Close
Faqja 43 prej 230 FillimFillim ... 3341424344455393143 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 421 deri 430 prej 2300
  1. #421
    shqipetar Maska e elza
    Anëtarësuar
    16-10-2007
    Vendndodhja
    Ne nje skaje te dynjase
    Postime
    134

    Luften dhe qendresen kunder coptimit do ta ndali vetem ateher kur te bashkohet popull

    Pavaresia eshte vetem nji hap drejt qellimit te qdo shqipetari.
    Shqipetaret,pamvaresisht nen flamurin e cilit shtet do te jetojn,asnjiher sdo pushojn se punuari dhe luftuari per bashkim kombetar.
    ska rendesi cili harren luhatet nen emrin e shtetit te Kosoves,SHQIPETARET KAN VETEM NJI FLAMUR;
    SHQIPETARET KAN VETEM NJI SHQIPERI;ECILA HERET A VON DO TE JET E BASHKUAR.
    Me nderime Elza

  2. #422
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Pavaresia e Kosoves ishte hapi i pare drejt qellimit kryesor, atij te bashkimit te trojeve Shqiptare. Tani duhet te presim te zgjidhet dhe çeshtja Çame qe eshte nje çeshtje e nxehte ku si qeveria Shqptare ashtu dhe çamet qe jetojne ne Greqi duhet te bejne perpjekje me te medha per te drejtat e tyre. Gjithashtu mendoj se bashkimi i Kosoves me Shqiperine eshte i pashmangshem, pasi jemi i njejti Komb por ne dy shtete te ndryshme, gje qe nuk ndodh ne asnje vend tjeter te botes. Po ta shohim ne aspektin ekonomik, kulturor e artistik neve jemi pothuajse te bashkuar. Ne Kosove nje Shqiptar mund te shkoje thjesht me nje çertifikate te thjeshte dhe pa vula ne pike doganore. Kjo do te thote shume sipas mendimit tim. Gjithashtu shkembimet qe ne bejme ne fshen energjitike e ne te tjera fusha jane nje domethenie e madhe persa i perket bashkimit. Tani le te presim vetem heqjen e vijes kufitare mes Kosoves dhe Shqiperise dhe te jemi nje shtet i vetem, ashtu siç na e ka lene amanet dhe Skenderbeu, Ismail Qemali, Isa Boletini, e shume e shume te tjere atdhetare. Amaneti i tyre do te mbahet.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  3. #423
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-03-2008
    Postime
    2
    Pershendetje...po ju i harruat krejt shqiptaret e Malit te Zi...!!!Malsia,Ulqini,Plava ,Gucia dhe Tivari jane poashtu pjese e pandare e Shqiperise Etnike...!!!Historia vone apo heret do ta tregoje se kjo periudhe 100 vjecare ishte vetem nje periudhe ku shtetet shoviniste sllavo-greke okupuan territoret e Shqiperise Etnike...dhe ato nje dite duhet ti kthehen patjeter asaj..me dhune apo ne menyre demokratike...!!!
    Qellimi e arsyeton mjetin...
    andaj edhe ideali i shenjte i Ribashkimit te trojeve etnike shqiptare ne nje Shtet Etnik Shqiptar i arsyeton te gjitha mjetet...!!!Ne duhet ti cojm ne vend porosite e lena nga Gjergj Kastrioti,Adem Jashari dhe Ded Gjon Luli...!!!Ne duhet te luftojm me te gjitha mjetet qe kjo periudhe 100 vjecare kolonializmi nga ana e sllaveve te marre fund nje here e pergjithmone!!!

  4. #424
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-02-2008
    Postime
    28
    Mgjth duket sh e veshtir ne pamje te pare bashkimi i Shqiperise dhe Kosoves un mendoj qe kjo eshte ne dore te vet shqiptareve . Shum mir mund te krijohet nje shtet federativ shqiptar de facto . de jure do te doje sh kohe dhe duhet te shfrytezohet nje moment i caktuar . Tani cfare eshte ne vetvete nje shtet federativ eshte nje shtet i perbere nga 2 ose me shum njesi federative ( ne rastin tone 2 ) dhe ku secila nga keto njesi federative ka qeverine e saj dhe ekziston edhe nje qeveri mbi kto qeveri qe ben le te themi politikat kombetare ne fushat e ndryshme afatgjata . Konkretisht qeverite e rangut te dyt do jen qeverite e dalur nga zgjedhjet e pergjithshme ne Shqiperi dhe Kosove dhe qeveria '' supreme '' do jet nje grup politikanesh , specialistesh nga te dyja shtet qe do te mblidhen 1 here ne 6 muaj me dyer te mbyllura . dhe kshu nga ana organizative kemi shtetin federativ . Tjeter qe doja te theksoja qe do ishte me rendesi do te jet zhvillimi i ekonomise se po nuk pate nje ekonomi te forte nuk mund te besh as politik .
    ja disa raste qe mund te bashkepunonin sh mir :

    1. Ushtria . Mqs Kosoves nuk i lejohet te ket nje ushtri te madhe atehere sipas nevoje dhe gjykimit te situates do te llogaritet se sa shteti '' federativ '' duhet ti ket forcat e tij te armatosura dhe pjesen e burimeve e njerezore sh mir mund ta mbuloj rep . e shqiperise ndersa kosova mund te kontriboj nga ana financiare .

    2. Energjia Elektrike . Sic dihet te dyja shtetet shqiptare kan probleme me furnizimin e shqiperise . Kur Hidrocentralet mbushen plot dhe duhet te eksportohet patjeter energji ose te depozitohet kjo energji mund te cohet ne Kosove dhe Kosova ul prodhimin e energjise elektrike nepermjet termocentraleve . Edhe anasjelltas kuptohet . Pra te ndervaren nga njera tjetra dhe jo nga fqinjet per energjin elektrike edhe qofte duke ia blere njera tjetres .

    Nje mase tjeter ne kete fushe jane linjat e transmetimit rehabilitimi i tyre duke rritur kapacitetin e import eksport.

    dhe kshu me radhe ne te gjitha fushat si bujqesi , turizem ( te dyja shtetet kan vende me bukuri te rralla natyrore ) , permiresimi i infrastruktures etj .

    Nje njesi shqiptare e forte dhe e qendrueshme ekonomikisht dhe politikisht do te ishte si suport i madh edhe per shqiptaret ne maqedoni dhe mal te zi dhe deri diku edhe per emigrantet shqiptar ne greqi dhe per shqiptaret ne luginen e presheves.

  5. #425
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-12-2004
    Postime
    14

    Shqiperia e dyte

    Nga Arjan Konomi

    Shqipëria është i vetmi vend në botë që kufizohet me veten e saj. E thënë ndryshe ajo kufizohet me territore historikisht shqiptare, pjesa më e madhe e të cilave popullohet më shumicë dërrmuese ende sot nga shqiptarët. Tërësia e kësaj hapësire gjeografike e ndodhur jashtë kufijve administrativë të Republikës së Shqipërisë mund të konsiderohet si një “Shqipëri e Dytë”, nga Ulqini deri në Manastir.

    Ta emërtosh këtë vend në këtë mënyrë do të thotë që t’i largohesh edhe termit Shqipërisë së Madhe, që gjithmonë ka shqetësuar jo vetëm fqinjët, studiuesit si dhe të politikën ndërkombëtare. Ka qenë pikërisht kjo shprehje që kundërshtarët jo vetëm të lirisë së Kosovës, por edhe ata të cilët kanë ndjekur një politikë kundër ndërhyrjes ushatarake të Natos, janë përpjekur të japin argumenta kundra. Dhe kjo propagandë ka patur edhe efekte negative duke bërë zgjatjen në kohë të zgjidhjeve në favor të popullsisë shqiptare. Mbiemri “e Madhe” është përdorur gjatë historisë për shtetet që kanë dashur ta shtrijnë në emër të historisë së largët ekspansionin e territorit të tyre pothuajse gjithmonë në kurriz të popujve të tjerë. Por asnjëherë nuk thuhej se ajo që ekzistonte në realitet ishte një Serbi e Madhe që kërkohej të mbahej në këmbë duke shtypur dhe ushtruar dhunë mbi popullsinë shqiptare në emër të miteve mesjetare, të betejave të humbura të së shkuarës, në emër të fesë dhe objekteve të kultit, duke vepruar në prag të shekullit të 21 ashtu si në mesjetë.

    Nga ana tjetër, vetë shqiptarët, nuk e kanë përdorur asnjëherë konceptin e Shqipërisë së Madhe. Ajo që më shumë i mëshohet, jo aq në sensin politik sesa në atë nacional patriotik, është Shqipëria Etnike që nënkupton jo realitete territoriale historike sesa një realitet prezent të ekzistencës së shqiptarëve në shumicë dërrmuese. Ka qenë shumë i fortë edhe komponenti historik, sidomos në atë krijimtari intelektuale shqiptare, e cila është përpjekur të sjellë argumenta sa më shumë në dobi të lirisë e pavarësisë së Kosovës, pra të shkëputjes së saj nga Serbia. Origjina ilire e shqiptarëve, autoktonia e tyre në këto territore, dyndjet e popullsisë sllave nga shekulli VII e më pas, mite dhe beteja, me logjikën se këto janë argumenta bindëse të së drejtës së kombit tonë, duke moskuptuar që në këtë mënyrë arsyetimi çështja shqiptare vetëm dëmtohej, duke i dhënë dëshmi botës së një mentaliteti të prapambetur shqiptar.
    Për politikën e sotme ndërkombëtare që diktoi tërë zhvillimet e dhjetë viteve të fundit në Kosovë nuk kishte rëndësi asnjë element historik. As kush kishte banuar më parë dhe as kush kishte më shumë objekte qofshin të kultit apo edhe të tjera, me të cilën të dy palët si ajo serbe dhe ajo shqiptare kërkonin të kapeshin në vërtetim të së drejtës së tyre. Nuk ekziston një e drejtë historike, por ekziston një e drejtë e vetme, që është ajo që nuk lejon shtypjen dhe dhunën e një popullsie ndaj një tjetre. Këtë e kuptuan mirë luftëtarët e UÇK-së, lufta propagandistike e të cilëve ishte shumë më efikase se ajo e armëve. Ata ditën të shfrytëzonin me efikasitet surprizues zhvillimin e internetit dhe të teknologjisë.

    Me pavarësinë e Kosovës kemi lindjen për herë të parë në histori të një shteti të dytë të shqiptarëve dhe duke e ngushtuar gjeografikisht termin që përdora në fillim të këtij artikulli mund të themi se sot Shqipëria e Dytë është Kosova. Pas festës dhe euforisë së pavarësisë shqiptarët e atjeshëm do fillojnë ta ndiejnë gjithmonë e më shumë faktin që ata edhe pse historia bashkëkohore punoi në favor të tyre, nuk bëjnë pjesë në shtetin që quhet Shqipëri. Ashtu si sot e tutje ata do të quhen shtetas kosovarë të kombësisë shqiptare, një fjalë kjo që e ka etimologjinë e saj në gjuhën serbe. Flamurin e ri të tyre do ta shohim vetëm në takime diplomatike apo evenimente politike shtetërore, sepse padyshim që shqiptarët e Shqipërisë së Dytë do të vazhdojnë të mbajnë e të tundin në duart e tyre flamurin me shqiponjë po aq të tyre sa dhe e shqiptarëve brenda kufijve të shqiptarëve të Shqipërisë

  6. #426
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Ky Arjan Konomi e paska ba lamsh krejt kët farë shkrimi, shumë konfuz po duket.

  7. #427
    Valbona Dobi Maska e gardhi
    Anëtarësuar
    16-05-2006
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    6
    http://uk.youtube.com/watch?v=Hcxf85-X3yg

    Citim Postuar më parë nga Johan Lexo Postimin

  8. #428

  9. #429
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    Ky Arjan Konomi e paska ba lamsh krejt kët farë shkrimi, shumë konfuz po duket.
    Ky Arjan Konomi po fle gjume mbi argumentet 'demokratike'...Se di ky i ziu se kosova u desh e pavarur prej shqiptareve dhe amerikes dhe te dyja palet bashkerenduan punen e nisur qe ne 1995 kur amerika vendosi te vere PAX AMERICANA ne ballkan per te zevendesuar PAX RUSO-ANGLEZEN,qe sundonte ne Ballkan prej takimit Stalin-Cercill.

    Ky eshte nje prej budallenjve qe kujton se politika,sidomos ajo e jashtme,ka si perberes thelbesor demokracine.
    Po hec mo se do rritet ene jarani...
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  10. #430
    Ultras Maska e KUSi
    Anëtarësuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    3,049
    Si fëmia që qan për nanë ashtu qan Kosova për Tiranë
    ” UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA! ”

Tema të Ngjashme

  1. Kosova duhet ta ketë pasë Hymnin vet qysh në vitin 1935
    Nga RTP në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:30
  2. Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 31-12-2012, 08:27
  3. Kombin shqiptar 7 milionësh në Ballkan e kanë mbuluar retë e zeza
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  4. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •