Close
Faqja 6 prej 16 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 159
  1. #51
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Prifterinjte e huaj ne SHBA jane 99.9% me shtetesi amerikane.
    Pa dashur te nderpres kete debat interesant, vetem nje vezhgim te vogel. Nuk behen keto krahasime. Sic i thone ne US, eshte si te krahasosh portokallet me mollen. Sikur te ishim ne terezine tone sa cereku i ekzistences se US, as qe do behej fare ky debat, se do kishim te pakten 3-4 breza prifterinjsh puro shqiptare.

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-05-2007
    Postime
    290
    Citim Postuar mė parė nga skeshqe
    Shitje "daje" nuk po te bej.

    Tjetra, shtetesi amerikane, c'lidhje ka shtetesia kur kisha eshte shqiptare? Nuk u cenoka autoqefalia shqiptare nga nje nenshtetas amerikan, por cenohet nga nje nenshtetas grek? Pse ky standart i dyfishte?
    Kishat shqiptare ne Amerike nuk jane pjese e KOASH-it, po e OCA-s (Kisha Ortodokse Amerikane).

  3. #53
    Citim Postuar mė parė nga qorrbiba
    Kishat shqiptare ne Amerike nuk jane pjese e KOASH-it, po e OCA-s (Kisha Ortodokse Amerikane).
    Atehere si i bie, qe ne qe shkojme ne kishe orthodhokse amerikane nuk jemi shqiptare???

    Ja keshtu, standartet e dyfishta gjithmone te i njejti burim te nxjerrin. Qenka problem greku, por s'eshte amerika. Pse? Sepse genjeshtrat dhe urrejtja qe mbolli ai sistemi komunist na jane bere si mesime te pandara ne jete dhe na duket dhe delja - ujk.
    Kokrrizat e reres nuk jane puthje valesh
    Por lot...Lot shkembinjsh, Dashurish, tretur me kot ©

  4. #54
    Citim Postuar mė parė nga Lioness
    Pa dashur te nderpres kete debat interesant, vetem nje vezhgim te vogel. Nuk behen keto krahasime. Sic i thone ne US, eshte si te krahasosh portokallet me mollen. Sikur te ishim ne terezine tone sa cereku i ekzistences se US, as qe do behej fare ky debat, se do kishim te pakten 3-4 breza prifterinjsh puro shqiptare.
    Shqiptar eshte ai qe ben per Shqiperine. Pashaporta te ndihmon te hapesh gojen, por veprat dalin nga zemra.
    Kokrrizat e reres nuk jane puthje valesh
    Por lot...Lot shkembinjsh, Dashurish, tretur me kot ©

  5. #55
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-05-2007
    Postime
    290
    skeshqe, po mbytesh me nje pike uje. Dhe ate pike uji po e turbullon vete.

    Republika e Rumanise - Kishe Autoqefale rumune- Kryepeshkop rumun
    Republika e Serbise- Kishe Autoqefale serbe - Kryepeshkop serb
    Republika e Greqise - Kishe Autoqefale greke - Kryepeshkop grek
    SHBA- Kishe Autoqefale Amerikane- Kryepeshkop amerikan, po ka dioqeza per te gjitha kombet ne te gjithat gjuhet
    Republika e Shqiperise - KOASH - kryepeshkop grek

    Jemi te vetmit qe kemi nje anomali. Me gjej nje vend tjeter ku kryepeshkopi i kishes autoqefale te mos kete pashaporten e atij shteti.

  6. #56
    Citim Postuar mė parė nga qorrbiba
    skeshqe, po mbytesh me nje pike uje. Dhe ate pike uji po e turbullon vete.

    Republika e Rumanise - Kishe Autoqefale rumune- Kryepeshkop rumun
    Republika e Serbise- Kishe Autoqefale serbe - Kryepeshkop serb
    Republika e Greqise - Kishe Autoqefale greke - Kryepeshkop grek
    SHBA- Kishe Autoqefale Amerikane- Kryepeshkop amerikan, po ka dioqeza per te gjitha kombet ne te gjithat gjuhet
    Republika e Shqiperise - KOASH - kryepeshkop grek

    Jemi te vetmit qe kemi nje anomali. Me gjej nje vend tjeter ku kryepeshkopi i kishes autoqefale te mos kete pashaporten e atij shteti.
    Cili nga keto vende ishte ateist per 30 e kusur vjet?

    Kryepeshkopet i lind puna, jo pashaporta. Por c'te besh, kur s'ke c'i ben gomarit, i bie samarit. Le te dale nje shqiptar qe ka dhene prova besimi dhe pune per orthodhoksine dhe s'ia mohon askush vendin. Dhe me e keqja eshte se dhe te dale nje kryepeshkop i tille, perseri do pergojoset dhe do njolloset, eshte stili i punes se medias shqiptare dhe shqiptareve mosmirenjohes ne pergjithesi, jo vetem me figurat fetare, por dhe letrare (shembull Ismail Kadareja) po nuk ia vlen te hyjme ne kanale te tjera.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga skeshqe : 22-05-2007 mė 16:58
    Kokrrizat e reres nuk jane puthje valesh
    Por lot...Lot shkembinjsh, Dashurish, tretur me kot ©

  7. #57
    SHQIPTAR PURO
    Anėtarėsuar
    25-05-2004
    Vendndodhja
    ne Atdhe
    Postime
    24

    Reagim ndaj intervistave te z. Godo dhe z. Xhufi

    Mos e cėnoni autoqefalinė e Kishės Orthodhokse tė Shqipėrisė.

    Bazuar nė intervistėn e fundit tė Kryepiskopit Anastas, dhėnė Radios “Dojēe Vele”, dy prej personaliteteve mė tė njohura tė botės politike, por edhe mendimtare shqiptare, kanė reaguar me anė tė njė interviste. Pasi u njohėm me pėrmbajtjen e kėtyre intervistave nuk mund tė mos reagonim me anė tė njė tjetėr shkrimi nė formė pėrgjigjeje, por edhe sqarimi, pėr disa pasaktėsi tė vėrejtura.

    Nė rradhė tė parė na habiti fakti qė edhe pse personalitetet Godo e Xhufi kanė patur edhe nė tė kaluarėn qėndrime tė sė njėjtės frymė, kėtė rradhė ata e shpallin edhe vetė mosnjohjen e mirė tė ēėshtjeve kishtare orthodhokse, gjė qė duket edhe nė tėrėsinė e intervistave. Ėshtė pėr t’u vlerėsuar sinqeriteti shkencor i z. Godo, kur thotė se “Nuk e mbaj veten si njė njeri kompetent nė punėt teologjike, po kėshtu as pėr historinė e mirėfilltė tė Kishės Ortodokse Shqiptare dhe tė besimeve tė tjera. Janė fusha qė kanė tėrhequr shumė pak interesin tim, por unė po pėrgjigjem pėr sa mė pyesni dhe tė them mendimin tim dhe si i di unė kėto punė”. Njėsoj i sinqertė paraqitet edhe z. Xhufi kur thotė se “Thėniet e Hirėsisė sė Tij, janė tė thella dhe si tė tilla duhen lexuar me shumė vėmendje. Madje unė jam nė dyshim nė mund tė shprehem pėr intervistėn nė tėrėsinė e saj, pasi kam pasur mundėsinė qė tė bėj njė lexim”.

    Dhe, duke lexuar nė vazhdimėsi intervistat e kėtyre dy politikanėve, e vė re kėtė fakt. Po mundohemi qė tė paraqesim njė korrigjim tė gjėrave tė pasakta tė kėtyre intervistave, duke analizuar pikat e tyre tė pėrbashkėta e tė vecanta. Tė dy historianėt flasin me tė njėjtin zė kur hedhin dyshimin pėrsa i pėrket fjalėve tė Kryepiskopit nė lidhje me kėrkesėn nga ana e besimtarėve shqiptarė pėr fronėzimin e Kryepiskopit. Por pėr ata qė e kanė studiuar historinė moderne tė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė qė prej vitit 1991, kjo pėrbėn njė tė vėrtetė historike, pasi njihet gjithė zhvillimi i ngjarjeve tė para tė riorganizimit tė Kishės e deri te pėrzgjedhja e delegacionit qė vizitoi Patriarkanėn Ekumenike, si dhe pėrbėrja e kėtij delegacioni. Kėtė e dėshmon edhe Mitropoliti i Korēės, Imzot Joani ku nė fjalimin e tij me rastin e kremtimit tė 70 vjetorit tė dhėnies sė Autoqefalisė theksoi : “Kėshtu qė ishte Kisha jonė e cila i kėrkoi pėrsėri Patriarkanės Ekumenike tė themelonte e tė rivendoste Sinodin dhe Kryepiskopin”.

    Ndoshta mund tė insinuohet se pse nuk ėshtė bėrė ndonjė referendum pėr ta bėrė kėtė gjė, por dihet mirė se atėherė nuk kishte as kushte dhe as arsye pėr tė organizuar njė gjė tė tillė, ashtu sikurse edhe sot ēėshtjet e Kishės Orthodhokse nuk zgjidhen me referendume mbarėpopullore e as me anketime dhe intervista, por me vendimmarrje tė brendshme si dhe me pėrfshirjen e besimtarėve aktivė.
    Nė intervistat e tyre z. Godo e z. Xhufi kontestojnė qėnien nė krye tė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė tė Kryepiskopit Anastas duke u mbėshtetur njėri te Statuti i 1928 e tjetri tek zėrat kundėrshtues qė gjendeshin nė kishė gjatė ceremonisė sė fronėzimit.

    Pėrsa i pėrket Statuteve tė Kishės duhet bėrė njė sqarim pasi duket qė ėshtė ngatėrruar pak nga opinionistėt e sotėm kuptimi i fjalės statut nėn interpretimin kishtar. Fjala “Statut” nė Kishė nuk nėnkupton dogmė as edhe Kushtetutė. Gjithashtu statuti i Kishės nuk ka asgjė tė ngjashme me statutin e njė partie apo statutin e njė shoqate e qė mund tė pėrdoret pėr tė bėrė oponencė politike. Edhe nga ana funksionale njė Kishė mund tė ekzistonte fare mirė edhe pa statut, pasi Kushtetuta e Kishės ėshtė Shkrimi i Shenjtė, Tradita dhe Kanonet e Shenjta. Krijimi i statuteve edhe brenda Kishės u shfaq shumė vonė dhe erdhi si nevojė e kėrkesės pėr tė paraqitur mė zyrtarisht dhe ligjėrisht mėnyrėn e funksionimit dhe organizimit si edhe pėr tė rregulluar sa mė mirė marrėdhėniet midis Kishės dhe Shtetit.

    Kėshtu nė historinė e Kishės Orthodhokse ka disa statute, si ai i vitit 1929, ai i vitit 1950 sė bashku me Rregulloret pėrkatėse mbi administrimin e pėrgjithshėm tė Kishės. Gjithashtu, nga ana tjetėr njė Kishė nuk mund tė jetė peng e ēdo statuti tė mirė ose tė keqformuluar. P.sh. si mund tė funksionojė sot Kisha Orthodhokse e Shqipėrisė me statutin e vitit 1929 apo me atė tė vitit 1950 kur dihet se i pari u formulua nėn ndikimin e Mbretėrisė sė Zogut dhe i dyti nėn diktatin e Shtetit tė porsaformuar komunist, ndikime dhe shmangie qė vihen re qartė nėse i studion kėto statute. Pra, si mund tė merret nė konsideratė edhe tė serviret si argument nga ana e z. Godo statuti i 1929 dhe tė pretendohet qė Kisha duhet tė kthehet edhe njėherė nė atė realitet historik tė kaluar. Interpretimi dhe zbatimi jo vetėm i statuteve nė Kishė, por edhe i Kanoneve tė Shenjta (qė pėrmbajnė pagabueshmėri doktrinale) nuk bėhet me njė koncept tė ngushtė legal apo nėn njė interpretim strikt literal, por bėhet nėn frymėn e vetė rolit dhe realitetit shpėtimtar qė pėrbėn misionin unik tė Kishės.

    Me njė fjalė statutet mund tė ndryshohen e pėrmirėsohen sa herė qė shfaqet njė nevojė e caktuar nėn rrethanat e ndryshme historike. Statutet nuk janė tė pandryshueshme, dogmat dhe besimi orthodhoks ėshtė i pandryshueshėm dhe i pėrjetshėm.

    Sipas z. Godo, meqė nė statutet e vjetra theksohej se Primati duhej shqiptar, atėherė ēfarė duhej tė bėnte Kisha Orthodhokse, tė vazhdonte tė pushonte sė ekzistuari nė pritje tė njė kandidati tė pėrshtatshėm? Por edhe nėse do ta bėnte kėtė, pėrsa kohė do t’i duhej tė priste? Kjo ishte e pamundur dhe nuk mund tė kuptohet nga tė gjithė, pasi Primati i njė Kishe ka njė detyrė shumė tė vėshtirė pėr tė kryer apo siē do tė shprehej Mitropoliti i Korcės, Imzot Joani, njė kryq shumė tė vėshtirė pėr tė mbajtur. Se kur do tė vijė ajo ditė qė ky kryq tė mbahet nga njė primat vendas kėtė nuk e vendosin analistėt apo mendimtarėt, por vetė realiteti kishtar nė Shqipėri. Tė jeni tė sigurtė se edhe vetė Kryepiskopi ėshtė duke punuar pėr atė ditė. Mos u nxitoni tė jepni qė tani konkluzione tė nxituara. Vepra e Kryepiskopit ėshtė akoma nė zhvillim, ajo nuk ka mbaruar akoma. Ndoshta duhet tė tregoheni pak mė tė duruar pėr tė parė se si do tė jetė ecuria e saj qė tė mund tė bėni histori tė vėrtetė dhe tė plotė.

    Ndėrsa z. Xhufi na paraqet situatėn e vėshtirė tė fronėzimit. Edhe ne i kemi parė ato pamje televizive nė tė cilat dallohet qartė njė pakicė qė qėndronte nė fund tė kishės e qė nuk shprehte aspak pjesėn e besimtarėve tė vėrtetė orthodhoksė, por tė njė grupi tė vogėl njerėzish qė, si tė komanduar nga ndonjė qark i caktuar antiorthodhoks, pėrpiqeshin tė prishnin atmosferėn e fronėzimit. Kėto zėra mbyteshin dhe tejkaloheshin nga zėrat e shumicės qė thėrrisnin njė “po” tė madhe konfirmuese pėr primatin e tyre. Dhe ky realitet duket se po pasqyrohet akoma dhe sot ku grupi i vogėl i telekomanduar nuk ka asnjė peshė potenciale krahasuar me mbėshtetjen e gjerė qė gėzon Kryepiskopi Anastas si nė masėn e gjerė tė besimtarėve, anėtarė aktivė tė Kishės, ashtu edhe nė vlerėsimin e vazhdueshėm qė i bėhet veprės sė tij edhe prej anėtarėve tė Sinodit tė Shenjtė qė ėshtė organi mė i lartė drejtues i Kishės sonė. Mitropoliti Joan nėnvizoi me rastin e 70 vjetorit tė Autoqefalisė se: “Forcimi i Autoqefalisė sė vėrtetė dhe plotėsimi i hierarkisė kishtare ėshtė pa diskutim vepėr e Kryepiskopit Anastas”.

    Edhe pse ka tashmė 15 vjet qė Kryepiskopi Anastas nė krye tė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė ka treguar mjaft qartė se ėshtė njė Primat i aftė i cili punon me mish dhe me shpirt pėr rimėkėmbjen, riorganizimin dhe ringritjen nga rrėnojat tė Kishės Orthodhokse e qė duket se po ja arrin qėllimit ēdo ditė e mė shumė, pėrsėri gjatė kėtyre viteve ka patur zėra tė veēuar dhe monotonė qė nuk bėjnė gjė tjetėr veēse i kujtojnė kėtij misionari qė duhet tė iki. Kėto zėra qė vijnė nga jashtė komunitetit orthodhoks e cenojnė mė shumė Autoqefalinė e Kishės sesa edhe vetė “ndėrhyrjet” e tė huajve. Dhe kėtu nuk kursehen as edhe vlerėsimet pėr Kryepiskopin si njė personalitet i thellė dhe me vizion, pėr tė cilin bien dakort tė dy tė intervistuarit dhe duket sikur i thonė, qė edhe pse ke bėrė shumė pėr kėtė Kishė e kėtė vend, tashmė duhet ta mbyllėsh veprėn tėnde duke ikur. Kulmi i mosmirėnjohjes!

    Pėrpiquni tė mendoni pak zotėrinj, se si do tė ndihej Nėnė Tereza nėse nė Indi do t’i thoshin qė tė largohej sepse nuk ishte Indiane, apo Papa i sotėm nėse nė Itali politikanė dhe historianė do t’i kėrkonin tė largohej pasi nuk i pėrkiste kombėsisė italiane. Ne nga njėra anė krenohemi qė kombi ynė ka dhėnė misionarė tė mėdhenj tė krishterimit, si dhe Papė nė Perėndim dhe Patriarkė nė Lindje, ndėrsa nga ana tjetėr nuk duam tė pranojmė asnjė tė huaj qė t’i shėrbejė Kishės sonė. Kjo tingėllon pak si njė hipokrizi qė duhet tė marrė fund.

    Duhet kuptuar mė nė fund qė dhėnia e zgjidhjeve dhe e recetave nuk ėshtė kompetencė e cilitdo. Ēdo komunitet fetar ėshtė i pavarur dhe ka organet e tij drejtuese tė cilat vendosin pėr tė gjitha ēėshtjet. Se kėtu ne nuk kemi tė bėjmė vetėm me dhėnie mendimesh e opinionesh, por me teza dhe qėndrime qė kthehen fyese pėr njė komunitet tė tėrė kur sulmohet vazhdimisht e nė mėnyrė tė orkestruar Primati i tyre, i cili nuk ėshtė se pret ndonjė falenderim apo mirėnjohje nga tė tjerėt, por gėzohet dhe merr fuqi nga mbėshtetja, nderimi dhe falenderimi qė vetė besimtarėt orthodhoksė i adresojnė. Nėse dikush pėrpiqet tė ruajė e tė mbrojė Autoqefalinė aq tė pėrfolur tė Kishės Orthodhokse duhet tė kuptojė mirė se kjo Autoqefali = Pavarėsi ėshtė sė pari mosndėrhyrje e askujt nė punėt e brendshme tė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė.

    Nė kremtimin e 70 vjetorit tė dhėnies Autoqefalisė nga Patriarkana Ekumenike mė 12 prill 1937, Kryepiskopi Anastas sqaroi: “Por fakti ėshtė se ne jemi autoqefalė, tė pavarur, nga ēdo gjė qė ndodhet jashtė Kishės Orthodhokse, nga ēdo organ shtetėror apo nga kushdo qė kėrkon tė ndėrhyjė nė punėt e brendshme tė Kishės”.

    Le tė kontribuojnė tė gjithė personalitetet qė e duan dhe e mbrojnė Autoqefalinė e Kishės sonė, duke mos u bėrė pengesė nė pėrmbushjen e veprės gjigande tė Kryepiskopit Anastas, i cili do tė kujtohet nga historia si Restauruesi i tė gjithė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė.


    At Jani Tereziu
    Aleks Curi


    Botuar te "Shekulli" dt. 20-05-2007 (me shkurtime)

  8. #58
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Nderkohe qe ata peshkope shqiptare qe jane ne Sinodin e Koash, e respektojne dhe e nderojne Fortlumturine e tij Anastasin, disa palo-gazetare dalin dhe na shesin "patriotizmin e tyre", duke u "shqetesuar" per autoqefaline.

    Ky eshte kulmi i hipokrizise!
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e Arcas
    Anėtarėsuar
    10-11-2005
    Postime
    162
    Matrix, e sigurte qe je shqiptare se per Jannis dukete nga emeri qe eshte nje cop minoritari.
    Ehe more kokeqepa, nuku u ngopte me ato leke qe u japine. Prape doni me tepere ? Edhe bolle me me keto justifikime, jo kanditate i pershtatshme jo i papershtatshem. Po mbushen 20 vite, e nese ky kombi ine nuku nxjerre dote kandidate te pershtatsheme, atehere orthodoksine, kete fe, nuku e paskemi ne gjake. Ndersa katolikete e musulmanete arrijne te kene njerezite e tyre neper kisha, dhe neve akoma nuku e bejme kete gje, kjo eshte me te vertete shqetesuese. Por jooo, joo jo jo, ata qe kerkojne klerine shqiptare, ata jane antiorthodokse, antijanullatose. Jo ore miqe jo, ne duame klerine shqiptare, e nese ai klere nuku del edhe mbas 20 vitesh, atehre ju paska rene pordha ne zemer e eshte me mire te hiqni dore fare nga autoqefalia se sa ta mbaje "i shkreti" Janullatose. Cfare do bejme mbasi ky njeri largpames, bir i perendise qe ka ardhure per te na nxjerre ne delete e humbura shkipetare do vdesi ne te ardhmene ? Te marrime nje tjetere nga greqia apo nga serbia kesaje rradhe ?

    Paaftesia juaje tregone vec mediokritetine tuaje, e ne kete aspekt, un e mbeshtes 100% qendrimine e Janullatosit edhe per 1000 vjet te tjera, populle i paafte.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Arcas : 23-05-2007 mė 04:22

  10. #60
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Une jam shqiptar dhe Kryepeshkopi Anastas po ashtu.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Faqja 6 prej 16 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 01:22
  2. Mbi konfliktin nė Komunitetin Musliman Shqiptar
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-03-2009, 10:00
  3. Islami ne trojet iliro-shqiptare gjate shekujve
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 24-11-2007, 10:59
  4. Historia E Shqiptareve, Nga Iliret E Lashte, Ne Eren E Islamit
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-06-2005, 13:02
  5. Nano- Shqipėria nuk ėshtė me shumicė muslimane
    Nga dodoni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 17-05-2004, 17:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •