) ka nje bekim, ate te harmonise fetare. Une do te shkruaj per shqetesimin e mbare shoqerise sone.

    Citoj: Dhjetė urdhėrimet e Zotit nė shenjėten Kishė janė:

    1. Unė jam Zoti, Hyji yt, tjetėr Zot mos tė keshė dhe mos tė adhurosh pos meje!
    2. Mos e merr nepėr gojė kot emrin e Zotit, Hyjit tėnd!
    3. Respekto ditėn e dielle dhe ditė e festė tė urdhėruar!
    4. Ndero prinėrit, do tė nderosh atin dhe nėnėn tėnde nė daē tė jetojsh shumė mbi dhe!
    5. Mos vraj!
    6. Mos bėj kurorshkelje, nuk do tė shkelėsh besnikėrinė bashkėshortore!
    7. Mos vidh!
    8. Mos bėjė dėshmi tė rrejshme!
    9. Mos i lakmo njeriun e huaj pėr tė keq!
    10. Mos lakmo kurrgjė tė huajėn! .

    po kjo eshte shume e thejsht edhe nje femije 6 vjec e din se mos vraj mos ben te kqija te tjerve vet mendimi i tij pa mos i treguar akush i din te gjitha me trego ti mua a e ke lexuar ndonjeher biblen se en bibel

    vertetohu se allahu xh.sh e ka then ne kuran kete liber do ta ruaj une nuk mund akushi ne bote ta ndrishon si e ruan allahu xh.sh kuranin ja keshtu ne nje familje krishtere lind femija qe e din kuranin pa mos e lexuar mund ta shikoj ku vet shteti eshte cuar ne kembe per ta ruajtur sigurin e femijes femija eshte 5 vjecar mund ta shikojeni ka kater pjese

  9. #9
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    C eshte ajo video idiote?Me perralla me hirushin.Hajde hajde

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-03-2008
    Postime
    34

    Post

    Citim Postuar mė parė nga Ribery Lexo Postimin
    Desha te beja nje pyetje, sepse sinqerisht me intereson shume :
    Cilat jane bazat kryesore, dhe me te rendesishme te krishterimit?

    P.sh, ne Islam ekzistojne pesė shtylla kryesore te besimit :
    1.shqiptimi i shehadetit
    2.falja e namazit
    3.dhenja e zekatit
    4.agjerimi i ramazanit
    5.shkuarja ne Haxh

    PO cilat jane shtyllat kryesore te besimit tek te krishteret?

    Pres pergjigjet tuaja
    Faleminderit
    Pėrshėndetje Ribery dhe anėtarė tė tjerė,

    Po inkuadrohem edhe unė nė kėtė temė. Besoj se ēdo fe i ka karakteristikat e veta unikate. Nuk jam nė dijeni se nė krishterim ekziston diēka e tillė si "shtyllė" e fesė. Sidoqoftė, nga pėrvoja personale mund tė jap njė mendim se ku bazohet besimi im, mbi cilat THEMELE.
    Sė pari, besimi im bazohet nė pėrjetimin personal tė fesė dhe tė besimit nė Zotin - Jezu Krishtin. Kjo varet prej ndjenjave tė mija personale. Unė e njoh Zotin si shpėtimtar timin, si tutor timin, si Zot timin dhe JETOJ e VEPROJ pėr hir tė Tij (nė fakt mundohem tė bėj kėshtu e sa ia arrij qėllimit kėtė e din mė sė miri vetėm Ai).
    Sė dyti, besimi im bazohet nė Librin e Shenjtė - Biblėn, ku dėshmohet fuqia e Zotit pėr ti shėlbye (shpėtue) tė gjithė ata qė i kthehen Atij dhe Atij nė radhė tė parė.
    Sė treti dhe sė fundi, besimi im mbėshtetet edhe nė traditėn e Kishės Katolike, nė dėshmitė qė janė shfaqur pėrmes mrekullive dhe veprave tė shenjtėrve katolikė gjatė shekujve.
    Shpresoj se kam qenė i kuptueshėm dhe sadopak kam dhėnė njė kontribut pėr temėn.

    Me respekt,

    Paulus

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Prifeterinjte Pyesin Hoxhallaret Pergjigjen
    Nga Fjala e drejte nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 07:33
  2. Del nė shitje "Njė dosje pėr Kadarenė"
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 17-03-2007, 01:53
  3. C'far pyetje duhet te beni!
    Nga Noerti nė forumin Lojra dhe rebuse
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 27-08-2004, 19:00
  4. Pyetje shkencore , por
    Nga Anton nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 03-07-2004, 02:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •