Close
View RSS Feed

Shpirt Shqiptari

Perėndia i Paqes pėrballė Djallit tė Luftės

Vlerėsoje Postimin
Pėr plot njė javė tashmė, gjithė vėmendja e botės u pėrqėndrua nė Izrael e Palestinė. Ngjarjet makabre qė ndodhėn nė Izrael kanė shokuar gjithė botėn. Ekranet e televizioneve janė mbushur me to. Faqet e gazetave shkruajnė pėr to. Interneti ėshtė pėrmbytur me video dhe materiale propagandistike. Izraeli bėn thirrje pėr mobilizim ushtarak dhe spastrimin e njerėzve tė Hamasit nga Rripi i Gazes. Bota islame bėn thirrje pėr xhihad dhe mbėshtetje tė vėllezėrve tė tyre palestinezė. Dhe secili prej nesh pėrballet me presionin e tė dy palėve: ti cilėn anė mban, tė Izraelit apo Palestinės? Sipas tyre, rrugė tė mesme nuk ka. Tė gjithė po pėrgatiten pėr luftė.

Emri:  white-dove-holy-spirit-wallpaper-1.jpg

Shikime: 54

Madhėsia:  28.7 KB

Jisu Krishti: "Lum ata qė pėrpiqen pėr paqen, se ata do tė quhen bij tė Perėndisė!"

Lumėrimi mė lart, i dalė nga goja e Jisu Krishtit dhe e gjejmė tė cituar tek Ungjilli sipas Mateut 5:9, ėshtė njė lumėrim shumė i madh. A ka majė mali apo qielli mė tė lartė ku mund tė ngjitet shpirti i njeriut, se sa tė bėhet bij apo bijė e Perėndisė? Ky ėshtė edhe dallimi i madh mes Krishtėrimit dhe gjithė besimeve tė tjera fetare tė njerėzimit. Nė besimet e tjera, besimtarėt janė "shėrbėtore" dhe "robėr" tė Zotit, nuk janė bij e bija tė Tij. Vėtem i krishteri i lutet Perėndisė ashtu si na mėsoi Vetė Jisu Krishti: "Ati ynė qė jė nė qiej..." Jo Zoti ynė qė je nė qiej. Por Ati ynė qė je nė qiej. Kjo tregon dashurinė e madhe tė Perėndisė pėr njeriun! Kjo tregon edhe nderin dhe lavdinė e madhe qė Perėndia rezervon pėr krijesėn e Vetė tė dashurisė, njeriun! As engjėjt nė qiell nuk e gėzojnė kėtė nderim e lavdi qė Perėndia i ka rezervuar njeriut!

Nė lumėrimin mė lart mėsojmė edhe se ēfarė i dallon bijtė e Perėndisė: Paqja! Paqja ka njė burim, dhe ky burim ėshtė zemra e njeriut, vendtakimi i Perėndisė me krijesėn e Vetė. Ata tė krishterė qė e mbajnė flakėn e zjarrit tė zemrės sė tyre ndezur me lutjet e tyre, tek ta mbretėron gjithmonė paqja. Jo paqja njerėzore qė ėshtė jetėshkurtėr dhe e gėnjeshtėrt. Por paqja hyjnore, paqja qė vjen nga lart, paqja e Zotit, Hiri i Shenjtė i Perėndisė qė ndriēon jo vetėm zemrėn e mendjen por gjithė shpirtin e njeriut. Kjo ėshtė ajo qė e quajmė paqja e brendshme e njeriut. Kjo ėshtė siguria e tė krishterit. Pavarėsisht se sa e ēmendur ėshtė bota rreth nesh, pavarėsisht se sa tė mėdha janė kėrcėnimet dhe persekutimet e princit tė botės pėr ne, ne prapė nuk tutemi. Perėndia ėshtė me ne! Perėndia ėshtė nė zemrat tona!

Lufta ėshtė ajo qė dallon bijtė e djallit

Nė 11 shtator 2001 avionėt goditėn kullat binjake nė New York, SHBA. Ata qė i kryen kėto akte thanė se ishin "terroristė islamikė". Mijėra njerėz humbėn jetėn atė ditė. Njė popull i tėrė u shokua dhe revoltua. Ēfarė ndodhi mė pas?

Luftė nė Afganistan.
Luftė nė Irak.
Luftė nė Siri.
Luftė nė Libi.
Luftė nė Jemen.
Luftė nė Kurdistan.
Luftė nė Ukrainė.
Luftė nė Palestinė.

Miliona jetė njerėzish tė humbura nga kėto luftra. Qindra miliona refugjatė qė u shpėrngulėn nga vatrat e konfliktit, pa shtėpi e katandi, nė mėshirėn e ndihmave humanitare tė botės. Dy gjėra tė bien nė sy:

1. Stafeta e luftės ka vazhduar pa ndėrprerje pėr mbi 20 vjet.
2. Ēuditėrisht, lufta ka prekur vetėm popujt myslimanė tė Lindjes sė Mesme, popuj fqinj tė Izraelit.

Nėse Bijtė e Perėndisė i dallon paqja, bijtė e djallit i dallon lufta!

Tė gjithė ata qė ndjellin luftė, bėjnė luftė, pėrfitojnė nga lufta, tė gjithė janė tė mallkuar nga Perėndia! Mallkimi i Zotit ėshtė ndėshkimi mė i rėndė, pasi nuk prek vetėm jetėn tuaj mbi tokė, prek jetėn tuaj nė pėrjetėsi. Dhe tė gjithė ata njerėz qė zgjedhin luftėn si zgjidhje pėr planet e tyre, janė duke dėshmuar se nuk zgjedhin tė jenė bij Perėndie por bij tė princit tė errėsirės, satanait.

Vullneti i lirė i njeriut: Mos zgjidhni Izraelin e Palestinėn, zgjidhni Perėndinė!

Nė ditėt, javėt e muajt nė vazhdim, do ta gjeni veten nėn presionin e atyreve qė u hanė brirėt e duan tė bėjnė luftė. Lufta pėr ta ėshtė njė larje hesapesh tė vjetra. Mbaj anėn time, jo anėn e tyre. O je me ne ose je kundėr nesh! Harrojnė tė mjerrėt qė vullneti i njerėzve tė djallėzuar nuk mund ti imponohet dot Vullnetit tė Perėndisė! Kujdes nė zgjedhjet qė bėni, pasi nuk jeni duke zgjedhur thjeshtė mes Izraelit e Palestinės, judenjve e muslimanėve, semitėve dhe arabėve. Jeni duke zgjedhur mes luftės dhe paqes. Jeni duke zgjedhur tė jeni bij tė djallit apo bij tė Perėndisė! Dhe kjo zgjedhja juaj qė ju do tė bėni me vullnetin tuaj tė lirė, nuk do tė ndryshojė asgjė nė fatin e botės, por do tė rrėndojė ose lehtėsojė shpirtin tuaj nė pėrjetėsi!

Lutjuni Zotit pėr paqe!
Lutja ėshtė ajo qė e mban flakėn e zemrės ndezur!
Perėndia troket e viziton vetėm zemrat e ngrohta e tė ndriēuara!

Rifreskuar nė datėn 16-10-2023 ora 09:36 nga Albo

Fjalėt Kyēe: izraeli, lufta, palestina, paqja Shto / Ndrysho Fjalėt Kyēe
Kategoritė
Politika , Feja

Komente

Trackbacks