Close
Faqja 55 prej 107 FillimFillim ... 545535455565765105 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 541 deri 550 prej 1068
  1. #541
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Lista e zeze e BE, shtohet emri i nje te arrestuari ne Brodec

    Në listën e zezë europiane vazhdojnë të mbeten deputeti i PDSH-së, Daut Rexhepi, ish-komandanti i UÇK-së, Agim Krasniqi, lideri politik i AKSH-së, Gafurr Adili, Lirim Jakupi, Idajet Beqiri, etj

    Bashkimi Evropian ka publikuar “listen e zeze” per Maqedonine me emrat e personave qe jane te padeshirueshem per BE-ne dhe qe paraqesin kercenim per paqen ne rajon. Lajmi citohet sot nga agjencia e lajmeve INA, sipas te ciles ne listen e ketij viti te BE-se jane hequr dy emra, ndersa jane shtuar tre emra te rinj, ku numri i pergjithshem arrin ne 17 veta, te cilet siç theksohet kane punuar kunder Marreveshjes se Ohrit, multietnicitetit dhe integritetit territorial te Maqedonise.
    Ne listen e zeze te BE-se nuk jane ish-gjenerali i njesise policore “Luanet”, Goran Stojkov dhe Ramadan Shiti, i cili u vra ne aksionin policor ne Brodec. Ne listen e re si emra te rinj jane shtuar, Habib Ahmeti, i cili keto dite ishte ne qender te vemendjes nga publikimi i nje video-xhirimi ne stacionet e policise, Fatos Alija dhe Zaim Halili, te tre te arrestuar, ben te ditur INA.

    Ne listen e zeze evropiane vazhdojne te mbeten deputeti i PDSH-se, Daut Rexhepi, ish-komandanti i UÇK-se, Agim Krasniqi, lideri politik i AKSH-se, Gafurr Adili, Lirim Jakupi, Idajet Beqiri, gjenerali shqiptar Spiro Butka, Xhemail Iseni, Avdil Jakupi, Naser Misimi, Shukri Aliu, Sait Rushiti, Emrush Suma dhe Sami Ukshini. Bashkimi Evropian per çdo vit e rifreskon listen e zeze per personat e padeshiruar dhe qe paraqesin kercenim per procesin e paqes ne Maqedoni dhe rajon.


    Balkan
    Sui generis

  2. #542
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kontesti per emrin e Maqedonise, Nimic me formule te dyfishte per emrin

    Lajmi publikohet nga e perditshmja greke “Kathimerini” e cila I referohet disa burimeve diplomatike.

    Perfaqesuesi special i Kombeve te Bashkuara ne bisedimet midis Shkupit dhe Athines per kontestin e emrit, Metju Nimic, do te dale me 19 shkurt me propozimin perfundimtar per emrin. Lajmi publikohet nga e perditshmja greke “Kathimerini” e cila I referohet disa burimeve diplomatike. Sipas gazetes propozimi i ri permban dy emra, nje i cili do te perdoret ne marredheniet bilaterale me Greqine dhe nje ne marredheniet me organizatat nderkombetare.

    Ditet e fundit jane intensifikuar perpjekjet per te tejkaluar kontestin per emrin e Maqedonise. Ministri i Puneve te Jashtme, Antonio Milloshoski do te takohet sot ne Washington me sekretaren amerikane te shtetit, Kondoliza Rajs, ku njera nga temat do te jete edhe çeshtja emrit.

    Ndersa shefja e diplomacise greke, Dora Bakojani, siç eshte paralajmeruar do te vizitoje me 14 shkurt Washingtonin ku do te takohet me sekretaren e Shtetit, Kondoliza Rajs.


    (ina/balkanweb)
    Sui generis

  3. #543
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    PDSH ME BILANCE POZITIVE

    Ja disa të dhëna që flasin për suksesin e PDSH-së në qeverisjen aktuale

    Partia Demokratike Shqiptare që nga fillimi i aktivitetit politik është paraqitur para opinionit me projekte konkrete të cilat na vazhdimësi janë implementuar praktikisht. Pra ndryshe nga oponentet tanë të cilët në asnjë moment nuk kanë paraqitur politikisht asnjë projekt serioz, PDSH-ja vetëm për një vit e gjysëm qeverisje ka arritur të konkretizoje projektet e saj. Ja të dhënat e pamohueshme: Themelimi i Institutit për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve në RM; Themelimi i Teatrit të Tetovës; Sigurimi i vendimit dhe i mjeteve për ndërtimin e objektit të Bibliotekës së Qytetit në Tetovë; Themelimi i Qendrës për Konservimin e Artefakteve në Gostivar; Themelimi i Galerisë së Arteve në Tetovë; Sigurimi i mjeteve financiare për rikonstruimin e objektit të Kongresit të Manastirit; Ngritja e Sektorit për përfaqësimin te barabartë në administratën shtetërore, në sekretariat për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit me buxhet të veçantë për funksionimin e tij dhe punësimin e qindra nëpunësve të rinj shqiptar vetëm brenda vitit 2007; Përkrah stabilizimit të gjendjes në UT, PDSH arriti që pos 4 fakulteteve sa kishte në këtë universitet t’a rritë numrin e tyre në 14, përfshirë këtu edhe fakultetin e mjekësisë; Me luftë të pakompromis ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar u rrit siguria e qytetarëve në vendbanimet, veçmas të pjesës veri-perëndimore të Maqedonisë.; U arrit marrëveshja për heqjen e tërësishme te vizave(për herë të parë) mes RM-së dhe Shqipërisë; te arritura në sferën e arsimit, shëndetësisë, mbrojtjes, ruajtjes së ambientit, bujqësisë dhe rritjes së pagave të të gjithë të punësuarve në sektorin shtetëror dhe të pensionistëve etj.
    Sui generis

  4. #544
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    BDI-ja MANIPULOI ME IDEALET KOMBETARE

    Ndryshe nga bilanci pozitiv i PDSH-së për rreth një vit, BDI-ja gjatë katër vitëve nuk ka qenë në gjendje të bëjë asgjë për komunitetin dhe të drejtat e shqiptarëve. Gjatë katër viteve kur BDI ishte në pushtet, edhe pse deri aty ajo arriti nëpërmes gjakut te qindra të rinjve shqiptar, asnjë nga premtimet e tyre deri në fund nuk arritën që t’i realizojnë. Kështu ndodhi me:- Mosmiratimin e ligjit për zgjidhjen e statusit të invalidëve të konfliktit të 2001, dhe familjeve të dëshmorëve; - Mosmiratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve ;- Me miratimin e ligjit gjysmak për përdorimin e flamujve, ku mbi 100.000 shqiptarë ngelën pa të drejtën e përdorimit zyrtar të tij; - Përfshirjen e shqiptarëve në administratën shtetërore BDI arriti t’a lëvizë për një përqindje të vogël. Nga ana tjetër rritën kriminalizimin e shoqërisë, ngase me pati me qindra vrasje, u plagosen, kidnapuan, plaçkiten njerez te pafajshem.
    Sui generis

  5. #545
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Bisedohen pensionet Maqedoni-Kosovë

    Shkup, 7 shkurt - Të enjten, për herë të parë delegacion kosovarë nga Fondi Pensional i Kosovës ka vizituar Fondin Pensional Invalidorë të Maqedonisë. Drejtori Muedin Rustemi informon se me homologun kosovar, Naim Hoda, është biseduar për pensionistët e të dy vendeve, Maqedonisë dhe Kosovës.

    “Një nga problemet më aktuale është çështja e pensionistëve kosovarë në Maqedoni dhe atyre nga vendi në Kosovë. Qytetarët e Kosovës nga viti 1999 deri në vitin 2002 nuk i kanë shfrytëzuar pensionet, ndërsa ka shumë qytetarë nga Maqedonia që kanë kryer të drejtën e pensionimit në Kosovë. Duhet të verifikohet stazhi i tyre. Kemi marrë shënime të dy palët dhe evidentohen pensionistët që nuk kanë shfrytëzuar këtë të drejtë”, thekson Rustemi. Ndryshe, kjo është hera e parë që hapet çështja e pensioneve mes dy vendeve, ndërsa në të kaluarën shumë qytetarë nga të dy vendet janë ankuar për mospasjen e të drejtës së shfrytëzimit të pensionit ose ndërprerjen e njëanshme.
    Sui generis

  6. #546
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Rice: Maqedonia te zgjidhe mosmarrveshjet me Greqine

    Washington -Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice ka kerkuar nga Maqedonia qe te zgjidhe mosmarrveshjet me Greqine lidhur me ceshtjen e emrit. Departamenti amerikan i shtetit njoftoi se zonja Rice i ka komunikuar mbreme ministrit te jashtem Antonio Miloshoski se Maqedonia duhet ta perdore ndermjetesimin e Kombeve te Bashkuara per te gjetur zgjidhje. Zonja Rice planifikon qe kete mesazh kete jave ta dergoj edhe te ministrja e jashtme greke, Dora Bakoyannis.

    Balkanweb
    Sui generis

  7. #547
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    SHBA-të mbështesin anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

    Keshtu ka deklaruar Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Antonio Milloshoski pas takimit me sekretaren amerikane të Shtetit, Condoleezza Rice.

    SHBA mbeten mbështetësi më serioz dhe më i fuqishëm për dërgimin e ftesës për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Keshtu ka deklaruar Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Antonio Milloshoski pas takimit me sekretaren amerikane të Shtetit, Condoleezza Rice. Sipas tij, kjo mbështetje përkon me interesat e përbashkëta dhe pozicionet për shumë çështje të ndryshme si angazhimi në Afganistan, Irak, zhvillimet në rajon të lidhura me statusin final të Kosovës dhe shumë çështje të tjera që tregojnë se Washingtoni dhe Shkupi kanë aleancë stabile. Milloshoski tha se i ka bërë me dije sekretares amerikane interesin e Maqedonisë për anëtarësim në NATO në mënyrë që të mos lëndohen interesat nacionale dhe të identitetit kombëtar.

    Lidhur me kontestin e emrit me Greqinë, ministri i Jashtëm, Milloshovski deklaroi se ka marrë porosi të qartë për angazhim të mëtejshëm në procesin e udhëhequr nga ndërmjetësuesi Matthew Nimitz, që është në përputhje me marrëveshjen e përkohshme midis dy vendeve, marrëveshje që është e plotfuqishme sa i përket marrëdhënieve midis Maqedonisë dhe Greqisë. Ai deklaroi se sërish ka përshëndetur kreun e administratës amerikane për njohjen e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues.

    (telegrafi/balkanweb)
    Sui generis

  8. #548
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Bakojani: Shkupi udheheq nje politike nacionaliste

    Deklarata eshte bere nga ministrja e jashtme greke Dora Bakojanis para takimit te saj me sekretaren amerikane te shtetit Kondoleza Rais per ceshtjen e kontestit te emrit te Maqedonise.

    Shkupi duhet te respektoje principet e fqinjesise se mire, si e vetmja rruge drejt anetaresimit ne NATO dhe BE. Deklarata eshte bere nga ministrja e jashtme greke Dora Bakojanis para takimit te saj me sekretaren amerikane te shtetit Kondoleza Rais per ceshtjen e kontestit te emrit te Maqedonise. “Shqiperia dhe Kroacia kane bere perparime ne kete drejtim, ndersa Maqedonia ka bere te kunderten duke perdorur dhe udhehequr politike nacionaliste, anakronike me tendenca per monopolizimin e identitetit maqedonas. Maqedonia po perdor nje fjalor te shekullit XIX dhe po shpresojne se do te kuptohen me kete fjalor ne shekullin XXI. Kjo nuk eshte nje çeshtje e psikologjise politike, por çeshtje qe ka te beje me stabilitetin rajonal” ka deklaruar Bakojani.

    Lidhur me deklaratat e shefit te diplomacise maqedonase, Antonio Milloshovski dhe kryeministrit Nikolla Gruevski se NATO nuk eshte organizate qe emerton shtete, por diçka me shume, shefja e diplomacise greke deklaroi se “nga autoritetet e larta te Shkupit nuk kerkon qe te interpretojne se çka eshte NATO, por te bejne perpjekje qe me ndermjetesimin e NATO-s ne menyre konstruktive te gjejne zgjidhje per çeshtjen e emrit”.

    Ministrja e Jashme greke mohoi per pranine e pakices maqedonase ne Greqine veriore, por konfirmoi pranine e nje pakice muslimane duke shtuar se Greqia respekton dhe ka mundesuar te drejtat fetare dhe te pakicave.

    Balkan
    Sui generis

  9. #549
    Everlasting Princess Maska e princcesha
    Anëtarësuar
    16-09-2007
    Vendndodhja
    Ne enderr...!!!
    Postime
    237
    MARREVESHJA E 29 MAJIT DUHET TE ZBATOHET




    Kështu ka deklaruar ambasadorja amerikane, Xhilijan Milovanovic duke komentuar takimin e djeshëm të ministrit të Jashtëm, Antonio Milloshoski me sekretaren amerikane të shtetit, Kondoliza Rajs.

    “Kanë folur për progresin që ka bërë Maqedonia rreth kandidaturës për anëtarësimin në NATO, janë thënë shumë fjalë inkurajuese për procesin e Maqedonisë dhe gjithashtu u kërkua nga Maqedonia që të përfundojë reformat në luftën kundër korrupsionit dhe dy pikat kryesore të Marrëveshjes së 29 Majit, të cilat duhet të implementohen si pjesë e kandidaturës për në NATO”, tha Xhilijan Milovanoviq.
    Ndërkohë kryetarja e LSDM-së Radmilla Sheqerinska ka akuzuar qeverinë se po humb pozitat e Maqedonisë për marrjen e ftesës në NATO dhe çështjes së emrit me Greqinë.

    Ndërsa ambasadorja Milovanoviq ka thënë se SHBA-të, nuk kanë ndërmend ta ndryshojnë qëndrimin e tyre lidhur me emrin e Maqedonisë. Ne e njohim dhe vazhdojmë ta njohim Maqedoninë me emrin e sajë kushtetues, ka thënë ambasadorja amerikane.
    “Maqedonia jo vetëm se i humb pozicionet e saj lidhur me çështjen e emrit, por edhe udhëheq një politikë joserioze. Qëndrimi emër ose NATO, është jo i pranushëm. Qeveria e Maqedonisë ka obligim që ta sigurojë ftesën për në NATO, por duke mos marrë në pyetje çështjen e emrit kushtetues të vendit”, deklaroi Radmilla Sheqerinska, kryetare e LSDM-së.

    “SHBA-të përsërisin qëndrimin se do të vazhdojnë ta njohin Maqedoninë me emrin e saj kushtetues, Republika e Maqedonisë, por në të njëjtën kohë inkurajojnë Greqinë dhe Maqedoninë që të bëjnë çdo përpjekje në drejtim të gjetjes së një zgjidhjeje të përbashkët që problemi të zgjidhet sa më shpejt aq më mire”, u shpreh Xhilijan Milovanoviq.
    Derisa Uashingtoni po përpiqet të zbusë qëndrimin grek për veto, Millovanoviq ka përsëritur qëndrimin zyrtar të SHBA-ve: Emri nuk është parakusht për të marrë ftesën për në NATO. Deri në Samitin e Bukureshtit Qeveria e Gruevskit duhet t’i plotësojë të gjitha obligimet e marra.
    "Deshiro per te tjeret, ate qe deshiron per veten" ---- Muhamedi a.s----

  10. #550
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Takim i papritur Gruevski-Thaçi

    Qeveria e Maqedonisë bëri të ditur dje se në Shkup kanë zhvilluar një takim joformal Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, dhe homologu i tij kosovar, Hashim Thaçi. Siç thuhet nga komunikata zyrtare, në takim është biseduar për bashkëpunime mes dy palëve në disa fusha. Gjithashtu, është folur edhe për përcaktimin e vijës kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë. Në komunikatën qeveritare thuhej se të dy kryeministrat i kanë dhënë mbështetje planit të Presidentit Ahtisari. Takimi është zhvilluar papritur. Zyrtarë të kabinetit të Kryeministrit të Maqedonisë u thanë mediave fillimisht se nuk kanë njoftime për takimin. Por, vetëm pak kohë më pas, qeveria dërgoi njoftimin e shkurtër për takimin Gruevski-Thaçi. Takimi vjen pas deklaratave të enjten të Presidentit të Maqedonisë, Branko Cërvenkovski, se vendi i tij nuk do të jetë ndër vendet e para që do të njohë pavarësinë e Kosovës. Cërvenkovski tha se ky veprim do të ndërmerret në koordinim me BE-në dhe NATO-n, por Maqedonia do të duhet të shohë edhe interesin e saj. Kreu i shtetit maqedonas tha se njohja e Kosovës duhet të bëhet në paketë me një marrëveshje për përcaktimin e vijës kufitare mes dy vendeve. Autoritetet në Shkup firmosën një marrëveshje për kufirin me Beogradin, të cilin Prishtina nuk e njeh. Nga autoritetet në Prishtinë, kjo çështje konsiderohet teknike, për të cilët thonë se do të gjendet zgjidhje. Presidenti Cërvenkovski tha se çështja e kufirit është edhe në paketën e Ahtisarit dhe besonte se do të zbatohej. Subjektet shqiptare thonë ndërkohë se po bëjnë përgatitje për të festuar shpalljen e pavarësisë. Ata thonë se edhe shqiptarët e Maqedonisë kanë qenë pjesë e këtij procesi dhe këtu nga të gjithë shpallja e pavarësisë do të përjetohet me gëzim. Festimet do të jenë në përputhje me Prishtinën dhe Tiranën, kurse liderët politikë shqiptarë pritet të jenë në Kosovë.

    Gazeta Shqip
    Sui generis

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Ndodhitë në Maqedoni
    Nga babadimri në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1075
    Postimi i Fundit: 16-10-2007, 12:25
  3. Bardhyl Mahmuti Ndihmon Opoziten Shqiptare Ne Maqedoni
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 06:06
  4. Intervistë: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  5. ISH - ANETARET E UCK-se I BEJNE VESHTRIM KONFLIKTIT NE MAQEDONI
    Nga tear-drops në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 00:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •