Gjeja e pare qe duhet te behet eshte qe te mos i ze gjumi tash pas pavaresise.
Pavaresia erdh nga vuajtjet, sakrificat... ne te kaluaren por e ardhmja do e mbaj ate.
Nuk duhet te harrojme qe tash e tutje punet do mbeten gjithmone e me teper ne duart e shqiptareve te kosoves.
Ende eshte fillimi dhe kemi perkrahje nga aleatet tone ne cdo kuptim por kjo eshte e lidhur per mendimin edhe me mllefin e serbeve. Ato theksin e vendosin me teper ne vendet me probleme edhe kur do qetesohet situata ateher nuk do jemi ne qender te vemendjes dhe nuk do meren me detaje si deri tash, e tek ateher do te duhet te tregojm aftesite tona per te mbajtur shtetin. Ateher nuk do i kemi tutoret mbi koke, ateher do tregohen vlerat tona.
Tash e tutje duhet te pergaditemi per ate kohe kure do duhet te praktikojme mesimet qe kemi mare nga te huajt e qe deshem apo sdeshem kane shtetet e tyre me qindra vite. Mendoj qe shqiptaret e kosoves kane mesu shume nga te huajt nga fakti qe cdo gje qe eshte "ndertu" ne kosove prej luftes e kendej eshte be me mbikqyrjen e tyre. Kur them te huajt ne rradhe te pare hyjne ketu SHBA-te dhe te tjeret.
Dmth ta ruajne ate qe kane mesu dhe gjithashtu edhe te bejne perparime pozitive.
Kam shpresa shume te mira per te ardhmen e Kosoves.
Pershendetje te gjitheve
Krijoni Kontakt