Close
View RSS Feed

Shpirt Shqiptari

Feministja e penduar

Vlerėsoje Postimin
Njė ditė nė zyrėn e punės, njė vajzė e re qė punon nė zyrėn tonė si sekretare po qante e ulur nė tavolinėn e saj tė punės. Kujtova se kish marrė ndonjė lajm tė hidhur dhe u mundova ta qetėsoj sadopak. Nuk e pyeta pėrse qan, pasi nuk e kam tipin qė i fut hundėt nė punėt personale tė tė tjerėve. Dhe pas pak minutash, ajo filloi tė mė tregonte vetė se ēfarė kish ngjarė atė ditė me tė.

Bosja e grupit nė tė cilėn ajo punon, ėshtė njė grua qė ajo e adhuron. Ajo ėshtė rol modeli nė sytė e saj. Njė grua e pashme, e sukseshme, e veshur bukur, qė flet me plot autoritet dhe besim nė vetvete.Ajo ėshtė nė tė 50-tat nė moshė dhe nė grupin e saj ka plot 100+ veta qė i raportojnė asaj. Titulli i saj i punės ėshtė Vice President (VP). Ēdo tremujor ajo shkon me pushime 1 javė nė vendet mė ekzotike tė botės. Nė sytė e vajzės sė re nė moshė, qė sa po e fillon karrierėn e saj, ajo ėshtė njė rol model, njė idhull. Nė mendjen e saj ajo ėndėrron qė njė ditė tė bėhet edhe ajo si Jennifer.

Atė mėngjez, sekretarja pasi i kish bėr njė kompliment pėr veshjen e bukur dhe kėpucėt, i kish shprehur adhurimin e saj pėr tė me fjalė: "Ti je perfekte! Kur tė rritem, dua tė bėhem edhe unė si ty!" Por idhulli i saj nuk i mori kėto fjalė si kompliment. Fytyra e saj ishte errėsuar, e kish kapur sekretaren prej krahu dhe e kish futur nė zyrėn e saj, dhe i kish thėnė disa fjalė qė e kishin kthyer gjithė botėn e vajzės sė re pėrmbys.

- E shikon kėtė zyrė? E shikon kėtė titull mbi tavolinė? E shikon kėtė karrierėn time tė sukseshme? I shikon kėto veshje e kėpucė lluksoze qė ti nuk i blen dot? I shikon kėto fotografi nga vende ekzotike ku unė shkoj me pushime? I shikon apo jo?

- Po, i shikoj - iu pėrgjig sekretarja.

- Unė do ti flakja tė gjitha kėto kėtė moment nė kėmbim tė asaj qė ti ke dhe unė e shpėrdorova.

- Ēfarė kam unė qė ti e dėshiron kaq shumė?

- Ti ke tė gjithė jetėn tėnde pėrpara pėr tė jetuar. Ti ke kohėn qė unė e humba.

- Nuk po tė kuptoj?

- Vendimet qė unė mora nė jetėn time mė sollėn suksesin qė ti shikon dhe ke zili. Por ajo qė ti nuk shikon, ėshtė vetmia nė tė cilėn unė jetoj. Unė zgjodha karrierėn. Unė zgjodha suksesin. Por ky sukses u ble me njė ēmim shumė tė shtrenjtė: unė nuk krijova dot familjen time, u martova me karrierėn time. Nuk arrita tė bėhem dot nėnė, dhe fėmijėt e mi janė dy macet e mia nė shtėpi. Kjo jam unė! Ky ėshtė portreti im i vėrtetė!

- Pėrse mi thua mua gjithė kėto gjėra?

- Se dua tė mėsosh koston e vėrtetė tė suksesit nė karrierė sot qė je 22 vjeē e jo nesėr kur tė jesh 52 vjeē e tepėr vonė pėr tė ndryshuar rrjedhėn e jetės tėnde! Ti them kėto sot se nuk dua tė pėrfundosh si unė sot! E sukseshme nė sytė e botės, por mizerabėl brenda vetvetes sime.

Rifreskuar nė datėn 03-11-2023 ora 01:42 nga Albo

Fjalėt Kyēe: femra, fenizmi Shto / Ndrysho Fjalėt Kyēe
Kategoritė
Pa Kategorizim

Komente

  1. Maska e Ivan Jokiq
    ⭐💫⭐
    Wonder∞
    ⭐💫⭐

Trackbacks