Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 47
  1. #11
    MusLiman El-Hamduli-Lah
    Anėtarėsuar
    16-10-2007
    Vendndodhja
    Kur'an 19:32 Muhammedi: Me ka bere te miresjellshem ndaj nenes sime, e nuk me ka bere krye larte e as te padegjueshem.||Bible Gjoni 2:4 Jezui iu pergjegj Marise: Grua, se cdo bej une, eshte puna ime jo e puna jote?
    Postime
    111
    S'jep kush pergjegje!!!

  2. #12
    Besimtar Musliman Maska e eldonel
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1,219
    Citim Postuar mė parė nga Prodigious Lexo Postimin
    Pershendetje. Nuk e kisha fjalen vetem per seksin kur thashe per ata gjera qe nuk pershtaten dhe kane ndryshuar por e thashe per gjera qe nuk i pershtaten kohes
    Dhe e dyta persa i perket atyre qe the ne lidhje me vjedhjenrrespektin etj une nuk thashe se te mos merren teresisht si baze por thjeshte ata gjera qe llogjikohet se nuk jane me te pershtatshme me kohen si psh larja e mjekrres 3 here ne dite apo larja para cdo falje (se nuk i di mire keto por e mora si shembull) te cilat kane patur si synim qe duke qene kohe te veshtira e pa kushte te mira jetese, te bejne te mundur qe njerezit te mbanin pasterti me ane te kesaj menyre dhe psh sot jemi te ndergjegjesuar vete se duhet te bejme dush perdite apo edhe dy here ne dite varet nga aktivitetet. Besoj qe me kupton se ca dua te them pra se duhet te ndergjegjesohemi e te fillojme te veprojme se duhet e jo te veprojme se e kerkon Zoti e eshte detyrim etj etj. Kalomire.
    E qfare ane negative kane keto qe po i cek vetem ane pozitive , pse kur na u ba larja ane negative . Ore quni ne e kemi obligim kur te hyjm ne namaz te jemi te paster por normal se ka edhe anet tjera pozitive . Dua ta parashtroj nje pyetje vetem ty mos te hy dikush tjeter te me citoj ketu . A beson ne Zot ti?
    Pershendetje
    KOSOVA E MADHE

  3. #13
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Citim Postuar mė parė nga altin55 Lexo Postimin
    Ue la haule ue la kuvete ilabilah

    O GV ti qenke per te ardhur keq o mik, sinqerisht me dhimsesh



    23-12. Pėr All-llahun, Ne krijuam njeriun prej njė ajke (lėngu), e njė balte.
    13. Pastaj atė (ajke - baltė) e bėmė (e shndėrruam) pikė uji (farė) nė njė vend tė sigurt.
    14. Mė pas, atė pikė uji e bėmė copė gjaku, e atė gjak tė ngurtė e bėmė copė mishi, e atė copė mishi e shndėrruam nė eshtra, edhe eshtrave ua veshėm mishin, pastaj atė e bėmė krijesė tjetėr (me shpirtė). I lartė ėshtė All-llahu, mė i miri Krijues!
    15. Mandej, pas kėsaj (krijese) ju do tė vdisni.
    16. E nė ditėn e kijametit ringjalleni.


    Sic e lexon dhe vet, Kurani e sraron me perpikmeri krijimin e njeriut, mos i fut hundet atje ku nuk ja ke haberin.

    Kjo qe ke shkruar me lart o GV eshte ne kundershtim me Kuranin
    Dhe a di cfar quhet po te jesh ne kundershtim me Kuran ???? Kufer (mosbesim) por me sa duket ti keto qe flet i ke nga injorancia
    Ti me duket se nuk e ke lexuar Kuranin

    Allahu te udhezoft

    Allahul mustean
    Problemi me ty eshte se e kupton Kuranin ashtu sic e lexon, por haron se mese 90% e Kuranit eshte alegori te cilen si duket nuk je ne gjendje ta kuptojsh.
    Por si do qe te jete krijimi i njeriut , ose ma mire fillimi i jetes sa i perket fese eshte shum lehte per tu sqaruar, Zoti e krijoi.
    Por nga ana tjeter , pra nga pikepamja shkencore jeta eshte misteri me i madh per shkencen.
    Sdua te futem ne detale , sepse nuk jam expert i kesaj lemije, por dicka eshte e qarte sa i perket jetes dhe krijimi te njeriut shkenca dhe feja cdo here do te jene ne kundershtim!
    I mbetet personit te vendosi se cfar te besoj !
    Me respekt GV_USA
    WE WILL NOT GO DOWN!

  4. #14
    Besimtar Musliman Maska e eldonel
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1,219
    Citim Postuar mė parė nga Gostivari_usa Lexo Postimin
    Problemi me ty eshte se e kupton Kuranin ashtu sic e lexon, por haron se mese 90% e Kuranit eshte alegori te cilen si duket nuk je ne gjendje ta kuptojsh.
    Por si do qe te jete krijimi i njeriut , ose ma mire fillimi i jetes sa i perket fese eshte shum lehte per tu sqaruar, Zoti e krijoi.
    Por nga ana tjeter , pra nga pikepamja shkencore jeta eshte misteri me i madh per shkencen.
    Sdua te futem ne detale , sepse nuk jam expert i kesaj lemije, por dicka eshte e qarte sa i perket jetes dhe krijimi te njeriut shkenca dhe feja cdo here do te jene ne kundershtim!I mbetet personit te vendosi se cfar te besoj !
    Me respekt GV_USA
    Ja fut kot ketu plako . Jo ajo e mirefillta edhe pse nuk e di a do mund njeriu ndonjeher te shkoj deri atje .
    KOSOVA E MADHE

  5. #15
    MusLiman El-Hamduli-Lah
    Anėtarėsuar
    16-10-2007
    Vendndodhja
    Kur'an 19:32 Muhammedi: Me ka bere te miresjellshem ndaj nenes sime, e nuk me ka bere krye larte e as te padegjueshem.||Bible Gjoni 2:4 Jezui iu pergjegj Marise: Grua, se cdo bej une, eshte puna ime jo e puna jote?
    Postime
    111
    Ne Bibel & Kuran thuhet se bota filloi me Even & Adamin. Eva & Adami kryen mardhenie seksuale me njetri-tjetrin dhe linden femije
    Kur thua ne bibel thot: Kshtu keshtu, na i sjell Argumentet ku thote bibla keshtu??


    Me vone i bie qe femijet te kene kryer mardhenie seksuale me njteri-tjetrin ose me prinderit e tyre qe te vazhdonte te riprodhohej njerezimi.
    Ku ne Kur'an apo ne bibel: Thote: Qe femijet kan pas maredhenie seksuale njeri me tjetrin apo prinderor.
    Mos shko me logjikend tende trego Citatin!!!

    Pra nga kjo dilet ne perfundimin se njerezimi filloi me incest (seks brenda familjes). Me vone ne Bibel & Kuran thuhet se incest-i eshte mekat.
    Ajo qfare ta merr mendja ty nuk eshte e verteta, andaj nuk dilet ne perfundim se bota ka filluar me incest.
    -------

    ARGUMENT qe bota nuk ka filluar me incest kemi Fjalen e All-llahut s.w.t ne Kuran ku thote:
    Pėrkujto kur Zoti Yt nxori nga shpina e bijve tė Ademit pasardhėsit e tyre dhe i bėri dėshmues tė vetes sė tyre (duke u thėnė): “A nuk jam Zoti juaj?” Ata thanė: “Po, dėshmuam!”. Tė mos thoni nė ditėn e kijametit: “Ne nga ky (dėshmim) ishim tė panjohur”.[7:173.]

    Pasardhesit e njeriut te pare, jan nga shpina e njeriut te pare, jo ashtu si te teket ty.


    Si ka mundesi Zoti e filloi njerezimin me mekat, pra me incest? Si ka mundesi qe te quhet mekat nje veprim kur vetem ate ke si alternative dhe kur je i detyruar ta kryesh ate veprim? Ky gabim per mendimin tim eshte nje fakt qe keto libra nuk jane vepra te Zotit. Kush do udhehiqej nga arsyeja dhe jo nga deshira per kundershtim do e pranonte qe ky eshte nje gabim. Por a mund ta pranojme qe gabon Zoti? Jo. Pra dalim ne perfundimin se keta libra nuk jane fjala e Zotit, por produkte te njerezimit. Produkte qe kane patur si qellim te mesojne njeriun se si te kete nje jete te shendetshme, por duke qene se kohet e sotme jane shume ndryshe nga kohet ne te cilat dolen keta libra, atehere shume nga theniet e ketyre librave nuk jane me te pershtatshme per kohen. Mendoj se ne duhet te tregohemi realist dhe te mos tregohemi ekstremist ne zbatimet e urdherave apo keshillimeve te ketyre librave. Si dhe me kryesorja to mso ua imponojme femijeve tane, per te miren e tyre. Diskutim te kendshem.
    Siq u cek edhe me lart citati Kur'anor ku bie ndesh me ate cfare thua ti, nga ky citat mesojm se Bota ka filluar me urtesi nga Krijuesi I gjith qka shohmi dhe qka nuk shohim All-llahu s.w.t.Do te thote fillimi i perhapjes se njerzve ne toke nuk eshte sic jemi mesuar ne, apo si shtohemi ne zakonisht, ta kesh parasysh se edhe popujt me pare kane jetuar jete me ndryshe, kane jetuar me qindra vite, andaj ska per tu qudit asgje, vetem ta kesh nje gje te qart, NUk ka mister qe nuk mund ta gjesh ne KUR'AN.

    Shpresoj qe sado pak te kam ndihmuar me e kuptu realitetin e perhapjes se njerezve te pare.

    Te pershendes

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-10-2006
    Postime
    163
    Bibla (edhe Kurani?) eshte nje liber fetar, me nje mesazh shelbimi per cdo njeri. Nuk eshte nje liber skencor. Nuk na thote si Zoti ka krijuar njerzimi, na thote pse e ka krijuar njeriun e cila eshte madheshtia e tij. Bibla na thote cka eshte njeriu per Zotin. Kur Zoti ee ka frymezuar profetet qe te shkruajne Biblen, Zoti i ka persorur kategorite skencore e koihes se tyre, jo te kohes tone.
    NJERIU
    «Hyji krijoi njeriun nė pėrngjasimin e vet, e krijoi nė pėrngjasimin e Hyjit; i krijoi mashkull e femėr» (Zan 1, 27). Njeriu zė njė vend unik nė krijim: ai ėshtė «sipas shėmbėllimit tė Zotit» (I); nė natyrėn e vet bashkon botėn shpirtėrore dhe botėn lėndore (II); ėshtė krijuar «mashkull e femėr» (III); Zoti e ka vendosur nė miqėsinė e vet (IV).

    I. «Nė pėrngjasimin e Hyjit»
    Nga tė gjitha krijesat e dukshme, vetėm njeriu ėshtė «i aftė ta njohė dhe ta dojė Krijuesin e vet» , «ėshtė e vetmja krijesė qė Zoti e ka dashur pėr veten e saj» ; vetėm njeriu ėshtė i thirrur qė, nė njohje dhe nė dashuri, tė bėhet bashkėpjesėtar nė jetėn e Zotit. Pėr kėtė qėllim ėshtė krijuar dhe kjo ėshtė arsyeja themelore e dinjitetit tė tij.
    Cila qe arsyeja qė ti i dhe njeriut gjithė atė dinjitet? Sigurisht dashuria e paēmueshme me tė cilėn ti e ke shikuar brenda vetes krijesėn tėnde dhe ke rėnė nė dashuri me tė; nė tė vėrtetė nga dashuria e ke krijuar ti; nga dashuria i ke dhėnė njė qenie tė aftė pėr tė shijuar tė Mirėn tėnde tė amshuar .
    Duke qenė nė pėrngjasim tė Hyjit, individi njerėzor ka dinjitetin e personit; nuk ėshtė vetėm diēka, por ėshtė dikush. Ėshtė i aftė tė njohė veten, tė zotėrohet, tė jepet lirisht dhe tė hyjė nė bashkim me persona tė tjerė; ėshtė i thirrur, falė hirit, pėr njė besėlidhje me Krijuesin e vet, t’i japė njė pėrgjigje besimi dhe dashurie qė asnjė tjetėr nuk mund t’ia japė nė vend tė tij.
    Zoti ka krijuar gjithēka pėr njeriun , por njeriu ėshtė krijuar pėr t’i shėrbyer Zotit dhe pėr ta dashur, gjithashtu pėr t’i ofruar tė gjithė krijimin:
    Cila pra ėshtė ajo qenie qė duhet tė shohė dritėn e ekzistencės, e rrethuar nga njė pėrkujdesje e tillė? Ėshtė njeriu, figurė e gjallė, e madhe dhe e mrekullueshme, mė i ēmueshėm nė sytė e Zotit se mbarė krijimi: ėshtė njeriu, pėr tė ekzistojnė qielli dhe toka e deti, e tėrėsia e krijimit, dhe shpėtimit tė tij Zoti i ka dhėnė njė rėndėsi kaq tė madhe sa tė mos kursejė pėr tė as Birin e Vetėm. Nė tė vėrtetė Zoti nuk ka pushuar asnjėherė pėr tė vėnė nė veprim ēdo gjė pėr ta bėrė njeriun qė tė ngjitet deri tek ai vetė dhe ta bėjė qė tė rrijė nė tė djathtėn e vet .
    «Nė realitet, vetėm nė Misterin e Fjalės sė mishėruar gjen dritė tė vėrtetė misteri i njeriut» :
    Shėn Pali apostull na mėson qė dy burra i kanė dhėnė fillimin gjinisė njerėzore, Adami dhe Krishti... «Njeriu i parė, Adami, – thotė – u bė njė qenie e gjallė, por Adami i fundit u bė shpirt jetėdhėnės». Ai i pari qe krijuar nga ky i fundit, nga i cili mori shpirtin pėr tė jetuar... Adami i dytė e ngjizi tė parin dhe i nguliti pėrngjasimin e vet. Dhe kėshtu ndodhi, pasi ai mori natyrėn dhe emrin e tij, pėr tė mos humbur atė qė ai e kishte bėrė sipas shėmbėllimit tė vet. Ka njė Adam tė parė dhe njė Adam tė fundit. I pari e ka njė fillim, i fundit nuk ka mbarim.
    Pikėrisht ky i fundit nė tė vėrtetė ėshtė i pari, pėrderisa thotė: «Jam unė, vetėm unė, i pari e gjithashtu i fundit»
    Falė zanafillės sė pėrbashkėt gjinia njerėzore pėrbėn njė unitet. Nė tė vėrtetė Zoti «prej njė njeriu krijoi mbarė gjininė njerėzore» (Vap 17, 26) :
    Pamje e mrekullueshme qė na bėn ta soditim gjininė njerėzore nė unitetin e zanafillės sė saj nė Zotin...; nė unitetin e natyrės sė saj, tė pėrbėrė njėlloj tek tė gjithė nga njė trup lėndor dhe njė frymė shpirtėrore; nė unitetin e qėllimit tė saj tė drejtpėrdrejtė dhe tė misionit tė saj nė botė; nė unitetin e vendbanimit tė saj: tė tokės, tė mirat e sė cilės, falė njė tė drejte natyrore, mund t’i pėrdorin tė gjithė njerėzit, pėr tė mbajtur dhe zhvilluar jetėn; nė unitetin e qėllimit tė saj tė mbinatyrshėm: tė Zotit vetė, kah i cili duhet tė priren tė gjithė; nė unitetin e mjeteve pėr tė arritur kėtė qėllim; ... nė unitetin e shpėrblimit tė vet, tė bėrė pėr tė gjithė nga Krishti .
    «Ky ligj solidariteti njerėzor dhe dashurie vėllazėrore» , pa pėrjashtuar larminė e pasur tė personave, tė kulturave dhe tė popujve, na siguron qė tė gjithė njerėzit janė me tė vėrtetė vėllezėr.


    Njėsi trupi dhe shpirti
    Personi njerėzor, i krijuar nė pėrngjasim tė Zotit, ėshtė njė qenie njėkohėsisht trupore dhe shpirtėrore. Tregimi biblik e shpreh kėtė realitet me njė gjuhė simbolike, kur thotė qė «Zot Hyj e formoi prej pluhurit tė tokės njeriun dhe nėpėr hundė i shtiu frymėn e jetės e njeriu u bė qenie e gjallė» (Zan 2, 7). Prandaj njeriu i tėrė ėshtė dashur nga Zoti.
    Shpesh nė Shkrimin Shenjt termi shpirt tregon jetėn njerėzore , ose tė gjithė personin e njeriut. Por shėnon dhe ēdo gjė qė njeriu ka mė intime dhe me vlerė mė tė madhe , atė qė e bėn nė mėnyrė mė tė veēantė tė jetė nė pėrngjasim tė Zotit: «shpirt» do tė thotė parimi shpirtėror te njeriu.
    Trupi i njeriut merr pjesė nė dinjitetin e «pėrngjasimit tė Zotit»; ėshtė trup njerėzor pikėrisht sepse gjallėrohet nga fryma shpirtėrore, dhe i gjithė personi njerėzor ėshtė paracaktuar tė bėhet, nė Korpin e Krishtit, tempulli i Shpirtit Shenjt .
    Njeriu, si unitet i shpirtit dhe i trupit, sintetizon nė vetvete, nga vetė gjendja e tij trupore, elementet e botės lėndore, kėshtu qė kėta, nėpėrmjet tij, arrijnė kulmin e tyre dhe marrin zė pėr tė lėvduar Krijuesin nė liri. Prandaj, nuk i lejohet njeriut tė pėrbuzė jetėn trupore, pėrkundrazi ai duhet ta quajė trupin e vet tė mirė dhe tė denjė pėr t’u nderuar, pikėrisht sepse ėshtė krijuar nga Zoti dhe ėshtė paracaktuar pėr t’u ngjallur nė ditėn e fundit .
    Uniteti shpirt dhe trup ėshtė kaq i thellė, saqė shpirti duhet tė merret si «forma» e trupit ; kjo do tė thotė qė, falė frymės shpirtėrore, trupi i pėrbėrė nga lėnda (materia) ėshtė njė trup njerėzor dhe me jetė; shpirti dhe materia, te njeriu, nuk janė dy natyra tė lidhura bashkė, por bashkimi i tyre formon njė natyrė tė vetme.
    Kisha na mėson qė ēdo frymė shpirtėrore ėshtė krijuar drejtpėrdrejt nga Zoti – nuk ėshtė «prodhuar» nga prindėrit – dhe ėshtė e pavdekshme ajo nuk vdes nė ēastin e ndarjes sė vet nga trupi, dhe do tė bashkohet pėrsėri me trupin nė ēastin e ngjalljes pėrfundimtare.
    Ndodh ndonjėherė qė fryma (anima) dallohet nga shpirti (spiritus). Kėshtu shėn Pali lutet qė e gjithė qenia jonė e plotė «shpirti, jeta dhe trupi – u ruajttė e patėmetė dhe e pėrsosur pėr Ardhjen e Zotit tonė Jezu Krishtit!» (1 Sel 5, 23). Kisha mėson qė njė dallim i tillė nuk sjell njė dualitet (diēka tė dyfishtė) nė shpirtin . «Shpirt (spiritus)» do tė thotė se qė nė krijimin e vet njeriu ėshtė caktuar pėr njė qėllim tė mbinatyrshėm , dhe qė fryma (anima) e tij ėshtė e aftė, vetėm me dhuratė tė Zotit, pa ndonjė kundėrshpėrblim, tė ngrihet deri te bashkimi me Zotin .
    Tradita shpirtėrore e Kishės e thekson edhe tek zemrėn, nė kuptimin biblik tė «thellėsisė sė qenies» , ku personi vendos pėr ose kundėr Zotit .

    «Mashkull e femėr i krijoi»
    ZOTI KA DASHUR BARAZINĖ DHE DALLIMIN
    Burri dhe gruaja janė krijuar, domethėnė ashtu i ka dashur Zoti; nga njė anė nė njė barazi tė pėrsosur, si persona njerėzorė, dhe, nga ana tjetėr, nė tė qenėt e tyre pėrkatėsisht mashkull dhe femėr. «Tė jesh burrė», «tė jesh grua» ėshtė njė realitet i mirė dhe qė e ka dashur Zoti: burri dhe gruaja kanė njė dinjitet tė pamposhtshėm, qė u vjen drejtpėrdrejt nga Zoti, Krijuesi i tyre . Burri dhe gruaja janė, me njė dinjitet tė njėjtė, «nė pėrngjasim tė Zotit». Ata me qenien e vet: «duke qenė burrė» dhe «duke qenė grua», pasqyrojnė urtinė dhe mirėsinė e Krijuesit.
    Zoti nuk ėshtė nė pėrngjasim tė njeriut. Ai nuk ėshtė as mashkull as femėr. Zoti ėshtė shpirt i pastėr, dhe prandaj tek Ai nuk ka hapėsirė pėr ndryshime nė seks. Por «pėrsosmėritė» e burrit dhe tė gruas pasqyrojnė diēka nga pėrsosmėria e pafundme e Zotit: diēka tė njė nėne dhe diēka tė njė babai dhe tė njė bashkėshorti .

    «NJĖRI PĖR TJETRIN» – «NJĖ UNITET NĖ DY»
    Pasi i krijoi sė bashku, burrin dhe gruan Zoti i ka dashur njėrin pėr tjetrin. Fjala e Zotit na e lė ta kuptojmė kėtė nėpėrmjet pjesėve tė ndryshme tė tekstit tė shenjtė. «Nuk ėshtė mirė qė njeriu tė jetė vetėm: do t’ia bėj njė ndihmė qė t’i pėrngjajė» (Zan 2, 18). Asnjėra nga kafshėt nuk mund tė jetė njė gjė e tillė «pėrballė» njeriut . Gruaja qė Zoti «e pėrfton» me brinjėn e hequr nga burri dhe qė ia sjell burrit, i nxjerr atij njė klithmė admirimi, njė shprehje dashurie dhe bashkimi: «Kjo tash ėshtė ashti i eshtrave tė mi dhe mishi i mishit tim!» (Zan 2, 23). Burri e zbulon gruan si njė «unė» tė dytė, me tė njėjtėn natyrė njerėzore.
    Burri dhe gruaja janė bėrė «njėri pėr tjetrin»: jo sepse Zoti i ka krijuar «pėrgjysmė» dhe «tė paplotė»; i ka krijuar pėr njė bashkim personash, ku secili mund tė jetė njė «ndihmė» pėr tjetrin, sepse janė njėkohėsisht tė barabartė si persona («ashti i eshtrave tė mi...») dhe plotėsues tė njėri tjetrit pėrderisa janė mashkull e femėr. Nė martesė Zoti i bashkon nė mėnyrė tė tillė qė, duke formuar «njė trup tė vetėm» (Zan 2, 24) tė mund ta pėrcjellin mė tej jetėn njerėzore: «Shtohuni e shumohuni e mbusheni tokėn» (Zan 1, 28). Duke ua pėrēuar fėmijėve tė vet jetėn njerėzore, burri dhe gruaja, si bashkėshortė dhe si prindėr, bashkėpunojnė nė mėnyrė unike nė veprėn e Krijuesit .
    Nė planin e Zotit burri dhe gruaja janė tė thirrur pėr tė «sunduar» tokėn si «administratorė» tė Zotit. Ky sovranitet nuk duhet tė jetė njė sundim arbitrar dhe shkatėrrimtar. Sipas shėmbėllimit tė Zotit «qė do gjithēka ėshtė» (Urt 11, 24), burri dhe gruaja janė tė thirrur pėr tė marrė pjesė nė Provaninė hyjnore ndaj tė gjitha krijesave. Kėtej buron pėrgjegjėsia ndaj botės qė u ka besuar Zoti.

    Njeriu nė Parajsė
    Njeriu i parė, jo vetėm qė ka qenė krijuar i mirė, por ka qenė pėrfshirė edhe nė njė miqėsi tė tillė me Krijuesin e vet dhe nė njė harmoni tė tillė me vetveten dhe me gjithė krijimin, saqė ajo do tė tejkalohet vetėm nga lavdia e krijimit tė ri nė Krishtin.
    Kisha, duke interpretuar nė mėnyrė autentike simbolizmin e gjuhės biblike nė dritėn e Besėlidhjes sė Re dhe tė Traditės, na mėson se prindėrit tanė tė parė, Adami dhe Eva, ishin krijujar nė njė gjendje «shenjtėrie dhe drejtėsie origjinale» . Hiri i shenjtėrisė origjinale (burimore) ishte njė «pjesėmarrje nė jetėn hyjnore» .
    Tė gjitha pėrmasat (dimensionet) e jetės sė njeriut ishin tė fuqizuara nga rrezatimi i kėtij hiri. Pėr sa kohė do tė qėndronte nė intimitetin hyjnor, njeriu nuk do tė vdiste , as nuk do tė vuante . Harmonia e brendshme e personit njerėzor, harmonia ndėrmjet burrit dhe gruas , mė nė fund harmonia ndėrmjet ēiftit tė parė dhe mbarė krijimit pėrbėnte kushtin e quajtur «drejtėsi origjinale (zanafillėse) «Sundimi» i botės, tė cilin Zoti qė nė fillim ia kishte lėnė nė dorė njeriut, realizohej kryesisht brenda vetė njeriut si sundim i vetvetes». Njeriu ishte i pastėr dhe i rregullt nė tė gjithė qenien e vet, sepse ishte i lirė nga lakmia e trefishtė qė nė kundėrshtim me kėrkesat (urdhrat) e arsyes, e kthen nė skllav tė kėnaqėsive tė shqisave, tė lakmimit tė tė mirave tokėsore dhe tė lartėsimit tė vetvetes.
    Shenja e familjaritetit tė njeriut me Zotin ėshtė fakti qė Zoti e vendos nė njė kopsht , ku ai jeton «qė ta punojė dhe ta ruajė atė» (Zan 2, 15); puna nuk ėshtė njė mundim i rėndė , por bashkėpunimi i burrit dhe i gruas me Zotin pėr ta ēuar deri nė pėrsosmėri krijimin e dukshėm.
    Pėr shkak tė mėkatit tė prindėrve tanė tė parė do tė humbasė e gjithė harmonia e drejtėsisė origjinale qė Zoti, sipas planit tė vet, kishte parashikuar pėr njeriun.
    Me simpati. crici_01

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-10-2006
    Postime
    163
    Citim Postuar mė parė nga Besi3 Lexo Postimin
    bash kjo ka rendesi me e kuptu se a eshte bible prodhim njerzor apo jo. Le te pergjegjet dikush.

    un shpesh jam duke e bere nje pyetje por nuk ka njeri ne kete toke qe mund te me jap pergjegje...

    Ne Nė BibeL Lexojm... p.sh mateu kaq kaq: Luka, kaq kaq, Marku kaq kaq, gjoni...

    Po a ka mundesi nje biografi rreth ketyre njerezve te sjeLL dikush???

    Besi, pjetjet e tua jane te drejta. Nje pergjigje shume e veshtire. Dicka mund ta lexosh ketu. Nje here tjeter do te shkruaj dicka per mateun Markun, ...

    TRANSMETIMI I ZBULESĖS HYJNORE

    Vullneti i Hyjit ėshtė «qė tė shėlbohen tė gjithė njerėzit dhe t’ia arrijnė njohjes sė vėrtetės» (1 Tim 2, 4), domethėnė tė Jezu Krishtit . Prandaj ėshtė e nevojshme qė Krishti t’i shpallet tė gjithė popujve dhe tė gjithė njerėzve dhe nė kėtė mėnyrė Zbulesa tė arrijė deri nė kufijtė e botės:
    Zoti, me mirėsinė e vet mė tė lartė, vendosi qė ajo qė Ai kishte zbuluar pėr shpėtimin e tė gjithė popujve tė mbetej pėrherė e plotė dhe t’u pėrcillej tė gjithė brezave .

    Tradita apostolike
    «Krisht Zot, nė tė cilin pėrmbushet e gjithė zbulesa e tė Madhit Zot, u urdhėroi Apostujve qė t’u komunikojnė tė gjithėve dhuratat hyjnore, si burim i vetėm shpėtimi dhe ēdo rregulli moral, t’u predikojnė tė gjithėve Ungjillin, tė cilin tė premtuar mė parė me anė tė profetėve, ai vetė e pėrmbushi dhe e shpalli gojarisht» .

    PREDIKIMI APOSTOLIK...
    Transmetimi i Ungjillit, sipas urdhrit tė Zotit, ėshtė bėrė nė dy mėnyra:
    − me gojė, «nga Apostujt, tė cilėt nė predikimin gojarisht, me shembujt dhe institucionet kumtuan, si atė qė kishin marrė nga goja e Krishtit duke jetuar me Tė dhe duke parė si vepronte, ashtu dhe atė qė kishin mėsuar nėn ndikimin e Shpirtit Shenjt»;
    − me shkrim, «nga ata Apostuj dhe ata njerėz tė rrethit tė tyre, tė cilėt, nėn frymėzimin e Shpirtit Shenjt, hodhėn me shkrim porosinė e shpėtimit» .

    ... I VAZHDUAR NĖPĖRMJET TRASHĖGIMISĖ APOSTOLIKE
    «Nė mėnyrė qė Ungjilli tė ruhej pėrherė i plotė dhe i gjallė brenda Kishės, Apostujt lanė si pasardhės ipeshkvijtė, duke ua besuar atyre detyrėn e magjisterit» . Nė tė vėrtetė «predikimi apostolik, i cili nė mėnyrė tė posaēme ėshtė shprehur nė librat e frymėzuar, duhej tė ruhet nė vazhdimėsi tė pandėrprerė deri nė mbarim tė kohėve» .
    Kjo trashėgimi e gjallė, e kryer nė Shpirtin Shenjt, quhet Traditė, meqė dallohet nga Shkrimi Shenjt, megjithėse lidhet ngushtė me tė. Me ndėrmjetėsinė e saj «Kisha, nė doktrinėn e vet, nė jetėn e vet dhe nė kultin e vet, pėrjetėson dhe u kumton tė gjithė brezave, gjithēka ajo ėshtė, gjithēka ajo beson». «Pohimet e Etėrve tė shenjtė dėshmojnė praninė gjallėruese tė kėsaj Tradite, pasuritė e sė cilės futen nė brendėsi tė praktikės dhe tė jetės sė Kishės qė beson dhe qė lutet» .
    Nė kėtė mėnyrė komunikimi, qė Ati ka bėrė pėr veten e vet nėpėrmjet Fjalės sė vet nė Shpirtin Shenjt, mbetet i pranishėm dhe veprues brenda Kishės: «Hyji, i cili foli dikur, nuk pushon sė foluri me tė Fejuarėn e Birit tė vet tė dashur, dhe me Shpirtin Shenjt, nėpėr tė cilin zėri i gjallė i Ungjillit jehon nė Kishėn, dhe nėpėrmjet kėsaj nė botė, i prin besimtarėt nė tė vėrtetėn e plotė dhe bėn qė nė ta tė banojė Fjala e Krishtit me bollėk» .

    Marrėdhėniet ndėrmjet Traditės dhe Shkrimit Shenjt NJĖ BURIM I PĖRBASHKĖT ...
    «Tradita e Shenjtė dhe Shkrimi Shenjt janė tė lidhur ngushtė ndėrmjet tyre dhe komunikojnė. Mbasi tė dy zėnė fill nga i njėjti burim hyjnor, ata formojnė, nė njė farė mėnyre, njė gjė tė vetme dhe priren kah i njėjti qėllim i fundit» . Si njėra ashtu dhe tjetri e bėjnė tė pranishėm dhe frytdhėnės Misterin e Krishtit brenda Kishės, i cili ka premtuar se do tė qėndrojė me tė vetėt «tė gjitha ditėt, deri nė tė sosur tė botės» (Mt 28, 20).


    Ndjej simpati per ty, sepse kerkon me nje zemer te sinqerte. Nje njeri me tradite myslymane, duhet te lexoje cfare mendojne e besojne te kristianet per Biblen e tyre.
    Me simpati. crici_01

  8. #18
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Eshte e vertete se eshte martuar vellai me motren ne fillimet e krijimit.Duhet te dish se krijimi, lidhja gjenetike,, dashuria familjare ne ate periudhe nuk eshte sikurse kemi dashurine e sotme.

    Zoti krijoi prej brines se Ademit Even.A mos dhe do themi si u martua Eva me Babain e saj Ademin meqe Eva u krijua nga Brina e Ademit.Zoti nxorri prej Ademit dhe Eves shume cifte binjakesh motra dhe vellezer.Binjaku i nje cifti martohej me binjaken e nje cifti po keshtu binjakja me binjakun.Dhe keshtu u shtua njerzimi.Tani nuk me kujtohet se sa cite binjakehs ishin porse ky eshte mynyra e rrjedhesh se gjinise njerzore.

    Fakti qe sot kjo gje konsiderohet Incest nuk do te thote se ne ate kohe ka qene Incest.Ligjet dhe Krijesat kane qene te ndryshme ne kohe te ndryshme.Psh njeriu i Pare Ademi ka qene 15 m i gjate.Profeti Nuh ka jetuar mbi 950 vjet jete.

    Thuhet ne Islam se nga njeriu i pare deri tek njeriu afer ndodhise se Kijametit do kete zbritje moshe dhe zvogelim trupor.

    Nese dikush do thote me duket e pabesueshme kjo si Teori eshte problemi i tij pasi ai nuk mund te pranoje rigjenerimin e njeriut nga nje moter e vella te kohes se sotme dhe kjo eshte e drejte mirepo ne ate kohe Genet njerzore ishin ndryshe sic jane sot.Ne ate kohe nese Adn e Vllait dhe motres ishin ndryshe per ato krijime ne ate kohe sepse ishin krijimet e para kurse sot krijimet moter e vella jane krijime te tjera.

    Nese i referohemi teorise darviniste nese dikush thote u krijuam nga majmuni.Po si u Krijuam nga majmuni.U be Majmuni njeri.Po mire po pastaj lindi majmuni njeri njeri tjeter dhe pastaj u martua motra me vllain prape.eshtu qe teoria e darvinit nuk bie ndonje gje te sakte ne lidhje me kete problem.

    Duhet te pranojme se martesa ne kohen e njeriut te pare me njeriun e kohes se sotme kane shume ndryshime.
    Sa budalla eshte "Odisea"

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-10-2006
    Postime
    163
    Besi, nga forumi katolik, e shkruar nga No Name: me simpati crici_01

    25 prill, festa e Shėn Markut, krijuesit tė gjinisė letrare tė ugjillit i cili, nė librin e tij, mblodhi mėsimet gojore tė Pjetrit



    Njė pjesė tė mirė tė jetės e kaloi duke ndjekur Apostujt kryesorė, Palin mė parė e pastaj edhe Pjetrin – si bashkėpunėtor i predikimit tė tyre. Pastaj, si vdiq Pjetri, ishte ai qė i priu veprimtarisė apostolike. Kėtė na tregon tradita pėr Shėn Markun, autor i Ungjillit mė tė lashtė, festėn e tė cilit e kremtoi sot Kisha katolike.

    Ėshtė viti 64 pas Krishtit. Mbi njė kodrinė tė Romės, pranė Rrugės Kornelia, qė njihej si Kodra e Vatikanit, zhvillohet njė ngjarje tepėr prekėse. Trupi i njė njeriu tė kryqėzuar varroset nė njė gropė tė hapur nė varrezėn e vogėl, pranė cirkut privat tė Neronit, qė ngrihet po nė kėtė kodrinė. Nė arenėn e kėtij Cirku, pak orė mė parė, ndėrmjet gjamėve tė hatashme tė qindra tė krishterėve tė torturuar mizorisht, ka vdekur ai qė solli nė Romė lajmin e shėlbimit tė Krishti: Simoni, i thirrur Pjetėr, peshkatar nga Galileja. Nuk ėshtė e vėshtirė tė pėrfytyrojmė, nė grupin qė varros dėshmitarin e parė tė Nazarenit, edhe praninė e njė njeriu, njė farė Gjoni, qė njihej me emrin Mark. Pėr tė krishterėt e parė Marku, prej kohe ndjekės i Palit tė Tarsit, ėshtė dishepulli tė cilin Pjetri, nė njė letėr tė tij, e quan pėrzemėrsisht ‘biri im’ (1 Pt. 5, 13). Marku ėshtė sekretar qė di greqisht, qė mund tė shėrbejė si pėrkthyes e, pėr mė tepėr, i njeh mė mirė se tė gjithė, mėsimet gojore tė Apostujve tė parė. Papia i Gjerapolit, njė nga ipeshkvijtė e parė tė krishterė, kujton mėsimet njė farė “presbiteri” me emrin Gjon. Shkruan: “Marku, pėrkthyes i Pjetrit, shkroi gjithēka qė kujtonte, si fjalėt, ashtu edhe veprat e Zotit Jezus, pa i kushtuar kujdes rendit tė ngjarjeve”.

    Por ky njeri, qė vite me radhė jetoi nėn hijen e kryetarit tė Kishės sė lindur nė Jeruzalem, ishte shumė mė tepėr se njė kopist: ishte njėri nga tė katėr Ungjilltarėt e Mėdhej, qė na la trashigim Ungjillin, i cili njihet me emrin e tij: Ungjilli i Shėn Markut.

    Pas vdekjes sė Apostullit, Markun nis tė shkruajė nė mėnyrė tė rregullt tregimet e Pjetrit. E kryen librin e tij rreth vitit 70 pas Krishtit. Titulli ėshtė To Euaggelion, Lajmi i mirė. Kėshtu i pari nga tė katėr Ungjijtė, mė i lashti, u bė realitet. Ai qė tė gjithė e pandehnin thjeshtė kopist, kishte krijuar njė gjini krejt tė re letrare. E edhe nė se, nė vijim, prototipi do tė tejkalohej pėr stil, ndėrtim e dendėsi njoftimesh, nga Ungjijtė e tjerė kanonikė, gjithsesi nė tė ndjehet shija e predikimit tė parė tė krishterė. Marku e shkroi pėr tė krishterėt me origjinė pagane, pėr t’iu pėrgjigjur pyetjes ‘Kush ėshtė Jezusi?’ e pėr tė dhėnė pėrgjigjen ‘Jezusi ėshtė Mesia’. E Ungjilli i Markut arrin tė na bindė plotėsisht pėr kėtė, posaēėrisht kur na pėrshkruan flijimin e Krishtit nė Kryq. Zėri i tė krishterėve tė rinj nė Ungjillin e tij shprehet pėrmes mahnitjes sė Ēenturionit mbi Kalvar, qė thėrret: “Vėrtetė ky njeri ishte Biri i Hyjit!”.

    Nė gjurmėt e Pjetrit, Marku tani bėhet predikatar. Pėr ca kohė, sė bashku me Pjetrin, pati jetuar e vepruar nė Akuilea, nė ato troje tė lindjes italiane, me tė cilat do tė lidhej ngusht emri i tij. Mė pas i erdhi radha Aleksandrisė, apostullimit nė Cirenė, gjė qė e pasqyrojnė mrekullisht bukur disa nga pikturat e famshme tė Tintoretos. Si kthehet nė Aleksandri, edhe pėr Markun arrin ora e martirizimit. Trupi i tij mbetet nė kėtė qytet deri nė vitin 828, kur sundimtari arab vendos ta rrenojė shenjtėroren ku ruheshin reliket e Ungjilltarit, pėr t’i pėrdorur mermerin dhe shtyllat nė ndėrtimin e njė pallati nė Babiloni. Nga frika e dhunimit tė relikeve, dy tregtarė venedikas, Buono nga Malamoku dhe Rustiku nga Torēelo vendosėn ta merrnin tinėz trupin e ungjilltarit e ta sillnin nė Itali, tė fshehur ndėrmjet koshave, ku kishin shtėnė derrkuca, pėr tė shmagur rrezikun e kontrollit nga ana e myslimanėve. Venediku do tė bėhej, kėshtu, qyteti i Shėn Markut!

  10. #20
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-06-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    190
    Dicka eshte shume e thjeshte per tu kuptuar more shoke, qe femijet e Eves dhe te Adamit kane kryer marrdhenie seksuale me njeri-tjetrin ose me prinderit e tyre se ndryshe, sado qe te mundohemi, nuk del dot. Prandaj mos u mundoni te thoni shpjegime koti se indirekt disa nga ju po pranoni qe njeriu ka evoluar dhe bashke me njeriun edhe ligjet apo rregullat kane evoluar dhe ketu po me mbeshtesni mua ne ate qe desha te them: qe keto ligje apo rregulla te librave te shenjte nuk duhet te zbatohen teresisht apo rreptesisht pasi perderisa kemi ndryshuar qe nga Eva dhe Adami atehere kemi ndryshuar edhe qe nga dalja e ketyre librave te shenjte e deri me sot. Por ju ne vend qe ta pranoni me logjike te thjeshte ate qe dua te them une dhe qe eshte realitet, ju e pranoni ne forma te tjera sepse cdo bisede apo debat i bere aty do tju qoje, qe ne po ndryshojme, qe gjithcka ndryshon dhe qe duhet ti pershtatemi ketij ndryshimi. Une nuk po i hedh poshte librat e shenjte sepse mund ta them me bindje te plote se ja kam kuptuar te miren ketyre librave me mire sesa te gjithe ju besimtare te mbledhur bashke por ajo qe dua te them eshte qe te pershtasim keto ligje me realitetin ne te cilin jetojme.

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Deklarata universale e tė drejtave tė njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Qėllimi i jetes
    Nga Namila nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-05-2011, 10:01
  3. Kur'ani, Dituria dhe Shkenca
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2007, 09:31
  4. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59
  5. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Saraj nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2002, 08:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •