Close
View RSS Feed

Shpirt Shqiptari

Dy momentet kyēe nė jetėn e njė emigranti

Vlerėsoje Postimin
Nuk thonė kot qė jeta ėshtė shkolla mė e mirė. Tė jetosh do tė thotė tė mėsosh. Jeta tė detyron tė mėsosh, se pėrndryshe, nuk mbijeton dot. Dhe ēdo njeri ka jetėn e tij dhe mėsimet e veta. Njerėzit mėsojnė nė mėnyra tė ndryshme dhe nė hapa tė ndryshme tė jetės. Sot do tė ndaj me ju dy mėsimet e mėdha qė unė mora nga jeta ime si emigrant nė Amerikė pėr mė shumė se njė ēerek shekulli.

Tė jesh emigrant do tė thotė tė kesh njė jetė tė dyfishtė. U linde dhe u rrite nė njė familje, vend e shoqėri, dhe jeta tė shtyn tė marrėsh rrugėt e kurbetit e tė ndėrtosh njė jetė tė re nga fillimi. Ēdo emigrant do tė thotė se kjo nuk ėshtė diēka e lehtė. Dhe si unė, ka qindra mijėra e mbase miliona shqiptarė emigrantė nė mbarė botėn. Emigranti ndihet gjithmonė si as nė qiell e as nė tokė. Vendlindjen, familjen, kulturėn e shoqėrisė nė tė cilėn u lind e le pas. Kur shkon e i viziton, nuk je mė vendali, por njė turist nė vendlindjen tėnde. Nė tė njėjtėn kohė, nė shoqėrinė e re qė jeton, asnjėherė nuk ndihesh si fėmijė i lindur, por si njė fėmijė i adoptuar.

Vėshtirėsitė qė duhet tė kalosh pėr tu integruar nė shoqėrinė e re janė tė shumta. Mėsimi i gjuhės, hyrja nė shkollė, gjetja e njė punė, sigurimi i tė ardhurave tė mjaftueshme pėr tė jetuar dhe pėr tė ndihmuar familjen qė le pas. Pajisja me dokumenta dhe hyrja e dalja lirshėm nga ai vend. Pėrfundimi i njė shkolle, marrja e njė diplome, ndėrtimi i njė karriere, ndėrtimi i njė familje, blerja e njė shtėpie apo hapja e njė biznesi. Tė gjitha kėto janė arritje qė ēdo emigrant mezi pret t'i arrijė dhe konsiderohen suksese tė mėdha nė jetėn e njė emigranti. Por pėr jetėn time si emigrant, ato nuk ishin momente kyēe. Momentet kyēe pėr mua kanė qenė dy. Lindja e fėmijėve tė mi dhe varrosja e gjyshit tim.

1. Lindja e fėmijėve

Pėrjetimi i lindjes sė fėmijėve ėshtė shumė i fortė nga tė gjithė prindėrit, si nėnat edhe baballarėt. Asnjėherė nė jetėn time mė parė nuk e kisha pėrjetuar kėtė gjė, por aq i madh ishte gėzimi nė momentin qė fėmijėt e mi erdhėn nė jetė, sa u ndjeva sikur zemra donte tė kėrcente jashtė kraharorit tim nga gėzimi, dhe lotėt e gėzimit qė rridhnin vetė pa kontroll. U ndjeva sikur shpirti im donte tė dilte nga trupi e tė fluturonte. Zgjati vetėm pak minuta por ėshtė diēka e paharrueshme, pasi asnjėherė nuk isha ndier kėshtu nė jetėn time. Dhe ajo qė ishte speciale, ishte fakti e pėrjetova tė njėjtėn ndjesi dy herė, nė dy momentet qė fėmijėt e mi lindėn nė spital.

Kur i mora fėmijėt e mi nė krah pėr herė tė parė pas lindjes, si ēdo prind, dy mendime vinė nė kokė. Ēfarė ėshtė kjo bukuri e rrallė nė duart e mia qė mė gėzon shpirtin kaq shumė? Kjo fėmijė pret tani nga unė e gruaja ime qė tė kujdesimi pėr tė. Ēfarė pėrgjegjėsi e madhe!! Dhe ėshtė e natyrshme pėr prindėrit e rinj tė pėrjetojnė ankthin e tė bėrit prind. Njė ankth qė nuk ndahet nga ty asnjėherė, si kur fėmijėt janė tė vegjėl, edhe kur ata rriten. Mu deshėn pak ditė pėr tė kuptuar se nė mėnyrė tė pavetėdijshme, unė kisha 30 vjet trajnohesha pėr tu bėrė baba! Kjo falė shembullit qė prindėrit e mi mė kishin dhėnė pėr 30 vjet. Dhe nė atė moment e vlerėson siē duhet se sa bekim i madh janė prindėrit e pėrkujdesur dhe tė dashur!

Pėrjetimi i emigrantit qė bėhet baba ka edhe njė ndjesi tė veēantė. Nė atė moment qė e mban atė fėmijė nė duar, e kupton se ky fėmijė nuk ėshtė emigrant. Atdheu i kėsaj fėmije ėshtė vendi ku ai/ajo lindi. Ndryshe nga prindėrit e tij emigrantė qė kanė ardhur nga toka e largėt e flasin njė gjuhė tė ēuditshme, fėmija qė sapo lindi ėshtė vendali dhe do tė flasi pa theks gjuhėn e kėtij vendi ku lindi e do tė rritet. Nė atė moment e kuptova qė unė e familja ime hodhėm rrėnjė nė kėtė vend. Nuk jemi mė vetėm emigrantė tė huaj, endacakė tė pėrkoshėm, por njė brez i ri lindi qė do tė rritet, shkollohet e jetojė nė kėtė vend. Eshtė njė ndjenjė qė tė bėn tė ndihesh disi mė mirė. Fėmijėt e mi nuk do tė kalojnė tė njėjtat peripeci qė kalova unė, do ta kenė mė tė lehtė jetėn se unė. Por nė tė njėjtėn kohė ndihesh pėrgjegjės qė tė trashėgosh tek ta jo vetėm kulturėn e atdheut tė ri por edhe kulturėn e atdheut tė vjetėr tė prindėrve tė tyre.


2. Varrosja e gjyshit

Pak vite mė parė, njeriu qė u bė shkak qė gjithė familja ime tė vinte nė Amerikė u nda nga kjo jetė. Ai jetoi plot 94 vjet dhe arriti qė ti martonte tė gjithė nipėrit e mbesat e tij. Pėrjetimi i vdekjes ėshtė i rėndė pėr tė gjithė njerėzit, por sidomos pėr emigrantin. Gjyshi im emigroi nė moshėn 65 vjeēare. Ai ishte shqiptari i tretė qė u pajis me pashaportėn amerikanė nė Tiranė pas rhapjes sė ambasadės amerikane nė vitet 1990, edhe pse nuk fliste asnjė fjalė anglisht. Babai i tij ishte shtetas amerikan nė fillimet e shekullit tė XX, para se ai tė lindte nė Shqipėri. Kurbeti ka qėnė trashėgimi breznore nga anėt tona. Ligjet amerikane na lejuan ne qė tė bėjmė bashkim familjar e tė emigrojmė si familje nė Amerikė.

Kur njeriu yt i dashur vdes, nė mendje vinė kujtimet qė ke kaluar me tė. Sjellim nė mendje gjithė etapat e jetės sė tij. Dhe atje arrita tė kuptoj se ēfarė sakrifice ky njeri bėri qė katėr fėmijėt e tij, dhe nipėrit e mbesat e tij, tė vinin nė Amerikė! Edhe pse pensionist e nė gjendje jo tė mirė shėndetėsore, emigroi nė Amerikė vetėm me djalin e tij tė pamartuar nė moshėn 65 vjeēare! Ishte mėnyra e vetme qė gjithė ne tė tjerėt tė mund tė vinim nė Amerikė. Dokumentat duhet tė bėheshin e dėrgoheshin prej tij vetėm nė Amerikė, jo nga Shqipėria. Emigracioni ėshtė i vėshtirė pėr tė rinjtė e jo mė pėr pleqtė pensionistė! Teksa sillja kėto mendime nė kokė, e pyesja veten: A do tė isha unė nė gjendje sot, qė tė bėja tė njėjtėn sakrificė pėr familjen time si gjyshi im vite mė parė?

Por emocionin mė tė fortė e pėrjetova nė varreza, teksa arkivoli i tij ulet nė varr. Atje e kuptova jo vetėm qė kjo do tė jetė banesa e re e trupit tė gjyshit tim, por se njė varr u hap nė familjen time nė dhe tė huaj. Me kėtė atdheun e ri nuk mė lidhin mė vetėm rrėnjėt e dy fėmijėve tė mi, por varri i gjyshit tim. Atje e kuptova se sa shumė kohė kish kaluar nė emigracion. Eshtė njė ndjesi e ēuditshme, pėr pak ēaste akrepi i orės sė jetės pushon sė punuari, dhe tė detyron tė kthesh kokėn pas e tė shikosh se sa rrugė tė gjatė ke bėrė! Eshtė ndjesi e veēantė, pasi nė ēdo moment tė jetės je gjithmonė i zėnė me preokupimet e jetės dhe vetėm duke parė pėrpara, asnjėherė pas. Vetėm vdekja e ka kėtė efekt mbi njeriun. Nuk thonė kot, fillon tė bėhesh i urtė kur mediton mbi mendimin se njė ditė edhe ti do tė vdesesh.

Po ju lė me njė thėnie tė moēme shqiptare, dalė prej traditės sė krishterė tė atij populli, qė e dėgjova nga goja e njė gruaje tė persekutuar me flokė tė bardha nė vendlindjen time, nė njė fjalim tė shkurtėr qė ajo mbajti si njė reflektim mbi gjithė jetėn e saj, pak kohė para se familja ime tė nisej pėr Amerikė. Shpesh Zoti na flet me gojėn e njerėzvė tė urtė mes nesh. Kjo ishte mėnyra e Tij pėr tė mė pėrgatitur pėr kėtė ndryshim tė madh nė jetėn time.

"Mos u gėzo o i gėzuar! Mos u hidhėro o i hidhėruar! Duro o i duruar!"


P.S Do t'iu shkruaj mė gjatė pėr tė nė njė blog tjetėr sė shpejti.

Rifreskuar nė datėn 31-08-2023 ora 23:26 nga Albo

Fjalėt Kyēe: emigracion, familja Shto / Ndrysho Fjalėt Kyēe
Kategoritė
Familja

Komente

Trackbacks