Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 34
  1. #1

    Fëmijët në internet – cila është mosha e duhur?

    Fëmijët në internet – cila është mosha e duhur?



    Shumë orë përpara kompjuterit ndikojnë për keq në formimin e fëmijëve:
    i bëjnë të rriten në një botë të shkëputur nga realiteti,
    të varur nga kompjuteri, nga videolojërat dhe chati.



    Ky nuk është njoftimi i parë, por para disa ditësh,
    një gazetë e përditshme gjermane ka publikuar një propozim drastik:
    një tabelë me kohën maksimale të përdorimit të kompjuterit
    dhe jetës online. Rregulla të ashpra, të klasifikuara sipas
    moshës dhe të shoqëruara me këshilla mbi limitet dhe kontrollin.
    Nuk ka qenë gazeta ajo që është shqetësuar për këtë fakt.
    Ideja ishte e një doktoreshe, gjithashtu drejtoreshë e Institutit
    Ndërkombëtar të TV-së për fëmijë dhe programet edukative.
    I drejtë apo i gabuar, sido që të jetë, është një problem
    real ose nëse preferoni një realitet i ri. Një botë e re që po
    rritet para syve tanë, shpesh pa dijeninë e prindërve.
    Për shembull, pjesën më të madhe të kohës fëmijët e harxhojnë
    me videolojëra, kohë e shpërdoruar kot për jetën reale,
    për lojërat në ajër të pastër. Orë dhe energji, të cilat mund të
    shfrytëzohen për detyrat e shtëpisë, qëndrimin me miqtë, apo familjarët.

    Ky problem nuk është vetëm gjerman, është një e dhënë e
    përbashkët në të gjithë botën. Që këtu lind propozimi i doktoreshës:
    të vendosem në familje rregulla të forta për përdorimin e
    kompjuterit, të radhitura sipas moshës. Për fëmijët 4-6 vjeç,
    koha maksimale e qëndrimit para kompjuterit është 30 minuta,
    për ato 7-10 vjeç 45 minuta, 11-13 vjeç 1 orë, ndërsa fëmijët
    nga 14 e lart një orë e gjysmë. Më pas ndalimi: nuk ka chat online,
    nuk ka lojëra me kompjuter pa praninë e prindërve,
    apo të eksplorojnë vetëm në internet, nuk ka kompjuter
    personal në dhomë; për më të rriturit komunikimi në chat do të jetë
    i kontrolluar, nuk do të shohin video natën dhe nuk duhet t‘u
    japin kurrë adresën apo numrin e telefonit të panjohurve.

    Problemi në fjalë është aq serioz, saqë edhe vetë Bill Gates
    së bashku me të shoqen, Melinda, ia kanë ndaluar së bijës,
    e cila është 10 vjeçe të përdorë kompjuterin më shumë se
    45 minuta në ditë. Nëse nuk do të merrnin këtë masë,
    atëherë kishte të ngjarë që vajza të largohej nga realiteti,
    pa marrë parasysh më pas mostrat online, pornografinë,
    pedofilinë dhe faqet e dhunshme.





    "Unë jam plotësisht dakord me idenë e tabelës mbi limitet e përdorimit.
    Kanë bërë shumë mirë që e kanë publikuar", pohon një tjetër profesoreshë,
    që sipas së cilës do të ishte edhe më e vlefshme ideja që
    kompjuteri të përdorej nga fëmijët vetëm pas moshës 10-11 vjeç,
    jo më poshtë kësaj moshe. Rreziku "është një teknologji e vetmisë,
    fundi i ndërmjetimit": kompjuteri dhe interneti mund të
    zëvendësojnë një mik, dashurinë, komunikimin me njerëzit e gjallë,
    jetën reale. Me sindromën e ‘second life‘ për fëmijërinë
    "mund të zhduket ndërmjetësuesi, momenti motiv,
    emocioni i kontaktit njerëzor".

    Megjithatë, rreziku nuk mund të fshihet vetëm pas sajteve porno,
    kërcënimeve online dhe lojërave të shëmtuar. Ka një humbje vlerash.
    Interneti shformon realitetin. Të qenit në shërbim të tij si fëmijët
    ashtu dhe adoleshentët rrezikojnë të bëhen viktimat e tij.
    Mos ndoshta është vonë të reagojmë? "Jo, sepse kemi
    reaguar menjëherë. Faza e eksperimentimit të lirë ka përfunduar,
    të rriturit duhet të kuptojnë se një botë virtuale e pakontrolluar
    mund të jetë shumë e rrezikshme", vazhdon më tej ajo.
    Shumë studime kanë treguar se fëmijët duan më shumë lodrat
    dhe ajri i pastër. Kompjuteri është një strehë që të shtyn drejt vetmisë.





    Nxitjet dhe iniciativat e ndryshme nuk mungojnë: në treg
    janë hedhur lloje të ndryshme kompjuterësh nga ato për
    minorenë tek ata portabël të përshtatshëm për nevojat e fëmijëve,
    prezantuar Këshilli i Evropës, të cilët ofrojnë shumë
    informacione dhe kontakte. Por mbi temën e madhe, se si është
    e mundur t‘i mbrojmë fëmijët nga kompjuteri, ekspertët ndahen.
    Limiti i kohës së përdorimit të kompjuterit është një mënyrë e
    thjeshtë, e rreme, pohon një psikiatër. Sot po rritet një brez që
    është mjaft i lidhur me botën virtuale. Me përdorimin e kompjuterit
    dhe internetit, truri i tyre funksionon ndryshe. Problemi nuk
    qëndron te vendosja e limiteve, por te fakti që ta integrojmë
    jetën në fushën digjitale me raportin njerëzor.

    Prindërit duhet ta kuptojnë botën e fëmijëve, pa harruar
    që nesër më shumë se sot, përdorimi i kompjuterit do të
    jetë edhe më i pashmangshëm, të paktën 10 orë në ditë,
    si në punë ashtu dhe shtëpi.

    Gjithashtu, fëmijët dhe të rriturit do të jenë më të ekspozuar
    ndaj rreziqeve: "Nuk mendojmë vetëm për pisllëqet dhe pornon.
    Do të përballemi edhe me probleme të tjera. Për shembull,
    anoreksiket dhe anoreksikët që fshihen në jetën reale,
    gjejnë një dimension dhe kontakt me të tjerët përmes botës virtuale".
    Të mos harrojmë dhe një tjetër realitet: pjesa e më e madhe
    e telefonave nuk tingëllojnë vetëm për të lajmëruar një rrezik
    apo për të denoncuar dhunë. Këto telefonata vijnë nga fëmijët
    dhe adoleshentët që vuajnë nga vetmia. Pra a është e vlefshme
    zgjidhja që fëmijët nuk duhet të prekin kompjuterin?
    Përballja vazhdon të mbetet e hapur.




    Telegrafi RSS
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fittox : 14-03-2008 më 16:52
    Inter Campione d'Italia!!
    2006, 2007, 2008, 2009, 2010, 2011, 2012, 2013... 2500

  2. #2
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Interneti eshte bere nje shqetesim me vete per femijet e vegjel. Çdo dite e me teper prinderit po ankohen per femijet e tyre qe harxhojne shume kohe pas internetit dhe lene mesimet pas dore. Por nuk eshte kjo me e keqja, e keqja eshte se keta femije, hyjne ne faqe qe jane te ndaluara per ta. Ky po qe eshte nje problem i madh.

    Per mendimin tim, femijet, sa jane ne shkolle fillore apo 8 vjeçare nuk eshte problem nese hyjne ne internet, por ama gjithmone te shoqeruar me nje person nga familja, nena, babai, motra ose vellai me i madh se to.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  3. #3
    Varet se per ca tipash femijesh e ke fjalen MaDaBer...NUk jane te gjithe te njejte...
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  4. #4
    -_- Maska e jack_sparow
    Anëtarësuar
    10-02-2007
    Vendndodhja
    Out of Space
    Postime
    784
    Citim Postuar më parë nga MaDaBeR Lexo Postimin
    Per mendimin tim, femijet, sa jane ne shkolle fillore apo 8 vjeçare nuk eshte problem nese hyjne ne internet, por ama gjithmone te shoqeruar me nje person nga familja, nena, babai, motra ose vellai me i madh se to.
    Ketu e egzagjerove pak! Tashi si mund te rije nje i klases se 7 se 8 me prinderit ne internet?

  5. #5
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Varet se cfare prindërish kane.E para shtëpia ka rregulla qe duhet te respektohen,si per internetin,tv dhe lojrat e ndryshme dhe e dyta duhet i polic ne shpi.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e alda09
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Vendndodhja
    a casa
    Postime
    1,327
    Varet sa interes dhe c'fare interesi ka femija per kompjuterin. ne komp duhet te hyj te programet qe ka ne orarin mesimor,dhe aq ore sa jane pershkruar ne te,lenia e tepert ne komp. na demton ne jo me femijet qofte nga ana shendetsore ashtu dhe psikologjike.

  7. #7
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    epo varet nga prindit tash, kam disa fmije te tezes, babi e mami ne pun, ata fmijet 10, 12 vjeq tan diten en internet pra babi nuk i kontrollon se cfar ben, para disa kohe i erdhi babit ati nje leter 120 € per ta paguar ishta lajmruar diku me emer te vertet emrin e adreses te vertet dhe vjet te rrejshme, qe te mund te regjistrohet dhe i erdhi nje leter ku duheshte ta paguash, veq asaj ku di une cfar tjera shikon aj fmija ne internet, pra nese prindi si ka nen kontroll, seshte mir qe fmija te perdor internetin, po kur e ke nen kontroll e shikon se a meson dicka nga aty apo jo
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  8. #8
    Perjashtuar Maska e LoG
    Anëtarësuar
    03-03-2008
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    36
    Interneti! , dorga me e re , dhe me e rende..

  9. #9
    Ma®seli Maska e JaCk_DaniELs
    Anëtarësuar
    17-05-2002
    Vendndodhja
    As Vet Se Di
    Postime
    923
    Citim Postuar më parë nga LoG Lexo Postimin
    Interneti! , dorga me e re , dhe me e rende..

    Shum e sakte.
    E kam të vështirë të gjykoj të tjerët , por të tjerët e kan të vështirë për mos më gjykuar mua.....

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Mendoj se interneti duhet ti ndalohet femijeve, te pakten deri ne moshen adulte.
    Kompjuteri ka plot gjera per te mesuar dhe pa patur internetin.
    Ose ose te pakten ti kufizohet hyrja me orare, psh nje ore ne dite, dhe te lejohet vetem ne site te caktuara.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjendja e fëmijëve jetimë shqiptarë
    Nga Albo në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 12-11-2010, 17:19
  2. Një epidemi e rrezikshme
    Nga Apolloni31 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-05-2009, 16:08
  3. Disa nga Ilacet me te zakonshme dhe efektet e tyre
    Nga Vinjol në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:12
  4. Atropina
    Nga Vinjol në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •