Situata te jashtezakonshme-shtypje si pjesetar i nje familjeje qe shteti ku jeton e sheh si te rrezikshme,apo perkatesia ne nje minoritet te diskriminuar nder shekuj duket se shtojne tek individet e atij minoriteti aftesi improvizuese ne forma e rruge te njohura apo te panjohura.
Kjo ben qe pjesetare te kultivuar te ketij grupi,minoriteti apo etnie,kur shkelin neper shtigjet e jetes shkences e te artit,te kene me teper guxim per te shkelur rruge te pashkelura,shtigje ku nuk i bije mendja njeriu,apo ku te tjere nuk guxojne as te hedhin veshtrimin(jetesor,shkencor,artistik)duke i lene keshtu liri te plote origjinalitetit krijues.Zbulimet e medha ne fushat e shkences apo te artit jane pasoje e natyrshme e energjive qe clirohen nga individe te cilet jane te paisur me nje aparat te tille te menduari,plus disiplina e cila dhe kjo eshte kultivuar brez pas brez ne luften per egzistence.Ky aparat ne sociollogji quhet habitus*.
Tema e ketij debati tingellon si kompliment per popullin e shumevuajtur hebre.Megjithat ju siguroj se shume hebrejve nuk do t'u pelqente te ishin te pranishem ne nje diskutim te tille e nuk do t'a aprovonin temen.Citoj ketu miliarderin hebre Ignac Bubis*,te cilin e kam degjuar vite me pare,kur ishte ende gjalle,ne nje interviste te tij dhene mediave gjermane.Mbaj ment mire se Bubis u shpreh kundra diferencimit pozitiv te hebrenjve si popull shume i zgjuar.Argumenti i tija mbetet dhe sot i llogjikshem.Kjo bote eshte e mbushur me ziliqar.Kur e shpall nje popull si shume me te zgjuar se te tjeret,e ke vene perseri ate etni ne nje shenjester te armiqve te vete te vjeter,te cileve mund t'u shtohen dhe armiq te rrinj thjesht nga zilia.Bubis,u shpreh se populli i tij nuk eshte as me i keq dhe as me i mire se kombet e tjera.Edhe pse kjo mund te kete qene nje formulim i urte i Bubis i cili nga eksperienca e tij e gjate me elitat gjermane(financiare,politike,intelektuale)ish teper i vetedijshem per potencialin e tyre nuklear te urrejtjes dhe te zilise(kampion bote ne urrejtje)
mendoj se diskutime te tilla vetem nxitin ziline dhe urrejtjen kundra hebrenjve,ne kete rast,kundra armeneve,per te cilet behen diskutime te ngjashme,apo kundra kujtdo etnie qe fokusohet si me e zgjuar se te tjeret.
Si nje nderhyrje te Perendise shoh faktin historik qe ishin pikerisht hebrenjte ata qe jo vetem i dhuruan Amerikes nje pjese te konsiderueshme informacioni shkencor per pregatitjen e Bombes se Pare Atomike,(Ajnshtajn) por ishin gjithashtu hebrenjte( shkencetare hebrenje kryesisht me origjine nga Hungaria) te cilet me vendosmeri binden ne kohe Elitat drejtuese te USA per domosdoshmerine e pregatitjes se asaj arme vendimtare qe i tregoi vendin sadisteve japonez,dhe u theu hunden dhe gjunjet lunatikeve qe rrethonin Adolf Hitlerin.
Personalisht tek hebrenjte me impresionon vullneti i tyre i celikte per te mbijetuar te cilin e kane kultivuar nder shekuj.Me prek deri ne kocke fati i tyre nden Holokaustin.
Simpati te vecante nder hebrenjte e shquar kam per Albert Einstein,dhe per Viktor Frankl.
---------------------------------------------------------
* Per me teper rreth termit habitus shih: http://en.wikipedia.org/wiki/Habitus_(sociology)
* Ignatz Bubis hebre i cili e ngriti egzistencen e tij pas Luftes se II Boterore ne Gjermani.
Ne fund te jetes se tij ai ish miliarder.Bubis gjithashtu ne fund te jetes se tij po ne media shprehu kritike te hapur kundra antisemitizmit me te cilin ish trajtuar nga elitat gjermane gjate gjithe jetes se tij.Ai la amanet te mos varrosesh kurre ne Gjermani.
Krijoni Kontakt