Close
Faqja 45 prej 107 FillimFillim ... 3543444546475595 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 441 deri 450 prej 1068
  1. #441
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Ahmeti do ti kundërpërgjigjet Thaçit në “Top Show”

    Shtuar më: 22/01/2008 - 13:55
    • Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim(BDI), Ali Ahmeti nesërmbrëma do të jetë mysafirë i emisionit “Top Show” të televizionit Top-Channel, ku një javë më parë kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi u pronocua për zhvillimet politike në Maqedoni.


    “Në këtë emision Ahmeti do të flet për situatën politike në vend dhe rajon, raportet e tij me partitë politike shqiptare në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë. Gjithashtu do të fletë edhe për sfidat e shqiptarëve dhe pikëpamjet e tij për zhvillimet politike në vend e rajon”, thuhet në një komunikatë të kësaj partie.
    Ahmeti do ti kundërpërgjigjet Thaçit në “Top Show”
    Siç bëhet e ditur kryetari i BDI-së Ali Ahmeti pritet të spjegojë zhvillimet politike, pozicionin e tij politik dhe qasjen lidhur me konfliktin e vitit 2001.

    Ahmeti do të demantojë edhe akuzat që bëhen për luftën dhe qëllimet e saj, veçanërisht për akuzat e pabaza se lufta është bërë për të rrëzuar parti politike nga pushteti dhe shumë akuza tjera”, bëjnë të ditur burime zyrtare partiake për agjencinë INA.

    Javën e kaluar në të njejtin emisioni ishte kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare(PDSH), Menduh Thaçi, i cili drejtoi akuza ndaj BDI-së dhe sqaroi pozicionin e tij në kuadër të Qeverisë aktuale në Maqedoni. Dy liderët e partive politike që nga zgjedhjet e përgjithshme të 2006 nuk janë takuar dhe se komunikimi i tyre po zhvillohet nëpërmjet mediave. Kryetari i PDSH gjithashtu i ka drejtuar ftesa publike për t`u takuar me Ahmetin por ky i fundit deri tani ka refuzuar një takim të tillë.(INA)

    ================================================== ================

    Policia zbulon bunkerë armësh në Brezë

    Shtuar më: 22/01/2008 - 14:36
    • Ministria e Brendshme njoftoi sot se pjestarët e njësisë speciale kanë gjetur dy bunkerë armësh midis fshatrave Brezë dhe Llukarë të Karadakut të Kumanovës.



    Sipas një komunikate të Ministrisë së Brendshme, operacioni është ndërmarrë pas informacioneve paraprake me ç`rast nga kontrolli i terrenit midis fshatrave Brezë dhe Llukarë janë gjetur dy bunkerë me arsenal të ndryshëm armësh të lehta dhe të rënda.

    Policia ka gjetur 58 granata “PG-2 të prodhimit kine, mbi 100 granata për minahedhës të kalibrav të ndryshëm të prodhimit kinez dhe jugosllav dhe municion për armë të ndryshme automatike.

    Sipas policisë këto armë të fshehura datojnë nga konflikti i vitit 2001, ndërsa ekipet e posaçme policore vazhdojnë pastrimin e plotë të terrenit. Ministria e Brendshme përgënjeshtroi informacionet se bëhet fjalë për ndonjë operacion kërkimi të personave.(INA)

    ================================================== ======================

    Buçkovski hedh pista dyshimesh për helikopterin e rrëzuar dhe Brodecin

    • Ish-kryeministri dhe deputeti i socialdemokratëve maqedonas, Vllado Buçkovski pyeti mbrëmë kryeministrin se helikopteri i rrëzuar në afërsi të Katllanovës a ka qenë i përdorur në aksionin policor në Brodec.


    Ish-kryeministri Buçkovski këtë pyetje ia parashtroi mbrëmë kryeministrin aktual Nikolla Gruevski gjatë seancës parlamentare pyetjet e deputetëve për Qeverinë, e cila ka zgjatur deri vonë.

    “Helikopteri që u rrëzua në Bllacë të Katllanovës a ka qenë pjesëmarrës në aksionin në Brodec dhe se njëherë ai ishtë goditur siç kishin publikuar atëherë mediat kosovare”, pyeti deputeti i LSDM-së opozitare, Buçkovski.

    Ndërkohë reagimi i kryeministri Gruevski deklaroi se nuk ka informacione se gjatë aksionit në Brodec është goditur ndonjë helikopter, njofton agjencia INA.

    “Unë nuk kam informacione se është goditur ndonjë helikopter në aksionin në Brodec dhe se a ka marrë pjesë në këtë aksion. Kam marrë vesh se ky helikopter është përdorur për nevojat e misionit evropian ushtarak Altea në Bosnjë Hercegovinë dhe se ishte i përdorur edhe nga pilot të tjerë të misionit.Hetimet do të tregojnë shkaqet e fatkeqësisë”, theksoi kryeministri Gruevski.

    Në aksionin policor në fshatin Brodec të Malësisë së Tetovës në nëntor të vitit të kaluar, një zëdhënës i KFOR-it në Prishtinë njoftoi për rrëzimin e një helikopteri ushtarak maqedonas në zonën kufitare midis Maqedonisë dhe Kosovës. Disa orë më vonë autoritetet e Shkupit dhe ato ndërkombëtare të Prishtinës mohuan një gjë të tillë.(INA)
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  2. #442
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Haraçinë, policia vret Naser Nebiun
    Në fshatin Haraçinë policia në aksionin për të arrestuar e ka vrarë Naser Nebiun, i dyshuar për vrasjen e policit të njësitit “Tigrat”, Zoran Markovski, në dalje të Shkupit, afër pompës së benzinës “Makpetrol” në lagjen Autokomandë të Shkupit. Naser Nebiu është kërkuar me fletarrest për shkak të arratisjes nga burgu. Ai ka qenë i dënuar me 10 vjet heqje lirie për vepra të rënda penale.
    Sipas policisë Nebiu është njohur nga kolegët e policit të vrarë dhe pasiqë ka bërë rezistencë është vrarë. Ky ka qenë tentimi i dytë për arrestimin e Nebiut. Aksioni i parë ishte i pasuksesshëm. Pas vrasjes së Nebiut prania e policisë në Haraçinë ka qenë e madhe.

  3. #443
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Vrasja në Haraçinë, kryetari i komunës akuza për kurs të ri veprimi

    Shtuar më: 22/01/2008 - 21:55
    • Kryetari i komunës së Haraçinës Muzafer Bislimi reagoi ashpër lidhur me vrasjen e një banori të saj, i cili dyshohej për vrasjen e një polici në fillim të këtij muaji në Shkup.



    22:00 - Kryetari i komunës së Haraçinës, Muzafer Bislimi ka reaguar pas vrasjes sot pasdite të banorit të saj, Naser Nebiu (31), i cili ishte arratisur nga burgu dhe akuzohej nga policia si autor i vrasjes së policit të njësisë speciale në Shkup në fillim të këtij muaji. Ai tha se Haraçina është një cak i qartë për të tensionuar situatën.

    “Unë e dij se në Shkup fshihen shumë persona që kanë fletëarreste, në Kondovë çdokund fshihen persona të tillë dhe askush nuk i arreston.Po shifet se qëllimi është Haraçina, por prej nesër do të kemi një kurs të ri të veprimit.Do të dëgjoni, do të shifni”, theksoi kryetari i komunës së Haraçinës, Muzafer Bislimi. Kryetari i komunës theksoi se shqetësime të mëdha janë të pranishme edhe në mesin e banorëve të Haraçinës.Ministria e Brendshme tha se personi i kërkuar kishte shtënë me armë ndaj policisë dhe nuk kishte pranuar dorëzimin e tij tek autoritetet e policisë speciale.

    Nebiu i arratisur nga burgu i Idrizovës së Shkupit dyshohej për vrasjen e policit të njësisë speciale “Tigrat” në Shkup. Policia kishte lëshuar fletëarrest ndaj tij që nga shtatori i vitit 2006. Sipas policisë ai ngarkohej për disa vepra penale dhe ishte akuzuar me 10 vite burgim.
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  4. #444
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    E lexova artikullin, dhe shum shum keq, qe miren ne qafe dhe persona te pafajshem, keshtu eshte kure nuk funksjonon drejtesija ne kete pis shtet, kush meriton burgun burg, e jo te vritet!
    Ngushllime familjes te se n'djerit.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  5. #445
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690

    Analiza : Solana kërkon raport nga Gruevski

    [CENTER]Analiza : Solana kërkon raport nga Gruevski [/CENTER]

    22-01-2008

    Burime diplomatike i thanë “Nacionalpress”-it se Solana thjesht do ta marrë në pyetje Gruevskin lidhur me zbatimin e rekomandimeve të Brukselit, siç janë Marrëveshja e Ohrit, problemi me vizat me Shqipërinë, reformat në polici, gjyqësi dhe ekonomi si dhe rezultatet e dijalogut politik me faktorët tjerë relevant të politikës në Maqedoni.




    Nacionalpress

    Komisioneri i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Javier Solana, do të takojë të mërkurën në Bruksel kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski, për të debatuar lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me integrimin e këtij vendi në familjen evropiane.

    Burime diplomatike i thanë “Nacionalpress”-it se Solana thjesht do ta marrë në pyetje Gruevskin lidhur me zbatimin e rekomandimeve të Brukselit, siç janë Marrëveshja e Ohrit, problemi me vizat me Shqipërinë, reformat në polici, gjyqësi dhe ekonomi si dhe rezultatet e dijalogut politik me faktorët tjerë relevant të politikës në Maqedoni.

    Mësohet se evrokomesari do t’ja shpreh shqetësimin e tij kryeministrit Gruevski lidhur me moslëvizjen përpara me procesin e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe asaj të Majit, konkretisht në dakordimin rreth Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe dhe atij të familjarëve të dëshmorëve dhe invalidëve të UÇK-së.
    Pritet që Solana të dalë me qëndrimin se, përderisa nuk mbyllen edhe këto dy çështje problematike nga konflikti i vitit 2001, Maqedonia të mos shpresojë në datën e negociatave për anëtarësim në BE.

    Solana disa herë refuzoi të presë Gruevskin në kabinetin e tij në Bruksel, duke anuluar të njëjtit me arsyetimin se ka udhëtuar në konferenca më të rëndësishme. Me këto lëvizje diplomatike vlerësohet të jetë dërguar një sinjal I fuqishëm kryeministrit aktual të Maqedonisë se me politikën e tij që zbaton në Shkup nuk është edhe aq i pëlqyer në Bruksel.
    Nënkryetari i BDI-së, Rafiz Haliti theksoi se “Gruevski në mënyrë të papërgjegjëshme i ikë takimeve të liderëve ku në rend dite duhet të jenë ligji për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës të UÇK-së dhe ligji për gjuhën”. Ai kërkoi se çdo vonesë është humbje kohe në prag të vendimeve kryesore për NATO dhe BE.

    “Grupet punuese të BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së vazhdojnë të takohen për dy ligjet e mbetura të Marrëveshjes së Majit. Palët në bisedime janë me qëndrime diametralisht të kundërta pa arritur pajtueshmëri konkrete”, theksoi nënkryetari i BDI-së, Rafiz Haliti.

    Ndryshe, kryeministri Gruevski premtoi se, nëse BDI voton për kompletimin e Këshillit Gjyqësor dhe për ligjet me emblemen e Evropës, atëherë çështja e gjuhës dhe UÇK-së do të hapet në takimin e liderëve që ishte paralajmëruar për në fillim të janarit. Megjithatë, ky takim nuk u mbajt gjë që ka ngjallur reagime te ndërkombëtarët.

    http://www.nacionalpress.com/modules...hp?storyid=314
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  6. #446
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    VRASJE NE HARACINE, REAGOJNE KRYETARI I KOMUNES DHE DEPUTETI SAFET NEZIRI

    Kryetari i komunës së Haraçinës Muzafer Bislimi dhe deputeti Safet Neziri reaguan ashpër lidhur me vrasjen e një banori të Haracines.

    Kryetari i komunës së Haraçinës, Muzafer Bislimi ka reaguar pas vrasjes sot pasdite të banorit të saj, Naser Nebiu (31). Ai tha se Haraçina është një cak i qartë për të tensionuar situatën.

    “Unë e dijë se në Shkup fshihen shumë persona që kanë fletëarreste, në Kondovë çdokund fshihen persona të tillë dhe askush nuk i arreston. Po shihet se qëllimi është Haraçina, por prej nesër do të kemi një kurs të ri të veprimit. Do të dëgjoni, do të shihni. Reagojmë ndaj këtij akti, ne nuk jemi të njoftuar si pushtet lokal, por nuk janë të njoftuar as stacioni policor në Haraçinë. Këtu kanë intervenuar njësitet speciale të policisë.”, theksoi kryetari i komunës së Haraçinës, Muzafer Bislimi. Kryetari i komunës theksoi se shqetësime të mëdha janë të pranishme edhe në mesin e banorëve të Haraçinës.

    Në vend të ngjarjes doli edhe deputeti i kësaj zone Safet Neziri, i cili bashkë me banorët e Haraçinës reaguan për mënyrën e veprimit të policisë speciale. Ai me këtë rast tha “ është e qartë se pushteti nuk zgjedh mjete dhe metoda për të likuiduar shqiptarët. Askush nuk ka të drejtë të vret ose likuidoi pa marrë parasysh se është ose jo i akuzuar. Të drejtën për jetë ua garantojnë të gjitha dokumentet ndërkombëtare dhe kushtetuta e vendit, kjo sikur nuk i mjafton pushtetit të sotëm. Bile ata përdorim edhe dhunë ndaj meje si deputet me imunitet dhe Kryetarit të Komunës”.
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  7. #447
    i/e regjistruar Maska e topana
    Anëtarësuar
    12-11-2007
    Postime
    44
    Ngushllime familjes te ndjerit.
    Nuk mundet keshtu te dermohet i gjithe populli i pafajshem,te frigohen femijet nga masakat ne te cilen policija specijale po i perdore,a nuk munden keto pune te zgjidhen me ne funde ndryshe tek vendbanimet shqiptare por duhet nje bataljon ushtri e polici te veprojne .
    nga po e trason rrugen ky shtet a je mi kethyer mbrapa?

  8. #448
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Sot Banoret Te Haraqines Ne Protest Pas Vrasjes

    http://www.balkanweb.com/sitev4/index.php?id=14922
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  9. #449
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Milloshoski në pyetje për vizat para parlamentarëve evropian

    Shtuar më: 23/01/2008 - 09:37
    • Shefi i diplomacisë së Maqedonisë Antonio Milloshoski është marrë në pyetje para parlamentarëve evropian lidhur me regjimin e ri të vizave i cili zgjoi reagime nga Tirana zyrtare.


    Milloshoski tha se në Bruksel gjatë muajit shkurt do të mbahet një takim kryeministror dypalësh ku pritet të sqarohet problemi sa i përket çështjes së vizave.
    Ai përsëriti qëndrimin e tij se me Shqipërinë nuk ka një regjim të ndryshëm vizash, por ka ndryshuar vetëm vendi ku merren ato.

    "Që prej fillimit të këtij viti ne nuk jemi më në pozitë për të lëshuar viza në dogana dhe në kufinj. Por sipas ligjit të miratuar nga parlamenti i mëparshëm, në mars të vitit 2006, dhe për shkak të afateve dhe parimeve që na janë dhënë nga Komisioni Evropian, Maqedonia është sot e detyruar të ndërtojë një rrjet për lëshimin e vizave vetëm në ambasadat dhe konsullatat tona", tha Milloshoski

    Kryetarja e delegacionit europarlamentar për Evropën Juglindore ka pyetur se sa e vërtetë është se Shqipëria vetë diskriminon në kufi qytetarët e Maqedonisë që nuk janë shqiptarë. Milloshoski denoncoi mënyrat selektive të Tiranës, e cila sipas shefit të diplomacisë së Maqedonisë nuk ka respektuar ligjin e një viti më parë për heqjen e vizave me fqinjin.
    "Për qytetarët e Maqedonisë, “de jure”, qeveria e Shqipërisë hoqi një vit më parë vizat, por “de fakto”, ata kanë vazhduar të kërkojnë taksë hyrje për ata qytetarë të Maqedonisë që futen në Shqipëri për turizëm, biznes apo arësye të tjera, por atje ka një qasje selektive, sepse taksa e hyrjes iu kërkohet vetëm qytetarëve të Maqedonisë që nuk janë shqiptarë, për maqedonasit, turqit, romët etj, por jo maqedonasve me origjinë shqiptare", theksoi Milloshoski. (INA/Alsat)
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  10. #450
    Jam si shpirt Maska e Bije
    Anëtarësuar
    08-01-2008
    Postime
    183
    Sot Maqedoni, Banoret e Haracines proteste kunder aksionit te policise
    Nesr te gjithe Zgjohuni, ju vrasin ne gjume!
    Ç'ke moj zemër që rënkon; koka bën, koka pëson.

Faqja 45 prej 107 FillimFillim ... 3543444546475595 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Ndodhitë në Maqedoni
    Nga babadimri në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1075
    Postimi i Fundit: 16-10-2007, 12:25
  3. Bardhyl Mahmuti Ndihmon Opoziten Shqiptare Ne Maqedoni
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 06:06
  4. Intervistë: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  5. ISH - ANETARET E UCK-se I BEJNE VESHTRIM KONFLIKTIT NE MAQEDONI
    Nga tear-drops në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 00:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •