Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 28
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Nuk roiti Kadareja te shprehet per aleanca te tilla kundra muslimanizmit. Keni c'keni me Kadarene, nuk mund as ta idhulloni me te paqena meritash, as ta groposni me te paqena theniesh propagandistike dhe sofistike, te dala gjoja nga mendja e pena e tij.
    Nuk kuptoj nje fenomen kohet e fundit, jo vetem ketu ne forum, por edhe ne shtypin shqiptar. Sikur eshte bere racion i domosdoshem sezoni, servirja e lloj-lloj analizash, me akuza dhe kunderakuza, me injorime dhe hyjnizime, te jetes dhe vepres se ketij krijuesi te talentuar shqiptar. Kam thene dhe e perseris qe Kadareja duke qene nje kontradikte ne vetvete(si cdo qenie njerezore), ka arritur majat realizuese te aftesise se tij krijuese, gje qe shume capacule te tjere te penes si jane afruar rrezes. Dhe jane pikerisht keta capacule, por edhe disa pak me siper se ta, qe perpiqen te kthejne per se prapthi majen malore te arritur nga Kadareja, duke u kapur pikerisht pas kesaj kontradikte ne vetvete te tij. Nuk shikojne apo bejne sikur nuk shikojne, qe kontradikta e tyre eshte shumefish minus ne anen e talentit dhe s'mund te minusoje dhe injoroje me minuset e aneve te tij jetesore, kete talent te padiskutueshem.
    ------------------------------------------------------------------
    SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
    BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ(E.SH)

  2. #12
    Artikulli në fjalë është një shkrim i shkruar më tepër për publikun perëndimor dhe Kadareja thotë këtë:

    Gjatë gjithë kohës së konfliktit ndërballkanik është folur shpesh për fantazmën e një lufte të vjetër, asaj të Fushë Kosovës. Me atë betejë është justifikuar konflikti i fundit. Me të është lidhur preteksti kryesor që çoi në gjakderdhje: miti i Kosovës si djep i Serbisë.

    Më 28 qershor 1989, tirani serb Millosheviç, në mitingun e 600-vjetorit të betejës së Kosovës shpalli programin e tij të revanshit kundër... shqiptarëve! Habia ishte e madhe: përse revansh kundër shqiptarëve? Dihej historikisht se beteja e Kosovës kishte qenë kundër perandorisë otomane. Jo vetëm kaq. Dihej se shqiptarët ishin pjesë e aleancës ballkanase përkrah serbëve, kundër osmanëve.

    Miti i rrejshëm i betejës së Kosovës, ndryshimi i së vërtetës së saj, ka qenë një nga mashtrimet më makabre në historinë e Evropës. Ishte pikërisht ky përçudnim që solli kaq fatkeqësi 600 vite më pas.

    Nëse duhej nxjerrë patjetër një simbolikë nga kjo betejë mesjetare, simbolika do të ishte fare e kundërt. Kjo betejë, ku ballkanasit, duke përfshirë serbët e shqiptarët, luftuan bashkërisht për mbrojtjen e Evropës, duhej të projektonte jo armiqësinë, siç deshi Millosheviçi, por të kundërtën e saj, afrimin e dy popujve.

    Për fat të keq, ndodhi e kundërta. Për një paradoks të madh, Shqipëria e sotme, atdheu historik i shqiptarëve, atyre që aq herë u akuzuan si armiq të qytetërimit evropian, ndodhet sot më pranë Aleancës Atlantike dhe Perëndimit, se sa Serbia.

    Historia është nganjëherë e pamëshirshme. Po të ktheheshim te beteja e famshme, më saktë, te rreshtimi i trupave ndërluftuese në mëngjesin fatal të 28 qershorit 1389, historia jep një kureshti të habitshme: Në qendër të aleancës ballkanike ishin trupat serbe, të kryesuara nga Car Llazari. Ndërkaq, në kampin kundërshtar ishin prapë trupa serbe, aleatë me turqit osmanë, të kryesuara nga Marko Krajleviç. Pra Serbia ndodhej në të dyja anët: pjesa më e arsyeshme e saj, në mbrojtje të Evropës, pjesa më e keqe e saj, kundër Evropës. Tabloja të kujton çuditërisht Serbinë e sotme, të ndarë (të dyzuar) kështu, për shkak të Kosovës, pro dhe kundër Bashkimit Evropian.

    http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=42497
    Fragmenti në fjalë është retrospektiv dhe artikulli po hedh një shikim të shkurtër për lexuesin e huaj se si është puna e mitit serb të betejës në fjalë, duke zhveshur kështu pretendimet e sotme të Serbisë. Pra, çfarë nuk kuptojnë myslimanët nga kjo?

  3. #13
    srbe na vrbe Maska e pryll
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ke prroi palpoçit
    Postime
    573
    Ça të kuptojnë ata, duhet të mësojnë shqip i herë, masnej të kenë IQ të nevojshme për procesim informacioni (po ta kishin s'do ishin myslo), e masnej të fillojnë analizë semantike të asaj që lexojnë.

    Psh. nuk mund të prisni që i rob me tru të islamizuar të kuptojë se çfarë do të thotë fjalia që hap par.4 më lart: "Nëse duhej nxjerrë patjetër një simbolikë nga kjo betejë", dhe çfarë roli lujnë aty fjalët: "nëse, duhej, patjetër", në lidhje me paragrafët e mëparshëm 3 dhe 2.
    Ndryshuar për herë të fundit nga darwin : 29-06-2008 më 10:48 Arsyeja: /

  4. #14
    I paskeni futur një të qethme vendshe temës... Hajt, për hajër ishalla.

    Për brendësinë e temës:

    Sipas mendimit tim, as mish as peshk ka qenë gjithë jetën Kadareja. Është shumë ëndërruese të mendohet se do marrë formë të njëtrajtshme tani në pleqëri.
    Ndryshuar për herë të fundit nga KVS : 29-06-2008 më 08:50 Arsyeja: +

  5. #15
    Zoti eshte me ne Maska e xemanuel
    Anëtarësuar
    08-04-2008
    Vendndodhja
    kosove
    Postime
    137

    Exclamation

    Citim Postuar më parë nga Tigrimelara Lexo Postimin
    Sot Serbet ne Gazimestan, festuan .
    Kadare ndoshta e ka fjalen per alencen Shqiptare Sebre ne lufte kunder Turqve.

    Ndoshta eshte gabim i madh i Shqiptarve qe nuk e kujtojne kete date historike, sepse ne ate lufte kane mare pjese shume prijsa Shqiptare.

    shqiptaret nuk kan pse e festojne humbjen ashtu si serbet duhet vequar pak nga budallalleku serb se ne gazimestan nuk kan qene vetem serbet por edhe shum ballkanas e shqiptare por qe arena ka qene afer ( obiliqit sot quhet Kastriot) e serbet mendojne se kosova eshte toke serbe se kinse kan luftuar per kosoven me turqit atekohe por kjo eshte propagande tejet e pavlere

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    lexojeni mire cka thene kadareja pikerisht per betejen e fushe- kosoves dhe mos nxirrni perfundime "kineze"

  7. #17
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anëtarësuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Kadareja mund te jet shkrimtar i madh, por sa i perket interpretimit te politikes dhe historise shqiptare eshte nje amator i madh.
    Atij nuk i takon te perzihen ne ceshtje fetare, nese atij i pelqen vetja si kristijan, askush nuk e pengon per me qene nje i tille., por nga ana tjeter une personalisht kam lexuar shum "studime" te tija qe folin kunder fese islame.
    Cili dreq eshte ai te me tregoj mua se cfar te besoj ?!!! Ai nuk eshte faktor dhe nuk eshte as autoritet qe tju tregoj shqiptareve se cfar duhet te besohet ose jo, kujt duhet ti besohet, grekut , serbit ose turkut!
    Shqiptaret fort mire e dine se cilen kane armiq, ashtu qe mendimet e tija nuk na nevoiten.
    Edhe pse nuk e njof Kadarene personalisht ( as qe dua ta njof ) por e kisha keshilluar qe te mos merret me ceshtje fetare dhe ceshtje historike, sepse korit figuren e tij , korit meritat e tija!
    Ai ndoshta me kete qasje te problemeve fetare dhe politike mund te fitoj ca pika ne skenen nderkombetare por eshte duke humbur komplet imazhin e tij midis popullit shqiptar.

    Me Respekt GV_USA
    WE WILL NOT GO DOWN!

  8. #18
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Atij nuk i takon te perzihen ne ceshtje fetare, nese atij i pelqen vetja si kristijan, askush nuk e pengon per me qene nje i tille., por nga ana tjeter une personalisht kam lexuar shum "studime" te tija qe folin kunder fese islame.
    Po kush je ti që do i thuash Kadaresë se çfarë do thotë e si do e thotë?
    Unë dua të kem të drejtë të flas për çka të më dojë qejfi mua e Kadareja po ashtu.
    Pse nuk gjykoni ju a janë të drejta ato që thotë ai, apo deri te hyrja e xhamisë e keni takatin.
    Si skam gjet mer yahoo ndonjë mazllëm përsmari ta kundërshtojë Kadarenë me fakte e vlera po veç villni, villni, e villni!!


    Cili dreq eshte ai te me tregoj mua se cfar te besoj ?!!! Ai nuk eshte faktor dhe nuk eshte as autoritet qe tju tregoj shqiptareve se cfar duhet te besohet ose jo, kujt duhet ti besohet, grekut , serbit ose turkut!
    Pse mre kush do e ndalojë atë? Apo jeni msu ju haxhiqamilat me censurë e me ndalimin e fjalës së lirë.
    Kadareja të flasë e i lumtë goja, se mjaltë e ka.
    Ju thotë se ju aksidentalisht u kthyt në myslo pri turkut. Su pëlqen no problemo ndrysho kanalin.
    Ju thotë se feja juj është e prapambetur, su pëlqen, no problemo, lexo "Javën" e Kelmendit që ju fërko kokën.


    Shqiptaret fort mire e dine se cilen kane armiq, ashtu qe mendimet e tija nuk na nevoiten.
    Ty mund të mos nevojiten as librat, as shkenca, as dituria, as letërsia etj etj.
    Pse nuk flet në emrin tënd ti rob allahu? Po flet me "ne", kush jeni ju?


    Ai ndoshta me kete qasje te problemeve fetare dhe politike mund te fitoj ca pika ne skenen nderkombetare por eshte duke humbur komplet imazhin e tij midis popullit shqiptar.
    Po dhe unë e ftoj Kadarenë të marrë parasysh mendimin e një rob-allahu anonim si tyja se o mendim me vlerë...
    Ezekiel 25-17.

  9. #19
    Perjashtuar Maska e besi84
    Anëtarësuar
    29-12-2003
    Vendndodhja
    n'toke t'Zotit!!
    Postime
    440
    Citim Postuar më parë nga Julius Lexo Postimin
    (....)
    Pse nuk flet në emrin tënd ti rob allahu? Po flet me "ne", kush jeni ju? (...)


    E qdeshirone te thuash ti zzhúllliooo me kete. Mos me thuaj aman se ti mendon se serbi apo greki ua duan te miren shqiptareve, sepse do krijoja nje tjeter pershtypje per ty si shqipefoles.

    p.s si ke fajet ti jo, i ka fajet ajo logjiika jote e manget te cilen nuk ke provuar asnjehere qe ta zhvillosh me shume, dhe si e till ka mbetur e ''ngrire''.


    Per tmira
    Ndryshuar për herë të fundit nga besi84 : 29-06-2008 më 18:55

  10. #20
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Çthua mo, i trashë je?
    Apo do të thuash ça ke në mendje pa marrë parasysh çka flet tjetri?

    Pse bëheni kope me bagëti ju kaq lehtë mer çun, cilët jeni "ju"? Ktë po them unë.
    Çmë fut serb e grek, kush i prdhi këta?

    Më thuaj edhe njëherë, se nuk më the, sa libra prej Kadaresë kishe lexu ti?
    Edhe të ta them dhe njëherë, e di që turku e pushtoi Shqipërinë e të bëri mazllëm?
    Ezekiel 25-17.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Premisa të gabuara
    Nga Arrnubi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  3. Migjeni
    Nga macia_blu në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 05:03
  4. Ilirët - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02
  5. Haradinaj nuk do të shkojë në KS të OKB-së
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 11-03-2005, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •