Close
View RSS Feed

Shpirt Shqiptari

Mėsimi i madh pėr jetėn nga njė zonjė me flokė tė bardha

Vlerėsoje Postimin
Nuk e mbaj mend se si pėrfundova i ulur nė njė prej karrigeve tė "Shtėpisė sė Kulturės" nė mes tė Pėrmetit. Atje bėheshin tė gjithė takimet elektorale partiake tė tė ardhurve nga Tirana. Pėr dekada tė tėra, ajo ishte edhe qendra kulturore dhe propagandistike komuniste. Para se tė kthehej nė "Shtėpi Kulture" sipas modelit tė revolucionit kulturor Maoist kinez, kjo godinė kish qenė pėr disa shekuj me rradhė Kisha e Shėn Marisė sė Pazarit. Duke qenė njė fėmijė kureshtar i madh nga natyra, doja tė mėsoja se pėrse njerėzit po shkonin nė kėtė takim. Isha vetėm njė djalosh adoleshent nė ato vite qė kaloi gjithė fėmijėrinė e tij nėn komunizėm, dhe pati fatin e madh qė nė moshėn e adoleshencės tė dėshmojė rėnien e komunizmit dhe ardhjen e demokracisė.

Gjėja e parė qė vura re nė atė sallė ishte se tė gjithė tė ftuarit ishin qytetarė tė Pėrmetit, nuk kish asnjė tė ardhur nga Tirana. Salla nuk ishte e mbushur plot, nuk kish pankarta e flamuj partiakė, siē isha mėsuar tė shikoja tubimet politike. Nė sallė mbretėronte njė qetėsi e ēuditshme. Kish vetėm njė podium me njė mikrofon, ku njerėzit ngriheshin e mbanin fjalėn e tyre. Kur jeton nė njė qytet tė vogėl, i njeh gati tė gjithė banorėt e tij. Dhe gati tė gjitha fytyrat nė sallė unė i kisha parė mė parė nė qytet, i njihja si fytyra, por nuk i njihja si emra apo historinė e tyre familjare. Unė isha ulur nė rreshtat e fundit tė sallės, dhe isha ndėr tė paktėt fėmijė nė sallė. Shumica ishin burra e gra tė moshės madhore, njė pjesė e mirė pleq e plaka.

Nga fjalimet e para qė dėgjova, mėsova qė takimi mbahej pėr tė pėrndjekurit e rregjimit komunist. Njėri pas tjetrit, ata ngriheshin e flisnin pėr vuajtjet e tyre nėn rregjimin komunist, dhe shprehnin mirėnjohjen e thellė qė ia arritėn ditės qė shijojnė lirinė. Dėgjova fjalėn e dy burrave tė parė dhe po bėhesha gati tė ngrihesha e ikja pasi nuk ishte njė takim argėtues, si tubimet e tjera politike. Por teska bėhesha gati tė ngrihesha e dilja nga salla, nė podium u ngjit nė grua plakė me flokė tė bardha. U bėra kurioz pasi nuk qėllonte shpesh qė njė grua tė flistė nė takime tė tilla, burrat dominonin kėto takime. Dhe gruaja nė fjalė, ēdo fije floku nė kokėn e saj ishte e bardhė si bora. I kish kapur flokėt e saj thjeshtė me karfica pas koke dhe fytyra e saj e rrudhosur dhe e imėt u dhuroi tė gjithė tė pranishme njė buzėqeshje, para se tė nxirrte njė fjalė tė vetme nga goja. U ula nė karrige e zura vend, pėr tė dėgjuar se ēfarė kjo grua plakė me flokė tė bardha do tė thosh.

Gjėja tjetėr qė mė bėri pėrshtypje tė madhe ishte qetėsia e madhe qė ra nė sallė kur ajo u ngjit nė podium. Dukej sikur tė gjithė tė pranishmit, mezi prisnin qė tė dėgjonin se ēfarė kjo grua kish pėr tė thėnė. Kush ishte kjo grua me flokė tė bardha? E kisha parė si fytyrė mė parė nė qytet, por nuk e njihja se kush ishte. Unė isha mbase i vetmi person nė sallė qė nuk e njihte se kush ishte. Vėmendja qė ajo komandonte nė sallė me prezencėn e saj tregonte qė tė gjithė tė pranishmit e njihnin dhe respektonin atė. Kjo vetėm sa e shtoi kureshtjen time pėr tė mėsuar se kush ishte gjyshja me flokėt e bardha.

Ajo mbajti njė fjalim tė shkurtėr, jo mė shumė se 5 minuta. Por ēdo fjalė qė dilte nga goja e saj ishte si nektar dhe tė gjithė tė pranishmit si bletėt po e thithnim kėtė nektar. Zėri i saj ishte i butė, i matur, i ėmbėl. Ndryshe nga folėsit e tjerė qė me tonin e zėrit tė tyre tregonin dhimbjen dhe urrejtjen pėr rregjimin e kaluar qė i persekutoi, toni i zėrit tė saj ishte si vaji shėrrues i njė plage. Nė fund tė fjalės sė saj, ajo ndau njė thėnie tė moēme shqiptare qė unė nuk e kisha dėgjuar ndonjėherė mė parė por qė ngeli nė mendjen e zemrėn time qė nga ai moment:

"Mos u gėzo o i gėzuar! Mos u hidhėro o i hidhėruar! Duro o i duruar!"

Pėr momentin, mesazhi qė unė mora nga kjo thėnie, kish tė bėnte me kalvarin e vuajtjeve nėn komunizėm. Ata qė gėzonin nėn komunizėm, ata qė u bėnė vegla tė atij rregjimi dhe gėzuan pushtetin pėr 50 vjet, ja tek e gjejnė veten sot pa pushtet dhe tė frikėsuar nga dalja nė dritė tė krimeve tė tyre pėr llogari tė pushtetit komunist. Kurse tė gjithė ata tė persekutuarit e atij rregjimi, tė mbledhur nė atė sallė, hidhėrimi dhe vuajtjet e tyre zgjatėn 50 vjet, por ja tek janė sot tė lirė e ēliruar nga frika e rregjimit. Dhe mėsimi i madh, nevoja pėr tė gjithė ne tė tregojmė durim! Duke qenė se edhe familja ime bėnte pjesė nė familjet me "biografi tė keqe" dhe kish pėrjetuar persekutimin e rregjimit komunist, ishte e vėshtirė pėr mua si fėmijė tė proēesoja atė qė dėgjoja. Shumė nga tė persekutuarit qė unė njihja dhe kisha dėgjuar edhe brenda familjes sime, ata nuk flisnin pėr durim, flisnin pėr drejtėsi me ligj, nxjerrjen e sė vėrtetės nė dritė dhe ndėshkimin me ligj tė gjithė atyre njerėzve qė i kryen ato krime!

Pasi gruaja me flokėt e bardha mbaroi fjalėn e saj, pėr habinė time, tė gjithė u ngritėn nė kėmbė dhe e duartokitėn atė. Ajo e mbylli fjalėn e saj ashtu si e filloi, me njė buzėqeshje, dhe zbriti shkallėt e podiumit pėr t'ia lėnė rradhėn tė tjerėve tė flisnin. Dola nga salla dhe shkova nė shtėpi, kureshtja kishte arritur kulmin pėr tė mėsuar se kush ishte gjyshja me flokėt e bardha.

Zonja mėsuese

Nė shtėpi mėsova se gjyshja me flokėt e bardha ishte mėsuesja e fillores sė babait tim. Fjalėt me tė cilat babai im e pėrshkroi atė ishin "zonjė grua". Emri i saj ishte zonja Ollga Popli. Ajo ishte njė nga mėsueset e para nė Pėrmet, qė u mėsoi shkrim e kėndim brezit tė babait tim, brezit tė pasluftės sė dytė botėrore. Babai im edhe sot e kėsaj dite sjell ndėr mend zėrin dhe mėsimet e saj nė klasė. Kaq ndikim tė madh kjo zonjė kish patur tek nxėnėsit e saj. Nė familje mėsova edhe peripecitė e jetės sė saj, qė nuk kishin qenė tė pakta. Vuajtje qė kishin filluar nė familje, e mė pas pasi u martua, me persekutimet e rregjimit komunist. Burri i saj ishte burgosur me vite tė tėra, ajo vetė ishte internuar e larguar nga Pėrmeti nė Delvinė, dhe fėmijėt e saj nuk e patėn tė lehtė, pasi babai u vdiq pak kohė pasi doli nga burgu. Nuk do tė mė kish shkuar mendja se ajo gjyshe e dashur dhe e qeshur me flokė tė bardha do tė kish kaluar vuajtje tė tilla! Vuajtjet nuk e kishin hidhėruar shpirtin e saj por e kishin lartėsuar atė!


Trashėgimia e Krishterė

U deshėn tė kalonin vite e dekada qė ai fėmija adoleshent nė atė sallė tė kuptonte thellėsinė e saj thėnie tė moēme shqiptare. Diferenca mes meje edhe asaj gruaje nė moshe ishte 2 breza. Ajo ishte nė fundin e jetės sė saj. Unė isha njė zog qė nuk kish ende krahė tė fluturonte nga foleja e tij. Ajo kish lindur e rritur para rregjimit komunist dhe ishte rritur me njė traditė e kulturė shekullore tė trashėguar brez pas brezi mes shqiptarėve. Unė isha rritur nėn komunizėm, njė rregjim qė u mundua tė priste ēdo fije lidhėse dhe tjetėrsonte kėtė traditė tė trashėguar shekullore tė popullit tonė. Ajo ditė dhe ajo thėnie, ishte mėnyra e saj pėr tė trashėguar tek brezi i ri, atė qė ajo trashėgoi nė familjen e saj, nga baballarėt e gjyshėrit e saj. Ajo po mbillte njė farė me shpresėn se kjo farė do tė mbijė pėrsėri, do tė krijojė rrėnjė e do tė rritet, e nuk do tė vdesi me tė nė varr. Mėsuesia e ka pėr detyrė t'iu mėsojė nxėnėsve tė saj gjithka qė ajo di dhe vlerėson.

Duke qenė nė moshėn e pleqėrisė, ai fjalim dhe ajo thėnie ishte edhe njė reflektim i gjithė jetės sė saj. Ajo e kish ruajtur zemrėn e saj nga urrejtja! Urrejtja nuk mund tė hynte dot nė zemrėn e saj. Drejtėsinė ajo nuk e kėrkonte nga politika e shteti ligjor. Drejtėsinė ajo e priste nga njė Gjykatės qė Fronin e Tij e ka nė qiell. Dhe duke qenė se ajo e dinte se ku po fliste, ajo nuk po fliste nė njė "Shtėpi Kulture", ajo po fliste nga Kisha e Shėn Marisė, ku tė parėt e saj kishin ndezur qirinj, ishin lutur Nėnės sė Tėrėshenjtė tė Zotit Krisht, dhe kishin adhuruar Zotin me shekuj me rradhė.

Ajo thėnie e vjetėr ėshtė njė postulat i vetė jetės. Tė mėson se si tė jetosh. Tė mėson se ēfarė ėshtė e rėndėsishme nė jetė. Tė pėrgatit se ēfarė duhet tė presėsh nga jeta. Duhet tė kalonin 2 dekada nga ajo ditė qė unė tė kuptoja thelbin e vėrtetė tė asaj thėnie. Duhet tė pėrballesha me vuajtjet e mia nė jetė, pėr tė kuptuar universalitetin e asaj thėnie. Gėzimi ėshtė i pėrkohshėm nė kėtė jetėn mbi tokė. Edhe hidhėrimi ėshtė i pėrkohshėm. Durimi i vuajtjeve me tė cilat pėrballesh nė jetėn tėnde, ėshtė sprova e vėrtetė e Zotit pėr njeriun. Drejtėsia e pavdekshme nuk ėshtė njerėzore, ėshtė hyjnore! Shpresa e shpirtit tonė nuk duhet t'iu lihet nė dorė njerėzve, por Zotit!

Teksa lexoja faqet e librit "Urtėsia Murgjėrore" nė anglisht, shiko se ēfarė i shkruan Shėn Josifi nė njė letėr dėrguar njė besimtari. Letrėn e gjeni tė pėrkthyer edhe nė shqip:

Biri im, jeta e njeriut ėshtė e mbushur plot me hidhėrime pasi njeriu ėshtė nė mėrgim. Mos kėrko ēlodhje tė pėrsosur. Ashtu si Krishti ynė mbajti Kryqin e Tij, ashtu edhe ne duhet tė mbajmė mbi supe kryqin tonė. Po i duruam tė gjitha vuajtjet, kemi pėr tė marrė hirin e Perėndisė. Perėndia lejon qė ne tė tundohemi qė tė testojė zellin dhe dashurinė tonė pėr Tė. Prandaj nevojitet durim. Pa durim nuk ke pėr tė fituar pėrvojė, nuk ke pėr tė marrė dije shpirtėrore, nuk ke pėr tė arritur asnjė lloj virtyti apo pėrsosmėri.
Mund ta lexoni letrėn e plotė kėtu.

Shpesh njerėzit thonė se nuk e dėgjojnė Zotin tė flasi. Ku ėshtė Zoti? Zoti ishte duke folur me gojėn e zonjės mėsuese me flokėt e bardha atė ditė.

Rifreskuar nė datėn 03-09-2023 ora 14:39 nga Albo

Kategoritė
Politika , Kultura , Feja , Familja

Komente

Trackbacks