Te ardhur nga Turqia, Egjypti, Arabia, Dardanelet, Maroku, Tunizia, Algjeria, Siria, Dagistani, Sudani etj:
Familjet e ardhura nga keto vende perbejne numrin me te madh te familjeve te ardhura ne Shkoder. Ne kete studim nuk permenden te gjitha familjet e ardhuna nga keto vende, por vetem ato familje qe jane ma te njohtunat si familja Raxhimi (imam nga Egjypti), familja Djepaxhija (tregtar nga Konje e Anadollit), familja Berdicaj (te ardhun nga Anadolli qyshe ne fillim te invazionit osman dhe te vendosun ne fshatin Berdice), familja Derguti (nga Vilajeti i Ajdinit ne Anadoll te vendosun ne lagjen Dergut), Ƈukejt (artilier nga Turqia), Ƈakejt (personalitet zyrtar nga Ƈanak-Kalaja-Dardanele), Kashejt (nga Spanja mbas zhgatrrimit te dinastise islame), Sheh Muhamet Magribi (imam nga Maroku), Dilaverit (ushtarak nga Turkia), Bilanet (pregatites ilaƧesh nga krahina Bilan e Anadollit), Kalajajt (oficer jeniƧersh te ardhun qe ne kohet e para te invazionit osman), Abdurrahmanet (oficer turk nga Egjipti), Rust (nepunes), familja Kalact, familja Shehi (shehler me origjine arabe), familja e Nelit te Molla Dautit (origjine egjiptjane), familja Dizdart (dizdar ne kalĆ* i ardhun nga Izniku i Bruzes se Anadollit), fisi i Sheh Qazim Hoxhes (ushtarak nga qyteti i Kastamonit te Anadollit), familja Axhemi (ushtarak nga Trabzuni i Azise se Vogal), familja Boksejt (ushtarak nga Anadolli), familja Muhamet Shehu (hoxhe nga viset e Azise se Vogel), familja Jenishehri (nga qyteti i vilajetit Hudaveqindar te sanxhakut Ortugal), familja Hysejt (oficer nga Izmiri i Anadollit), familja Xhemil Tulejmani (tekstilist nga qyteti Humus i Sirise), familja Mexhidi (me prejardhje nga Degistani), familja Behrej (ushtarake qe nga fillimi i pushtimit osman), familja Allajbegve (kolonel me origjine turke), familja Hadrejt (mytevli-administrator kujdestar), familja Sala-Isuft (grek i bame musliman).
- Zezaket e shqiptarizuar (te mbiquejtunit " Harapet ") ne Shkoder, qe formojne nji numer te vogel, jane pergjithesisht me origjine nga Sudani egjiptian. Jane te sjellur si skllever nga tregtart, sidomos nga detaret ulqinake. Keto jane blere nder tregjet e Algjerise, te Tunizise te Sirise etj…. Keto permenden veçanerisht prane vezirve Bushatllij….Familjet katolike dhe orthodhokse nuk kan mbajtur kurr harape ose harapesha…. Keto kan sherbyer vetem nder familjet borgjeze e aristokrate myslimane… te cilat i kan trajtuar si bashkefamiljart e shtepise ku kane jetuar.
Krijoni Kontakt