Close
View RSS Feed

Shpirt Shqiptari

Pse na ka braktisur Zoti?

Vlerėsimi: 2 vota, 1.00 mesatarja.
Po pija njė kafe me njė mikun tim i cili ishte shumė i shqetėsuar pėr situatėn nė vendin ku jetojmė, nė Amerikė. Edhe ai si unė, ėshtė i martuar me fėmijė. Dhe shqetėsimi kryesor nė mendjen e tij, fėmijėt dhe e ardhmja e tyre. Shqetėsimi i tij kryesor buronte nga propaganda e shfrenuar qė po u bėhet fėmijėve si nė shkolla, si nė ekrane televizioni, ekrane telefoni apo kompjuteri, pėr tė pranuar njė sėrė "vlerash" tė reja ku fėmijėt tanė mund tė zgjedhin vetė nė lirinė e tyre edhe ēfarė gjinie i pėrkasin. Dhe nuk ėshtė vetėm njė identitet i ri i krijur me fjalė, por i shtyjnė fėmijėt deri atje sa tė bėjnė tė paimagjinueshmen, tė bėjnė operacione e tė presin pjesė nga trupi i tyre, vetėm pėr tu kthyer nė transgjinorė. Transgjinor ėshtė termi qė dallon fėmijėt e kthyer nga gjinia nė tė cilėn kanė lindur, nė gjininė tjetėr.

Ajo qė e kish rritur tej mase stresin e shqetėsimin e mikut tim ishte se nė shkollėn qė vajza e tij shkon, njė shoqe e klasės sė saj ishte kthyer nė transgjinore. Nga e lindur si vajzė ajo tashmė identifikohet si djalė. Ka bėrė terapi hormonesh dhe ka kryer edhe ndėrhyrje tė pariparueshme kirurgjikale. Vajza ishte vetėm 14 vjeē dhe miku im e kish njohur kėtė vajzė prej vitesh, pasi vajzat e tyre ishin shoqe. Pasi mė tregoi kėto ngjarje, ai shprehu kulmin e dėshpėrimit tė tij me fjalėt: "Kam njė javė qė nuk vė dot gjumė nė sy nga meraku e shqetėsimi i krijuar. Vajza ime e shikon kėtė qė ndodhi si diēka normale, dhe ēdo fjalė qė ne i themi si prindėr qė ėshtė shumė gabim, ajo na e kthen se ju nuk e dini se ēdo tė thotė tė jesh i lirė. Ju keni lindur nė Shqipėrinė komuniste. Unė kam lindur nė Amerikė!"

U mundova ta qetėsoja me fjalė duke i thėnė se edhe kjo do tė kalojė, e vajza e tij ėshtė fėmijė i mirė, dhe se si prindėr, meraku pėr fėmijėt tanė ėshtė njė ankth qė nuk ikėn ndonjėherė. Por nuk duhet ta lejojmė kėtė ankth qė tė na paralizojė nė atė pikė sa tė mos jemi mė nė gjendje tė kryejmė detyrat tona si prindėr. Dhe i thashė qė tė bėjė atė qė bėj edhe unė, sa herė qė nuk jam nė gjendje qė t'iu jap zgjidhje vetė halleve tė jetės: lutju Zotit! Vendosi problemet e jetės tėnde nė duart e Tij, qė ai t'iu japi zgjidhje. Lutju pėr mbrojtjen hyjnore pėr familjen tėnde. Por kjo nė vend qė ta qetėsonte mikun tim, e acaroi mė shumė: "Ēfarė Zoti flet ti! Zoti na ka braktisur! Po tė kishte Zot, kėto gjėra nuk do tė ndodhnin!"

Nė kėtė pikė, temperatura ime e gjakut u ngrit. I bėra tė qartė mikut tim qė ferri mbi tokė nė tė ciliin jemi duke jetuar, nuk ėshtė pėr faj tė Zotit, ėshtė pėr fajin tonė si njerėz. Ne e kemi hedhur poshtė Zotin! Ne e kemi harruar Zotin! Ne e kemi pėrzėnė Zotin nga jetėt tona! Kur ėshtė hera e fundit qė shkove nė Kishė tė ndezėsh njė qiri e tė thuash njė lutje pėr fėmijėt e tu? Ne e kemi braktisur Zotin dhe jo Ai ne! Dhe kur e braktisim Zotin nė lirinė tonė, e keqja e ngre kokėn pasi na shikon qė jemi tė pambrojtur. Engjėlli i Perėndisė nuk ėshtė mė nė krahun tonė. Dhe e keqja na sulmon dhe na godet atje ku na dhemb mė shumė: tek familja, tek fėmijėt tanė. Kur njeriun e zė nata nė majė tė malit nė pyll, e vetmja gjė qė e ruan nga egėrsirat ėshtė zjarri. Asnjė egėrsirė nuk i afrohet atij njeriu qė fle i vetėm nė pyll pėr aq kohė sa zjarri lėshon flakė e tym. E njėjta gjė edhe me njeriun. Pėr aq kohė sa njeriu e ruan flakėn e besimit tė ndezur brenda shpirtit tė tij, e keqja mund t'i vijė rrotull por nuk e prek dot! Ai njeri gėzon mbrojtjen hyjnore tė Zotit. Dhe si e mbajmė kėtė zjarr shpirtėror tė ndezur? Me lutje pa pushim, me mbajtjen e kreshmės, me pjesmarrjen nė jetėn liturgjike tė Kishės, me marrjen e ushqimit tonė shpirtėror, Gjakun e Trupin e Krishtit nga Kupa e Shenjtė e Kungatės nė Kishė tė dielave.

Parė me kėtė sy, e keqja qė ka pushtuar Amerikėn e botėn do tė tėrhiqet e mundur, vetėm kur njerėzit tė kthjellohen nga mendja e nga zemra, e tė rikthehen si fėmijė plangprishės tek shtėpia e Atit tė tyre qė i pret krahapur. Vetėm kur ne tė rigjejmė besimin e humbur nė Zot, vetėm kur tė jetojmė me Perėndinė, e keqja do tė marri goditjen nga Perėndia e si gjarpėr do tė fshihet nė vrimat e nėntokės. Ashtu si minjtė hedhin valle kur macja ikėn nga shtėpia, ashtu edhe djalli hedh valle kur njerėzit humbin besimin nė Zot!

Nėse ka njė mėsim tė madh qė ne tė gjithė duhet tė marrim nga koha qė po jetojmė, ėshtė se plani i sė keqes pėr njeriun ėshtė gjithmonė shkatėrrimi i tij. Dhe mėnyra se si e keqja e shtyn njeriun nė vetėshkatėrrim ėshtė duke e rebeluar atė kundėr natyrės sė tij njerėzore. Kjo "liria pėr tė zgjedhur gjininė" nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė rebelim kundėr natyrės sonė si njerėz. Rebelimi i njeriut kundėr natyrės sė tij sjell vetėshkatėrrim tė garantuar. Ēfarė kanė tė pėrbashkėt homoseksualėt e transgjinorėt e gjithė antarėt e LGBTQ+? E pėrbashkėta e tyre ėshtė rebelimi kundėr natyrės njerėzore! Jo thjeshtė njė rebelim kundėr Zotit! Urdhėrimet e Zotit kanė pėr qėllim pikėrisht qė tė na mbrojnė nga rruga e gabuar qė tė shpie nė vetėshkatėrrim. Dhe kėta njerėz tė pushtuar e mashtruar nga e keqja, shkojnė drejt rrugės pa krye, vdekjes. Arsyeja pėrse sulmojnė fėmijėt tanė ka tė bėjė me faktin se ata nuk janė nė gjendje tė sjellin nė jetė fėmijėt e tyre. Fėmijėt janė jetė, janė gėzim, janė fryti mė i ėmbėl i dashurisė, janė shpresė!

Fėmijėt tanė e gjejnė veten sot nėn sulmet e tė keqes, pasi ne prindėrit e tyre humbėm besimin nė Zot!
Zoti nuk na ka braktisur! Jemi ne, qė e kemi braktisur Atė!

Rifreskuar nė datėn 01-03-2024 ora 04:32 nga Albo

Fjalėt Kyēe: %27, (select convert(int Shto / Ndrysho Fjalėt Kyēe
Kategoritė
Familja

Komente

Trackbacks