Close

Rezultati i Sondazhit: A e aprovoni legjislacionin liberal te disa shteteve për armët e zjarrit?!

Votues
18. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Po e aprovoj..

    1 5.56%
  • Nuk e aprovoj....

    12 66.67%
  • Smë shqetëson...

    5 27.78%
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #-9
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Vetëvrasjet me armë zjarri.

    Numër i madh vetëvrasjesh me armë zjarri!

    Në Zvicër çdo ditë vetëvritet një njeri me armë zjarri. Po të kishte rregulla më ashpra të zotërimit të armëve, numri tyre mund të ulej.

    Këtë e tregon një studim i Universitetit të Cyrihut lidhur me armët e zjarrit dhe vetëvrasjet. Disponimi i armëve të zjarrit ka një ndikim direkt në dendurinë e vetëvrasjeve me armë zjarri, shkruhet në një njoftim të Universitetit të Cyrihut. Rezultatet e këtij studimi janë publikuar në numrin aktual të revistës profesionale "American Journal of Public Health".

    Për shkak të legjislacionit të tyre liberal, vende si Zvicra dhe SHBA gjenden në majë të listës së rangimit. Sipas studimit, ndryshimet në disponimin e armëve të zjarrit, si psh. në ligjet ose në rregullat më restriktive, ndikojnë direkt në numrin e përgjithshëm të vetëvrasjeve.

    Në Kanada, si pasojë e masava të tilla përkatëse, zotërimi i armëve që nga vitet 80 është ulur nga 31 në 19 për qind, dhe për pasojë, vetëvrasjet me armë zjarri janë ulur nga 32 në 19 për qind. Në Australi zotërimi i armëve u ulë nga 20 në 10 për qind, ndërsa numri i vetëvrasjeve me armë zjarri nga 30 në 19 për qind.

    Në gjysmën e rasteve të involvuara armët nga ushtria

    Ne po këtë hark kohor, në Zvicër pjesëmarja e vetëvrasjeve me armë zjarri u shtua nga 23 në 27 përqind, thuhet në njoftim. Siç sqaron autori i studimit, Vladeta Ajdacic-Gross, në rreth gjysmën e rasteve ishin të involvuara armët nga ushtria.

    Armët e zjarrit luajnë një rol të rëndësishëm sidomos tek vetëvrasjet impulsive ose nën ndikimin e alkoolit. Ato mundësojnë që të gjejë më shpejt zbatim impulsi i veprimit.

    Sipas autorit të studimit, në Zvicër, një vend me shkallë të lartë vetëvrasjesh, ekziston nevoja e intervenimit. Sa i përket armëve të zjarrrit, mund të përfytyrohen masa të tilla si regjistrimi i armëve, ndalesa e armëve të veçanta, mosha minimale e zotërimit ose afatet e pritjes me rastin e blerjes së armës.



    marrë nga sncweb.ch

    Cfarë mendoni mbi ligjet që lejojnë shitjen e armëve të zjarrit?

    A nuk do të ishte më mire ndalimi i tyre?!
    "Carpe Diem"

  2. #-8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Veten le ta vrasin, problem eshte kur vret nje tjeter.
    votova per "nuk me shqeteson".

  3. #-7
    i/e regjistruar Maska e s138942
    Anëtarësuar
    24-06-2007
    Vendndodhja
    Torino
    Postime
    172

    Talking Me vdek me Katallog

    Un se besoj, nese dikush e ka nda mendjen me vra veten e gjen menyren edhe pa arme zjarri, ja disa menyra po aq efikase sa arma e zjarrit, 1) hillu nga nje pallat me koke qe te jete te pakten 5 kate per vdekje te sigurte dhe te menjehershme, 2) Pi helm qe te jet sa me i forte qe dhe po te gjeten akoma pa vdek mos te ken mundesi me te shpetu, 3) Shko ne ndonje kabine elektrike te tensionit te larte dhe hillu siper telave, etj etj etj pra ka sa te duash menyra bilese kerkoni ne google se ndoshta gjeni dhe ndonje guide qe ta gjesh menyren me vdek me katallog .
    URL .net http:// .com www. .it ftp:// .al https:// . . . . . . . . .

  4. #-6
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ne Shqiperi gati gjysma e personave kane arme. por prape vetevrasjet i bejne me fototoksine e me litar. Nuk luan rol arma, ajo po mund te ndikoje te vrasesh dike tjeter por jo veten.

  5. #-5
    i/e regjistruar Maska e suada dr
    Anëtarësuar
    04-04-2008
    Postime
    652
    Nuk e aprovoj

  6. #-4
    Jepen shifra që zotërimi i armëve të zjarrit rrit numrin e vetëvrasjeve me armë zjarri, po ama mesa lexova nuk thuhet nëse ka efekt në numrin e përgjitshëm të vetëvrasjeve. Nëse thjesht rritet numri i vetëvrasjeve me armë zjarri ngaqë njerëzit kanë armë në shtëpi, po numri total i vetëvrasjeve nuk ndryshon, atëherë nuk kuptoj ku është problemi. A ka ndonjë rëndësi të madhe nëse vret veten me armë zjarri apo hidhet nga ballkoni ?

    Kshuqë besoj se duhet parë si problem arsyeja pse vetëvriten dhe jo mënyra se si e bejnë.

    Votova Smë shqetëson...

  7. #-3
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Nese shikohet sa armatimi esht mes shqiptarve ne duhet tjau kalojm shum vendeve per vetvrasje , mirpo realisht jemi populli qe ka numrin me te vogel te vetvrasjeve , kjo cdoher ka qen kshtu ( koheve te fundit po i ikim tradites)
    Sot ndegjova nje lajm se ne Japoni prej 2007 deri tash kan ber vetvrasje 33.000 veta , shum keq , dhe cka esht me e keqja qeveria me asgje smund ta ndal hovin e vetvrasjeve.
    Un them nuk vret arma por vret mendja e njeriut.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  8. #-2
    KuCoVaR Maska e Olimp
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    QS
    Postime
    484
    per mendimin tim kot qe harxhojne fishek ka kocifoz plote :P
    Ere mire mire

  9. #-1
    Besimtar Musliman Maska e eldonel
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1,219
    Si mund ta bejne nje gje te tille as vet nuk e di ndoshta per ta jeta eshte e pakuptimt dheshprohen nga gjendja materiale ose arrin kulminacionin dhe ai eshte pa qellim ne jete , tjeter gje mendoj se tek keta njerz gjendja shpirterore eshte e zbrazet , tmerr gjeja me e keqe qe mund te ja beje njeriu vetes .
    KOSOVA E MADHE

  10. #0
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Se di pse duhet te harxhojne leket kote per plumba ?


    Kush ka vendos te vetvritet le te kercej prej kulmit te shtepise, te pakten mos na harxhoni municionet kot


    Vetvrasja, mekati me i madh njerezor..
    Sui generis

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si ta kthejme dikend ne besim islam
    Nga Arber gerguri në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 05:27
  2. Një dite do t'i kujtoni këto që po ju them
    Nga qorri_30 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-09-2006, 11:47
  3. Zjarri aksidental, digjet shtepia e aktoreve Fatos e Natasha Seli
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-05-2005, 21:15
  4. Shkembime zjarri ne qender te Prishtine, virtet nje, plagosen tre
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-11-2004, 15:36
  5. Zjarri Im
    Nga ^AngeL^ në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 11:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •