Close
Faqja 24 prej 39 FillimFillim ... 14222324252634 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 231 deri 240 prej 384
  1. #231
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Zanfina Ismajli: E vėrteta e marrėdhėnies sime me Lorik Canėn

    Kėngėtarja tregon edhe pėr raportet e shumėpėrfolura me motrėn e saj, Adelina Ismaili

    Ka ardhur nė Tiranė pas shumė vitesh. Duke e ndjerė shkėputjen e gjatė me publikun shqiptar, qė nga koha kur ishte fėmijė, pikėrisht atėherė kur merrte pjesė nė festivalet muzikore, Zanfina Ismajli mendoi se ky ishte momenti mė i mirė, pėr tė qenė nė njė event nė Shqipėri. E shoqėruar nga nėna dhe e motra Ema, ajo ka kėnduar dy ditė mė parė nė festivalin e muzikės moderne “Top-fest”, ndėrsa motra mė e madhe Adelina i shkruante herė pas here nė celular pėr t’i dhėnė kurajo, apo ndonjė kėshillė tė vogėl pėrpara daljes nė skenė. Por pavarėsisht mungesės sė gjatė tė Zanfinės nė skenat shqiptare, lajmet pėr tė e sidomos tė rejat nė lidhje me jetėn private kanė ngjallur gjithmonė interes. I tillė ka qenė edhe lajmi i publikuar nga gazetat shqiptare, se kėngėtarja kosovare ka pasur njė marrėdhėnie sentimentale me futbollistin Lorik Cana. Por pėr Zanfinėn, nė tė vėrtetė bėhet fjalė vetėm pėr njė thashethem, mes shumė thashethemeve tė tjera, qė kanė dalė rreth marrėdhėnieve tė saj me motrėn e madhe Adelina. Tė gjitha kėto, e kanė bėrė bukuroshen nga Kosova ta humbasė disi besimin tek gazetat dhe gazetarėt, ndaj ka vendosur tė mos flasė asnjė fjalė nė lidhje me jetėn e saj private. Sa pėr marrėdhėniet me Adelinėn kanė qenė dhe do tė mbeten tė shkėlqyera edhe pse kohėt e fundit, duket se motra e vogėl Zanfina, po fiton mė shumė terren nė fushėn e muzikės. Studente nė vitin e tretė pėr drejtėsi, Zanfina Ismajli shprehet se pas karrierės muzikore synon njė karrierė tė suksesshme edhe si juriste.


    Cila ėshtė arsyeja qė vendose tė jesh nė njė festival muzikor nė Tiranė?
    Sė pari, zgjodha “Top-fest”-in, sepse qė nga fillimet mė ka pėlqyer shumė si festival. Nė Kosovė quhet edhe versioni shqiptar i MTV-sė. Kam parė, se fryma e kėtij festivali ėshtė ndryshe nga tė tjerėt. Eshtė shumė rinor, ka shumėllojshmėri zhanresh dhe mė ka pėlqyer mėnyra se si organizohet finalja, ndaj edhe kėtė vit meqenėse kisha kėngė tė reja vendosa tė marr pjesė dhe ta promovoj kėngėn time nė njė mėnyrė shumė tė mirė dhe tė jem pėr herė tė parė nė njė festival nė Shqipėri, qė nga fėmijėria.
    Vjen nė Tiranė pėr tė marrė njė ēmim, apo pėr tė qenė pranė publikut?
    Kisha menduar se i kisha munguar publikut nė Shqipėri dhe duhej tė isha e pranishme nė njė festival, nė mėnyrė, qė adhuruesit e mi kėtu tė mė shihnin nga afėr. Pėrsa i pėrket ēmimeve asnjėherė nuk i kam parė si qėllim nė vetvete, sepse nuk mendoj qė gjithmonė duhet tė fitohet diēka.
    Ke pasur emocione, duke qenė se prej vitesh nuk e njihje pritjen e publikut nė Tiranė?
    Them qė publiku ka njė sy tė mprehtė dhe emocionet janė tė pranishme, por besoj qė pritja ishte e mirė.
    Me ēfarė je duke u marrė momentalisht nė Kosovė?
    Aktualisht kohėn time kryesore e merr shkolla, por edhe koncertet nė Kosovė e diasporė, tė cilat kohėt e fundit kanė qenė tė shumta.
    Shpesh kemi dėgjuar qė marrėdhėniet e tua me Adelinėn, nuk janė tė mira…
    E vėrteta ėshtė qė ne kemi marrėdhėnie shumė tė mira, ashtu siē mund tė kenė dy motra me njėra-tjetrėn. Thashethemet nėpėr gazeta kanė bėrė qė njerėzit tė mendojnė, se ne kemi marrėdhėnie tė kėqija, por si mund tė kemi ne tė tilla marrėdhėnie kur jetojmė nėn njė kulm, kemi tė njėjtin profesion dhe kemi shumė gjėra tė pėrbashkėta! Ē’ėshtė mė e mira, kėshillohemi, rrimė bashkė dhe jemi shoqe, pėrpara se tė jemi motra.
    Tė ka ndihmuar Adelina dhe emri i saj qė tė ecėsh nė fushėn e muzikės?
    Nė disa raste ka pasur ndihmė emri i saj, nė disa raste jo. Mendoj, qė mė shumė mė kanė ndihmuar kėshillat dhe sugjerimet e saj profesionale, sesa emri.
    Nė raport me Adelinėn, e gjen veten mė tė suksesshme, apo mė pak tė suksesshme?
    Them, qė Adelina ėshtė mė e suksesshme, sepse ajo ka njė karrierė tė gjatė, tė cilėn askush nuk mund t’ia shkelė e as t’ia marrė, ndėrsa mua mė duhet ende shumė punė, qė tė arrij aty ku ėshtė ajo… Dhe shpresoj qė t’ia arrij.
    Ka gjėra nė tė cilat do doje t’i ngjaje Adelinės apo ta imitoje atė?
    Inovacionet qė Adelina ka bėrė kanė qenė aq tė mėdha saqė askush nuk mund t’i pėrsėrisė dhe do tė doja qė karriera ime tė jetė po aq inovative sa edhe e saj.
    Ē’mund tė na thuash pėr jetėn tėnde jashtė skenės? Ndonjė djalė…?
    Para disa kohėsh kam folur edhe pėr jetėn time private, por ka filluar tė mė keqpėrdoret, ndaj edhe jam ndalur. Nuk flas mė pėr jetėn private, vetėm pėr atė profesionale.
    Po pėr marrėdhėnien tėnde me futbollistin Lorik Cana?
    Ky ėshtė njė thashethem qė ka filluar nga Tirana dhe mė pas nė Kosovė e diasporė, ka marrė pėrmasa shumė tė mėdha. Por ja qė nė tė vėrtetė atė futboller unė nuk e njoh, e madje as nuk e kam parė ndonjėherė nė jetė dhe nuk ka asgjė tė vėrtetė nė fjalėt qė janė shkruar.
    Si mendon ti, cila ėshtė arsyeja apo baza e kėtij thashethemi?
    Tė gjitha kėto fjalė unė i kam parė si mėnyrė pėr tė shitur gazetėn, sepse kur dikush dėshiron tė ketė njė lajm tė ri sensaci-onal, pėrdor emrin e njė kėngėtareje, e cila ėshtė mė atraktive nė kėtė moment. Mendoj se mė ėshtė keqpėr-dorur pak emri, por ja qė keqkuptimet u pastruan, pasi unė pata treguar e para, qė nuk e njoh, nuk e kam parė dhe nuk kam pasur asgjė me tė.
    Je e kujdesshme, ndaj asaj qė mediat shkruajnė pėr ty?
    Mundohem tė jem, por mediat nuk mund t’i kontrolloj.
    Cila ka qenė gjėja qė tė ka dėmtuar mė shumė?
    Thashethemi pėr Lorik Canėn, sepse unė po thosha qė nuk e njoh, ndėrsa ai nuk po fliste dhe kjo mė bėri pakėz nė dyshim. Edhe fjalėt qė kam marrėdhėnie shumė tė kėqija me motrėn, tė cilėn e dua shumė, mė kanė lėnduar. Mendoj qė njerėzit, pėr tė arritur diēka nė profesion pėrdorin mėnyra nga mė tė ndryshmet dhe kjo nuk ėshtė e drejtė.
    Je shpallur kėtė vit kėngėtarja mė seksi mes disa kėngėtareve shqiptare. Je e kėnaqur?
    Jam ndjerė shumė mirė, sepse ka qenė konkurrenca e madhe. E falėnderoj shumė publikun, qė mė ka votuar. Nė tė vėrtetė nuk e kam pritur dhe kisha besuar se mund tė fitonte tjetėrkush.
    Kė shihnit si fituese tė mundshme?
    Ndoshta Bleona Qerretin, ose ndonjė tjetėr.
    Sa e rėndėsishme ėshtė pėr njė kėngėtare tė jetė seksi?
    Mendoj se kjo e ndihmon karrierėn, sepse syri kėrkon bukuri. Gjithmonė kur shohim diēka nė ekran, kėrkojmė tė jetė e bukur.

    G.Panorama


    #VamosArgentina

  2. #232
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834
    Kerkon ti ngjaje te motres po kot e ka se nuk e arrin dot

    Zanfina eshte sexy dhe terheqese,por si kengetare ..... cope.

  3. #233
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Nolird
    Anėtarėsuar
    19-04-2007
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    466
    Zanfina zerin nuk e ka te mire

    te tjerat i ka ok

  4. #234
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    110
    Ndegjojeni mire si kendon pastaj flisni se a ka ze te mire apo jo.Ne fund te fundit ju profesora te muzikes nuk jeni qe te kritikoni dikend.

  5. #235
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    22-09-2007
    Vendndodhja
    Nė Kosoven e pa Rrym...
    Postime
    200
    T'merr i Estrades ... osht ...

  6. #236
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    110
    Shume perfekt eshte...

  7. #237
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Citim Postuar mė parė nga Amor Lexo Postimin
    Shume perfekt eshte...
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  8. #238
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    A veme nje bast se ne me shume se 50 perqind te postimeve mbi Zanfina Ismailin eshte perdorur per te pershkruar ate fjala SEXY ???
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  9. #239
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    24-08-2004
    Postime
    148

    Zanfina refuzon politiken

    E ftuar nga LDD dhe me pas nga AAK,Zanfina Ismaili refuzon qe te dyja partite duke mos dashur qe te indentifikohet ne asnje menyre politikisht.Mga burime te aferta nga te dyja partite (Rasim Selmanaj AAK dhe Gani Geci LDD),Zanfina kishte refuzuar edhe pagesen jo aq te vogel e prere ne vendimin e vet qe te mos marr pjese ne asnje tubim partiak.
    Bravo Zanfina,Rrushja e Lales.

  10. #240
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-05-2004
    Postime
    90
    si duket qenke shume i afert familjen ismaili meqe paske info kaq te sakta ,dhe po i njihshe emrat e njerzeve partiak.hahahah

    me se miri e tregoj e motra e saj identifikimn per pari ,diten kur u shfaq ne skene . sa keq qe e paska zhgenjy gani gecin se kishte raporte shume te ngushta me te ,por me siguri ai i gjori nuk paska aq leke sa ti ofroj dikujtt si adelines e cila cdo gje bene per ato dreq parash.

Faqja 24 prej 39 FillimFillim ... 14222324252634 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Genta Ismajli
    Nga dodoni nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 150
    Postimi i Fundit: 25-05-2011, 14:32
  2. Genta apo Zanfina
    Nga LOVE_ANGEL nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 06-12-2007, 14:02
  3. Intervista me kėngėtarė shqiptarė!
    Nga ChuChu nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 20-05-2007, 21:37
  4. Kenga magjike 2005
    Nga Moltisanti nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 13-02-2006, 23:34
  5. Nena e Adelina Ismajlit nė burg
    Nga Shėn Albani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 08-01-2003, 13:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •