Pesė tė mėdhenjtė e Champions
Liga e Kampioneve startoi kėtė javė me rezultate tė pritshme, por edhe disa surpriza, siē ishte barazimi i Ēelsit me Rozenborgun modest dhe humbjen e Interit nė Stamboll me Fenerbahēen. Por, vėmendja e specialistėve tė futbollit dhe sidomos e tė apasionuarve tė golave u drejtua te lojtarė tė tillė si Rau Gonzalez, Rud van Nistelroj, Andrij Shevēenko, Tieri Henri dhe Filipo Inzagi, tė cilėt janė dhe pesė golashėnuesit mė tė mirė tė kėtij kompeticioni qė janė ende aktivė. Tė pesė kėta shėnuan nė ndeshjet e para tė Ligės sė Kampioneve.
1. Raul Gonzales, 57 gola
I mėsuar me golin, sulmuesi i Realit tė Madridit shėnoi golin e parė nė fitoren 2-1 kundėr Benfikės dhe tė 57-in e tij nė Ligėn e Kampioneve. 30-vjeēari realizoi golin e parė tė tij nė Champions League gati 12 vjet mė parė dhe tashmė po bėhet njė figurė dominuese nė Realin e Bernd Shusterit, pasi po luan nė rolin e tij tė preferuar si sulmues qendre. Duke luajtur pas Van Nistelroit, ai duket si njė sulmues i vjetėr dhe partnershipi funksionoi mė sė miri kur Van Nistelroi i dha asistin e golit tė parė kundėr gjermanėve. Nuk ėshtė vetėm goli qė impresionoi trajnerin e tij. “Raul ėshtė njė luftues, ai kurrė nuk e lėshon veten dhe nuk do tė bierė kurrė nga cilėsitė e tij”, - tha Shusteri pas ndeshjes.
2. Rud van Nistelroi, 50 gola
Van Nistelroi u bė golashėnuesi i dytė i vetėm, pas Raulit, qė shėnon 50 gola nė kompeticionin mė tė rėndėsishėm tė klubeve. Nė bashkėpunim me spanjollin, ai realizoi golin qė i dha fitoren Realit tė Madridit, kur kishin mbetur edhe 16 minuta lojė. Holandezi e nisi kampionatin me njė dėmtim, por regjimi i fortė i mbajtur nė “Bernabeu” e ndihmoi atė. “Nuk ėshtė vetėm ndryshimi i trajnerit, por pati dhe ndryshime thelbėsore nė skuadėr”, - tha 31-vjeēari, qė shėnoi 25 gola gjatė sezonit tė kaluar. “Ne kemi shumė lojtarė me mentalitet sulmuesi dhe me njė trajner si Shusteri, i cili ka pėr zemėr sulmin, do tė jetė shumė mirė pėr tė gjithė ne”, - pohoi holandezi, qė duhet kujtuar se shėnoi edhe kundėr Shqipėrisė.
3. Andrij Shevēenko, 47 gola
Si pėr ta bėrė edhe mė shumė intrigues, Shevēenko shėnoi golin e fundit nė “epokėn Mourinjo” nė “Stemford Brixh”. Trajneri dhe sulmuesi nuk janė parė shpesh sy mė sy, por ishte ukrainasi 30-vjeēar qė shėnoi me kokė pas harkimit tė Florent Maludas nė minutėn e 63-tė, duke i dhėnė njė pikė Ēelsit nė shtėpi kundėr Rozenborgut. Sheva u gėzua jashtė mase pasi kishte kaluar njė sezon tė vėshtirė dhe me njė formė tė varfėr nė Londėr. Goli i Shevēenkos ishte i 47-ti nė Ligėn e Kampioneve dhe i 60-ti nė tė gjitha kompeticionet europiane, duke e vendosur atė nė vend tė dytė sė bashku me Inzagin, vetėm dy gola mė pak se Gerd Myleri, i cili mban edhe rekordin e tė gjitha kohėrave me 62 gola.
4. Tieri Henri, 43 gola
Francezi Tieri Henri nuk kishte kaluar njė kohė tė lehtė qysh prej transferimit tė tij pėr shumėn e 23.8 milionė eurove nga Arsenali te Barcelona nė muajin qershor dhe goli i tij i shėnuar nė fitoren 3-0 kundėr Olimpikut tė Lionit e lehtėsoi jo pak sulmuesin e njohur. Henri e kishte bėrė zakon shėnimim e golave spektakolarė me Arsenalin dhe shpresat nė kryeqytetin katalanas ishte e madhe, kur ai realizoi transferimin e dėshiruar pėr njė kohė tė gjatė. Gjithsesi, 30-vjeēari shėnoi njė gol shumė tė lehtė pėr nga mėnyra e realizimit kundėr kampiones sė Francės. Trajneri Frenk Rajkard beson se tashmė ka ardhur momenti tė fillojė bollėku i golave tė Henrisė, duke bėrė edhe njė spostim taktik dhe duke e vendosur sulmuesin nga krahėt nė qendėr.
5. Filipo Inzagi, 39 gola
Nė moshėn 34-vjeēare, Inzagi duket si njė burrė shteti nė klubin e tij, por italiani nuk po jep asnjė shenjė se forma e tij po bie. Goli i tij nė formė voleji, nė fitoren 2-1 kundėr Benfikės, nuk ishte aspak me i zbehtė se kryevepra e realizuar nga Andrea Pirlo. Pasi shėnoi dy golat nė fitoren madhėshtore tė Milanit kundėr Liverpulit nė finalen e Ligės sė Kampioneve, plus edhe dy tė tjerė me Kombėtaren e Italisė nė qershorin e kaluar dhe njė tjetėr nė finalen e Superkupės kundėr Seviljes, Inzagi ėshtė duke provuar se nuk ėshtė vetėm njė mbrojtės i Milanit, por njė sulmues race edhe pse ka kaluar prej katėr vitesh tė tridhjetat. Me Ronaldon e dėmtuar dhe Alberto Xhilardinon jashtė forme, ai ėshtė shndėrruar nė udhėheqėsin e vijės sulmuese duke marrė mė shumė pėrgjegjėsi.
http://www.albania-sport.com/mat.php?idm=5640
Krijoni Kontakt