-
Nga nenqielli yne
Ecja ime nuk rendon ne kembet e mia
ate e shkel me kembe lehtesisht
dhe me shpije andej nga ndalesat
andej ku shkruan stop
ēuditerisht
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deep_blue : 09-06-2006 mė 13:54
Te gjitha jane thene
-
-
Mbreme nata vetoi pa bubullime nenqiellin tone
qielli lenurshem gjuante rrufete larg nesh
se kishin ardhur poete nga vise shqiptare ne Shtepine e Lidhjes
per te lexuar vargjet shterpe me honorare
Ptuh… paraja zagare e Hasan Zyko Kamberit
as poezine nuk po e le te marre fryme
Ptuh… dhe ata qe i ftuan dhe u dhane para
Per 128 vjet me radhe
Po migrojne vargjet nga nenqielli yne
Vargjet vendore sharlatane
Polici qe arrestoi Albinin para nderteses se unmikut
Po me merr shenimet makines
don ta arrestoje edhe ate
kohe arresti per njerez per vargje per makina
Qendra e nenqiellit tim po lemeritet per kalimtaret e rastit
Me skenen e zhugavte
Si te ish dere miniere
Pula ka filluar te beje veze katrore
Pula e fqinjit tim
Edhe ajo po prźt arrestin per vepren e kryer
per kakarisjen e saj
(Nje lagje te tere kakarisi)
Per vezen e saj katrore
Flamujt po grinden ne ajer me njeri-tjetrin
Te gjithe te njejte
te gjithe te qullur nga shiu i mbremshem
po grinden per t’u thare
Nenqielli yne kurre me m’rrolshem
s’ka qene se kete vit
po u bije ne moh njerezve me syze dhe me lesh te zi fytyres
Miku im skaj vorrezave ka gjetur qetesine
Atje ka bere zyren per kete vere
Aty po han
po pin
dhe po lexon vargjet e te humburve neper kohe
thote ska kohe
Po mirret me njerez gjysme te gjalle
dhe kurre nuk ma thote nje fjale te vetme per ta
periferia e nenqiellit tim sot eshte e qete
vetem asaj i besoj
aty do te jete strofulla ime
per ta kerkuar veten
Ditet e Lidhjes po perfundojne si dhembjet e lehones
me foshnje hedhur ne kontenjer
-
-
Je lodhur qyteti im nga festimet
nga vallet nga lodrat nga shundi
je lodhur nga ata qe ne emrin tend
po mbartin ca vula kohe
per t'u dalluar nga njerezit e rendomte
U plake para kohe
shterp ne vend se shtalp je bere
llom ta ben kalldermin valltaret
skenen e llomitur llom
edhe nga vogelushet je lodhur
nga mesuesit qe i lene te bredhin ata si qene endacake
te fshehur qosheve me koleget e tyre
as hije s'u ka
as stilin s'e kane
( le te me ndjejne ata)
pse nuk vdesin njerezit pa stil
Stili eshte jeta
Diku nenqielli yne
po ma rrit nje enderr te zhbere nga koha
te cilin s'do ta shes , s'do ta tradhtoj
sikur qe bej me jeten
Pse me jep nga plakja jote
komplet nenqiellin
sa shume gjera po t'i shoh
qytet i minareve
edhe veten...
O Zot!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deep_blue : 10-06-2006 mė 15:33
Te gjitha jane thene
-
-
Hidhu ne zaret e jetes
se gjithmone do te te bie asi
Idhnake te mori jeta perpara kur i thate njera - tjetres
"Nuk do te pajtohemi kurre"
U genjyet
edhe ti edhe jeta
Cila po mban me shume meri
Ne nenqiellin e periferise kane filluar te vjedhin gjate dites
Ec e thuama se nuk kam te drejte
te gjitha vjedhjet per ty pa ditur
diten i kisha bere
vjedhjet me te renda me ligjin me te rende
Te gjithe po shikojne futboll
une po luaj me boten si me top
per ta formesuar me mire
nga qe je ne polin e gabuar
aty ku po mundohem ta qarkoj
t'ia shtyp gungen
per te te pare me mire
ty
nenqiellin
dhe marrezine e botes
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deep_blue : 17-06-2006 mė 16:37
Te gjitha jane thene
-
-
Me mire vone se kurre - syno
me mire vone se kurre
ne qytetin e minareve
Nanen e atyne qe nuk kane koēe me vjell vnerin e vet
Halldupet ecin somnabul
tere jeten e jetes po thone se dine te flasin
e kurre te mire
e kurre te kulluar
nuk kane thene
as edhe emrin e vet
dhe jane mbi ne
dhe e dine qe nuk kane thene e spo thone asgje pos mohit
Mos ma le periferine pa roje
se fundi po vjedhin pak si teper somnabulet
dhe kurre nuk po i kthejne
me polici po bashkepunojne
Mos i ik hapesires sime
per ty periferine e rrethoja cdo mbremje
me sekret e rrethoja
me tela gjembore
E para ishte fjala
te gjithe po mesohemi si ta perdorim ate
Mekato mbi fjalen e paqene
mbi robin
mbi hapesiren
sepse ende eshte e jotja
hapesira jote e virgjer
nese ke mesuar te flasesh tash me
radhen e ke te dalesh nga guaca
thuaje syn- o
E para eshte fjala
-
-
Dite e vruget kish marr sot ne mengjes
te vruget njerezit dhe
mbremja e vruget ish
si buka mrume e pjekur nen saē
Mbi kete hapesira jone po pjek durimin
per nje tjeter tym te votres se fikur
-
-
mbyte qenin dhe hidhe nen kembet e tua
se mund te vije bushtra te te ulurije
ti mos bej asgje
vetem hapi kembet nxirre qenin e ngordhur
dhe per te fundit here thuaji bushter
qe ajo te ndjeje kenaqesi
-
-
I sinqertė me tė gjithė.
B R A V O
Kur dishka me te mire nuk kisha lexuar Zoti te shperbleft me ke pelqy shum te deshiroj sukses te matutjeshem.
Me respekt
Dr. leone
-
-
A me te shkrue vargje me lodhje
me kuje vargje ashtelekure
a vetem te bardha qe ti t'i lexosh ashtu
si une s'po mundem me shkrue
filloi nje dite para fillimit tand
dhe mbaroi kur mendova se po mbaron me mue
ti po vazhdon me gjarpnue kozmosit
une me sy perpjete me shigjetue
dashunine tande
-
-
A don me ardh me mu me i pa hamshoret cullak te kohes
Krejt egersisht tuj baritun kullosave
Asnje gur per ilac megje nuk eshte tuj u duk
Asnje goje ujku i uritun
Hajde me mue me ia vu kufijt kohes
Me u ndal ajo
E dhembja ma pak me ba ēerdhe ne trupin tand
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt